E enjte, 01.05.2025, 10:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Epigrame nga Pilo Zyba

E shtune, 10.04.2010, 08:42 PM


PILO  ZYBA

 

Kohët e fundit duke gjurmuar gjurmët e lashta të njerëzimi në pyllin e lashtë të "Bjeshkëve të nëmura",rashë në gjurmët e një reviste letraro - artistike, që botojnë kafshët dhe artin e tyre ua kushtojnë njerzëve. Fabulat dhe epigramet e kafshëve për njerzit po i përkthej nga gjuha kafshërore për ti lexuar edhe ju, miqtë e mi.Këto vepra artistike të "Kafshëve" për njerzit, së shpejti do shohin dritën e botimit në një libër të ri. Por Ju mund ti lexoni dhe të jepni përshtypjet tuaja, që autori të dijë më pas, të pajtohet me mendimin e kafshëve për njerzit, apo me njerzit që shpesh herë kthehen në kafshë.

faleminderit

 

FJALA E GJARPRIT

 

“ Eh! Këta njerzit sa të çuditshëm që janë,

Fisnikë e babaxhanë hiqen gjithmonë,

Por helmin nën gjuhë si ne e kanë,

E fshehin dhe nuk e thonë".

 

DRITA

 

"Çudi me njerëzit, shumë çudi,

Ndonëse drita hyri në ç’do shtëpi,

Errësira brenda tyre ka bërë mbretëri".

 

BLETA

 

- Kur mjaltin ma do ta kesh me kuintalë,

Për thumbin pse më tjerr gjith’ ato fjalë?

 

LEPURI

 

Nuk mjafton qeni, ujku dhe ariu,

Tani kundër nesh u hodh dhe njeriu.

Për vete e do në përrallë,

“Këmbët e shpejta faqja e bardhë”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx