E shtune, 27.04.2024, 08:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Luftar Paja: Ditët e dashurisë së madhe

E marte, 30.03.2010, 07:30 PM


Pjesë nga monografia Luftar Paja

Nga Albert Zholi

 

Ditët e dashurisë së madhe

 

Kur u njoha me gruan time, unë nuk e kisha formuar akoma personalitetin artistik të cilin kam sot. Unë isha një elektricist, si të gjithë punonjësit e naftës në atë kohë, kisha hobb-in tim, ndërkohë që ime shoqe ishte gjimnaziste. Ne fillimisht e simpatizuam njëri-tjetrin nga ato njohjet që u bënë aty nëpërmjet të ëmës së saj dhe shoqërisë që krijuam. Pra, ishte aktiviteti im në Pallatin e Kulturës që më përballi me dashurinë e jetës sime. Më vonë, me martesën do krijoheshin mes nesh marrëdhënie të tjera. Gruaja më adhuroi për rrugën që kisha marrë dhe nuk kishte komplekse se unë isha artist. Nuk kam vuajtur asnjëherë nga xhelozitë apo hamendësimet e sëmura. Ajo është gëzuar për sukseset e mia dhe më ka mbështetur. Madje dhe në çastet e vështira, që nuk kanë qenë pak. Siç ju përmenda më sipër, për shkak të kushteve të mia, ajo u detyrua që nga Patosi të vinte e të jetonte në fshat.

 Një vendim, që nuk qe aspak i vështirë për të. Ajo kishte një personalitet të fortë, ishte shumë punëtore dhe me njerëzit e mi ka shkuar jashtëzakonisht shumë mirë. Kanë ndodhur raste, që unë nën prizmin e punës artistike, kam neglizhuar detyrimet familjare dhe ajo mund të jetë irrituar dhe ka ndezur ndonjë debat. Por ishin konflikte të parëndësishme. Nuk kanë pasur ndonjë bazë reale. Ne artistët kemi pasur raporte profesionale me shumë aktore femra. Ime shoqe nuk ka vuajtur kurrë nga komplekse xhelozish, sepse dhe nëse ndonjë ka pëshpëritur, nuk i ka marrë kurrë si të vërteta sepse e dinte me kë kishte të bënte. Unë mendoj se të jesh artist duhet të ndërtosh një personalitet të lirë dhe të pavarur nga kufijtë që të vënë të tjerët. Por mendoj se gjëja më e rëndësishme, është të kuptosh se brenda një njeriu fle profesioni dhe rrjedha normale e njeriut, një jetë e zakonshme si jeta e

 shumë të tjerëve. Shpesh njerëzit i paragjykojnë artistët sikur ata kushedi se ç’bëjnë dhe, shumë herë ndodh t’i ngatërrojnë me personazhet që interpretojnë. Paragjykime që lindin nga aftësia e tij në interpretim ose më saktë, nga gjenia e tij. Sa më i aftë të jesh aq më shumë do identifikohesh me personazhin që interpreton dhe, personaliteti yt do të përzihet me të duke dyzuar gjithçka.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora