E shtune, 27.04.2024, 09:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Faton Mehmeti

E hene, 29.03.2010, 08:21 PM


Faton Mehmeti u lind më 12.09.1982 në Ferizaj, ku ka kryer shkollën fillore dhe të mesme, kurse fakultetin e letërsisë dhe të gjuhës shqipe në Prishtinë. Me shkrime ka filluar të merret që nga bankat e shkollës së mesme. Një kohë ka qenë bashkëpunëtor në gazetën lokale "Ferpress". Ka të shkruar një numër të madh të poezive,  të cilat pritet së shpejti t'i përmbledh në një libër. Punon si arsimtar i gjuhës shqipe.

 

 

Faton Mehmeti

 

 

ËNDRRA NDËR YJET

 

S'plaket fjala
as yjet nuk shuhen
më shoqëron në jetë
ajo fjalë e ai kujtim

Një besë u lidh pa fjalë
yjete na bashkuan heshturazi
sa hapa sytë të të puthja
një yll atë natë më teper ndriqoi

Ti nuk zbret
une duhet te ngjitem lart
patjeter do te vij
dhe do te behem gjumi yt

Ëndrra nuk la le te vdesim
as fjalet që në këtë poezi i kujtoi
ai yll nuk shuhet kurrë
se përjetesia na ngjushellon

 

 

UKSHIN HOTI

 

Fjala jote rrezatoi në male
radhet u shtuan me luftëtarë
ëndrra jote po bëhej realitet
ishte rrugë që nuk ndalej

Krenar u dëshmuam me ty
deri sa të kishim këtu
nëpër burgje rropatej me vdekje
ti nuk e kishe dert fatin tënde

Atë ditë e diel thanë se po të lirojnë
ironi e skajshme kur atë ditë jeta ''pushon''
fati tënd e zhduken pa mëshrirë
korbat e zeza nuk e duan dritën


Sulltanet e pushtetit
duan të na vërbojnë
por zemrat tona shohin përtej
krenohemi me ty i madhi UKSHIN HOTI

 

LUTJE

 

Sherbëtor i urdhëruar
nga mëkati të falem ty
të shërbej edhe kur nuk falem
një besim pa apokaliptik jeton

Të shpërthej si vullkan i heshtur
si uragan nga zemra të pushtoj
O Zot fali edhe mëkataret e mi
se nuk din çka bëjnë

Mëkatarëve ju përulem
mendjedhësinë ti nuk e pranon
lutem ta falësh një dashuri
pa emër të saj lutem

Falje prano se vonë nuk është kurrë
mos ta di se edhe për te lutem
jetën e paskajshme më zemer të kthyer
falna o Zot se jemi mëkatarë

Pa dashje ngushëllohemi më mekat
s'jam Perendi falje të më kërkoj
mbi madhështinë tënde shkruaj
e një ditë në këto vargje ajo të më gjej

 

 

FOTOGRAFIA

 

 

Vallë si ndryshon koha
në një copë letre e kujtim të mbetemi
kur një foto bëra me ty
asgjë e rëndësishme nuk mu dukë
por
tani më është bërë
si vdekja e pandashme

Pse
smund ta harroj atë çast
a thua jeta aty ndaloj ?
Jo ti ike si shigjeta
Si Akilin ashtu mua më qëllove
jo në thembër por në zemër

Po shkruaj dhe në foto tani stë shikoj
kjo poezi pa vlera artistike
se torrua më ka ikur
mend e mija larg i dërgove
por
një zemër këtu mbeti
përgjithmonë!

 

 

MALLKIMI

 

Me fjalë i premtove jetës
besën dhe nderin
një dashuri lindi
por fatin e tradhëtove
MALLKIM

Ata sy nuk pushojnë kurrë
më tepër se shiu ne pranverë
fytyrën time ma shpërlan
por fatin e tradhëtove
MALLKIM
MALLKIM

S'të urrej edhe pse engjull nuk jam
sikur ti gabimin nuk e përsërisë
vetëm një Zot mua më gjykon
ndërsa ty lutëm të të ndihmoj
AMIN
AMIN
AMIN

 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora