E shtune, 27.04.2024, 08:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Hajdin Morina: Ese shpjeguese për gjykatën kushtetuese

E hene, 29.03.2010, 09:58 PM


Hajdin Morina

 

ESE SHPJEGUESE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE

 

(Me rastin e Vendimit të kësaj Gjykate kundër

përdorimit të mëtejshëm të

logos me shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit të Komunës së Prizrenit)

 

Të nderuar gjykatës

Një është Shqipëria

Një është Lidhja e Prizrenit

Që u bë për të qenë ne Një

Njëetnike jomultietnike

Është edhe Lidhja e Dytë e Prizrenit

 

Shtëpia, Lidhja, asnjë ngjarje etnike

Nuk bëhet ngjarje multietnike

Me asnjë Vendim me asnjë Ligj

 

Brenda një Kombi

Brenda një gjuhe

Askush asnjë ekspert

Për shembull as ju

Nuk mund të gjeni

Nuk mund të zbuloni multietnicitet

 

Shqip pra vetëm shqip

Si të mbante Abdyli ndryshe

Kuvend në Prizren

 

Të nderuar gjykatës

Pushtimet shekullore

Planet për zhbërjen e shqiptarëve

Kanë pasur autorë multietnikë

Keni plot prova të Drejtësisë

 

Ç’faj kanë Shtëpia Trimëria dhe Liria

Pse u lindën para frymës së multietnicitetit

Tuaj surrogat

 

 

GJIROKASTRA

 

Luftë mbi luftë

Shtëpi mbi shtëpi

Mbi Kala

Flamur Kuq e Zi

 

Mbi të rënë këngë

Mbi këngë të rënë

Pastaj sërish këngë

E sërish të rënë

Imazh lirie

Qindra vjet

Argjiroja fluturoi

Kurrë nuk zbret

 

Qëkur je nisur drejt qiellit

Me shqiponjat fluturim

Shqiponjë e vendit tim

 

 

LIBRI I PASHKRUAR

 

Të më lënë të shkruaj

Pa pushim të shkruaj

Verë e dimër

Nuk bëhet ai libër

 

Në hirin e librit të djegur

Qindra vjet rrojnë fjalët

Për të lexuar dashurinë

Njeriun  dhe lirinë

 

Hirin e librit të vrarë

Nuk e tret asnjë shi

Nuk e djeg asnjë zjarr

 

 

MAJË BJESHKE

 

Ta bësh shtëpinë majë bjeshke

Pranë qiellit tonë

Me lisat me gurët tanë

 

Në të pështyfshin sërish

Më shumë pështymë

U bie mbi fytyrë

Dhe papritur

Sytë u bëhen moçal i fëlliqur

 

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora