E shtune, 27.04.2024, 11:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Liman Zogaj

E hene, 29.03.2010, 08:28 PM


Liman Zogaj

 

 

1999 Dimra

 

Djërrina e Bllacës

as teater

as varr .

 

Blerina i bie një kakude si fyellë

Flakoni këndonte

-oj molla e kuqe

a ma gjan një nuse.

 

Në djerrinë

mbi kasollat e najlonit

shiu-,plumbë shemte kulmet

engjëjt dhe yjet

sy me sy.

 

1999 dimrat u thyen

terri u bë dritë

krisma e maliherit

naten na e beri ditë.

 

 

BOTA NË SHEKULLIN MODERRN

 

Në pranver

luleve u bien petalet

në dimer blerohen

me blerimin e ngirë.

 

Kushë e di

si do të pagëzohen:

fëmijët,rrugët,lashtësia,betejat

a do shemben digat,a do ketë termete.

 

Nëse unë eci vertikalisht

por keqë,duke qaluar

e ti me kukzat patent

kam frikë na thrrsin pakurrizor.

 

Toka krejt akullë

në qiellë përvlon

se di

ne cilën eprovet të ngujohem.

 

 

VIOLINA PA TELA

 

Pse të ka vrar heshtja

si qyqe mbi therra

pse sma vret vetminë

violina ime- pa tela.

 

Kamertonin e mbytë pikëllimi

shpirti një këngë pret

në cilën notë tu dogjë melodia

heshtja sa më vret.

 

Heu, sa kohë e egër

syri dritë nuk ka

unë dhe violina

me dhembjen sa kala.

 

As harku nuk hingëllon

në violinën pa tela

as dielli nuk më ngrohë

pres e pres pranvera.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora