E diele, 28.04.2024, 12:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Pse duhet një ministër, edhe biolog!

E merkure, 07.04.2010, 09:57 PM


Vendin e Valton Beqirit e zë Lufti Haziri, përballja me komunitetin artistik në Kosovë si biolog dhe politikan

 

Pse duhet një ministër, edhe biolog!

 

Nga Ilir Muharremi

 

I dashuri ministër i kulturës në Kosovë Lutfi Haziri.

 

Teksa po lexoja nëpër web faqet e gazetave dhe në disa gazeta ditore, akuzat e ashpra nga disa aktorë, regjisorë, dramaturgë, të cilat ju dedikohen juve, na duken tejet të pa baza, pa shije, dhe pa fije arsye. Disa prej tyre e ngrejnë zërin duke thënë se Haziri nuk ka përvojë në aspektin e kulturës, dhe kulturës i nevojitet një person i cili ka shkelur nëpër fushat e saj, shtrohet pyetja nëpër cilat fusha zhytet Haziri?

 

Me profesion është biolog, kurse në politikë ka një përvojë të madhe. Dihet që poetët, shkrimtarët, filozofët, inspirimin kryesor e thithnin nga natyra, nga zogjtë, lulet, qielli, natyra, ajri dhe të gjitha këto në formë metaforike, ata i shkrinin në letër, pëlhurë, skulpturë ose film, dhe njohurinë e inspirimit të artistëve, ministri Haziri e elaboron në laboratorin e tij profesional të biologjisë. Artisti Leonardo Da Vinqi përveç se ishte piktorë i mirë, ai ka qenë shkencëtar, gjeolog madje edhe biolog, andaj krenari është dhe përparësi që ministri ynë është biolog.

 

Gjëja më e mirë, në fakt duhet shtuar edhe si thelbësore, është kur njeriu ka aftësi ta njohë inspirimin, të ketë njohuri nga motivi, të dijë ta dallojë të mirën nga e keqja, gjithëherë duke u bazuar nga frymëzimi artistik, dhe të ketë forcë ta shtyjë në breg sikur gurin e Sizifit. Dhe këtë gur mendojmë se, ministri do ta tërheqë sipas një forcë të brendshme artistike duke e puqur me atë politike,- duke i dhënë një peshë filozofike, shpresuar me sukses për ta ngjitur në majë.

 

Sipas filozofit gjerman Friedrih Nietzche, të kritikosh është më lehtë, kritikë mund të bëjë gjithkush, por krijues jo. Andaj, kritikat që janë bërë ministrit Haziri në aspektin e kulturës janë të pa baza, sepse ai ende nuk ka prodhuar diçka të dështuar kulturore, nuk ka ndarë buxhet të majmë për ndonjë film të gjatë, i cili dëshmohet i pa vlefshëm, ndoshta ministri nuk ka ndonjë njohuri të madhe për realizmin e një filmi, por edhe nuk duhet ta ketë, sepse këshilltarët rreth tij duhet të jenë të fushave të ndryshme të kulturës, dhe në mënyrë të shëndoshtë ta menaxhojnë timonin e kulturës kosovare, gjithherë duke bashkëpunuar me atë të Shqipërisë.

 

E meqë jemi në këtë pikë për një bashkëpunim më të madh me vëllezërit të ndarë nga dogana, e duhet thënë se ata shpesh zhgënjehen nga ne, dhe ne nga ata- duhet pohuar një gjë që nuk është thënë deri tani. Është mbajtur pak fshehtas, për shkak se ministri nuk u gjend në detyrë.

 

Mungon një vizion i përbashkët midis nesh. Nuk e kalojmë dot gardhin, dhe pse Kosova është 2 vjeç e pak muaj, e Shqipëria pak më e vjetër, ende nuk i ka mbushur 20 vjeç nga çlirimi prej diktaturës- sikur të ishte me fjalë të dy vendet kanë nis kulturën në një start.

 

 Artistët e dy vendeve po kërkojnë veçmas artistin e kohës. Në Kosovë kanë nisur më herët ta kërkojnë, e në Shqipëri akoma nuk u ka shkuar në mendje se kanë humbur për parantezë, se vërtetë është shemb diktaturë, por jo mendësia komuniste në kokat e tyre. Ende kanë frikë, rrojnë me pushtet mbi krye.

 

E kur artisti që e ka shpirtin më të lirë, e mendjen me avangardë, e rebeles ndaj pushtetit e politikës ende nuk drejton dot veten, e nuk e gjen thelbin; po një Ministër!? Edhe në Shqipëri mediat e diskutojnë ministrit në një nivel ironik, nëse duhet apo jo!? Shoqata pafund, prej “artistësh” pa fund e kanë kthyer ministrinë në një arkë të madhe, a fondacion ku nuk menaxhohet, nuk kuptohet roli financues mes krijuesit dhe produktit kulturor. Prandaj të dy vendet janë gjendur jo rrallë herë në kurthin e leksioneve perëndimore kur kinemaja na dështon se nuk po kapim dot skenarin e mirë, atë të jetës dhe historisë sonë.

 

Jo një ministër që të dëshirojë dështimin e një festival teatri. Kështu ka ndodhur në SHqipëri, me festivalin ndërkombëtar të teatrove në Butrinit e kështu ndodhi këtë vit në SUharekë. Për herë të parë një grup biznesmenësh dhanë para që teatrot mbarëshqiptar të mblidheshin në Therandë për të pritur festën e pavarsisë. Ministria e Kosvës, i dha duart. Ndërsa në fund të festivalit i kërkonte “dorën”, duke shkaktuar një ngjarje sa të turpshme, aq dhe skandaloze prej të dy palëve, organizatorëve të festivalit ashtu dhe ministrisë së Kulturës, ku ministri nuk u pa asnjë ditë atje- edhe pse mori vesh që aty ishin mbledhur ajka e aktorëve nga Kosova dhe Shqipëria.

 

Një ministër, pra e donte famën për vete në këtë dështim, ta mbante vetëm në Prishtinë. Mbi 10 artistë u pritën me lodër e tam-tam-e në aeroportin e Prishtinës, dhe u hodhën si qen në doganë. Askush nuk kërkoi ndjesë prej organizatorëve të festivalit të Suharekës, as prej Ministrit të Kosovës. Të gjithë kërkonin me gëzim që ai festival të dështonte në Suharekë, edhe vetë artisti. Ministri nuk dëshiron që njerëz të lirë, si bizneset të jenë përkrahës të kulturës por kërkon që artistët t'i lëpihen, atij ministrit që edhe ai të bëhet se s’bën artist, pa qenë. Dhe kështu t’i mësojnë hiletë si ndahen paratë, pra të mos përfundojë dhe ky ministër në zanatin e artistit.

 

Pra është vështirë të gjesh sot artistin e kohës, e për me tepër një ministër.

 

Andaj, i dashuri ministër, deri më sot ende nuk është realizuar ndonjë film për luftën e vitit 1999, sepse mungonte buxheti, bashkëpunimi dhe një ide reale për luftën e fundit, andaj dëshira ime është që të realizohet një film i metrazhit të gjatë, duke u bazuar në ngjarjet e vërteta dhe duke u gërshetuar me estetikë artistike të mirëfilltë, ti tregojmë edhe ne Evropës që ekzistojmë dhe jemi të pranishme në këtë kohë moderne.



(Vota: 6 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora