E enjte, 01.05.2025, 07:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Skënder R. Hoxha: Toponimia e Dushkajës (IV)

E hene, 05.04.2010, 06:17 PM


TOPONIMIA E DUSHKAJËS

 

Nga Prof. SKËNDER R. HOXHA

 

3. TOPONIMIA E KATUNDIT BËRDESANË

     

       a) Disa të dhëna dhe një historik i shkurtër i këtij vendbanimi

     

     Bërdesana është një ndër katundet e rajonit të Dushkajës, e që për qendër administravive, arsimore e kulturore ka Gjakovën. Territori i këtij katundi me një  sipërfaqe prej 1.051 ha, 65 ari, 90m., shtrihet në anën ë djathtë të Drinit të bardhë dhe arrin gjer në periferi të Gjakovës, në krah të perëndimit. Kufizohet: Me Drinin e Bardhë – në lindje, Doblibaren e Dushkajës – në veri, Marmullin – në jug dhe me fushat e Lugut të Bunarit, e të Gjakovës – në perëndim.

     Katundi Bërdesanë thuhet se është i moçëm dhe se gjithmonë është quajtur kështu, ndonëse informatorët nuk dinë ndonjë të dhënë rreth prejardhjes së emrit të katundit. Ndërkaq, banorët më të vjetër të katundit Bërdesanë janë ata të familjes së sotme që mbajnë patronimin (llagapin) Milici, të ardhur këtu nga një vend i quajtur Xhuxhë (Shqipëri)1).

     Në bazë të disa dëshmive arkeologjike të kulturës materiale dhe të mikrotoponimeve të ruajtura shihet se ky lokalitet është vendbanim i vjetër, vendbanim antik.2) Në lokalitetin Trojet, tani është kisha katolike e ndërtuar më 1980 – ’90, ka gurë, rrasa varresh që nuk dihet se të kujt janë. Supozohet se janë varreza të shqiptarëve (të besimit mysliman), që ndoshta mund të jenë luftëtarë të varrosur në luftë kundër Turqisë.3)  Në veri të fshatit ekzistojnë mikrotop. Kodra Sarajit dhe Livadhi Sarajit. Në traditën tonë se “kur është punuar (lëvruan) ndonjëherë në këto vende, kanë gjetur në dhe material të ndryshëm ndërtimor”, por ruhet edhe kujtimi i përcjellë nëpër breza se “Aty, dikur ka pasë saraje”. Në të mirë të kësaj na duket se flasin edhe mikrotoponimet e këtij fshati: Lugi Pash’s, Mahalla Begit etj. Ekzistojnë edhe Vorret e Kqija, të cilat quhen kështu, sepse janë të dëmtuara nga dhëmbi i kohës. Janë të vjetra dhe nuk dihet se kush është varrosur në to. Ndërkaq, një e dhënë tjetër tregon se: “Në Mahallën e Begit, në veri të fshatit, te vendi i quajtur Kodra e Thatë, ka pasur shtëpi dhe janë gjetur gurë të vegjël të mullirit dhe qeramidhe. Në këtë mahallë ka edhe gjurmë të mullinjve të vjetër.”4)

    Në dokumentet e shkruara e hasim si vendbanim në Defterin e Sanxhakut të Shkodrës, nga viti 1582, ishte i përfshirë në Nahijen e Pejës me 80 kryefamiljarë.

    Në shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër Karagiqi të vitit 1725, në mes tjerash shkruan se në Zym dhe Has misionar është don Pal Vukani dhe këtij misioni i takon edhe fshati Bradosani me 5 shtëpi e 15 anëtarë.

    Me këtë emër është i regjistruar në sallnamet e vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).5)

    Në territor të Bërdesanës, sikurse gati në të gjitha vendbanimet e Dukagjinit, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 24 familje kolone serbe e malazeze. Sipas këtij burimi të shkruar kryefamiljarët e këtyre familjeve kolone ishin:

 

Selo Brdosan

 

SRS  (Nga RS e Serbisë)

 

Bio?anin Milutin

Bogdanovi? Arso

Vasovi? Novica

?oki? Svetodvid

Živkovi? Mileta

Jovanovi? Jovan

Jeremi? Milovan

Milosavljevi? Milosav

Nikoli? Dušan

Petrovi? Blagoje

Staj?i? Taso

Stanojevi? Radomir

Cvetkovi? Milivoje

Ceki? Dragutin

?i?arevi? Luka

 

SRBiH (Nga RS e B dhe H):

 

Kurili? Kosta

Peško Savo

Peroti? Radosav

Crnogorac Milovan

Pribiši? Luka

 

SRCG (Nga RS e M të Zi):

 

Radovi? Novica

Radovi? Vukota

Maslovari? Mato

?ulafi? Dragiša 6)

    

     Me 13 prill 1941, nga pushteti jugosllav, para tërheqjes nga ky vendbanim, janë marrë 11 banorë dhe janë ekzekutuar në Xhaminë e Rogovës.

    Për arsye ekonomike disa familje si zejtarë janë shpërngulur në Kroaci e gjetiu.

    Kah pjesa e dytë e shek. XIX, përkatësisht në vitin 1879, përmendet ky vendbanim dhe kishte 20 shtëpi shqiptare katolike. Në periudhën e mëvonshme e kishte këtë gjendje: Në vitin 1912 kishte 25 shtëpi shqiptare; në vitin 1918 – 29 shtëpi me 332 banorë shqiptarë; sipas regjistrimit të vitit 1921 – 27 shtëpi me 356 banorë; në vitin 1948 – 44 shtëpi me 377 banorë; në vitin 1953 – 44 shtëpi me 411 banorë; në vitin 1961 – 56 shtëpi me 497 banorë (487 shqiptarë, 4 serbë, 4 malazez, 2 të tjerë); në vitin 1971 – 56 shtëpi me 603 banorë (602 shqiptarë, 1 të tjerë); në vitin 1981 – 64 shtëpi me 786 banorë (785 shqiptarë, 1 serb). Ndërsa, sot të gjithë banorët e Bërdesanës janë shqiptarë, të konfesionit katolik, të cilët ceremonitë fetare i bëjnë në Kishë të Bishtazhinit.

     Për nga numri i banorëve, i shtëpive, si dhe për nga sipërfaqja e territorit të tij, sot katundi Bërdesanë është ndër katundet më të mëdha të krahinës së Dushkajës. Popullata e këtushme kryesisht jeton nga bujqësia, edhe pse toka është e pavadë e jopjellore.

     Banorët e Bërdesanës janë të fiseve: Morinë, Thaç, Krasniqe. Ndërsa i tërë fshati është i ndarë në katër lagje, apo mahallë siç i quajnë këtu: Mahalla Epër, Mahalla Poshtër, Mahalla Begit dhe Rezina. Mahalla Rezinë është e ndarë nga kompleksi i lagjeve të tjera të Bërdesanës, për afro 2 kilometra. , si paralagje e Bërdesanës, që sot ka 22 shtëpi,7) në traditë të Dushkajës njihet edhe si katund në vete.

    Shkollimin fillor nxënësit e Bërdesanës e kryejnë në Shkollë të Doblibares, ndërsa ata të lagjes Rezinë, mësimet i vijojnë në shkollë të Marmullit, Doblibares dhe Bishtazhinit.

    Gjatë vjeljes së toponimeve të territorit të katundit Bërdesanë (pa ato të lagjes Rezinë), si pikë orientimi është marrë mikrotop. ULICA KATUNIT, e cila është në mes të katundit. Kurse toponimet e lagjes Rezinë i vola veçanërisht, me ndihmën e informatorëve të atjeshëm, e që atë material toponimik do ta paraqesim, po ashtu, të veçantë, natyrisht, në kuadër të katundit Bërdesanë. 

    

      b) Lënda toponimike e vjelë në terren

     

     1. Toponimia e arave:

 

     - ARA ALI SHAHIT (l.), /Mbase sipas këtij pronari të dikurshëm./,

     - ARA BEGIT (jp.), /Ngase ka qenë e beut, dikur, quhet kështu./,

     - ARA KUMLLËS (jl.), /Në këtë arë kishte kumbulla (lloj peme), ndaj i mbeti ky emër./,

     - ARA LLAGOMIT (vl.), /Sipas ndonjë llagëmi, grope etj. që do të ketë qenë aty. (vendësit: Llagom).

     - ARA MADHE (vl.), /Sepse është arë e madhe në krahasim me të tjerat./,

     - ARA MILICIT (l.), /Emri i mbeti sipas pronarëve me patronimin Milici./,

     - ARA RRAHIT (vp.), /Është tokë e çelur,  r r a h, ndaj quhet kështu./,

     - ARA ZENELIT (j.), /Ka qenë dikur e njëfarë Zenelit./,

     - ARAT E BARES (jl.), /Thuhet se terreni ku janë sot këto ara dikur ka qenë pjesë e shtratit të Drinit të Bardhë, e për këtë vendësit i quajnë kështu. Ndoshta pse ka pasur bar?/,  

     - ARAT E BUNARIT (j.), /Thuhet se në këto ara ka qenë dikur një bunar (pus), prej nga iu mbeti edhe emri./,

     - ARAT E BUTA (v.), /Quhen kështu ngase janë tokë e butë, mbajnë lagështi./,

     - ARAT E DOMIT (jl.), /Mbase sipas zotëruesit të dikurshëm të tyre – familja Domi nga Gjakova./,

     - ARAT E DRENVE (v.), /Këto ara janë pronë e familjes Dreni të këtij katundi, ndaj quhen kështu./,

     - ARAT E EGRA (v.), /Quhen kështu këto ara sepse janë tokë e ligë, të vështira për t’i punuar.../,

     - ARAT E FRASHNIT (vl.), /Sipas Frashërit – lloj druri, që ka pasur aty./,

     - ARAT E GATA (vl.), /Ngase janë të gjata, iu mbeti ky emër./,

     - ARAT E GURIN’S (vl.), /Sipas tokës gurinë, me gurë./,

     - ARAT E HAXHISË (l.), /Sipas emrit të pronarit të dikurshëm./, 

     - ARAT E KRONIT (vl.), /Sipas një kroi që ka qenë dikur aty, iu mbeti emri./,

     - ARAT E LLAZ’S (jl.), /Mbase nga  l l a z, tokë e çelur ?/,

     - ARAT E MAGJUPIT (j.), /Nje magjup (jevg) dikur e kishte pasur kolibën në ato ara, ndaj iu mbeti ky emër./,

     - ARAT E MURRIZIT (jl.), /Sipas murrizave (lloj shkurreje, therra) që ka aty.    

     - ARAT E SHIZ’S (j.), /Këto ara shtrihen përbri një prroske (si lumth që shteron gjatë verës), që quhet Shizë, rrethanë sipas së cilës iu mbeti emri edhe arave./,

     - ARAT E ZORR’S (jl.), /Mbase sipas këtij pronari të dikurshëm ?/,

     - FUSHA DRINIT (jl.), /I quajnë kështu këto ara që shtrihen buzë Drinit të Bardhë./,

      - KODRA TE LKËJT (vp.), /Kjo arë ka formën e kodrës dhe aty ka pasur disa gropa, si liqene të vogla (lkëj)./,

      - LIVADHET E DRENOCIT (vl.), /Thuhet se këto ara dikur kanë qenë livadhe dhe se i kanë punuar drenocasit, apo kanë qenë pronë e tyre ?/,

      - RRAHNAJET (j.), /Quhen kështu sepse kanë qenë lluga e i kanë çelur dhe shndërruar në ara. Nga: r r a h./.

 

 

     2. Toponimia e kodrave:

 

    - BRIJA MADHE (jl.), /Është kodër e madhe, ndaj e quajnë kështu./,            

    - BRIJA VOGËL (jl.), /Ngase është e vogël./,

    - CUPI VORREVE (p.), /Thonë se kjo kodër është afër varreve dhe ka formën e supeve, prandaj i mbeti ky emër./,

     - KODRA SARAIT (v.), /Supozohet se dikur aty ka pasur saraje. Informatorët thonë se kur është punuar ndonjëherë në këtë kodër, janë gjetur tulla dhe material tjetër ndërtimor, gjë që dëshmon për ndonjë vendbanim më të hershëm e të zhdukur./,

     - LEDINA VORREVE (p.), /Kështu quhet kjo kodër, sepse thuhet se aty ka pasur varre./.

 

 

      3. Toponimia e krojeve: (Në Bërdesanë nuk gjeta asnjë krua.)

 

      4. Toponimia e lagjeve:

 

     - MAHALLA BEGIT (v.), /Në traditë të Bërdesanës ruhet kujtimi se në këtë lagje dikur kishin banuar bejlerët, ndaj edhe e quajnë kështu./,

     - MAHALLA EPËR (në qendër). Quhet kështu sepse është në kodër./,

     - MAHALLA POSHTËR (vl.), /E mori këtë emër ngase është në pjesën e poshtme të fshatit./,

     -  (j.), /Sipas r r e z e  - s, reze, ngase i bien rrezet e diellit./.

 

       5. Toponimia e lëndinave:

 

     - RRASHI BRÎSË (jl.), /Kjo lëndinë është një si rrafsh, afër kodrës, ndaj e quajnë kështu./,

     - ULICA DRENVE (v.), /Sepse është afër shtëpive të drenve./,

     - ULICA DRINIT (l.), /Është lëndinë afër Drinit të Bardhë, ndaj i mbeti ky emër./,

     - ULICA KATUNIT (në qendër.), /Quhet kështu sepse është e katundit./,

     - ULICA MULLINIT (v.), /Është kjo lëndinë afër mullirit dhe e quajnë kështu./,

     - ULICA N’KOLL’ DOD’S (l.), /Dikur, njëfarë Nikollë Doda e kishte pasur shtëpinë në këtë lëndinë, e sipas kësaj rrethane i mbeti edhe emri./,

     - ULICA PRRONIT RROSHIT (v.), /Sepse është afër përroit që quhet Prroni Rroshit./,

     - ULICA VAUT GRAZHDËS (jl.), /Kjo lëndinë është afër një vau në Dri, ku aty afër kishte edhe grazhde, ndaj i mbeti ky emër./.

 

     6. Toponimia e livadheve:

 

     - LIVADHET E BUBIT (vl.), /Mbase kanë qenë pronë e familjes Bubi./,

     - LIVADHET E BUNARIT (p.), /Iu mbeti emri kështu sepse në këto livadhe, dikur, kishte qenë një bunar (pus)./,

     - LIVADHET E EGRA (v.), /Thuhet se këto livadhe i përdorin vetëm për kullota./,

     - LIVADHET E SHIZ’S (jl.), /Këto livadhe janë afër përroit të vogël Shizë, ndaj iu mbeti ky emër./, 

     - LIVADHET N’RRAHNAJE (jl.), /Sipar fj.  R r a h, toka të çelura./,

     - LIVADHI MADH (l.), /Ngase është i madh./,

     - LIVADHI RROTULLAK I MILICIT (jl.), /Emri i mbeti sipas formës që ka, të rrumbullakët, dhe pronarit – patronimit Milici.

     - LIVADHI SARAIT (vl.), /Thuhet se në të kishin qenë sarajet./,        

     - SMONICAT (p.), /Quhen kështu sipas llojit të tokës që kanë – smonicë./,

     - TROJET (jp.), /Sipas trojeve që ka pasur dikur dhe ka në to./.

  

      7. Toponimia e lugjeve:

 

     - LUGI PASH’S (vp.), /Mbase sipas ndonjë pashe të dikurshëm?

- LUGI SMONIC’S (vp.), /Shih top. e tjera më këtë emër./,

     - LUGI THAN’S (vp.), /Në këtë lug ka thana, ndaj quhet kështu./,    

     - LUGI ZABELIT ZOJ’S (vp.), /Informatorët nuk dinë pse i mbeti ky emër. Na thotë mendja se ky emërtim lidhet me emrin femëror Zoj:ë, -a./.

 

      8. Toponimia e maleve:

 

     - MALET E PRRONIT QIQRRIT (j.). /Në këto male është një përrua që quhet Qiqrri, e sipas tij e morën emrin edhe malet./,

     -MALI GOSTIVARIT (l.), /Mbase sipas familjes Gostivari nga Gjakova që ndonjëherë mund të kenë qenë pronë e tyre ?/.

     - MERAJA (j.), /Kështu vendësit i quajnë pronat që janë të gjithë fshatit, në të cilat kanë të drejtë të gjithë, kullosa etj., por askush nuk ka të drejtë t’i bëjë pronë të veten./,

    - SHPATI KODËRNEZH’S (j.), /Sipas kodrës me këtë emër,  - Kodërnezh:ë, -a./,

    - ZABELET E BEGIT (v.), /Ngase kanë qenë të beut./,

    - ZABELI VORREVE (p.), /Thuhet se dikur kishte pasur varre aty, prandaj iu mbeti ky emër./.

  

    9. Toponimia e rrugëve:

 

    - RRUGA BUNARIT (jl.), /Sipas një bunari (pusi) që kishte qenë aty afër./,

    - RRUGA DRENVE (vp.), /Kjo rrugë çon përmes shtëpive të drenve, ndaj quhet kështu./,

    - RRUGA GATË (vl/), /Kjo rrugë lidh Bërdesanën mr krahinën e Podrimes dhe është më e gjata në këtë katund, e për këtë edhe e quajnë kështu./,

    - RRUGA KATUNIT (l.), /Kjo rrugë i bie për së gjati katundit dhe lidh Bërdesanën me katundet Marmull, Doblibare, Vraniq dhe Meqe, e për këtë i mbeti ky emër./,

    - RRUGA LUGIT BUNARIT (p.), /E quajnë kështu këtë rrugë sepse çon në vendbanimin Lugu i Bunarit./,

    - RRUGA MULLINIT (vl.), /Sepse çon kah mulliri./,

    - RRUGA SHEHRIT (jp.), /Kjo rrugë çon në Gjakovë, prandaj i mbeti ky emër./,

    - RRUGA ULIC’S DRINIT (l.), /Sepse çon kah top. Ulica Drinit./,

    - RRUGA VORREV T’KQIJA (l.), /Çon kah Vorret e Këqia, ndaj quhet kështu./,

    - RRUGA ZABELEVE T’BEGIT (v.), /Ngase shpie në Zabele të Begit./,

    - RRUG’T E VJETRA (jl.), /Quhen kështu sepse janë rrugë të vjetra./,

    - RRUG’T KRYQ (jl.), /Në këtë vend, që quhet me këtë emër, kryqëzohen katër rrugë./.

 

   10. Toponimia e ujërave (hidronimia):

 

   - DRINI BARDHË (l.), /Pjesë e rrjedhës së Drinit të Bardhë (krahu i djathë i tij) që bjen përbri fushave të Bërdesanës. E shfrytëzojnë për ujë të pijshëm dhe për nevoja të amvisërisë./,

   - SHIZA (p.), /Është një prroskë, mban ujë vetëm dimrit, ndërsa verës thahet. Nuk dinë pse i ka mbetur ky emër. Kujtoj së në këtë emërtim hidronimik duhet të jetë strukur fjala  s h i, -u, prroskë që formohet nga shiu ?/,

   - VIJA MULLINIT (vl.), /Vijë, si kanal, që çon ujin në Mulli të Katundit.Vjen nga Doblibarja./.

 

  11. Toponimia e varreve:

 

   - VORRET E BËRDESAN’S (j.), /Janë në lagjen Rezinë. Në këto varre varrosen pjesëtarët e kombësisë shqiptare të konfesionit katolik, të katundit Bërdesanë. (shih: të shënuara edhe në toponimet e lagjes Rezinë)./,

  - VORRET E KQIA (l.), /Quhen kështu këto varre sepse janë të dëmtuara nga koha. Janë të moçme dhe informatorët nuk dinë se kush është varrosur në to, dhe as të cilës kohë janë ?/.

 

 12. Toponime të veçanta:

 

  - LISI DRENVE (vp.), /Është ky një lis i vjetër në livadh të familjes së drenve, ndaj quhet kështu./,

  - LISI N’BRI T’MADHE (jl.), /Quhet kështu ky lis sepse gjendet në Bri të Madhe./,

  - MULLINI (vl.), /Është mulli me ujë, prone e Zef Keqës nga Bërdesana./,

  - RRËNIMI (jl.), /Kështu e quajnë vendësit një shpat të rrëpirët buzë Drinit të Bardhë, ku herë pas here rrënohet toka./,

  - VORRI PJETËR QELIT (v.), /E kishin pasë varrosur njëfarë Pjetër Qelin, e sipas tij mbeti emri i këtij mikrotoponimi./.

 

             *   *   *

    Toponimet e lagjes REZINË  të katundit Bërdesanë, ku si pikë orientimi është marrë Trafostacioni, i cili gjendet në mes të lagjes (vendbanimit):

 

  1. Arat:

 

   - ARA BLINIT (l.), /Kishte qenë dikur një bli në të, ndaj i mbeti ky emër./,

   - ARA KËRTALLIT (p.), /Mbase sipas zotëruesit të dikurshëm ?/,

   - ARA MALUSHIT (V.), /Sipas emrit të këtij pronari./,

   - ARA PUK’S (p.), /Sipas zotëruesit të dikurshëm nga Gjakova, me mbiemrin Puka./,

   - ARAT E BARAKIT (p.), /Informatorët thonë se kur është matur toka (më 1932), në këto ara e kanë vënë bajrakun (flamurin), ndaj iu mbeti ky emër./,

   - ARAT E GATA (vp.), /Ngase janë të gjata./,

   - ARAT E JAQ’S (j.), /Sipas një zotëruesi të dikuirshëm – Jaqa ?/,

   - ARAT NËR SHPI (jl.), /Këto ara gjenden në pjesën e poshtme të shtëpive të Markagjinve, prandaj quhen kështu./,

   - ARA TROLLIT (vl.), /Dikur aty kishte pasur truall./,

   - ARA VËSHTIT (j.), /Sepse dikur kishte qenë vreshtë./,

   - ARA VORREVE (l.), /Është afër varreve, ndaj e mori këtë emër./,

   - TROJE (p.), /Sipas trojeve që ka pasur dikur./.

 

  2. Kodrat:

 

  - KODËRNEZHA (l.), /Informatorët nuk dinë pse i ka mbetur ky emër./,

  - KODRA BARAKIT (p.), /Ngase është afër toponimit Ara Barakit./,

  - KODRA E JAQËS (j.), /Sipas pronarit të dikurshëm – Jaqa./.

 

   3. Krojet: (S’ka)

 

   4. Lëndinat:

 

   - LEDINA META DUL’S (vp.), /Mbase sipas këtij pronari të dikurshëm ?/,

   - REZORET (vl.), /Kjo lëndinë është një rogë në mal. Emri i mbeti sipas  r r e z e s./,

   - SHËMET (p.), /Në këtë lëndinë shembet (rrënohet) toka, ndaj e quajnë kështu./,

   - ULICA (l.), /Kështu e quajnë vendësit një lëndinë afër shtëpive të Markagjinve./.

 

   5. Livadhet:

 

   - GRYKA HOXH’S (jl.), /Quhet kështu ky livadh sepse është në lug (grykë) dhe ka qenë dikur pronë e një hoxhe./,

   - LUGI GER’S (p.), /Mbase sipas këtij pronari të dikurshëm – Gera./,

   - LUGI KABASHIT (j.), /Ka formën e lugut dhe ka qenë pronë e Kabashit./,

   - LUGI SHEHIT (v.), /Supozohet se ka qenë pronë e shehit, ndaj i ka mbetur ky emër./,

   - LIVADHI XHEHNEMIT (l.), /Sipas zotërisë së dikurshëm – Xhehnemi. (Të gjitha këto livadhe janë lugje dhe mbajnë të njëjtit emra, ndaj nuk po i shënojmë)./.

 

   6. Malet:

 

   - MALET E DEV’S (jl.), /Mbase sipas zotëruesve të dikurshëm me mbiemrin Deva nga Gjakova ?/,

   - MALET E KODËRNEZH’S (l.), /Sipas kodrës – Kodërnezha, në të cilën shtrihen./,

   - MALI PRRONIT QIQRRIT (vl.), /Nëpër këtë mal kalon një përrua i vogël me emrin Prroni Qiqrrit, sipas të cilit e mori emrin edhe mali./,

   - MALI SINANIT (v.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm./,

   - SHPATI JAQËS (j.), /shih: sipas Jaqës./.

 

    7. Rrugët:

 

   - RRUGA GJAKOV’S (p.), /Ngase çon në Gjakovë, quhet kështu./,

   - RRUGA REZOREVE T’MALUSHIT (v.), /Kjo rrugë bie nëpër toponimin Rezoret e Malushit, prandaj quhet kështu./,

   - RRUGA ROG’S MAGJUPIT (l.), /Emri i mbeti kështu sepse shpie kah toponimi Roga Magjupit./.

 

    8. Ujërat (hidronimet):

 

    - PRRONI QIQRRIT (vl.), /Është ky një përrua i vogël i cili mban ujë vetëm gjatë dimrit. Në të tubohet uji nga prroskat përreth dhe formohet. Verës thahet./.

 

   9. Varret:

 

   - VORRET E BAJRAM FAN’S (l.), /Janë varre të vjetra dhe informtaorët nuk dinë se kush është varrosur në to. Thuhet se aty kishte pasë jetuar njëfarë Bajram Fana, e mbase sipas rrethanës se këto varre ishin në tokë të tij (apo afër saj), iu mbeti ky emër. Ka edhe mendime se këto varre janë quajtur Vorret e Turqve dhe se të kenë qenë formuar nga pasojat e ndonjë lufte apo sëmundjeje masive ?.,

   - VORRET E KODËRNEZH’S (l.), /Quhen kështu sepse janë në Kodërnezhë. Sipas një emërtimi fetar, këto varre i quajnë Vorret e Shën Pjetrit./.

 

   10. Toponime të veçanta:

 

    - TRAFOSTACIONI (në qendër – pikë orientuese), /Trafoja e rrymës elektrike të fshatit./,

    - BAZENI (jl.), /Është ky Bazeni “B” – 11, Bazen ndihmës i Hidrosistemit “Radoniqi”, i cili shërben për akumulimin dhe shpërndarjen e ujit në këtë regjion./.

 

                    *   *   *

       Në toponiminë e katundit Bërdesanë dhe të paralagjes Rezinë mbizotërojnë emërtime të gurrës shqipe, por nuk mungon edhe elementi i gjuhëve të huaja.

       Meqenëse nuk kemi ndonjë të dhënë rreth etimologjisë së emrit të katundit Bërdesanë, e as në traditë të këtushme nuk gjetëm të jetë ruajtur ndonjë legjendë që do të hedhte sadopak dritë në emërtimin e kryehershëm të katundit të tyre, mendojmë se këtë duhet kërkuar nga rrënjori  b a r d h  - b a r d  - bërd ? 

       Numri më i madh i toponimeve të këtij fshati janë emërtime të hershme, të sajuara nga sfera të bujqësisë dhe blegtorisë, veprimtari kryesore këto me të cilat, edhe sot, merret popullata e këtushme. 

       Në toponimet e katundit Bërdesanë dhe të lagjes Rezinë, më shumë se në çdo katund tjetër të rajonit të Dushkajës, vërehet se kanë lënë gjurmë bejlerët si pronarë të dikurshëm të këtyre tokave, ndaj një numër i madh toponimesh të këtij lokaliteti janë emërtime të sajuara nga kjo rrethanë, si: ARA BEGIT, ARAT E DOMIT, MAHALLA BEGIT, ZABELET E BEGIT, ARA PUK’S, MALET E DEV’S  etj.

     Toponimet e këtij katundi dalin si emërtime njëgjymtyrëshe, dygjymtyrëshe dhe trigjymtyrëshe.

    PS.: Në vitin 1999 fshati kishte rreth 70 shtëpi me afro 1000 banorë shqiptarë. Fshati i kishte shpëtuar agresionit serb në luftën e vitit 1998-1999.8)     

 ________________________ 

Referencat:

 1) Kallëzim i informatorëve: Gjokë G j o n i (1936), Pren P r e n k a j (1926) dhe Ndrecë D o m g j o n i   (1928), për Rezinë, më 13.VII.1986, në Bërdesanë dhe në Rezinë. 

 2) Dr. E. Ç e r s h k o v, Romakët në Kosovë dhe municipiumi D.D Soçanica, Prishtinë, 1973, f. 29-30.)

 3) Të dhëna të tubuara në terren nga Dr. J. O s m a n i, shih Vendbanimet…, f. 96.)

 4) Dr. J. O s m a n i, Po aty, …, f. 96.

 5)Po aty,…, f. 96.)

 6)Dr. M. O b r a d o v i ?. Agrarna Reforma…, f. 321-322.)

 7)Këto shënime u morën nga Ndrecë Domgjoni (1928) i lagjes Rezinë, kur isha për vizitë pune aty, më 13.VII.1986, në Rezinë të Dushkajës.

 8) Dr. J. O s m a n i, vep.cit., …, f. 97.)       

 

          

     4. TOPONIMIA E KATUNDIT CËRMJAN 

     

       a) Disa të dhëna dhe një historik i shkurtër i këtij vendbanimi     

     

     Cërmjani është katundi më i madh i krahinës së Dushkajës. Ka konfiguracion karakteristik dhe përkufizohet: Në veri – me territorin e Gërgocit e të Kralanit (me Gërgocin – te Gur’t e Hajatit, ndërsa me Kralanin – me Prrue të Shushic’s) dhe me një pjesë të territorit të Rakovinës (kah verilindja); Në lindje – me Jaz te Begit (të moçmin), i cili quhet Marosh (ishte Jaz i Mullinit) dhe me Fusha të Kramavikut; Në juglindje – me toka të Çifllakut, por Cërmjani ka toka (kullosa) edhe andej Drinit (në Anadrini), informatorët thonë – rreth 40 hektarë; Në jug – me Meqen, për Përrua, i cili derdhet në Dri të Bardhë, ndërmjet territoreve të këtyre dy katundeve. (Për këtë përrua na thanë se është i Cërmjanit.); Në jugperëndim – me Becin; Në perëndim – me Rashkocin.

     Kur ishim në Cërmjan për të vjelë lëndën toponimike të territorit të këtij katundi, më 19.X.1995, informatorët e këtushëm më thanë se banorët e parë të Cërmjanit të sotëm janë familja Kida, të fisit Morinë, thonë të ardhur nga Brototini i Rahovecit, pastaj Kurhask’t (së pari në Skifjan e Netic), Puka, Shala, e kështu me radhë. Një variant tjetër i traditës thotë se banorët më të hershëm të Cërmjanit janë Kurtajt e Mahallës së Fush’s, të fisit Thaç. Për prejardhjen e patronimit të familjes Kida, gjithashtu në traditë thuhet se “kur ishin kan’ nda familja e tyre, i kanë thënë njëri-tjetrit: “kidaj!”…” Për katundin e tyre ata thonë se është i vendbanim i moçëm dhe se gjithmonë është quajtur kështu. Nuk gjetëm të jetë ruajtur diçka në traditë të këtushme rreth prejardhjes së emrit të katundit. Me atë rast shënuam edhe infrastrukturën e Cërmjanit: Në fshat ishte Skolla fillore “Vëllazërimi”, Zyra e Vendit, Shtëpia e kulturës, Ambulanca shëndetësore, posta, postkomanda e policisë, reparti i vreshtarisë “Ereniku”, 10 shitore të konsumit të gjerë, etj.1)       

     Burime të ndryshme tentojnë që vendbanimin e Cërmjanit ta paraqesin si vazhdimësi të popullatës që , dikur, kishte braktisur kështjellën në Sukë dhe “Pas largimit nga kështjella në Sukë, popullata vendoset në pjesët rreth saj, në pjesën jugore. Aty ka gjurmë të shumta të kulturës materiale. Në këtë lokalitet janë gjetur gjurmët e dy kishave. Janë gjetur edhe gërmadha të vendbanimit, mbeturina të tjegullave, tullave, gurë të gdhendur, guri i mullirit etj.2)  

   Cermjani në dokumentet e shkruara përmendet në krisobulën e Deçanit të vitit 1330 me emrin Çrmnjem. Në këtë krisobulë të këtij viti është regjistruar edhe toponimi Muha, i cili sot është lagje e këtij fshati, në të cilën ishin të vendosur kolonët sllavë në mes të dy luftërave botërore. Ndërsa, në defterin kadastral osman të vitit 1485 të Sanxhakut të Shkodrës me emrin Çërmil, i cili i takon Pejës dhe kishte 67 shtëpi, 18 beqarë dhe 8 të veja.3)

    Me emrin Gjermjan është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1894 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

    Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore në këtë vendbanim u kolonizuan 37 familje kolone familje kolone nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegocina, ku kryefamiljarët mbanin këta emra:

 

Selo Crmljan

 

SRS (Nga RS e Serbisë):

 

Aran?elovi? Luka

Aran?elovi? Stanko

Gruji?i? Živko

Jovanovi? Stanoje

Jankovi? Vidosav

Janji? ?uro

Raja?i? Jovan

Risti? Jefto

Marinkovi? Mile

 

SRCG (Nga RS e M të Zi):

 

Babovi? Petar

Babovi? Bogi?

Vuli? Todor

Vukovi? Luka

Ili? Petar

Živkovi? Jovo

Jekni? Nikola

Leki? Milisav

Radonji? Vukman

Fati? Mihailo

Fati? Milan

Fati? Simo

?ampar Todor

 

SRBiH (Nga RS e B dhe H):

 

Gr?a Nikola

Gr?a Andrija

Deriku?ka Stanko

Deriku?ka Dušan

Domazetovi? Milan

?urica Danilo

Ivkovi? Vukašin

?ur?evi? Stojanka

Rikalo Simo

Rikalo Stojan

Rikalo Savo

Rikalo Danilo

Rikalo An?elko

?omi? Radoš

Šari? Arsen 4)

   

    Kolonët ishin të vendosur në lokalitetin Muha, te Pozhart, në Rrashtina etj.

    Fushatën gjenocidale ndaj shqiptarëve të kohës së pushtetit malazez dhe veprimet kriminale të çetnilut Savë Batarja i kishte përjetuar, sikurse edhe shumë vendbanime të tjera, edhe Cërmjani, ku ishin masakruar dhe djegur shtëpitë. Për këtë, në një dokument shkruan: “Organizata  Crna Ruka në Cërmjan të Gjakovës i ka therur 60 burra. Aty u therr me bajonetë një plakë 120 vjeçe. Me mizori u vazhdua në Isniq, Deçan, Maznik, Gërkoc, Bardhaniq, Radoniq, Ratkocer, Ratishë, Dashinoc, Gllogjan, Gramaçel, Shaptej, Dujakë, Skivjan, Beleg. Asnjë shtëpi nuk ka mbetur pa u djegur”.5) 

     Sipas të dhënave statistikore Cërmjani: Në vitin 1879 kishte 50 shtëpi shqiptare; në vitin 1918 – 65 familje me 926 banorë shqipatrë; sipas regjistrimit të vitit 1921 – 64 shtëpi me 564 banorë; në vitin 1948 – 128 shtëpi me 922 banorë; në vitin 1953 – 130 shtëpi me 961 banorë; në vitin 1961 – 178 shtëpi me 1147 banorë (1053 shqiptarë, 24 serbë, 67 malazez, 3 të tjerë); në vitin 1971 – 176 shtëpi me 1382 banorë (1332 shqiptarë, 8 serbë, 37 malazez, 5 të tjerë); në vitin 1981 – 201 shtëpi me 1719 banorë (1667 shqiptarë, 1 serb, 35 malazez, 7 myslimanë, 9 të tjerë).

    Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, ky vendbanim kishte 2 serbë dhe 43 malazez. Popullata shqiptare e kishte bojkotuar regjistrimin.

    Kur shënuam top. e mikrotop. të Cërmjanit, si pikë orinetuese morëm Xhaminë, për të cilën na thanë se është shumë e vjetër. Kjo xhami, përafërsisht, gjendet në mes të territorit të këtij katundi, në Mahallë të Hoxhajve. Në vazhdim lënda toponimike e mbarështruar sipas rendit alfabetik:

   

    b) Lënda toponimike e vjelë në terren

  

   1. Toponimia e arave:

 

    ARA DRINIT (l.), /Janë ara afër Drinit të Bardhë, ndaj i quajnë kështu./,

    ARA GLIBEVE (jl.), /Është një sipërfaqe, vend me baltë, si lloç i gjallë,në këtë fushë, që po e quajkan  glib, fjalë për të cilën informatorët nuk dinë se çfarë kuptimi ka. Sipas asaj balte të thellë, atij “glibi”, i mbeti emri edhe arës./,

    ARA KISH’S (jl.), /Sipas një kishe të moçme aty. Informatorët thonë se në traditë të këtushme është e ngulitur frika se në atë lokalitet ku ka qenë kasha dhe ku shihen gurtë e varreve , nuk guxon kush të afrohet, sepse të gjen diçka e keqe, ndonjë sëmundje e rëndë, etj. …/,

    ARA MALIQIT (v.), /Emri i ka mbetur sipas antrop. apo part. të këtij pronari të këtij pronari të dikurshëm./,

    ARA SADEVE (v.), /Për fjalën sade, e cila kishte hyrë në toponiminë e Cërmjanit, nuk gjeta të jetë ruajtur diçka në traditë. Na duket se kemi të bëjë me një fjalë turke (?)./,

    ARAT E BAKALLIT (vl.), /Sipas zotnisë së dikurshëm me part. Bakalli nga Gjakova./,

    ARAT E BAJRAM ISUFIT (l.), /Kishin qenë pronë e një Bajram Isufit nga Cërmjani, i fisit Thaç, pasardhësit e të cilit jetojnë në Çifllak (Anadrini).Bajrami i kishte ndërruar këto ara me Ahmet Begin dhe për to kishte marrë toka në

Çifllak. Sipas kësaj rrethane, dëgjohet ndonjëherë që këto ara t’i quajnë Arat e begit./,

 ARAT E BEZHENIQEVE (jl.), /Informatori thotë se emri iu mbeti sipas një baridel në këto ara, të cilin e quajnë Bezh (?)./,

 ARAT E KID’S (v.), /Janë prona të familjes Kida, ndaj e mbajnë këtë emër./,

 ARAT E LUGIT GARANE (j.), /Shtrihen në top. Lugi Garane, ndaj e morën edhe emrin./,

     ARA TE PLEPI BARDHË (vl.), /Kishte qenë dikur një plep i moçëm, Plep i Bardhë, sipas të cilit edhe ara e mori emrin./,

 ARA XHAMISË (p.), /Është afër Xhamisë së fshatit, ndaj e quajnë kështu.

Mbase dikur do të ketë qenë pronë e saj?/,

ARA XHARR’S (j.), /Sipas zotëruesit të dikurshëm, zotnisë me part. Xharra nga Gjakova./,

    KASHAJAK (v.), /Nuk gjeta të jetë ruajtur në traditë diçka rreth këtij emërtimi./,

    KODRAT E BAL’S (l.), /Thojshin se dikur kanë qenë pronë e një Bal Bardhecit, ndaj i quajnë kështu./,

    LLUGAT E KRAMAVIKUT (l.), /Nga rrethana se dikur kishin qenë llugë dhe janë pronë e Kramavikut, edhe pse janë në territor të Dushkajës. Kramaviku është në krahun e majtë të Drinit të Bardhë, në Aanadrini./,

    RRAFSHI DRINIT (l.), /Ngase kanë sipërfaqe të rrafshët dhe afër Drinit të Bardhë, quhen kështu./,

    RRAFSHTINA (jl.), /Ara që shtrihen në një sipërfaqe të rrafshët në krye të kadrinave./,

    RRAHET E SHAL’S (vl.), /I quajnë kështu ngase ishin toka të çelura – rrah dhe pronë e familjes Shala të Cërmjanit./,

    RRIHNA (vl.), /Informatorët nuk dinë pse i quajnë kështu vetëm thonë se janë prona të familjes Luma të këtij katundi./,

    SEISHTA (l.), /Janë tokë e mirë, pjellore – thonë informatorët, por për emrin e tyre nuk dinë diçka./,

    TROJE (l.), /Ka psur dikur troje aty. Gjatë lavrimeve në këto ara janë gjetur gurë të mëdhenj, qeremine të kuqe të rrafshta, pastaj hardhi rrushi etj., që dëshmojnë për një vendbanim të mëhershëm aty. Informatori thotë se diruk, në këtë vend, kishte jetuar njëfarë Kukiqi (shqiptar). Kjo familje kishin pasur ngatërresa në mes vete dhe e kishin braktisur Cërmjanin./,

    URRATA (jl.), /Sipas një rrjedhe uji që formohet aty dhe e quajnë U r r a t ë, e mori emrin edhe ara./,

    VNESHTË (l.), /Sipas rrethanës se dikur kanë qenë vreshta./,

    ZABELI VORREVE (l.), /Dikur kishte qenë zabel dhe afër vorreve, pastaj e kishin çelur dhe bërë arë. Sipas kësaj edhe emri./.  

   

2.Toponimia e kodrave:

 

    KODRA PRËQIT (p.), /Ka qenë një Prëqi i dikurshëm (katolik), mbase zotërues i kësaj prone ?/,

    KUNGULLAKI SADEVE (l.), /Kodër në toponimin Sadet dhe ka formën si të kungullit./.

 

  3. Toponimia e krojeve:

 

    KRONI ARASHAVE (vp.), /Informatorët thonë se emri i mbeti ngase ai terren, në të cilin gjendet ky krua, dikur ka qenë ara. Ky krua është afër Xhamisë, ndaj e quajnë edhe Kroni Xhamisë./,

   KRONI BARUTIT (jl.), /Thuhet se është krua i moçëm. Ujit i vjen era barut, ndaj i kishte mbetur ky emër.Gjendet në fusha të Cërmjanit që quhen Glibe./,

   KRONI MEHMETIT (vp.), /Sipas një Mehmetit të dikurshëm, bari, i cili thuhet se e kishte hapur këtë krua. I thonë edhe Kroni Suk’s, sepse është afër lokalitetit Suka e Cërmjanit./,

   KRONI MUHAVE (v.), /Ky krua është në lokalitetin Muha, ndaj quhet kështu./,

   KRONI PRËQIT (p.), /Sipas një Prëqit të dikurshëm./,

   KRONI PUSTÎJAVE (v.), /Vendi ku gjendet ky krua quhet  P u s t î j a t, sipas disa puseve aty. Nga ky krua e këto puse niset dhe, duke u rritur nga burime e rrjedha të tjera të ujit, formohet Prroni i Pustîjave. Përroi bie nëpër një luginë të territorit të

Cërmjanit, ku sipas tij, edhe lugu merr emrin Lugi Pustîjave, ndërsa gjatë rrjedhës së tij bie nëpër Lug të Garane (në mes të territorit të Cërmjanit dhe atij të Meqes), ku merr emrin sipas lugut – Prroni Lugit Garane dhe më poshtë derdhet në Dri të Bardhë./,

    KRONI RRIHNAVE (vl), /Është krua në prona të familjes Luma, të cilat quhen Rrihna, prej nga edhe emri i kroit./.

 

4. Toponimia e lagjeve: 

 

    MAHALLA FUSH’S (l.), /Lagje e formuar në fusha, në lindje të fshatit, kah Drini i Bardhë. Në këtë lagje banorët janë të fiseve: Shalë, Thaç, Bytyç, Krasniqe./,

    MAHALLA HASIQVE (j.), /Sipas familjeve të ardhura nga Hasi. Më herët kjo lagje janë quajtur Metzeqirt./,

    MAHALLA HASJANVE (vl.), /Emrin e mori sipas rrethanës se këtë lagje e kanë formuar familje të ardhura nga Godeni i krahinës së Hasit./,

    MAHALLA HOXHAJ (Lagje përreth Xhamisë, përafërsisht, në qendër të katundit. Lagjes i mbeti emri sipas Xhamisë dhe hoxhëve./,

    MAHALLA KID’S (l.), /Sipas vëllazërive që quhen Kida, e mori emrin edhe lagjja./,

    MAHALLA KURHASKVE (v.), /Sipas një Kur Hasanit të dikurshëm u formua patronimi Kurhasku, në sh. Kurhask’t, prej nga edhe emri i lagjes së tyre./,

    MAHALLA LUM’S (vl.), /Sipas familjevetë ardhura nga krahina e Lumës./,

    MAHALLA PLAV’S (v), /Sipas banorëve që kishin ardhur nga Plava, dikur. Në këtë lagje dikur kanë jetuar edhe familja Leka./,

    MAHALLA POZHARVE (l.), /Sipas familjes së hershme të ardhur këtu nga Pozhari i komunës së Deçanit./.            

 

5. Toponimia e lëndinave:

 

    LÂMT’ E SPAHIVE (l.), /Lëndinë ku dikur spahinjtë e atëhershëm mbledhnin “të dhetat” (detyrimet) e fshatit, ndaj i mbeti emri./,

    LEDINA ARASHAVE (p.), /Informatori thotë se këto lëndina dikur kishin qenë ara. Pra, emri iu mbeti sipas fj.  a r ë – arasha, sh. Arashat. Përmes tyre bie rruga kryesore që vjen nga Gjakova e nëpër katunde të Dushkajës çon në Jabllanicë të Dushkajës, në krahun verior../,

    LEDINA SADEVE (l.), /Një lëndinë në toponimin Sadet, e quajnë me këtë emër./,

    LEDINAT E LUMAJ (vl.), /Janë lëndina në Mahallë të Lumës, ndaj i quajnë kështu./,

    LISHAKE (l.), /Lëndina buzë Drinit të Bardhë, sipërfaqe disahektarëshe, utrinë e katundit Cërmjan. Në këtë terren shtrati i Drinit lëvizte herë në këtë anë, herë në anën tjetër. Pra, herë kah Cërmjani, herë kah katundi Çifllak i Anadrinisë. Për emrin e këtyre lëndinave në traditë nuk gjetëm të jetë ruajtur diçka./,

    ROGA DERVAR’VE (v.), /Në këtë lëndinë ishte një burim uji ku pushonin druvarët (këtu: dervarët), e sipas kësaj rrethane i kishte mbetur ky emër./.

 

6. Toponimia e livadheve:

 

      LIVADHET E ATAVAVE (l.), /Në anën e sipërme dhe në anën e poshtme të Urës së Kurhask’ve, buzë Përronit, në luginë, shtrihen do livadhe që mbajnë emrin Livadhet e Atav’s. Thonë se janë të mira (shquhen) për atavë, ndaj i quajnë kështu./,

     LIVADHET E MUHAVE (v.), /Një lokalitet në veri të territorit të Cërmjanit quhet Muha. Informatorët nuk dinë diçka të jetë ruajtur në traditë rreth këtij emërtimi, veç nëse ka qenë ndonjë banor i hershëm me emrin Muh:ë –a (?)./,

     LIVADHET E PUSTÎJAVE (vl.), /Sipas lokalitetit dhe mikrotop. të tjera që quhen Pustiîja, të formuara mbi bazë të fj. p u s./,

     LIVADHET E RRIHNAVE (j.), /Janë livadhe pavada dhe jo të mira – thonë informatorët./,

     LIVADHET E URRATËS (jl.), /Sipas një burimi uji në këto livadhe që e quajnë Urratë, e morën emrin edhe livadhet. Këto livadhe ndonjëherë i quajnë vetëm Urratë./,

     LIVADHI KISH’S (jl.), /Livadhe që gjenden afër lokalitetit ku dikur ka qenë kasha./,

     SHAVARINA (vl.), /Në këto livadhe del Shavari – bimë barishtore, sipas së cilit e morën emrin./.

 

7. Toponimia e lugjeve:

 

    LUGI ÇABRATIT (l.), /Informatori thotë se ndoshta emri i këtij lugu do t’i betur sipas ngjashmërisë, apo për ta krahasuar me Çabratin e Gjakovës ?/,

    LUGI FIRIT (v.), /Lug në mal. Ka fier aty, ndaj i mbeti ky emër./,

    LUGI GARANE (jl), /Në traditë të këtushme gjeta të ruhen dy variante rreth emërtimit të këtij lugu. E para: Ngase në këtë lug i kullosnin bagëtinë goranët (këtu: garanët), dhe e dyta: Dikur moti, kur goranët ishin duke u kthyer me bagëti nga ndonjë katund ku kishin dimëruar, i zë nata në Cërmjan, pikërisht në këtë lugë ndalen me tubë të madhe delesh. Atë natë paska pas rënë borë e madhe, e papritur. Aty, në këtë lug, kishin mbetur disa ditë, ku edhe nga bora e nga të ftohtit iu kishin cofur disa dhenë. Pas kësaj i kishte mbetur emri lugut – Lugi Garane./,

    LUGI KRAZHNËS (vl.), /Nuk dihet pse i kishte mbetur ky emër./,

    LUGI MUS’S (v.), /Sipas një Musës së dikurshëm që mbase do të ketë qenë pronar./,

    LUGI PUSTÎJAVE (v.), /Sipas fj. p u s-i, ngase krye këtij lugu ishin disa puse, prej nga edhe i mbeti emri këtij lugu, po edhe disa mikrotop. të tjera të këtij lokaliteti./,

    LUGI RRIHNAVE (j.), /Sipas fj. R r i h a n a, mbase primitivi i  r r a h-u ~et (?)./.

      

  8. Toponimia e maleve:

 

     BRÎJA MUS’S (vl.), /Mal që shtrihet në një brî (emërtim sipas konfiguracionit të terrenit) dhe mbase, pronar një Musa i dikurshëm./,

     GURTË E HAJATIT (v.), /Në këtë mal dikur kanë nxjerrë gurë të mëdhenj, “për hajate”, për skaje muresh etj.. Pra, gurë cilësor për ndërtim./,

     LISHKOC (vl.), /Në këtë mal dominon druri i lajthisë (bimë drunore frutore) – na tha informatori. Mbase fjalë që sllavishtja e kishte kalkuar ?./,

     MALI POZHARIT (l.), /Është mal afër lagjes së Pozharve dhe pronë e tyre, ndaj i mbeti ky emër./,

     MALI SADEVE (l.), /Sipas fj. s a d e që është ngurosur në shumë top. e mikrotop. të tjera të Cërmjanit./,

     MUHA (v.), /Kështu i quajnë malet ku gjendet edhe lokaliteti Muha./,

     RRAFSHTINA (jl.), /Janë male në terren të rrafshët, prej nga edhe emri./,

     SHELNJA E ROG’S DERVAR’VE (v.), /Edhe mali e kishte marrë emrin sipas një Shelneje (Shelgje) në lëndinën që quhet Roga Dervar’ve./,

     SHPATI GJAKOV’S (l.), /Dikur gjakovariu shitnin dru këtu, e sipas kësaj rrethane e kishte marrë emrin./,

     SHPATI SUK’S (vp.), /Mal që shtrihet në krahun lindor të Sukës së Cërmjanit./,

     SHPATI XHEP’S (l.), /Sipas një Xhepës së dikurshëm, mbase isht pronar i këtij malishpat./.

    

9. Toponimia e rrugëve:

 

     RRUGA BAL’S (l.), /Sipas një Balës së dikurshëm, i cili do ta ketë hapur këtë rrugë, apo do të ketë qenë nëpër prona të tij ?.  Kjo rrugë fshati lidh lagjet: Mahalla Plav’s me Mahallën e Lumës dhe me Kidajt./,

     RRUGA ELEZIT (vp.), /Rrugë mali, sipas një Elezit të dikurshëm, i cili e kishte çelur këtë rrugë./,

    RRUGA MURTEZIT (v. – l.), /Kjo rrugë lidh lagjen e Hasjanve me Lumajt dhe del te Ura e Kurhaskit. (Mbase do ta ketë hapur i pari personi  që quhej Murtez, apo do të ketë qenë nëpër prona të tij ?)./,

     RRUGA PËRSKËJ LIVADHEVE (j.), /Rrugë që lidh livadhet e malet, në këtë krah, dhe del në katundin Meqe të Dushkajës./,

     RRUGA PODIT SUK’S (j. - p. – v.), /Bjen kah top. Podi i Sukës. Në jug lidh me fshatra të Dushkajës dhe me Gjakovën. Po ashtu, kah perëndimi e veriu lidh me vendbanime të tjera të Dushkajës./,

     RRUGA PODRIMÇAK’VE (l.), /Kjo rrugë dikur lidhte Mahallën e Hoxhajve me Mahallë të Fush’s. Emri i mbeti ngase binte afër fushës dhe trojeve të familjeve të podrimçakëve të ardhur në Cërmjan./,

     RRUGA SADEVE (l.), /Pjesë e rrugës kryesore që lidh me katundin Rakovinë, në këtë krah./,

     RRUGA VNESHT’VE (vp.). /Kjo rrugë shpiente nëpër vreshta (vneshta) të dikurshme, prej nga i kishte mbetur edhe emri./.

 

10. Toponimia e ujërave (Hidronimia):

 

     DRINI BARDHË (l.). /Fragment i Drinit të Bardhë, krahu i djathtë i rrjedhës së mesme të tij, që bie nëpër një pjesë të territorit të Cërmjanit. Për shkak së shtrati i Drinit është më poshtë, toka e Cërmjanit që shtrihet buzë Drinit nuk mund të ujitet me ujin e tij./,

    PRRONI PUSTÎJAVE (v. – l.), /Ky përrua niset nga një krua në një lëndinë si dhe do puse që janë aty. Ng fj.  p u s-i, Përroni merr emrin Prroni Pustîjave. Pastaj, mbi këtë bazë janë formuar edhe top. e mikrotop. të tjera…/.

 

11.Toponimia e varreve:

 

    VORRET E KIDAJVE (l.), /Në këto varre varrosen pjesëtarët e familjes Kidaj, ndaj i quajnë kështu./,

    VORRET E MAHALL’S FUSH’S (l.), /Ngase janë të kësaj lagjeje. Në këto varre varrosen edhe Lumajt e Pozhart./,

    VORRET E PLAVAJ (vl.), /Sipas familjes Plava që varrosen në këto varre./,

    VORRET E XHAMISË (në qendër), /Varre në oborr të Xhamisë, ku varrosen pjesëtarët e Mahallës Hoxhaj dhe të Hasiqve./.

 

12. Toponime të veçanta:

 

    BUNARI ULIC’S (j.), /Bunar ky i moçëm i cili gjendet në oborr të shtëpisë së hoxhës që është imam i xhamisë së fshatit. Na thanë se ky bunar e ka ujin e mirë./,

    DARDHA XHAMISË (v.), /Dardhë e moçme në anën e përparme të Xhamisë (në oborr), e cila gjendet edhe sot./,

    JAZI MULLINIT BEGIT (vl. – l.), /Jaz që dikur çonte ujin nga Nalloga deri në Mulli të Begut, nëpër ara të Rakovinës dhe të Cërmjanit. Vendi ku nisej, ku ndahej uji në Dri të Bardhë, quhet Llugat e Kramavikut./,

    KISHA (jl.), /Janë gërmadhat e një kishe të vjetër. Ka varre të moçme përreth. Shihen aty gurët e varreve. Nuk dinë se të kujt janë, as të cilës kohë janë. Më sa dimë ne, ky lokalitet nuk është i gjurmuar as i studiuar./,

    MULLINI BEGIT (l.), /Mulli i vjetër, pronar i të cilit (dikur) ishte Xhemajl Beg Kryeziu nga Gjakova. Mulliri punonte me 5 gurë, me ujë që ndahej në Dri të Bardhë, në territor të Rakovinës./,

    NALLOGA MULLINIT BEGIT (vl.), /Digë që dikur ndante ujin në Dri të Bardhë, nëpërmjet të Jazit, nëpër territor të Rakovinës e të Cërmjanit çonte ujin në Mulli të Begit. Sipas kësaj rrethane u formua ky mikrotop./,

    SHELNJA BUNARIT (jl.), /Një Shelne e moçme në Mahallë të Fushës, para derës së Hasan Nel’s, i fisit Shalë, i cili e kishte mbjellë. Kjo Shelne është afër një bunari (pusi) aty, ndaj u formua ky emërtim toponimik./,

    SHKALLA KID’S (l.), /Shkallë e thjeshtë në gardh fushash, në një këmbësore, “për të rënë më trup”, në mes të pronave të familjes Kida dhe Puka./,

    URA KURHASK’VE (vl.), /Urë mbi Përronin e Pustijave, afër pronave të Kurhask’ve, ndaj i mbeti ky emër./,

    XHAMIA (Xhami në qendër të Mahallës së Hoxhajve, që e morëm si pikë orientuese me rastin e shënimit të tonimisë së territorit të katundit Cërmjan.), /Është Xhami e vjetër dhe ka disa katunde të Dushkajës në imamat të saj./.

    *    *    *    

    Cërmjani është vendbanim i tipit disperz, me lagje të shpërndara, ku vëllazëritë mbajnë këto patronime: Hoxha, Hasi, Kokalla, Ukshini, Kurhasku, Plava, Hasjant, Luma, Kida, Pozhart, Morava, Shala, Avdiaj, Curraj, Gjekaj, Hajdaraj, Murseli, Kurti, Puka dhe Bajraktari. Në lokalitetin e quajtur Muha kanë jetuar deri në vitin 1998 tri familje kolone malazeze: Babovi?, Fati? dhe Jekni?.

    Shënim: Para agresionit serb në vitet 1998 – ’99 Cërmjani kishte 360 shtëpi me rreth 3000 banorë shqiptarë dhe 3 shtëpi malazeze. Nga agresori serb u dogjën pothuajse të gjitha shtëpitë. Kanë shpëtuar vetëm 16 shtëpi. Janë shkatërruar edhe shtëpitë serbe. Është djegur dhe shkatërruar njëri objekt i Shkollës Fillore dhe objekti i Gjimnazit me dokumentacion shkollor. Është shkatërruar edhe Zyra e Vendit, shtëpia e kulturës, të gjitha dyqanet, Kooperativa Bujqësore, Posta është demoluar etj. Xhamia e fshatit e ndërtuar në vitin 1766, po ashtu është demoluar. Gjatë kësaj lufte, pjesa dërrmuese e popullatës së fshatit kishte mbetur e ngujuar si rob, një numër i vogël deportohet në Shqipëri, ndërsa shumë të rinj luftonin nëpër male e gjetiu. Nga Cërmjani janë vrarë 13 banorë, 9 dëshmorë dhe 1 person është i zhdukur.6)   

 

 

_______________
Referencat:

1) (Më 19.X.1995 isha për vizitë pune në Cërmjan të Dushkajës, për të vjelë toponiminë e territorit të këtij katundi, si dhe shënime të tjera. Me atë rast për informatorë pata burra moshash të ndryshme: Idriz (Murat) H o x h a (1923), Selman  P l a v a (1942), Lahë (Miftar) H o x h a (1944), të tre nga Cërmjani; si dhe: Arif  R a m a (1943), mësues nga Rashkoci, e Gani (Nekë) A l i a j  nga lagjja Kodrali (fqinjë), të cilët më shoqëruan dhe na ndihmuan. Ndërkaq, të dhënat për Cërmjanin dhe toponiminë e tij i plotësova me ndihmën e Zenel (Islam) S h a l ë s (1936), nga Cërmjani, i cili jeton në Pejë, në lagjen Dardania, më 17.XI.1995, në shtëpinë e tij në Pejë. Meqë këto shënime dhe toponimia e Cërmjanit mu dogjën gjatë Luftës së Kosovës (1999), u detyrova që këtë punë ta ripunoj, prapë me ndihmën e Ramiz (Ukë) H o x h ë s (1924), i lindur në Cërmjan (jeton në ish-Jabllanicë (Shqiponjë) të Dushkajës), më 12.VI.2005, në Pejë, si dhe të Zenel  S h a l ë s, më 1.IX.2005, në shtëpinë e tij në Pejë, për çka i falënderoj sinqerisht.  

2) Dr. J. O s m a n i, vep.cit., …, f.115.       

3) Po aty., f.115…

4) (Dr. M. O b r a d o v i ?, vep.cit. f. 322.)

5)  AVII, B. Kosovska operacija 1920/21, pov.; ASH “MKK”, d. 35, d. nr. 125-033, Letër nga Gjakova; Dr. Hakif B a j r a m i, Politika e shfarosjes… f.74.

6) Dr. J. O s m a n i, vep.cit. f.115 – 116. (Shih aty fusnotën 1.)

 

 

    5. TOPONIMIA E KATUNDIT DASHINOC

 

     a) Disa të dhëna dhe një historik i shkurtër i këtij vendbanimi

   

     Katundi Dashinoc bën pjesë në krahinën e D u s h k a j ë s  dhe territori i tij shtrihet në pjesën veriperëndimore të kësaj krahine. Ndërkaq, për qendër administrative, arsimore dhe kulturore, e ka Deçanin, larg të cilit është nja 10 kilometra (në anën lindore të tij). Dashinoci përkufizohet: Ratishin e Ulët (j.), Bardhaniqin dhe Maznikun (l.), Velikobaren – paralagje e Bardhaniqit (jl.), Broliqin e Kotradiqin (v.) dhe Lumbardhin (p.).

    Katundi DASHINOC  (serbokro. Dashinovac), thonë pleqtë (më tej: informatorët), është shumë i vjetër dhe se gjithhërë është quajtur kështu. Lidhur me të kaluaren e e hershme të katundit të tyre, në traditë të këtushme ruhet kujtimi: Dikur moti Dashinoci kishte pasur vetëm tri shtëpi, të gjithë shqiptarë, të besimit të krishterë. Paska qenë atëherë një banor me emrin Noc, për të cilin thonë se paska pasur qejf në mysafirë dhe se ata i ka gostitur duke iu therë nga një dash, e për këtë i ka mbetur edhe emri i katundit, pra nga DASHI i NOCIT.1)  Kjo që thonë informatorët ka mbështetje logjike dhe, na thotë mendja, se pikërisht në këtë burim duhet kërkuar dhe nxjerrë etimologjinë e trajtës së mirëfilltë të emrit të katundit Dashinoc. Sido që ta marrim: qoftë shqip – D a s h i n o c, qoftë serbokroatisht – D a s h i n o v a c, apo edhe të merren në shqyrtim trajtat (e mundshme) të zgjeruara: D a s h i  i  N o c i t (antrop. shtaze + antrop. njeriu) ose D a s h i  e  N o c i (dy antrop. (emra) njerëzish), s’do mend se bazë e këtij toponimi është antroponimi  D a s h-. 

      Antroponimet, patronimet dhe toponimet me bazën  d a s h  kanë shtrirje të gjerë, për çka mund të konsiderojmë se janë pasardhëse të trajtave të mirëfillta ilire “me rrënjorët mbase –d a s – d a z-,  d a x – (d a s h-) e deri te këto shqiptare dhe te të popujve të tjerë me rrënjën  d a s h-.” 2)   

      Për etimologjinë e toponimit Dashinoc na thotë mendja se ai mund të ketë prejardhjen edhe nga një sintezë e emrit dhe mbiemrit të ndonjë banori të kryehershëm: Dash Noci, sepse baza DASH sot gjallëron te antroponimet shqiptare  D a s h i  për meshkuj dhe  D a s h e j a  për femra, antroponime të marra prej emrave të botës shtazore.3) Duke folur për antroponimet me bazën  d a s h, studiues të kësaj fushe diturake pohojnë se antroponime të tilla sot më tepër përdoren nëpër vise të izoluara malore, ndër malësorë, por që janë si rezultat i përdorimit të tyre tradicional te ilirët dhe më vonë, gjatë mesjetës, te shqiptarët gjallërojnë edhe sot në bazën e patronimeve të shumta nëpër Kosovë dhe më gjerë. Prandaj, rrënjori i njëjtë qëndron edhe te emri i fshatit të anës së Gjakovës (Deçanit –S.R.H.) D a s h i n o c (D a š i n o v a c), e, ndoshta edhe në hidronimin  D e s h t i c a, që është emri i një lumi të krahinës së Hasit, kah Gjakova.4)    

     Nga sa u tha më lart, me një bindje bukur të sigurt, po përfundojmë se toponimi DASHINOC  është toponim kompozitor i krijuar nga antroponimet: D a s h  dhe  N o c, me rrjedhojë nga gurra e shqipes.

      Në vendin Te Kroni i Binakut, në një zabel, thuhet se ka qenë një kishë e vjetër, ku edhe sot ka shenja gurësh. Në vendin Lugu i Bunarit, flitet se aty ka qenë një mulli që ka bluar me katër gurë. Nëpër këtë vendbanim ka kaluar edhe rruga e njohur tregtare që lidhte viset e ndryshme shqiptare.5) 

     Në defterin e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1582, është i regjistruar si vendbanim me emrin Dodashinofc, me 16 shtëpi dhe 8 beqarë.6)

     Në shtesën e relatës së arqipeshkv Pjetër Karagiqit, të vitit 1725, në mes tjerash shkruan se në Zym dhe në Has misionar është don Pal Vukani, dhe këtij misioni i takon edhe fshati Dascinozzi me 5 shtëpi e 7 anëtarë.7)

     Me këtë emër është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1897 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

     Në vendin Lisat Binak, mbaheshin takime dhe kuvende të shumta të burrave dhe patriotëve shqiptarë dhe ishin marrë vendime të rëndësishme. Ky vend ishte i njohur edhe për qitje pushke, vend megdani, shenjtarie, sidomos gjatë dasmave etj.    

    Në këtë vendbanim autokton shqiptar në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 81 familje malazeze:

 

Selo Dašinovac 

 

SRCG (Nga RS e M. Të Zi):

 

Asanovi? Jovan

Bjelanovi? Radomir

Bjelanovi? Veli?ko

Bjelanovi? Milutin

Bagaš Miljan

Bulatovi? Milinko

Bulatovi? Gavre

Boji? Savo

Boji?i? Radoje

Boji?i? Božo

Boji?i? Mirko

Babovi? Tomica

Vukovi? Spasoje

Vuli? Vu?eta

Vuli? Ljubomir

Vuli? Radun

Vlahovi? Marija

Dabeti? Simo

Vulevi? Vukajlo

Vešovi? Mitar

Vuki?evi? Marko

Gojkovi? Ilija

?uriši? Marija

Živaljevi? Andrija

Živaljevi? Radun

Živaljevi? Milija

Ivanovi? Vuko

Ivanovi? Veliša

Ivanovi? Miloš

Kruš?i? Radisav

Kneževi? Stanko

Laki?evi? Mihailo

Laki?evi? Jovan

Markovi? Radun

Markovi? Jovan

Markovi? Nikola

Mi?ovi? Aleksandar

Martinovi? Mihailo

Mir?i? Mileta

Niki? Božidar

Ognjanovi? Vukman

Petrovi? Golub

Periši? Petar

Perovi? Radoje

Radunovi? Batri?

Radunovi? Vidak

Radunovi? Mili?ko

Radunovi? Dragi?

Radunovi? Novo

Radunovi? Mileta

Ra?i? Radivoje

Rako?evi? Bogi?

Rako?evi? Miraš

Rako?evi? Mito

Rako?evi? Radivoje

Rako?evi? Mitar

Rako?evi? Tuto

Radoševi? Staniša

Raketi? Milan

Raketi? Drago

Semeder Ilija

Semeder Savo

Semeder Mile

Stojanovi? Marko

Seli? Milinko

Spalevi? Milovan

Rako?evi? Mihailo

?elebi? Luka

?elebi? Ilija

Ugrenovi? Bogdan

Šukovi? Bogdan

Šukovi? Matija

Šukovi? Otaš

Š?epanovi? Spasoje

Š?epanovi? Miloš

Š?epanovi? Jokan

Š?epanovi? Novelja

Š?epanovi? Bogdan

Stijovi? Gavro

Stijovi? Milun

Stijovi? Miloš 8)

      Sipas një të dhëne, kolonëve të ardhur, pushteti, përveç pronave tokësore të dhëna, e kishte detyruar një kohë popullatën vendëse shqiptare që t’i mbante nëpër shtëpi dhe me ushqime, derisa ua kanë ndërtuar shtëpitë. Kolonët nga popullata kishin marrë edhe ushqimin e gatshëm nëpër ara, si: misrin, fasulen etj. Kështu populli kishte rënë në varfëri të madhe saqë kishte qenë i detyruar të lypë ushqim nga fshatrat e tjera dhe nga miqtë. Kolonët ishin shpërngulur në vitin 1941, por ishin kthyer prapë në vitin1946-47. Shtëpitë e tyre të shkatërruara popullata kishte qenë e detyruar t’ua ndërtojë me shpenzime të veta, duke bartur lëndë druri nga alpet shqiptare, kishte prerë qerpiçë etj.

     Shënime statistikore tregojnë se Dashinoci: në gjysmën e dytë të shek. XIX kishte 10 shtëpi shqiptare; në vitin 1918 – 15 familje me 216 banorë shqiptarë; në vitin 1821 – 7 shtëpi me 73 banorë; në vitin 1948 – 77 shtëpi me 382 banorë; në vitin 1961 – 79 shtëpi me 400 banorë (109 shqiptarë, 291 malazez); në vitin 1971 – 75 shtëpi me 4o5 banorë (184 shqiptarë, 13 serbë, 2o6 malazez, 2 të tjerë); në vitin 1981 – 55 shtëpi me 419 banorë (299 shqiptarë, 6 serbë, 114 malazez).

      Me emrin e katundit Dashinoc gjeta të jenë të lidhura disa toponime të territorit të tij, si: KRONI DASHINOCIT, PËRRONI DASHINOCIT, PËRRONI LUGIT DASHINOCIT, ndërsa në katundet përreth kam shënuar: Rruga Dashinocit, Drumi Dashinocit, Malet e Dashinocit etj. Banorët e hershëm të këtij katundi, më vonë, nga besimi i krishterë paskan pasë kaluar në atë islam (pjesa dërmuese, por paska pasur rast që gjysma e anëtarëve të një familjeje të jenë të besimit katolikë, e gjysma tjetër të kenë përqafuar fenë myslimane. Tash në Dashinoc shqiptarët janë të të këtyre dy besimeve por, thonë informatorët, pjesa më e madhe e banorëve të konfesionit katolik, janë të ardhur nga katunde të tjera, si: familja e Tahirfazlive – nga Bardhaniqi; Familja e Smajl Kabashit – nga Zhabeli etj.

     Banorët më të vjetër të Dashinocit ishin ata të familjes së Keçan Sadikut, dikur të njohur. Ndërkaq, serbët dhe malazeztë, këtu i kishin prurë në kohën e kolonizimit.9) Shqiptarët janë të besimit mysliman dhe të besimit katolik, me një familje të fisit Thaç e një të fisit Shalë. Serbët e malazeztë janë ortodoksë. Ceremonitë fetare, shqiptarët e krishterë, i bëjnë në Kishën e Becit, ndërsa të vdekurit i varrosin në Varreza të Bardhaniqit. Shqiptarët e besimit islam ceremonitë fetare i bëjnë në Xhaminë e Pozharit, e të vdekurit i varrosin në varrezat e tyre në Dashinoc, të quajtura Vorret e Qarrit. Serbë dhe malazias që jetojnë në Dashinoc, ceremonitë fetare i bëjnë në Manastirin e Deçanit, kurse të vdekurit i varrosin në varrezat e tyre këtu në Dashinoc, të cilat, shqiptarët i quajnë Vorret e Shkive. Shqiptarët e këtij katundi lidhjet martesore kryesisht i bëjnë me katunde të krahinës së Rekës dhe të Dushkajës.

     Dashinoci sot (kupto: në vitin 1989) ka rreth 40 shtëpi, prej të cilave 7 janë të familjeve malaziase, 1 serbe, e të gjitha të tjerat janë shqiptare.10) Është interesant se edhe pse shtëpitë janë të shpërndara nëpër lagje, këtu nuk gjeta të ketë emërtime lagjesh, gjë që, mbase, flet vetëm për një zgjerim të një familjeje të vetme të dikurshme.

     Popullata e katundit Dashinoc kryesisht jeton nga bujqësia dhe blegtoria, Territori i këtij katundi karakterizohet me sipërfaqe të mëdha malesh, ndërsa toka e punueshme ujitet me Kanalin që vjen nga Bistrica e Deçanit dhe me ujin e dy përrojeve, të cilat në këtë territor formohen nga burimet e ujit.

     Kur qëndrova në Dashinoc, për qëllime studimore, në vitin 1989, vërejta se këtu transformimi dhe bashkëkohorja ecin me hapa të ngathët: shkollimi i dobët, jeta kulturore nuk zhvillohet fare, pa asnjë objekt të infrastrukturës, madje as ndonjë shitore nuk ka; nxënësit i vijojnë mësimet në shkollën fillore në Ratishë të Ulët.

     Gjatë vjeljes së toponimeve të territorit të katundit Dashinoc, për pikë orientuese mora mikrotoponimin Kroni Dashinocit, i cili gjendet në mes të katundit. Ishte i lënë pasdore, i pameremetuar, por që ende përdoret për ujë të pijshëm, kryesisht nga kalimtarët e rastit. Për këtë krua informatorët thonë se është shumë i vjetër dhe se uji i tij po ardhka nga Bjeshkët e Gjeravicës. Këtë bindje që ruhet në traditë të këtushme rreth këtij kroi, ata e forcojnë me një të dhënë se “njëherë nga ky burim paska dalë një boçë pishe, që ka ardhë nga bjeshka...”

       Në vazhdim po paraqesim, të mbarështruar, materialin toponimik të vjelë në katundin Dashinoc të Dushkajës, ku për informatorë pata: Hamëz (Arif) Vataj (1918), analfabet dhe Rexhep (Ramë) Vataj (1938), me profesion mësues. Të dy të një familjeje, nga Dashinoci, të fisit Berishë.

     

      b) Lënda toponimike e vjelë në terren

     

      1. Toponimia e arave:

 

     - ARA RAZ’S (j.), /Emri i kishte mbetur sipas pronares së dikurshme – Razës./,

     - ARAT E KODRËS QARRIT (jl.), /Gjenden afër Kodrës së Qarrit, ndaj iu mbeti ky emër./,

     - ARAT E LLUG’S MARAV’S (l.), /Thuhet se emri iu mbeti sipas një lloj misri – M a r a v ç  që është kultivuar në këto ara. Mirëpo, na thotë mendja se a mos, në ndonjë kohë, të ketë jetuar këtu ndonjë banor i anës së Moravës, apo i Cërmjanit të Dushkajës, ku edhe sot gjallon patronimi Morava, e që sipas kësaj t’iu ketë mbetur emri këtyre pronave (?)/.

 

 

      2. Toponimia e kodrave:

 

     - KODRA AMANIT (l.), /Sipas një lloj bime – Aman që del në to, thonë se iu mbeti emri./,

     - KODRA KRONIT (p.), /E quajnë kështu vendësit këtë kodër sipas një kroi që është aty afër./,

     - KODRA QARRIT (jl.), Kjo kodër quhet kështu ngase në të është një lis i madh – qarr, shumë i moçëm./,   

     - KODRA RREZES (v.), /Ngase gjithmonë i bie rrezja e diellit, e quajnë kështu./.

 

 

     3. Toponimia e krojeve:

 

     - KRONI DASHINOCIT (gjendet në mes të katundit). Gjatë vjeljes së toponimeve të këtij katundi, si pikë orientuese e patëm marrë këtë krua, për të cilin më thanë se është shumë i vjetër. Ishte i pameremetuar, por që vazhdon të përdoret për ujë të pishëm, kryesisht nga kalimtarët e rastit./,

     - KRONI MHILLIT (p.), /Gjendet në livadhin e quajtur Livadhi Mhillit, ndaj e quajnë kështu edhe kroin./,

     - KRONI NUE GJERGJIT (l.), /Këtë krua mbase do ta ketë ndërtuar (çelur) njëfarë Ndue Gjergji, sipas të cilit i ka mbetur edhe emri./,   

     - KRONI ZEFIT (l.), /Mbase sipas emrit të këtij pronari të dikurshëm./. 

 

 

    4. Toponimia e lagjeve: /Në Dashinoc nuk kishte emërtime të lagjeve./.

 

    5. Toponimia e lëndinave:

 

   - LEDINA KUSARIT (jl.), /Mendohet se emri i mbeti sipas patronimit të zotërive të dikurshëm nga Gjakova me mbiemrin Kusari./,

   - LEDINA TOM’S (jl.), /Sipas pronarit të dikurshëm me këtë emër./,

   - LEDINAT E BUTAJ’S (v.), /Emri iu mbeti sipas tokës së butë që kanë (b u t: ë – b u t a j ë)./,

   - LEDINAT E IMER SY’S (vl.), /Këto lëndina dikur kishin qenë mal, por thuhet se familja e njëfarë Imer Sylës nga Mazniku i ka çelë dhe shndërruar në tokë të punueshme, e më vonë prapë kanë mbetur lëndina – djerrina./.

 

    6. Toponimia e livadheve:

 

   - LIVADHET E CEN’ REXH’S (l.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm./,

   - LIVADHI DARDH’S (jp.), /Thuhet se në këto livadhe ka qenë dikur një dardhë e vjetër, ndaj iu mbeti ky emër./,

    - LIVADHET E LUGIT PËRPJEË (p.), /Shtrihen në lugun e quajtur Lugi Përpjetë, ndaj edhe livadhet e morën këtë emër./,

    - LIVADHET E RRAHIJEVE T’NIK’ REXH’S (p.), /Emri iu mbeti sipas fjalës  r r a h  dhe një Nikë Rexhës së dikurshëm./,

    - LIVADHET E LUGIT TEPOSHTË (l.), /Quhen kështu sepse shtrihen në lugun me emër Lugi Teposhtë. Shtrihen buzë Përronit dhe vazhdojnë kah rrjedha e poshtme e tij./,    

    - LIVADHI DUDIT (j.), /Vendësit e quajnë kështu këtë livadh, ngase dikur paska qenë në të një dud (lloj peme)./,

    - LIVADHI SADRI HAJDARIT (p.), /Mbase sipas këtij pronari të dikurshëm./,

    - ZHAVARINAT E KOL’ NOUT (p.), /I quajnë kështu ngase në këto livadhe del një bar me emrin Shavar (këtu: Zhavar) dhe se dikur kanë qenë të këtij pronari./.

 

    7. Toponimia e lugjeve:

 

    - GRYKA ZEFIT (l.), /Sipas emrit të pronarit të dikurshëm që quhej Zef dhe rrethanës së ky lug ka formën e grykës./,

- LUGI QURRSHISË (vl.), /E quajnë kështu sipas qershive (bimë drunore frutore – lloj peme) që ka nëpër këtë lug./,

- LUGI VERRAVE  (vp.), /Sipas verrave (lloj druri) që ka në këtë lug./,

    - LUGI VORREVE (p.), /Thuhet se në këtë lug dikur ka pasur varre, mirëpo informatorët nuk mbajnë mend as farë gjurmësh të varrezave në këtë lug./.

 

    8. Toponimia e maleve:

 

    - MALI LISIT BINAK (v.), /Sipas një lisi dydegësh (binak, - nga bi = dy) të vjetër që ishte në këtë mal./,

    - MALI LLUG’S KRONIT (p.), /Sipas kroit që gjendet në këtë mal dhe ngase është mal i dendur, - l l u g:a./,

    - MALI LLUG’S MARAV’S (l.), /Gjendet afër top. Arat e Llug’s Marav’s. (shih shpjegimin atje./,

    - MALI ZHAVARINAVE (p.), /Sipas Shavarit (këtu: Zhavar) – lloj bime barishtore, që del në aty afër./.

 

    9. Toponimia e rrugëve:

 

    - RRUGA GJAKOV’S (jl.), /E quajnë kështu këtë rrugë sepse çonte për në Gjakovë, kah katudet Rakoc e Radoniq./,

    - RRUGA KODRËS QARRIT (jl.), /Kjo rrugë lidhte katundin Dashinoc me Rakocin dhe Radoniqin, ndërsa tash me Liqenin artificial “Radoniqi”. Ngase binte nëpër toponimin Kodra Qarrit, quhet kështu./,

     - RRUGA RATISHIT (j.), /Kjo rrugë çon në katundin Ratishë të Dushkajës, ndaj e quajnë kështu./,

     - RRUGA SPAHIVE (p.), Kjo rrugë lidh katundin me toponimin Livadhi Lugit Përpjetë. Emri do t’i ketë mbetur sipas spahinjve të kohës së Turqisë./,

 

    - RRUGA SHPATIT KODRAVE (v.), /Rrugë që lidh Dashinocin me Deçanin (nëpër katunde të tjera të këtij krahu) në perëndim, me Maznikun në lindje dhe me Kotradiqin (e Lugut të Baranit në veri. Bie nëpër Shpat të Kodrave, ndaj i mbeti ky emër./.

    

    10. Toponimia e ujërave (hidronimia):

 

    - PRRONI DASHINOCIT (v.), /Ky përrua formohet nga burimet e ujit në Livadhin e Lugit Përpjetë. Përdoret për ujitje dhe, përgjatë tij, fushën e bën të pëlleshme./,

    - PRRONI LUGIT DASHINOCIT (j.), /Ky përrua po ashtu formohet prej burimesh e prroskash, në krahun e sipërm të katundit Dashinoc dhe, vazhdon kah katundi Bardhaniq e më tutje nëpër Dushkajë, deri në derdhjen e tij në Bistricë të Deçanit, në katundin Jabllanicë. Përdoret për ujitje, për bagëti dhe nevoja të tjera.

 

   11. Toponimia e varreve:

 

    - VORRET E QARRIT (jl.), /Janë këto varret e këtij katundi ku varrosen shqiptarët e besimit islam. Quhen Vorret e Qarrit ngase, në atë lëndinë, përreth ka qarra (lisa të këtij lloj druri.),

    - VORRET E SHKIVE (vp.), /Kështu quhen do varre në Dashinoc në të cilat varrosen malazeztë kolonistë. Ndaj, po tumirim mednimin se: Vorret e Shkive do të thotë vorret e sllavëve. Ndërkaq, fjala  s h k a  lat.  s c l a v u s, nëpër fazat  s h k l a, e pastaj varësisht nga zhvillimi i grupit SHKJA, SHQA, SHKA.11) Pra, mendojmë se trajta e fundit   s h k a  tek shqipfolësit nuk ka hyrë në përdorim për ndonjë qëllim pejorativ a përbuzës, por është rezultat i zhvillimit të gjatë historik të kësaj fjale./.

   

   12. Toponime të veçanta: 

 

    - GURI SPAHIVE (p.), /Ky mikrotoponim (ndoshta aty ka qenë ndonjë gur) dikur ka shërbyer si shenjë, si mezhdë, në mes të rajoneve të katundeve: Dashinoc, Pozhar dhe Llukë. Mbase mundt të ketë mbetur ky emërtim sipas zotëruesve të dikurshëm (Spahitë, në kohën e spahillëqeve gjatë sundimit osman), apo spahitë (zotërues) nga Gjakova a Peja, ku edhe sot gjallëron ky patronim./,  

    - LISI BINAK (v.), /Ka qenë një lis i vjetër dydegësh (binak). Në traditë thuhet se dikur banorët e këtushëm i kanë qitë (mbështetur) rrasat e gurit në këtë lis dhe nga Ledina e Katunit kanë qitq në shenjë. Po ashtu nën hijen e këtij lisi janë mbajtur tubime dhe kuvende burrash edhe në nivel të rajoneve: Dushkajë, Rekë dhe Malësi./,

    - LISI KIVE (p.), /E qujanë kështu këtë mikrotop. ngase dikur kishte qenë një lis, e afër tij, në lëndinë, ndaleshin njerëzit që vinin me qerre të qeve (kieve) të ngarkuar me dru, që i merrnin nëpër male të Dushkajës./,

- LLOÇI BAGASHVE (j.), /Në rrugën që çonte për në Deçan, afër shtëpive të familjes

kolone malazeze – Bagashi, gjithmonë mbante  l l o ç shumë (baltë), ndaj këtij vendi i mbeti ky emër./.

 

         *  *   *

       Ky material toponimik i vjelë në terren po qe se kundrohet në rrafshin fjalëformues, atëherë mund të thuhet: 1. Se vetëm emri topik DASHINOC është i tipit  k o m p o z i t o r (na duket nga: DASH + NOC), i sajuar nga emër + emër. (Format  D a s h i  dhe  D a s h a n i n i  përmenden më 1485 në fshatrat e atëhershëm Balozi (Balvezi – i Shqipërisë Veriore), Lepovaça dhe Jednosh (diku te Peja).12) ; dhe 2. Pothuaj të gjitha mikrotop. dhe makrotop. të territorit të katiundit Dashinoc, janë  t o p o n i m e  -  t o g f j a l ë s h a  të sajuara kryesisht nga emër + emër në rasën gjinore, dhe togfjalësha emër + mbiemër cilësor. Ndërkaq, në pikëpamje semantike, këto toponime ishin të krijuara sipas ndikesave të disa faktorëve e rrethanave: a) Sipas emrit ambiemrit të zotëruesit të dikurshëm, apo kryefamiljarit: ARA RAZ’S, KRONI MHILLIT, LEDINAT E IMER SYL’S, KRONI NUE GJERGJIT LIVADHET E CEN’ REXH’S etj.; b) Sipas ndonjë toponimi tjetër afër të cilit gjendet: ARAT E KODRËS QARRIT, RRUGA SHPATIT KODRAVE, KODRA KRONIT; c) Sipas ndonjë bime barishtore a drunore: KODRA AMANIT, KODRA QARRIT, LIVADHI DARDH’S, LIVADHI DUDIT, LUGI QURRSHISË, MALI ZHAVARINAVE etj.; ç) Sipas ndonjë patronimi të dikurshëm apo të mëvonshëm: GURI SPAHIVE, LLOÇI BAGASHVE etj. dhe d) Sipas pozitës gjeografike: LIVADHET E LUGIT PËRPJETË, LIVADHET E LUGIT TEPOSHTË etj., që siç shihet – janë emërtime të gurrës shqipe.                    

     

     *   *   *

     Shënim: Popullata e këtij fshati, sikurse edhe e shumë fshatrave të tjera, kishte pësuar mjaft, e sidomos familja Binaku, ku gjatë sundimit osman (Sulltan Hamidit) u dogj shtëpia e Osman Hajdarit, pastaj në vitin 1912 u dogj shtëpia e Ramë Binakut, në vitin 1915, prapë nga ushtria austriake, më 1922 e dogji Serbia, kurse tash, më 1998, e dogjën prapë forcat policoro-ushtarake serbe.    

     Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, në këtë vendbanim jetonin 1 banor serb dhe 50 malazez. Banorët shqiptarë e kishin bojkotuar regjistrimin.

    Para agresionit ushtarako-policor serb, në vitin 1998-99 fshati kishte 44 shtëpi shqiptare dhe 7 shtëpi kolone malazeze. Më 9 shtator 1998, po nga ky agresor, u dogjën e u shkatërruan 40 shtëpi, ndërsa më 6.03.1999 u dogjën edhe 2 shtëpi. U shkatërruan edhe shumë objekte përcjellëse. Më 1997 u morën ditarët e Shkollës Fillore të Maznikut, që ishin të strehuar në këtë fshat. Në vitin 1998 janë vrarë 2 të rinj, ndërsa në vitin 1999 u vranë e u masakruan 2 meshkuj dhe 1 plak. Nga ky fshat janë të zhdukur 3 persona. Në prill të vitit 1999, shumica e popullatës u deportua në Shqipëri, disa në Maqedoni, kurse disa mbetën në frontet e luftës.13)

 

 ___________________

  Shënimet:

1) Kallëzim i informatorëve: Hamëz V a t a j (1918) dhe Rexhep V a t a j (1936) nga Dashinoci, më 1. II. 1989, në shtëpinë e tyre në Dashinoc.

2) Rexhep D o ç i, Baza ilire – shqipe DAS: - DASH – në funksion të antroponimeve, patronimeve dhe toponimeve, “Fjala” e dt. I. V. 1987, Prishtinë, f. 13. (më tej: Punimi i cituar),

3) Palok D a k a, Vëzhgime mbi emra vetjakë të ardhur nga leksiku i përgjithshëm i shqipes, “Përparimi” nr. 6, Prishtinë, 1971, f. 460.

4) R. D o ç i, Punimi i cituar, Po aty.

5) Dr. J. O s m a n i, Vep. cit.,…. f. 271.

6) TKD, Ankara, nr. 59. Defteri i Sanxhakut të Shkodrës, hulumtuar e deshifruar nga Mr. I. Rexha, nëntor 2001.

7) (Frok  Z e f i, Arqipeshkvnija…, f.272.)

8) Dr. M. O b r a d o v i ?, Vep. cit. …, f. 314.)

9) Kallëzim i  i n f o r m a t o r ë v e..., shih, në fusnotën 1.

10) I n f o r m a t o r ë t..., Si në fusnotën 1.

11) Rexhep I s m a j l i, -Diskutimet, në Onomastika e Kosovës, Prishtinë, 1979, f.587.

12) Selami P u l a h a, Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, të vitit 1485, Tiranë, 1974, f.157, 256, 305.

13) Dr. J. O s m a n i, Vep. cit., …, f. 272 – 273.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx