Kulturë
Halit Bogaj: Spartaku
E shtune, 10.04.2010, 09:19 PM
Halit Bogaj
SPARTAKU
Tregim historik i bazuar nga filmi
Gladiatori një ditë iu përkul sundimtarit romak me emrin Krasi, duke i thënë atij ’’Të përshëndesin ata që do të vdesin’’.Ishte një ditë e nxehtë vere me një diell përcëllues që të digjte.Gladiatorët e tjerë e shikonin Spartakun se si përgatitej të luftonte me kundërshtarin e tij, gjithashtu Gladiator, njëri nga të cilët duhej të vdiste gjithsesi, për t’ia bërë qejfin gjeneralit romak, përcjellësit të tij dhe dy zonjave të rënda romake që ishin me të.
Gladiatori tjetër gjigant quhej Draba dhe vinte nga viset e largëta afrikane të cilin e kishte sjellur i njejti fat si edhe të tjerët. Spartaku e shikonte Drabën/kundërshtarin e tij/dhe e dinte fare mirë se nuk do të mund ta vriste ngase Draba ishte një lis i vërtetë që vetëm me shikimin e tij të thellë do ta tmerronte çdo njeri.
Lufta filloi mes dy luanëve të tërbuar të cilët luftonin për jetë a vdekje. Ngajëherë ata mendonin se do të ishte më mirë që sa më shpejt të përfundonte jeta e tyre e rrezikuar për çdo ditë. Më mirë do të ishte që të vdisnin në çdo luftë të ardhshme ngase vdekja dukej e paevitur, kur e kishin parasysh se gjithmonë do të dilte ndonjë gladiator më i fuqishëm se tjetri, por jeta edhe si e tillë, në skllavërinë e plotë, prapë ishte e embël.
Dyluftimi kishte filluar në një amfiteatër provizor i cili ishte bërë enkas për ta argëtuar Krasin dhe damat e tij të picpillosura romake të cilat jetën e njeriut e konsideronin sikur të ishte jetë e ndonjë bishe të egër.Madje venin bast se cili nga gladiatorët do të fitonte!Njëra Zonjë u lidh me kusht për Spartakun/Ngase në fytyrën e tij shihte urrejtje të jashtëzakonshme/kurse tjetra, për Drabën.Vallë nga ishte Spartaku i zënë rob diku në Thrakinë e largët?!Mos ishte ndonjë hero i vetmuar që kishte mbetur pa ushtri?Mos ishte ndonjë ilir i afërm i Pirros pas betejës së humbur e cila njihet si ‘’Beteja e mbretit tonë të lashtë’’?.Jo, askush nuk e dinte me të vërtetë se kush ishte Spartaku i madh, me emrin e të cilit do të lidhet një Epokë e tërë e lavdishme i cili ishte i pari që e sfidoi Perandorinë e pamposhtur romake.Pra , Spartaku dhe Draba ishin bërë gati t’i matnin forcat e tyre luftarake dhe shkathtësitë e fituara nëpër fushëbeteja të ndryshme të panjohura për ne.Ishin dy personazhe njëmend kontradiktore, duke na e kujtuar Davidin dhe Goliatin, përkatësisht,Balozin e Detit dhe Gjergj Elez Alinë e viseve shqiptare.
Draba dukej se do të bëhej hero i sigurtë dhe ngadhnjimtar i cili do ta mposhtte Spartakun, por rrethanat u sollën krejt ndryshe . Dyluftimi i ashpër për jetë a vdekje kishte filluar. Pas disa lëvizjeve artistike luftarake, të cilat nuk zgjatën shumë, Draba ia vuri Spartakut armën trerrembëshe në fyt.Ç’të bënte tjetër Spartaku përveçse të dorëzohej dhe të përgatitej për botën tjetër?!.Edhe sikur t’i lutej Drabës që ta falte, ai nuk do ta bënte atë veprim, ngase Draba do të vritej nga Padroni i tij skllavopronar, i cili kishte të drejtë që të mbante gladiatorë për t’i argëtuar zyrtarët e lartë të Perandorisë.
Në orvatjet e Drabës për ta vrarë Spartakun, atij i vie një kumbim i thellë që ta lente të gjallë kryetrimin legjendar nga i cili varej çlirimi i popujve të robëruar, i cili së shpejti do ta fillonte një Kryengritje kundër shtypjes dhe skllavërimit njerëzor. Perandoria romake kishte arritur në viset më të largëta të pushtimit të saj tmerrues nëpër vende të ndryshme.
Në ato çaste të paparapara dhe vendimtare, Draba tërhiqet dhe nuk e vret Spartakun. Ai kthehet në drejtim të Krasit të cilit i afrohet për ta vrarë, por vritet nga ushtarët romakë, kurse Krasi, nga pezmi çmendurak, ia fut thikën në qafë, duke e prerë sikur të ishte ndonjë qengj.Por Draba mbeti në histori si një njeri që mendonte më gjerë për njerëzimin e vuajtur për të cilin e la të gjallë Spartakun.
Ditët kalonin, kurse Spartaku me një organizim spontan të gladiatorëve të tjerë, i vret ushtarët romak të Kampit të gladiatorëve dhe del në malet përreth për ta mbledhur popullin për rebelim dhe për luftë kundër Romës së fuqishme. Ai nuk mund t’u premtonte asgjë tjetër përveç lirisë e cila ishte më e shtrenjtë se gjithçka tjetër në këtë botë, ndaj i mobilizonte masat e gjëra popullore me një shpejtësi të jashtëzakonshme , duke e mbledhur një ushtri të tërë liridashëse.
Në vazhdim të luftrave të tij dhe çlirimit të disa popujve dhe trevave, Spartaku arriti ta përgatiste ushtrinë e tij çlirimtare por Roma bëhej gati për sulmet përfundimtare. Edhe kësaj radhe/në kulmit e fitoreve të panumërta të kryetrimit legjendar/ Roma përdori tradhëtinë , si një armë shumë e moçme historike, duke i blerë aleatët e Spartakut të cilët donin t’i ndihmonin atij që ta dërgonte ushtrinë e vetë andej detit.Pra tradhtia edhe kësaj radhe e bëri të veten , kur Krasi me gjeneral Pompeun nga ana tjetër, e rrethuan Spartakun dhe ushtrinë e tij për t’i maskaruar të gjithë, sikur të ishin lepuj.
Pas zënies rob, bashkë me luftëtarët e tij më të afërt, Krasi pyet se cili ishte Spartaku dhe në çastin kur kryetrimi donte të ngritej, u zgjuan të gjithë në këmbë, me britmat e tyre tmerruese, duke brohoritur ’’Unë jam Spartaku, Unë jam Spartaku’’, kurse Krasi desh çmendej nga inati.Por më në fund edhe Krasi e kupton se cili ishte armiku i tij i përbetuar të cilin e kryqëzon të gjallë/sikur Krishtin/ për ta munduar sa më tepër deri në vdekjen përfundimtare.
Varenia/Gruaja e Spartakut/, e zënë rob nga Krasi, me ndihmën e senatorit romak /Graku/ ikën nga shtëpia e Krasit dhe ndalet tek Kryqi ku ishte i kryqëzuar i shoqi për t’i treguar atij se i kishte lindur djali i cili do ta vazhdonte luftën çlirimtare të babait.Varenia ndahet prej tij kurse në fytyrën e Spartakut duke një buzëqeshje e ëmbël se një ditë do të realizohet ëndrra e tij për të cilën kishte luftuar/për t’i çliruar njerëzit dhe popujt e robëruar/, gjë që ndodhi me të vërtetë që edhe i biri i tij vazhdoi rrugën e të jatit.