E premte, 03.05.2024, 04:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Koshares - Djepit të lavdisë dhe të përjetësisë!

E premte, 09.04.2010, 09:54 PM


NEKI LULAJ

 

KOSHARËS

DJEPIT    LAVDISË DHE TË PËRJETËSISË  !

 

(Kushtuar 114-të dëshmorëve  që ranë ne Qafë të Kosharës Brigadës 138 Agim Ramadani)

 

Është një djep,

që përkundët,

me 114-të shpresa,

që tundët dhe tundët,

në këtë vend të qetë dhe të shtrenjtë

bëjnë roje nderi dëshmorët e shenjtë..!

 

Është një vend,

me 114-të lule shumë ngjyrëshe ,

është mrekullia e botës shqiptare

është një lëndinë,lavdie

që hapi shumë shtigje…!

përjetësie.

 

Është një vend,

me 114-të burime e lugje

që i bënë  roje nderi,

tërë Shqiptarisë  dhe

Kosharës    kuqe !

 

Është një vend,

që quhët lëndinë e lirisë,

atje sot  përkundën,

lehtë,e qetë,

me një djep të trimërisë ,

114-të dëshmorët e lirisë.

 

Në lëndinën e Kosharës

sot e mot,

spikatë qëndresa,

buron trimëria,

aty u lidhë besa,

aty ,u thye kufiri,

u rritë krenaria !

 

Një vello Nusërie,

për 114-të dasmor,

me flamur në zemër dhe në dorë,

ata  janë nderë i Kombit tonë

ti stolisim me kurorë.!

dhe tu ngritim një Lapidar …!

 

Në këtë vend të bekuar,

nga ky djep i mrekulluar,

114- të shkëndijat e lirisë

Kosovës ja  ngritin,

imazhin e shtetësisë!

 

Në lëndinën e krenarisë

dëshmorët  i bëjnë roje lirisë,

që gurin e shkulur të sllavisë

s`ka kush në botë më,

që ta  vejë n`mes Shqiptarisë.



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora