E diele, 28.04.2024, 05:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Poezia si metaforë e lirisë

E hene, 05.04.2010, 06:59 PM


POEZIA SI METAFORË E LIRISË

 

Dy fjalë për librin poetik „Njëqind vjet pritje“ të Azem Xhafollit

 

Nga Dibran Demaku

 

Azem Xhafolli vjen para lexuesve me librin e tij të dytë poetik me titull:“njëqind vjet pritje”.Dhe nëse libri i tij i parë me titull:“Pak më shumë se një rreze“ ishte i përbërë nga poezi për të rritur dhe për fëmijë,ky që kemi për temë trajtimi është i tëri me poezi për të rritur.Dhe jo vetëm kaq.Lirisht mund të thuhet se në librin e vetë të dytë Xhafolli vjen me një stil më të përsosur si në formë shtu edhe në përmbajtje.Tek ky libër vërehet përvoja që ka fituar ky autor tashmë në shkrimin e poezisë.

Dhe që nga titulli i librit,lexuesi mund ta kuptojë se ky libër poetik është një metaforë për lirinë e pritur një shekull,gjer tek drita e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.Më shumë se kaq nuk do të mund të thonte autori me këtë titull sa të thjeshtë aq edhe të bukur për një çast sa krenar aq edhe madhor të historisë sonë kombëtare.

Libri përbëhet nga katër cikle:“Në çdo pëllëmbë të atdheut“,“Maleve u doli loti“,“Kujtime nga Bllaca“ dhe „Ëndrra ime“.Secili nga këto cikle mund të lexohet veç e veç dhe poezitë e secilit cikël përbëjnë një veçanti,por që pastaj sikur e plotësojnë njëri –tjetrin për t`i dhënë gjak e jetë këtij libri.Motivet e librit poetik të Xhafollit janë të ndryshme,por që dominojnë motivi patriotik,motivi i mërgimit si dhe motivi i dashurisë.

Edhepse cikli „Ëndrra ime“ është cikli i fundit i librit megjithate ne do ta përmendim të parin ciklin në fjalë.Dhe atë jo pa qëllim.Themi kështu sepse ky cikël fillon me poezinë e bukur dhe artistikisht të realizuar e që titulli i poezisë në fjalë përkon edhe me vetë titullin e librit“Njëqind vjet pritje“.Dhe poezia në fjalë thotë:Njëqind vjet pritje/Për një pikë ujë/Buzët tona të thara/Kujtimet tona të lagura/Lumi përseri do të rrjedhë/Dhe zemrat do të takohen/ Në të njejtin breg.

Dhe në këtë pritje njëqindvjeçare,që në të vërtetë nuk ishte një pritje klasike,por që në këto njëqind vjet kishte luftëra dhe përpjekje të vazhdueshme të komnit tonë për liri dhe pavarësi të atdheut tonë-Kosovës.Dhe në këtë pritje njëqindvjeçare të lirisë dhe për lirinë e atdheut do të binin ata që me rënien e tyre do të bëheshin themel dhe dritë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.Dhe penda e autorit për ata,për dëshmorët e kombit do të shkruaj:Homazh për të rënët-Liri nisu nëpër të gjitha rrugët e atdheut/Dhe përqafoji të gjitha lulet e dëshmorëve/Dhe permendoret/Liri nisu prej Skënderbeut/Dhe mos i pyet për plagë/ Sepse kjo tokë/ Kurrë nuk është mposhtur/ Shumëherë me gjak është lagur/Me dhembje e krenari/Të rënët i kujtojmë/ Ata dritë i dhanë atdheut/Dhe Diellit/ Kurrë nuk i harrojmë.

Poezi me motivin patriotik në këtë vëllim poetik ka edhe më.Ne i zgjodhëm vetëm dy,ndërkaq i mbetet lexuesit që duke lexuar librin t`i gjejë të tjerat.Ata janë aq të realizuara saqë lexuesi do t`i lexojë e rilexojë.

Motivi tjetër dominues tek ky vëllim poetic është edhe ai I mërgimit.Mërgimi,kjo plagë e vjetër,që kombin tonë e përcolli me vite e shekuj e deri në ditët tona ka nxitur shumë pena krijuesësh që të shkruajnë për te.Kjo plagë e vjetër do ta trazojë edhe shpirtin e poetit dhe Xhafolli do të shkruajë:Kurbeti është kafaz i mbyllur-Kurbeti ah kurbeti/Është kafaz i mbyllur/Edhe për ëndrrat e mia/Një copë të jetës e kam të lagur/Kurbeti ah kurbeti/Është kafaz i mbyllur në dorë të huaj/Shpesh ëndrrat ma prishin gjumin/Edhe lotin e kam të përlotur/Kam harruar si duken rrobat e lumturisë…

Siç e cekëm edhe më lartëtek ky vëllim poetik e hasim edhe motivin e dashurisë.Dhe edhe ky motiv këtu inkorporohet bukur dhe këtij vëllimi poetik sikur i jep një shtytje kah e bukura e që në këtë rast është dashuria.Dashirisë i kanë kushtuar vargje të gjithë poetët e botës,sepse dashuria është ndjenjë e bukur njerëzore.Dhe duke ju referuar kësaj edhe poeti Xhafolli do të shkruajë për dashurinë,por në stilin e tij krejt të veëantë:Te fontana-Te fontana me dashurinë time u takova/Gishtit të saj të bukur unazën e zemrës/ Ia dhurova/Nëpër qytet dorë për dore shëtita/E bukur ishte mbrëmja/Dhe shumë e bukur dita…

Para se t`i përfundoj këta rreshta për këtë vëllim poetic edhe një porosi për lexuesin:Unë e lexova vëllimin poetik të Azem Xhafollit“Njëqind vjet pritje“.Përshjtypjet e mia i dhash duke cituar tri-katër poezi.Ndërsa lexuesve u mbetët që ta lexojnë vet librin.Nën kopertinat e këtij vëllimi ka edhe shumë poezi të tjera të bukura.Mbetet që lexuesit ta lexojnë dhe të binden pë këtë që u tha më lartë.Ndërkaq autorit Xhafollit i urojmë që edhe më tutje me penden e tij të na dhurojë edhe vëllime të tjera po kaq mbresëlënëse.

Dhe krejt në fund edhe diçka.Azem Xhafolli në Gjermani ku jeton e punon përveq si poet njihet edhe për

Diçka tjetër:Ai tash sa vite e ushtron me mjaft sukses profesionin e edukatorit.Ai fëmijëve shqiptarë ua mëson ABC-në që ata mos ta harrojnë gjuhën e nënës.Përveq kësaj ai fëmijëve shqiptarë ua mëson edhe historinë kombëtare,që mos të harrojnë se kush janë dhe nga vijnë,ua mëson gjeografinë e atdheut-Kosovës,që ata të ndihen krenarë me atdheun e tyre dhe të të parëve…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora