E enjte, 01.05.2025, 12:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Sami Islami: Nuk e lodh shpirtin kot

E diele, 28.03.2010, 11:50 AM


NUK E LODHI SHPIRTIN KOT

 

Në nji ditë të bukur pranvere,

Parku vlonte si koshere

Plot  fëmijë kish n’ atë ditë pikniku

Ishte Labi dhe Kreshinku.

 

Tue lujtë në nji alé

Kreshnikut i erdhi nji ide:

-A të vrapojmë deri te ai bari

Të shohim kush po del i pari?

 

Po Labi  e kushtëzoi 

Pa pare- tha - nuk vrapoj

Nga dy euro, them mjaftojnë?

Dhe garës mund t’ia fillojmë!

 

-Unë pajtohem- tha  Kreshniku

Përparoi deri te vigu,

Po Labi në fund ia kaloi

Kështu garën e fitoi.

 

-M’i jep t’hollat,  si e lamë!

-Me vjen keq,   po nuk i kam.

Labi të hollat, tha, i due sot,

Nuk e lodhi shpirtin kot!

 

Londër , 26. 03.2010

 

Sami ISLAMI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx