Kulturë
Cikël poetik nga Genta Kaloci
E hene, 05.04.2010, 05:57 PM
GENTA KALOCI, ka lindur në qytetin e Beratit. Shkollën e mesme e mbaroi në Athinë. Të lartën dega Psikologji e mbaroi në kolegjin Amerikan po në Athinë. Specializimin e ka mbaruar në Oksford në Angli dega “ Psikologji kreminane”. Poezia është pjesë e jetës së saj. Shtë ajo pjesë e padukshme të cilën ua dhuron lexuesve nëpërmjt vargjeve të frymëzuara, dëshirës dhe talentit.
Pilo Zyba
PËR TY
Ne pritje te nje perkedheljeje te heshtjes tende
Ajo dore akoma te afrohet,
Ne turrmen e njerzve per syte e tu kerkoj
Ai shikim drejt meje nuk mberrin.
Ne vetmine e diteve e te neteve
Digjem ne idene e puthjeve te tua
Ne tingullin e zerit tend dridhet cdo qelize e trupit tim
Pjese e siluetes tende do doja te isha
Ne thellesine e trupit tend te humbja pa kthim
Ne rrahjet e zemres tende veten te gjeja
Mendimet e tua endrrat e mia te reflektojne.
Castet u bene dite
E ditet u bene vite, por ti po prape larg meje rri.
Nje fjale më dërgo, por fjala s’vjen,
Tingulli i saj bie në boshllek.
Nje puthje, rruges u tha e gjurme nuk la,
Nje enderr, iluzion,
Nje cast dhe koha ndaloi.
Nje shikim,
Fytyra ime ne oqeanin e njerezve humbi pa shpresen kthimit.
Të gjitha këto,
Per Ty qe kaq shumë te ndjej.
PËRTEJ DHIMBJES
Deti historine ne brendesi thithi
Pa ndjenje, pa meshire.
Diamant i kalter mbi toke
Ne drite i lire e i qete leshohet.
Qiell,
Si sy te nje vajze bardhoshe e dashuruar me djalin Det
Syte e saj lotojne sa here prane e deshiron.
Lotet te mallengjyer ne pasionin e humbur
Djalin Det perkedhelin dhe e puthin
Me deshiren e mbytur prane ta ndjeje.
Romance si gjithe te tjerat,
Çaste romantike,egoiizmi
Furtuna,stuhi, dhe ne kete romance prezente jemi.
Nje nate te erret, pa yje
Ne mungese te lajmit nga e dashura e tij,
Dallget e merzitjes botën pëtpiu
Si një gotë pa vlerë,
Etjen te shuante dhe urine e tij.
Toka,
Gjirin e saj hapi e i perqafoi
Si nena foshnjen e saj
Nga mundimet e jetes ti mbrojë.
Veshtruese isha,
Shikuese e ngjarjeve te frikshme,
Britma kerkonte te dilte
E ne distancen e larget u mbyt.
Toka,qielli,deti,njerezit
Jane nje,
Duhen, urrehen
Ndryshe e tregojne.
Kush hero e kush vezhgues
Pjese e heshtur dhe e hidhur
E kesaj ngjarje me gjak e lote e ka shkruar?
Ngjarje e dhimbshme
Ku shpirtin tend dhe timin gerryen.
1998-1999
Athine
MOS U NXITO
Me puthe e zemra nga vendi donte te dilte
Nga prushi i saj thash se u shuajta
Zemra mërrte fluturime të mëdha.
Syte e tu me ndjekin si në lojë
Që në qiellin e ndjenjës fund nuk ka.
E lire,- me thua te jem
Deren t'u hap ndjenjave te tua
Brenda te te vendos
Pa u ndrydhur pa dyshuar.
Mos u nxito;
Të thuash “ të dua”
Është e lehtë vërtet,
Por kjo fjalë i dashur
Peshën e saj,
E ka sa një jetë!
Janar,1995
Athine