E shtune, 27.04.2024, 04:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Lamtumirë Flamur Micko, piloti dijedashës

E marte, 06.04.2010, 09:56 PM


Në vend të nekrologjisë

 

Lamtumirë Flamur Micko, piloti dijedashës

 

Nga Albert Zholi

 

Ajo e shtunë s’më hiqet nga mendja. Tek lokali “Tepelena” mbrapa ekspozitës “Shqipëria sot” teksa ndahesha me disa miq poetë dhe shkrimtarë dëgjoj një zë të fortë por të ëmbël që më thotë:

-Dale more djalë. Më prit pak. Ai zë sikur më mori fuqinë e ecjes dhe më shtangu. Ndalova. Para meje qëndoi një burrë simpatik, me trup prej atleti, me një palë mustaqe të shkrurtra që i shkonin shumë fytyrës së tij të bukur. Dukej si komitët e Cerçis Topullit, nga ajo pjesa e kënduar e çetës së trimave. Nqs do ti hiqje kapelen republike që e kishte vënë në kokë çapkënçe dhe në vend të saj ti vendosje kapelen tradicionale të Cerçizit, ai të ngjasonte me një komit të kohës moderrne. I kishin lezet ato mustaqe, ndërsa fjala që nxirrte nga goja i dukej si tingull kënge.

-Ke dy minuta kohë për mua pilotin e vjetër,  të të llafos për një librin tim?-më tha dhe më hodhi krahun. Dukej e ngrohtë ajo dorë, në atë ditë të ftohtë. Si vetë fjala e tij edhe dora. Të gjithë në këtë kohë kemi nevojë për fjalë dhe dorë si të atij, të ngrohtë….A ka ngrohtësi në zemrat shqiptare në këta vjet të tranzicionit të pambarimtë, akullnajë?.

-Kam- i thashë , mund të flisni dhe u mundova të buzëqesh.Ai ndërkaq nxori nga xhepi i palltos një libër. Titullohej “Midis qiellit dhe tokës”.

-Eshtë libri im-më tha. Një jetë të tërë pilot. Një jetë të tërë mes pilotëve. Eh, sa gjurmë kanë lënë pilotët tanë. Ata janë shqiponjat ajrore të tokës. Merre këtë libër dhe dua të botosh diçka në gazetat që ti punon. Në gazetën Telegraf dhe atë Labëria. Të parën e kam si kafenë e mëngjesit, se është fjala e së vërtetës. “Labërinë” e marr se tek ajo copë Shqipërie kam marrë udhën e jetës. Këto janë gazetat e para. Jeta është një valle e bukur, që ka fillim dhe mbarim. Por këtë valle duhet ta dimë ta hedhim-dhe më përqafoi duke ecur si një sportist me trupin drejtë”. E shihja dhe nuk e besoja atë vrull njeriu që nga mënyra e të ecurit dukej si  një 50-vjeçarr që përgatiste ende pilotë. Kam besim tek ti, bë çtë duash!- u kthye dhe më tha kur ishte disa dhjetra metra larg.

 

E shtunë

Mesditë. Celulari lëshoi tingullin e tij të fortë. Në ekran doli emri i poetit Lirim Deda.

-Albert, o djalë !- dhe zëri tij si asnjëherë tjetër doli si i shuar, pa ato fjalët e tij të bukura, poetike, optimiste. Diçka kish gjyshi (se kështu do që ti flas).

-Cfarë ke gjysh? Fol të lutem! Në vesh më vinin ngashërima. S’doja ta besoja. Gjyshi diçka kish. Diçka të rëndë, se ai se jep kollaj veten. Miqtë që më shoqëronin e ndjenë shtangien time. Si duket u preva në fytyrë. Fol, gjysh, fol-i them…

-Ai duket sikur pinte lotët, që të mos e shpërndante dhimbjen, por ta mbante brenda vetes së tij. Se kështu janë poetët. Dhimbjen e mbajnë, vetë ndërsa gëzimin e vargjeve, ua bëjnë peshqesh njerëzisë…

-Flamur Micko vdiq. U aksidentua. Vdiq dhe në xhepa mes të tjerash i gjetën dhe një gazetë. Ai e donte shumë shtypin dhe librin. Jetën ja mori një makinë. Kaq tha. Celulari nga ana tjetër u mbyll plot dhimbje. Ndërsa unë ngela me celularë në vesh kudhedi për sa minuta, në pritje të ndoshta të një lajmi më të mirë.

Një shqiponjë më pak…

Kur je jashtë shtetit edhe qielli të duket ndryshe. Sikur se ka atë kaltërsinë e qiellit shqiptar. Qielli jonë është më i bukuri në botë. Zoti e ka bekuar vendin tënë, sepse e ka vënë në qëndër të botës. Mes diellit dhe deteve, mes lumenjve dhe maleve, mes burimeve dhe pemëve. Por i ka dhënë një qiell ndryshe. Këtë qiell më mirë dinë ta pëshkruajnë pilotët. Pilotë si Flamur Micko. Ai e deshi qiellin e Shqipërisë më shumë se veten. Ai se kuptonte dot jetën pa këtë qiell. Zemra e tij ishte qielli i Shqipërisë. Ai përgatiti me qindra e qindra pilotë duke u thënë: “Bij, ju jeni të privilegjuar. Ju jeni pjesa më e veçantë e rinisë shqiptare. Ju jeni shqiponjat e ajrit. Ju jeni siguria e atdheut. Jeni mburoja e kokës së mëmës Shqipëri. Jeni pjesë e diellit gjatë ditës dhe pjesë e Hënës gjatë natës. Ju jeni midis qiellit dhe tokës. Këtë privilegj pak kush e ka. Ndaj vlerësojeni”.

Ai iku…

Në përjetësi. Nuk zbriti poshtë në tokë, por u ngjit lart, në qiell. Aty ku lidhi jetën, aty ku dhuroi rininë. Ai iku me një gazetë në dorë, sepse dija ishte pjesa më e pandashme e jetës për të. Ai la pas një libër të veçantë, por jeta e tij është më shumë se aq. Lamtumirë shqiponjë e qiellit shqiptar! Lamtumirë Flamur, sepse si vetë emri, puna jote në shërbim të atdheut do të mbetet flamur në përjetësi. Një flamur në qiellin e pastër shqiptar, që e deshe dhe të deshi aq shumë…Flamur emri, flamur vepra, flamur për ty qielli shqiptar që e deshe dhe të deshi aq shumë…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora