Kulturë
Skënder R. Hoxha: Toponimia e Dushkajës (V)
E diele, 11.04.2010, 04:22 PM
TOPONIMIA E DUSHKAJËS
Nga Prof. SKËNDER R. HOXHA
6. TOPONIMIA E KATUNDIT DOBLIBARE
a) Disa të dhëna dhe një historik i shkurtër i këtij vendbanimi
Katundi Doblibare i përket rajonit të Dushkajës. Shtrihet në perëndim të rrjedhës së djathtë të Drinit të Bardhë dhe në lindje të Gjakovës, komune së cilës i takon. Ky katund kufizohet: Me Meqen – në verilindje, Vraniqin – në veri, Bërdesanën – në jug dhe Drinin e Bardhë – në lindje.
Në bazë të disa gjurmëve arkeologjike mund të thuhet se në këtë lokalitet ka ekzistuar vendbanimi i lashtë ilir, përkatësisht antik. Në juglindje të fshatit është ruajtur toponimi Qereminet, ku thuhet se dikur kishin qenë troje e sot janë ara. Aty janë gjetur qypa të ndryshëm, qeramidhe si dhe elemente të tjera që dëshmojnë për një vendbanim të mëhershëm. Aty është gjetur edhe skeleti i njeriut në themele. Mbi bazë të këtyre gjurmëve në lokalitetin Qeremine, Doblibarja bën pjesë në “vendbanimet rrafshinore të periudhës romake”1)
Në dokumentet e shkruara e gjejmë me emrin Dobrilepara, i varur nga Peja, në Defterin e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1582 dhe kishte 18 shtëpi e 6 beqarë. Është karakteristike se në këtë defter, banorët janë me antroponimi shqiptare.
Ndërkaq, në regjistrat e Kishës së Zymit, të cilët janë ruajtur që nga viti 1842 e deri në vitin 1918 është i regjistruar ky vendbanim.
Për herë të parë të regjistruar e gjejmë me emrin Doblibare në Sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Fshati është djegur më 1908 nga ushtria osmane.2)
Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan 28 familje kolone nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosna e Hercegovina. Emrat e kryefamiljarëve të atyre familjeve po i japim më poshtë:
Selo Doblibare
SRS (Nga RS e Serbisë):
Vidanovi? Vasilije
?or?evi? Ilija
?oki? Svetovid
Lukovi? Milorad
Milosavljevi? Milan
Mijatovi? Novica
Mileti? Milutin
Obradovi? Živojin
Obradovi? Obren
Petrovi? Miladin
Petrovi? Radosav
Risti? Jefta
Sin?eli? Dragoljub
Stojanovi? Bogdan
Stojanovi? Radisav
Stojanovi? Milovan
Smiljkovi? Milorad
SRCG (Nga RS e M të Zi):
Vukovi? Jovan
Zogovi? Radonja
Vojvodi? Ilija
Vujovi? Ilinka
Popovi? Blažo
Popovi? Todor
?ulafi? Novo
?ulafi? Milenko
SRBiH (Nga RS e B dhe H):
Vukasovi? Obren
Nožica Luka
Zubac Dušan 3)
Në vitin 1932, nga ky fshat 30 banorë i ankohen Mbretit, ku theksojnë se janë 30 shtëpi me 800 anëtarë, i kanë kundërshtuar nëpunësit agrarë që pronat dhe shtëpitë mos t’u merren dhe se për ato paguajnë tatim. Luten që toka t’u kthehet ose t’u jepet tjetra.
Nga ky fshat ka të shpërngulur në Amerikë, Australi dhe në shumë shtete të Evropës. Ndërsa shpërngulja e fundit e kolonit serb, prej këtij fshati, është bërë në vitin 1972.
Të dhëna statistikore për këtë fshat tregojnë se: Në vitin 1879 kishte 20 shtëpi shqiptare; në vitin 1912 – 24 shtëpi; në vitin 1918 Doblibarja kishte 34 familje me 447 banorë shqiptarë; sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1921 – 21 shtëpi me 350 banorë; në vitin 1948 – 54 shtëpi me 504 banorë; në vitin 1953 – 51 shtëpi me 537 banorë; në vitin 1961 – 62 shtëpi me 634 banorë (595 shqiptarë, 39 serbë); në vitin 1971 – 79 shtëpi me 789 banorë (778 shqiptarë, 5 serbë, 6 të tjerë; në vitin 1981 – 89 shtëpi me 963 banorë (960 shqiptarë, 3 serbë).
Në regjistrimin serb të vitit 1991 ishin të regjistruar 5 serbë.
Doblibarja është katund i vjetër dhe se gjithmonë është quajtur kështu, rrëfejnë informatorët. Sot ky katund ka mbi 100 shtëpi dhe është qendër e Bashkësisë Lokale, në të cilën gravitojnë fshatrat: Doblibare, Vraniq dhe Bërdesanë. Për qendër administrative, arsimore dhe kulturore ka Gjakovën, ndërsa objekti më i rëndësishëm në Doblibare është Shkolla e plotë fillore.
Në shënimet e regjistrimit të popullsisë së Kosovës, të vitit 1981, Doblibarja kishte 963 banorë, prej të cilëve 960 shqiptarë e 3 serbë.4) Mirëpo, kur mora këto shënime dhe vola lëndën toponimike (dhjetor 1985), në këtë katund nuk gjeta asnjë banorë të kombësive të tjera, por të gjithë shqiptarë.5)
Familjet më të vjetra të këtij katundi janë: Karaçi (të fisit Bytyç), Dushi (Berishë) dhe Çuni (Morinë). Ndërkaq, familjet e fiseve Thaç dhe Gash, këtu janë më të vonshme.
Popullsia e këtushme kryesisht merret me bujqësi. Toka është pjellore, edhe pse nuk ujitet. Në këtë katund ka kuadro të shkolluara si dhe punëtorë që punojnë brenda dhe jashtë vendit. Kohëve të fundit këtu i jepet rëndësi edhe emancipimit të rinisë, e veçmas vajzës fshatare.
Në katundin Doblibare të gjithë banorët janë të konfesionit katolik, me përjashtim të familjes së Shehit të Doblibares (Shejh Sahit Mehmetit), i cili shërben në Tyrbe, e njohur si Tyrbja e Doblibares, për të cilën informatorët thonë se është shumë e vjetër. Rreth motivit të ndërtimit të Tyrbes së Doblibares, në traditë ruajnë legjendën: Kur kishte vdekur njëfarë Sahit Deda (njeri i mirë), në Krushë të Vogël, e kanë qitë në një qerre kufomën për ta varrosur diku (s’dihet se ku ?). Kur kishin ardhur në Doblibare, kufoma kishte lëshuar gjak, e mu për këtë thuhet se në atë vend është ndërtuar Tyrbja e Doblibares. Ndërsa në katundin Bec thehet qerrja dhe aty e varrosin Sahit Dedën, ku edhe aty ndërtohet Tyrbja, që sot është e njohur si Tyrbja e Becit.6)
Katundi Doblibare është i ndarë në dy lagje: Mahalla Epër dhe Mahalla Poshtër, emërtime këto të sajuara mbi bazë të pozitës gjeografike të lagjeve.
Lidhur me lashtësinë e katundit nuk gjeta të jetë ruajtur ndonjë legjendë. Emri i katundit, etimologjikisht, mund të jetë sajuar nga një kompozitë sllave d u b l j i + b a r e. Shih serbok. D u b l j i adj. kompr. nga d u b o k – më i thellë; d u b l j e n j e, në lugëzim, të lugëzuarit, gërryerje, të gërryerit, të thelluarit 7) etj.. Ndërsa b a r a (e) = kënetë-a f. pl. –a = b a r a, b a r u š t i n a, m o ? v a r a. 8) Pra, që na duket të ketë kuptimin e një grope, të një vendi të lugëzuar moçalik, me këneta etj. Fjala e parë e kompozitës D u b l j i + b a r e ka pësuar apofoni kualitative, duke dalë d o b l i, në trajtën e tashme Doblibare.
Se kemi të drejtë për një konstatim të tillë, po përmend se: 1. Në krahun veriperëndimor të rajonit krahinës së Dushkajës, një paralagje e katundit Bardhaniq quhet V e l i k o b a r e, ku, e di mirë se, aty ka shumë lugje me prroska, vende moçalike dhe këneta të shumta; 2. Në territorin e katundit Doblibare, edhe sot e kësaj dite, gjallon mikrotop. L e d i n a B a r e s. E quajnë kështu vendësit një lëndinë që gjendet afër një prroske (jazi), që shkëputej prej Drinit të Bardhë e derdhej prapë në të (tash nuk është kjo prroskë), e që tokën perreth e bënte të butë, baltë, pra si kënetë, çka përkojnë me këtë konstatim tonin rreth etimologjisë së toponimit të sotëm Doblibare. Kemi bindjen se këtë emërtim do ta ketë bërë administrata sllave, ndërsa gjurmët për ndonjë emërtim të kryehershëm të këtij vendbanimi sikur janë fshirë.
Toponimet e territorit të katundit Doblibare kryesisht janë të gurrës shqipe, por është prezent edhe elementi i sllavishtes, turqishtes, i prezencës së dikurshme të çerkezëve etj.
Këto toponime po i paraqesim në vazhdim, të mbarështruara, ndërsa si pikë orientimi patëm marrë mikrotop. Ulica e Doblibares, e cila gjendet në mes të katundit.
b) Lënda toponimike e vjelë në terren
1. Toponimia e arave:
- ARA BAJRAKIT (l.), /Quhet kështu ngase në vitin 1932, kur i kishin matur tokat, gjeometri e kishte vënë flamurin (bajrakin) në këtë arë./,
- ARA BIGIQES (j.), /Thuhet se ka qenë pronë e begut ?/,
- ARA BUBIT (jl.), /Kjo arë kishte qenë e familjes Bubi të Ratkocit (krahina e Podrimes), ndaj quhet kështu. Tash është pronë e Ukajve të Doblibares./,
- ARA BUNARIT (l.), /Në të është një bunar (pus) i vjetër dhe quhet kështu./,
- ARA ÇARDAKIT (p.), /Quhet kështu ngase e ka pasur çardakun afër. Çardak – pjesë e dalë e kullës./,
- ARA ÇUNIT (l.), /Është pronë e familjes Çuni dhe quhet kështu./,
- ARA E REXH’ DHISË (l.), /Thuhet se gjithmonë janë quajtur kështu, sipas një Rexhës së dikurshëm që i kullotte dhitë aty./,
- ARA GASHIT (l.), /Sipas familjes Gashi – pronë e tyre./,
- ARA GATË (vl.), /Është e gjatë, prandaj quhet kështu./,
- ARA KONIT (l.), /Sipas një familjeje të dikurshme të këtij katundi që është quajtur Konaj./,
- ARA LASK’S (l.), /Ngase është pronë e familjes Laskaj të këtij klatundi./,
- ARA MADHE E DUSHIT (jl.), /Është e madhe dhe pronë e familjes së Dushve./,
- ARA MELL’S (vl.), /Kjo arë është afër Drinit të Bardhë dhe ka mellë ( m e l l ë –lloj deltine, lloj balte), ndaj i mbeti ky emër./,
- ARA MURRIZIT (l.), /Quhet kështu sepse në mezhda të saj ka murriza./,
- ARA PLAKIT (l.), /Thuhet se emri i mbeti sipas ndonjë plaku, pronë e të cilit ka qenë dikur./,
- ARA SHLLAKIT (j.), /Mbase sipas zotëruesve (zotnive) të dikurshëm Shllaku nga Gjakova./,
- ARA SIMONIT (l.), /Kishte qenë e njëfarë Simon Mhillit, ndaj edhe sot quhet kështu./,
- ARA ZATOKIT (l.), /Informatorët thonë se emri i mbeti sipas një burimi që del në këtë arë./,
- ARA ZHAVELL’S (l.), /E quajnë kështu ngase është tokë e ligë – thua se ka farë sëmundje (mbase nga – zhavell ?). Por, në Gjakovë ka patronim Zhavelli. /,
- ARAT E BUTA (jl.), /Janë emërtuar kështu sepse janë toka të mira, të buta./,
- ARAT E ÇERKEZIT (vp.), /Emërtim i mbetur nga koha invazionit të fisit të çerkezëve në këto anë, të cilët i pat sjellë administrata turke./,
- ARAT E COLIT (v.), /Ngase kanë qenë të njëfarë Colit./,
- ARAT E LUGIT (v.), /Janë në lug, ndaj quhen kështu./,
- ARAT E MZEZ’S (v.), /Thuhet se këto ara kanë qenë pronë e një familjeje që quheshin Mzezët, prej nga iu mbeti emri.Tash janë pronë e familjes Karrica.
- ARAT E NIKOLL’ KOL’S (vl.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm./,
- ARAT E SHEHIT (j.), /Sepse janë të Shejhit./,
- LLANISHTAT (p.), /Informatorët nuk dinë pse quhen kështu. Mbase sipas ndonjë bime ?/,
- ORIZET (v.), /Konsiderohet se dikur janë mbjellë me oriz, prej nga edhe emri i tyre./,
- QEREMINET (jl.), /Në traditë thonë se dikur kanë qenë troje e sot janë ara. Gjithashtu thonë se duke punuar në këtë arë kanë gjetur qypa të ndryshëm, qeremine, si dhe elemente të tjera që dëshmojnë për një vendbanim të mëhershëm e të zhdukur.Informatorët thonë se para nja 15 vjetësh këtu është gjetur skeleti i njeriut në fragmente themelesh. Pra, sipas qeremineve, iu mbeti ky emër.
- RANISHTAT (l.), /I quajnë kështu sepse në këto ara ka rërë. Shtrihen buzë Drinit të Bardhë./,
- RANISHTAT E GJIDOD’S (l.), /Janë tokë me rërë (ranishtë) dhe pronë e familjes Gjiododa të Doblibares, ndaj u emëruan kështu./,
- RRAHNAJE (l.), /Janë ara buzë Drinit të Bardhë. Morën këtë emër ngase kanë qenë lluga, i kanë çelë dhe shndërruar në tokë pune – ara./,
- SHARKUQE (v.), /Toka duket si me ngjyrë të kuqe, ndaj quhen kështu./.
2. Toponimia e kodrave:
- KODRA ÇERKEZIT (p.), /Sipas prezencës së përkohshme të çerkezëve në këto anë, dikur./,
- KODRA MERASË (v.), /Nga m e r e , - m e r a. Kështu në të gjithë Dushkajën quhen tokat që s’kanë pronar të caktuar, por janë të të gjithëve, që zakonisht i përdorin për kullota bagëtish. (Fjala Mera duket të ketë hyrë shumë herët në gjuhën shqipe. Shih, Çabej: m e r a, f. “Kullotë, qoftë e fshatit qoftë private”9)./,
- KODRA LLESHIT (vl.), /Është emërtuar kështu sepse njëfarë Llesh Karaqi në këtë kodër kishte ndërtuar stanin për të ndenjur në të gjatë kohës kur kullotte bagëtinë këtu./,
- KODRA MELL’S (vl.), /Është tokë mellishtë dhe quhet kështu./,
- KODRA SHEHIT (j.), /Është pronë e Shejhit të Doblibares./.
3. Toponimia e krojeve: (Në këtë katund s’ka kroje. Mbase, në të ardhmen do të ketë./,
4. Toponimia e lagjeve:
- MAHALLA EPËR (p.), /Ngase është në pjesën e epërme të katundit./,
- MAHALLA POSHTËR (l.), /Është në pjesën e poshtme të katundit, ndaj quhet kështu./.
5. Toponimia e lëndinave:
- LEDINA BARES (l.), /Dikur një degë e vogël uji ndahej nga Drini i Bardhë (si prroskë) e binte përbri kësaj lëndine. Ajo tokë përreth gjithmonë mbante ujë, si kënetë, tokë moçalike, ndaj quhet kështu. (shih, serbor. BARE = k ë n e t a, m o ç a l e)./,
- LEDINAT E ÇERKEZIT (p.), /Ngase janë afër pronave që dikur i kishin pasur në zotërim të përkohshëm çerkezët./,
- ULICA MZEZ’S (vl.), /I quajnë kështu sepse janë afër toponimit Arat e Mzezës./.
6. Toponimia e livadheve:
- FONGISHTA (vl.), /Sipas një bari që del në këto livadhe e që vendësit e quajnë F o n g./,
- LIVADHET E ORIZEVE (v.), /Mbase dikur janë mbjellë me oriz, orizore./,
- LIVADHET E VAD’S (p.), /Janë të vetmet livadhe të Doblibares që ujiten, ndaj quhen kështu. Thuhet se dikur ishin tokë e beut – Kurt Pashës./,
- LIVADHET GORANE (p.), /Informatorët nuk dinë pse iu mnbeti emri, por mund të supozohet të kenë qenë ndonjëherë pronë e zotërinjve Goranca apo Gorani, apo që ndonjëherë këto livadhe t’i kenë shfrytëzuar për kullota barinjtë goranë (nga Gora) ?/,
- LIVADHI GJERGJAV (l.), /Ngase ishte pronë e familjes Gjergjaj./,
- LIVADHI KARAQIT (jp.), /Quhet kështu sepse është pronë e Karaqve./,
- LIVADHI LASK’S (l.), /Ky livadh tash është i familjes Karaqi, por dikur kishte qenë i familjes Laskaj, prandaj quhet kështu./,
- LIVADHI LUGIT VORREVE (v.), /Ky livadh gjendet afër top. Lugi Vorreve, ndaj i mbeti ky emër./,
- LIVADHI RRAHIT (j.), /Ngase dikur kanë qenë mal, tokë e çelur./,
- LIVADHI SHEHIT (jp.), /Sipas Shehit, është pronë e tij./,
- LIVADHI SHLLAKIT (j.), /Mbase emri i ka mbetur sipas pronarit, zotnisë së dikurshëm nga Gjakova – Shllaku./,
- LIVADHI SHPATIT (l.), /Ka konfiguracion të shpatit, ndaj i mbeti ky emër./,
- LIVADHI SHPISË (vl.), /Ngase është afër shtëpive./,
- LIVADHI TROLLIT (l.), /Thuhet se në këtë livadh dikur kishte pasur troje, e pastaj zotnia i kishte hequr trojet nga livadhi. Nga kjo rrethanë i kishte mbetur emri./,
- LIVADHI UR’S (j.), /Ky livadh është afër urës mbi lumin Përrue, prandaj e quajnë kështu./,
- LIVADHI ZATOKIT (l.), /Në këtë livadh dilur kishte qenë një burim, të cilin vendësit e quanin Zatok, prej nga i mbeti ky emër./,
- LLANISHTA (jp.), /Informatorët nuk dinë pse pse quhen kështu, vetëm thonë se arat dhe livadhet me këtë emër janë tokë e mirë./,
- SMONICAT (vl.), /Emri iu mbeti kështu ngase janë tokë smonicë (lloj toke), tokë e bardhë, ku mu për këtë i kishin lënë livadhe, se dikur kanë qenë ara./,
- ZALLINAT E PËRGEG’S (jl.), /I quajnë kështu këto livadhe sepse janë tokë zallinë dhe ishin pronë e një Pren Gegës së dikurshëm./.
7. Toponimia e lugjeve:
- LUGI BUJAKIT (vp.), /Mbase ka qenë pronë e Bunjakve të Gjakovës, si zotërues të dikurshëm ?/,
- LUGI COLIT (vp.), /Ngase ishte pronë e Colit./,
- LUGI CURRIT (vl.), /Informatorët thonë se dikur ishte pronë e Currajve të Meqes dhe të Nepoles, ndaj i mbeti ky emër./,
- LUGI HUTIT (vl.), /E quajnë kështu këtë lug sepse në të rrinë hutat. (hut, -i, lloj shpese e egër)./,
- LUGI KABASHIT (vl.), /Thuhet se kishte qenë pronë e zotëruesit të dikurshëm nga Gjakova me këtë patronim./,
- LUGI PËRGEG’S (v.), /Ngase ishte i Pren Gegës, quhet kështu./,
- LUGI THAN’S (vp.), /Emri i mbeti sipas thanave që ka në të./.
8. Toponimia e maleve:
- MALI CURRIT (vl.), /Emri i mbeti sipas familjes Curraj të Meqes. Ky mal edhe është afër territorit të katundit Meqe./,
- MALI ÇERKEZIT (p.), /Sipas çerkezve.../,
- MALI GJIDOD’S (vl.), /Ngase është i familjes Gjidoda të Doblibares./,
- MALI PËRGEG’S (vl.), /Mal dhe lug që është i Përgegve (Pjetërgegëve)./,
- MALI SHEHIT (j.), /Është pronë e Shehit, ndaj e quajnë kështu./.
9. Toponimia e rrugëve:
- RRUGA BËRDESAN’S (j.), /Quhet kështu kjo rrugë ngase çon në katundin Bërdesanë të Dushkajës./,
- RRUGA ÇERKEZIT (p.), /Bie nëpër toka të çerkezve të dikurshëm, prandaj quhet kështu. Kjo rrugë lidh katundin Doblibare me qendrën komunale – Gjakovën./,
- RRUGA E GATË (l.), /E quajnë kështu sepse, në krahasim me disa rrugë të tjera të katundit, kjo është më e gjatë./,
- RRUGA MERASË (v.), /I mbeti ky emër sepse bie nëpër top. Kodra Merasë. Kjo rrugë lidh Doblibaren me katundet Meqe dhe Cërmjan./,
- RRUGA PËR VRANIQ (vp.), /Ngase çon në katundin Vraniq të Dushkajës./,
- RRUGA PRRONIT (j.), /Ngase bie përafër Përronit./,
- RRUGA PUSIT GJINIT (l.), /Në tokat që dikur kishin qenë të Gjinve, që sot janë të Çunve, Drini i Bardhë e kishte formuar një pus të madh (gjatë vërshimeve). Meqë kjo rrugë bie afër këtij pusi, i mbeti ky emër./,
- RRUGA VAUT CURRIT (vl.), /Sipas vaut në Dri që është quajtur Vau i Currit, e që kjo rrugë çon kah ajo anë./.
10. Toponima e ujërave (hidronimia):
- DRINI BARDHË (l.), /Pjesë e Drinit të Bardhë (ana e djathtë e rrjedhës së tij) që bie përbri fushave të këtij katundi./,
- PRRONI (p.), /Pjesë e Përronit që vjen nga Vraniqi e Beci. Bie përskaj katundit dhe shumë pak mund të shfrytëzohet për ujitje./.
11. Toponimia e varreve:
- VORRET E KQIJA (l.), /Thuhet se aty ka pasur varre të vjetra, për të cilat nuk dihet se të kujat ishin. Gjenden në afërsi të tokave të Karricve./,
- VORRET E VRANIQIT (vp.), /Janë varre në territor të Vraniqit, por që në to varrosen edhe banorët e katundit Doblibare./.
12. Toponime të tjera:
- AMBULLANTA (p.), /Ambulancë shëndetësore në të cilën bëhen shërbime shëndetësore për banorët e katundeve: Doblibare, Vraniq, Bërdesanë etj./,
- KISHA (p.), /Është ndërtuar në vitin 1980. Në këtë kishë katolike ceremonitë fetare i bëjnë banorët e katundeve: Doblibare, Vraniq, Meqe, Dobidol dhe Kramovik. Në të shërben famullitari (prifti) dom. Gjergj Berisha nga Binxha./,
- SHKOLLA (jp.), /Është shkollë e plotë fillore (tetëklasëshe), ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Në të vijojnë mësimet nxënësit e katundeve: Doblibare, Bërdesanë, Vraniq, Rezinë dhe të një pjese të Lugut të Bunarit./,
- TE MULLINI SHEHIT (j.), /Quhet kështu ky mikrotop. sepse dikur aty ka qenë Mullini i Shehit./,
- TYRBJA DOBLIBARES (j.), /Është Tyrbe e vjetër. Informatorët nuk dinë se kur është ndërtuar, por ruhet legjenda për motivin e ndërtimit të saj, të cilën e kemi dhënë më lart. Në oborr të saj është edhe Teçja. Në të shërben Sheh Sahiti i Mehmet Alisë./.
Nga ky material toponimik i vjelë (me ndihmën e informatorëve) në territorin e katundit Doblibare, sikurse edhe në shumë fshatra të tjera përreth, që i takojnë krahinës së D u s h k a j ë s, shihet se pjesa më e madhe e toponimeve janë emërtime nga nga sfera e bujqësisë dhe blegtorisë, veprimtari kryesore këto me të cilat merret popullata e këtushme. Po ashtu, një numër të konsiderueshëm të mikrotop. dhe makrotop. të këtij katundi, gjetëm të jenë të sajuara mbi bazë patronimke apo antroponimike të pronarëve (zotëruesve) të dikurshëm a të mëvonshëm, pastaj emërtime toponimkie sipas konfiguracionit të terrenit, përbërjes së tokës, ndonjë bime (barishtore a drunore), sipas emrtimit të ndonjë toponimi afër tij, etj.
PS.: “Në vitin 1999 fshati kishte 149 familje (43 shtëpi të mbyllura) me 1250 banorë shqiptarë. Në luftën e fundit kishin pësuar dy shtëpi. Gjatë kësaj lufte në titet 1998 – 1999 në Doblibare janë strehuar mbi 10.000 refugjatë, kryesisht nga Drenica, Mitrovica, Klina, Hasi, Cërmjani dhe Beci”.10)
____________________
Referencat:
1) Prof. dr. Edi S h u k r i u, Trashëgimia arkeologjike në kontekst të ndryshimeve të toponimeve (Komuna e Gjakovës), Toponimia e Gjakovës me rrethinë, Gjakovë,
2) Dr. Jusuf O s m a n i, Vep.cit.,…, f. 92. (Shih aty burimet në fusnotat: 4, 5, në f. 93.)
3) Dr. Milovan O b r a d o v i ?, Agrarna reforma…, f. 325.
4) Rezultatet e Para të Regjistrimit të Popullsisë së Kosovës, të vitit 1981, Enti Krahinor i Statistikës, Prishtinë, 1981.
5) Kallëzim i informatorëve: Ndue (Mark) G j i d o d a (1905) dhe Gjon (Dedë) K a r r i c a (1902), nga Doblibarja, dhënë autorit më 7.XII.1985, në Doblibare.
6) Kallëzim i informatorëve të përmendur në fusnotën 5.
7) Fjalori Serbokroatisht – Shqip, IAP, Prishtinë, 1974, f. 156.
8) Fjalori Shqip – Serbokroatisht, IAP, Prishtinë, 1981, f. 423.
9) Dr. E. Ç a b e j, Studime gjuhësore II, Rilindja, Prishtinë, 1976, f. 341.
10) Dr. J. O s m a n i, Vep.cit…, f. 92, 93. Shih burimet në fusnotat: 8, 1, në f. 93.
7. TOPONIMIA E KATUNDIT GËRGOC
a) Disa të dhëna dhe një historik i shkurtër i këtij vendbanimi
Fshati Gërgoc është njëri ndër fshatrat më të mëdha të krahinës së Dushkajës dhe shtrihet nja 15 kilometra në veri të Gjakovës. Për qendër administrative, arsimore e kulturore ka Gjakovën.
Gërgoci përkufizohet me territoret e fsjatrave të tjera përreth: në veri – me fshatrat Bardhaniq dhe Zhabel, në verilindje – me Jabllanicën, në lindje me Kralanin dhe Rakovinën, në jug – me Cërmjanin dhe Rashkocin, përkatësisht me Neticin, në jugperëndim – me Radoniqin dhe në perëndim – me Rakocin.
Të thuash, i tërë territori i katundit Gërgoc ka konfiguracion kodrinor, ndërsa fusha më pjellore është ajo që shtrihet në të dy brigjet e Përronit të Gërgocit, si dhe nëpër disa lugina të tjera. Përdnryshe, pjesa më e madhe e sipërfaqeve të këtij fshati janë të pavada (që nuk ujiten), e ka edhe sipërfaqe të çelura, që dikur kanë qenë pyje, e të shndërruara në tokë të punueshme.
Banorët më të vjetër të këtij vendbanimi janë ata të familjes së rrahmanëve të Mahallës së Epër, për të cilët thuhet se janë këtu qysh para sundimit turk, e që kanë afërsi me disa familje të Bushatit të Shkodrës. E gjithë popullata e këtushme janë të fisit Thaç, ndërsa katolikët e Trojeve janë të fisit Berishë, të barkut Kuq.
Sipas shënimeve të regjitrimit të popullsisë së Kosovës, të vitit 1971, katundi Gërgoc kishte 349 banorë, të gjithë të kombësisë shqiptare, e që janë të përqendruar në tri lagje (mahallë): Mahalla Epër, Mahalla Gjonit, Shtraza dhe Trojet. Mahallën e Epër, ndryshe, vendësit e quajnë edhe Gjolla, sipas rrethanës se, dikur, në lëndinën në mes të kësaj lagjeje, iu qitnin kafshëve kripë.
Siç përmendem edhe më sipër, banorët e këtij fshati janë të kombësisë shqiptare, të besimit mysliman, me përjashtim të atyre të lagjes Trojet të cilët janë të konfesionit katolik. Lagjja Trojet nuk është në kompleksin e lagjeve të fshatit, është nja 1 kilometër larg, në perëndim të fshatit, por është lagje e tij. Konsiderohet se në lokalitetin Troje të ketë qenë vendbanim i moçëm.1)
Me emrin Gurgofc është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).
Në vitin 1918 në këtë vendbanim janë vrarë dy xhandarë serbë. Për këtë shkak, xhandarmëria ka djegur tërë fshatin, ka vrarë një banor dhe një e ka plagosur.
Ndërkaq, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, regjimi i atëhershëm, në lokalitetet Troje, Gjashtë Shtëpitë e në ndonjë vend tjëtër të territorit të Gërgocit kishte kolonizuar 16 familje serbe e malazeze, të ardhur nga Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ku sipas një burimi kryefamiljarët e atyre familjeve ishin:
Selo Grgoc
SRCG (Nga RS e M të Zi):
Ivanovi? Pavle
Labovi? Radisav
Radulovi? Lazar
Rondovi? Vaso
Brako?evi? Vukota
SRS (Nga RS e Serbisë):
Jovanovi? Sveta
Stojanovi? Nuška
Stankovi? Nikola
Stankovi? Ran?el
Stojadinovi? Mirko
SRBiH (Nga RS e B dhe H):
Glavan ?uro
Pribiši? Ilija
Popara Lazar
Popara Novica
Vulanovi? ?uro
Vulanovi? Vlado 2)
Ata kolonë ishin larguar në vitin 1941. Disa janë kthyer prapë në vitin 1947. Kolonët kishin marrë tokën e Tahiralive dhe tokën mere të katundit.
Gjatë tërheqjes së ushtrisë serbe në prill të vitit 1941, ajo dogji disa shtëpi të këtij fshati.
Të dhëna statistikore për këtë vendbanim dhe popullatën e tij thonë se: Në vitin 1912 Gërgoci kishte 24 shtëpi; në vitin 1919 – 25 familje me 344 banorë shqiptarë; sipas regjistrimit të vitit 1921 – 17 shtëpi me 163 banorë; në vitin 1948 – 41 shtëpi me 279 banorë; në vitin 1953 – 43 shtëpi me 285 banorë; në vitin 1961 – 41 shtëpi me 261 banorë (260 shqiptarë, 1 malazez e 1 të tjerë); në vitin 1971 – 48 shtëpi me 351 banorë shqiptarë; në vitin 1981 – 53 shtëpi me 448 banorë (447 shqiptarë, 1 mysliman).
Për marrjen e shënimeve për këtë fshat dhe vjeljen e toponimeve, biseduam me vendësit: Bajram Shabanin ( plak 86 vjeçar), Fazli Thaçin (60 vjeçar) dhe Azem Bajramin (56 vjeç), kurse ndihmë të konsiderueshme më dha edhe Canë Salihaj, i ri i këtij fshati, i cili kishte të kryer shkollën e mesme.
Ky fshat, përafërsisht, ka mbi 50 shtëpi, e prejardhja e emrit të këtij fshati, sipas bashkëbiseduesve, ka ardhur sipas emrit të një banori të lashtë, i cili ishte quajtur Gërga, ku sipas tij merr emrin edhe fshati, ngase ai kishte qenë banor i kryehershëm i Gërgocit.
Në jug të këtij fshati gjendet një kodër shumë e lartë, e quajtur Suka e Cërmjanit. Ndonëse quhet kështu, në realitet kjo sukë është pronë e fshatrave Gërgoc dhe Rashkoc – (pohim i pleqve), ku krahu verior i sukës i takon Gërgocit, ndërsa krahu jugor i takon Rashkocit.
Rreth kësaj suke tregohen legjenda të ndryshme, por sidoqoftë, në majen shumë të lartë të saj jeton një familje “dervishlerësh”, në krye me plakun dervish Ragipin. Aty, në atë maje, gjendet edhe Tyrbja, të cilës i shërben ky dervish, por aty jetojnë e punojnë edhe disa shërbëtorë të tjerë (fakira), që janë “myhybë” të këtij dervishi.3)
Si pikë orientuese për evidentimin e toponimeve të territorit të këtij fshati, patëm marrë mikrotoponimin Lëdina e Gjollave, si emërtim mjaft i vjetër, dhe gjendet në mes të fshatit.
b) Lënda toponimike e vjelë në terren
1. Toponimia e arave:
- ARA DED’S (jl.), /Sipas pronarit tëdikurshëm me këtë emër./,
- ARA E HYSEN RAM’S (jl.), /Sipas pronarit të dikurshëm./,
- ARA HASAN ATHËMIT (l.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm./,
- ARA JAZIT (jl.), /Sipas një jazi aty./,
- ARA LUGIT SUK’S (jl.), /Është në Lug të Sukës./,
- ARA REXHEP BAJRAMIT (l.), /Sipas pronarit të dikurshëm…/,
- ARAT E ALISË (j.). /Sipas pronarit të dikurshëm./,
- ARAT E BEGIT (p.), /Dikur pronë e begut, ndaj iu kishte mbetur ky emër./,
- ARAT E DRAJËS (j.), /Sipas pronarit të dikurshëm./,
- ARAT E GRYK’S BRAHIMAJ (jl.), /Sipas top. Gryka e Brahimaj./,
- ARAT E GRYK’S GJEREQIN’S (j.), /Informatorët thonë se dikur e kishte mbytur gjeraqina një njeri aty, ndaj i kishte mbetur ky emër./,
- ARAT E GRYK’S IMERIT (jl.), / Sipas emrit të pronarit të dikurshëm./,
- ARAT E HIJES NËR PLEPA (l.), /Sipas rrethanës se aty përreth ka plepa, e që hija e tyre bie në këto ara./,
- ARAT E ISUF IZLAMIT (j.), /Emërtim i sajuar sipas emrit të pronarit të dikurshëm./,
- ARAT E MULLINIT (jl.), /Sipas një mulliri aty./,
- ARAT E MUSTAH LEK’S (l.), /Mbase sipas emrit të këtij pronari./,
- ARAT E QARRIT (jl.), /Sipas llojit të drurit – Q a r r./,
- ARAT E REXHEPIT (j.), /Sipas pronarit të dikurshëm./,
- ARAT E SPIRRAKIT (J.), /Sipas barit – S p i r r a k./,
- ARAT E STA MARKIT (p.), /Sipas pronarit të dikurshëm./,
- ARAT E ZEQIRIT (jl.), /Sipas emrit të peonarit./,
- MELLISHTAT (p.), /Emërtim i sajuar sipas përbërjes së tokës – m e l l ë, quhet një lloj balte, deltine./
- RRAHI GRYK’S SHAVARIT (v.), /Sipas një
- RRAHI MAS BAHQE (v.), /Ngae ishin pas bahqeve./,
- RRAHIJET E MAS BAHQEVE (p.), /Tokë e çelul që gjenden pas bahqeve./,
- RRAHIJET E RRAHMANVE (v.), /Janë të familjes së Rrahmanve, ndaj i qujanë kështu./,
- RRAHINAT E ADEM BRAHIMIT (l.), /Ishin tokë e çelur – r r a h dhe emri i pronarit./,
2.Toponimia e kodrave:
- BUNARI GOXH’S (j.), /Sipas emrit të pronarit të dikurshëm, apo emrit të atij që kishte çelur një bunar aty, dikur./,
- KODRA LAM’S S’PAHIVE (v.), /Nga l ë m ë = vend ku kanë shirë drithëra./,
- KODRA E ARAVE T’MERKURIT (j.), /Është afër top. Arat e Merkurit./,
- KODRA E BRAHIMAJ (jl.), /Mbase do të ketë qenë pronë e familjes me patronimin Brahimaj, ndaj i ka mbetur emri./,
- KODRA E GURVE T’HAJATIT (l.), /Sipas mikrotop. Gur’t e Hajatit./,
- KODRA E LEJTHISË TRASHË (vl.), /Ka qenë l a j t h i shumë e trashë aty, prej nga edhe emri i kësaj kodre./,
- KODRA E QAF’S VNESHT’VE (jl.), /Sipas vreshtave që kishte pasur dikur./,
- KODRA E RRAHEVE E KRONIT ME DY GURRA (j.), /Thuhet se aty ka qenë, dikur, një krua me dy gurra./,
- KODRA SUK’S VOGËL (j.), /Është afër Sukës së Vogël, ndaj e quajnë kështu./,
- KODRA TROJEVE T’BEGIT (l.), /Thuhet se një beg ka pasur trojet dikur aty./,
- KODRA VOJSËS (jl.), /Ngase ka v o j s a – lloj peme./,
- KODRA GURVE T’VOGJËL (l.), /Kishte gurë të vegjël…/,
- KODRA HUN’S MAS BOKE (jl.), /Sipas pozitës gjeografike, pas boke./,
- KODRA HUTIT (l.), /Emri i mbeti sipas emrit të shpezës – hut-i, në këtë kodër rrinin hutinët./,
- KODRA KUQLIN’S (jl.), /Sipas tokës së kuqe që ka./,
- KODRA OSMAN BRAHIMIT (l.), /Sipas këtij pronari të dikurshëm./,
- KODRA PORROTICIT (jp.), /Sipas top. Porrotic./,
- KODRA VE (l.), /Ngase i bie rrezja e diellit./,
- KODRA RRAS’S GJARPIVE (j.), /Ngase kishte gjarpërinj./,
- KODRA SHKODRANIT (jp.), /Emri i ka mbetur, mbase, sipas ndonjë shkodrani, i cili do të ketë qenë pronar i kësaj kodre?/,
- KODRA SPIRRAKIT (jl.), /Sipas një
- KODRA UDH’S BUJASHKAVE (l.), /Është afër mikrotop. Udha Bujashkave./,
- KODRA ZABELIT BEGIT (l.), /Kodër në Zabel të Begit, ndaj quhet kështu./,
- KRYE GORAQEVE (p.), /Ngase ishte afër toponimit Goraqat./,
- KRYE GRYK’S DARDH’S HANË (jp.), /Sipas top. me këtë emër./,
- KRYE GRYK’S GARRAMELIT (p.), /Është afër top. Gryka Garramelit./,
- KRYE GRYK’S RAM’S (j.), /Sipas top. Gryka Ram’s./,
- KRYQI BARDHANIQIT (vp.). /Gjendet aty ku kryqëzohen rrugët për katundin Bardhaniq, ndaj këtë kodër e quajnë kështu./,
- KUNGULLARI LUGIT (p.), /Ka formën e rrumbullakët dhe është afër lugut, ndaj i kishte mbetur edhe emri./,
- KUNGULLARI I GRYKAVE T’EPRA (vl.), /Është në Gryka të Epra, ndaj i mbeti ky emër./,
- KUNGULLARI I ZABELIT HAXH’S (l.), /Sipas pronarit të dikurshëm./,
- PODI FIRZËS (vl.), /Sipas emrit të bimës F i e r.-i, që
- RRAHI MEHMETIT (v.), /Sipas r r a h-u, tokë e çelur, dikur kishte qenë mal, dhe emrit të pronarit të dikurshëm./,
- RRAHI MUL’S (p.), /Sipas fjalës r r a h dhe emrit të pronarit të dikurshëm./,
- TEK RUJKE
- ZABELET E DUSHQEVE (v.), /Sipas rrethanës se aty kanë mbledhur dushk për t’iu shtruar bagëtisë./,
3. Toponimia e krojeve:
- KROJET E GRYK’S SHAVARIT (v.), /Gjenden në Grykë të Shavarit./,
- KRONI ALI RRUSTEMIT (jl.), /Këtë krua e kishte hapur ky person, sipas emrit të të cilit quhet kështu.
- KRONI BARUTIT (jl.), /Uji i këtij kroi ka emë baruti, ndaj e quajnë kështu./,
- KRONI BEGIT (p.), /Sipas rrethanës se dikur kanë qenë prona të begut./,
- KRONI BUTINT (p.), /Informatori thotë se emrin e mori ngase aty është vend i butë, pra nga b u t./,
- KRONI ÇORB’S (p.), /Informatorët nuk dinin pse i ka mbetur ky emër?/,
- KRONI DEM’S (l.), /Emërtim mbi bazë të emrit të pronarit të dikurshëm./,
- KRONI GRYK’S BRAHIMAJ (jl.), /Ngase gjendet në Grykë të Brahimaj./,
- KRONI GRYK’S DARDH’S HANË (p.), /Sipasveçantë, natyrisht me po këtë emër, ndaj edhe kroi quhet kështu./,
- KRONI GRYK’S LAKNAVE (l.), /Në grykën ku gjendet ky krua dikur mbillnin lakra, ndaj i mbeti ky emër./,
- KRONI HASAN ATHËMIT (l.), /Në bazë të pronarit të dikurshëm./,
- KRONI HYSEN RAM’S (jl.), /Sipas emrit të këtij pronari të dikurshëm, apo që do ta ketë çelur këtë krua?/,
- KRONI I STA MARKIT (p.), /Sipas pronarit të dikurshëm./.
- KRONI LLUG’S FTOFT’ (p.), /Është në mikrotop. Lluga e Ftoft’./,
- KRONI LUGIT SUK’S (j.), /Ngase ishte në Lug të Sukës./,
- KRONI ME DY GURRA (jp.), /Ky krua dikur kishte pasur dy gurra./,
- KRONI MIFTARIT (vl.), /Sipas pronarit./,
- KRONI PLEPISHT’S (p.), /Ka plepa përreth këtij kroi, ndaj i mbeti ky emër./,
- KRONI PORROTICIT (jp.), /Sipas top. Porrotic./,
- KRONI SPIRRAKUT (j.), /Sipas barit Spirrak, emër ky që kishte hyrë nëpër disa emërtime toponimike të katundit Gërgoc./,
- KRONI TABJERR (l.), /Sipas një tabjetxhiu – më patën thënë informatorët./,
4. Toponimia e lagjeve:
- MAHALLA EPËR (GJOLLAT) (v.), /Sipas Lëdinës së gjollave. G j o l l a, quhen vendet ku iu qesin kripë bagëtisë nëpër lëndina, etj./,
- MAHALLA RRUSTEMALIVE (MAHALLA GJONIT) (j.), /Sipas një Gjonit të dikurshëm e më vonë sipas një Rrustem Alisë, kryefamiljar i hershëm, sipas të cilit mori emrin edhe lagjja./,
- MAHALLA SHTREZ’S (l.), /Thonë sipas shtrezit të drunjve gjatë dimrit?/,
- TROJET (p.), /Në këtë lokalitet dikur ka pasur troje, t r u a l l i s h t ë, ka qenë vendbanim më i hershëm, ndaj edhe kjo lagje quhet kështu./,
5. Toponimia e lëndinave:
- BOKAT (jl.), /Janë afër top. Bokat, ndaj iu mbeti ky emër./,
- FUSHA DARDHAVE (l.), /Sipas dardhave që kishte dikur në këtë lëndinë./,
- FUSHA VOGËL (v.), /Lëndinë që kishte atributin e një fushe të vogël./,
- GJOLLAT (në qendër të fshatit. Është marrë edhe si toponim orientues.), /Quhet kështu sipas gjollave ku iu kanë qitur bagëtisë kripë./,
- KODRA HASANIT (l.), /Kështu e quajnë këtë lëndinë që ka formën e kodrës dhe ishte pronë e një Hasanit të dikurshëm./,
- KODRA LEPRAVE (jp.), /Sipas lepujve që shiheshin shpesh në atë lëndinë./,
- LAMA SPAHIVE (v.), /Dikur, spahinjtë kishin shirë drithëra në atë lëndinë, prej nga i mbeti edhe emri./,
- LEDINAT E GRYK’S SHUSHIC’S (l.), /Sipas përroi që quhet Shushica dhe gjenden në një grykë./,
- PORROTICI (JP.), /Gjendet në toponimin Porrotic, ndaj quhet kështu./,
- ROGA SYL’S (jl.), /Sipas një Sylës së dikurshëm./,
- RRAHET (j.), /Këto lëndina dikur kanë qenë male, pra tokë e çelur – r r a h./,
- TROJET (p.), /Ngase dikur ka pasur troje aty./,
- TROJET E BEGIT (l.), /Sipas një beut të dikurshëm./.
6. Toponimia e livadheve:
- BJESHKËT (jp.), /Këto livadhe i kanë krahasuar me bjeshkë, ngase janë të mira për kullosa./,
- GRYKA ARUSH’S (v.), ?Mbase sipas arushave që do të ketë pasur në atë grykë?/,
- GRYKA E BRAHIMAJ (j.), /Kanë qenë të familjes Brahimaj./,
- GRYKA IMERIT (jl.), /Sipas këtij pronari./,
- GRYKA IS’ BIB’S (j.), /Sipas një Isë Bibës së dikurshëm./,
- GRYKA SHAVARIT (v.), /Sipas bimës barishtore S h a v a r,-i, që ka aty./,
- GRYKA VOSË (v.), /Në këtë top. struket fjala v e, v e z ë, por nuk ishte ruajtur diçka në traditë rreth këtij emërtimi. Mbase mund të jetë rrethanë forma e këtij livadhi, në formë të vesë, apo nga vezët e shpesëve ?/,
- GRYKAT E EPRA (vl.), /Sipas rrethanës se janë në pjesën e epërme të territorit të fshatit./,
- GRYKAT E ULTA (l.), /Toka është më e ulët, ndaj po i quajkan kështu./,
- KUNGULLARI LUGIT (p.), /E ka një të ngritur, si kungull, dhe është në lug./,
- LIVADHET E BABALIVE (jl.), /Familja Babalia nga Gjakova, kishin qenë zotërues të dikurshëm, ndaj iu kishte mbetur ky emër./,
- LIVADHET E GATA (l.), /Ngase janë të gjata./,
- LIVADHET E GRYK’S RAM’S (jp.), /Sipas toponimit Gryka Ram’s./,
- LIVADHET E GRYK’S KEQE (j.), /I gërryen uji, ndaj edhe grykën e quajnë - e keqe./,
- LIVADHET E KRONIT BUTINT (p.), /Ngase janë tokë e butë i quajnë kështu./,
- LIVADHET E LLUG’S FTOFT (jp.), /Thonë se janë të ftofta, ndaj i quajnë kështu./,
- LIVADHET E LUGIT SHABANAJ (jp.), /Sipas Lugit Shabanaj./,
- LIVADHET E LUGIT T’SUK’S (jl.), /Janë përbri Sukës, rrethanë kjo që ndikoi në emërtimin e tyre./,
- LIVADHET E PRRONIT GËRRQËS (p.), /Në traditë të këtushme thuhet se nga uji i ftohtë që ka ai përrua, njerëzit i ka kapur gërqi, një lloj shtangimi?/,
- LIVADHET E SHTREZ’S (vl.), /Informatori, Fazli Thaçi, në të gjitha emërtimet toponimike të Gërgocit që e kanë në përbërje fjalën s h t r a z ë, thotë se në realitet është fjala s h t r e z ë, që ka prejardhje nga shtrezi që formohet në drunj gjatë dimrit. Këtë medim të tij e kemi përqafuar edhe ne, sepse ka rrethana të shumta natyrore mbështetëse për këtë./,
- LIVADHI AR’S SHKODRANIT (p.), /Kishte qenë dikur një shkodran pronar i saj./,
- LIVADHI BEGIT (jp.), /Dikur kishte qenë i beut./,
- LIVADHI DED’S (jl.), /Sipas emrit të pronarit të dikurshëm./,
- LIVADHI GATË (j.), /Ngase është i gjatë e quajnë kështu./,
- LIVADHI GER’S (j.), /Sipas emrit të një pronari të dikurshëm – Gerë Doci, thonë në traditë të Gërgocit. Antroponimi Gerë nuk është i përdorshëm në Dushkajë. Duhet shikuar se i cilës kohë është ky antroponim dhe mbase mund të lidhet edhe emri i katundit Gërgoc me këtë antroponim apo hipokoristik të lashtë?/,
- LIVADHI GRYK’S ADEMIT (p.), /Është në Grykë të Ademit, ndaj i mbeti ky emër./,
- LIVADHI GRYK’S BOT’S KUQE (j.), /Sipas tokës së kuqe në atë grykë./,
- LIVADHI GRYK’S DARDH’S HANË (jp.), /Sipas një dardhe që e quajnë Dardha Hanë./,
- LIVADHI GRYK’S GARRAMELIT (p.), /Sipas grykër me këtë emërtim./,
- LIVADHI GRYK’S HASAN ATHËMIT (l.), /Sipas pronarit të dikurshëm./,
- LIVADHI GRYK’S QARRIT (jp.), /Sipas qarrit, lloj druri, iu mbeti emri./,
- LIVADHI GRYK’S UKIT (j.), /Në atë grykë ka pasur ujq./,
- LIVADHI ISUFIT (j.), /Sipas emrit të pronarit të dikurshëm apo të mëvonshëm./,
- LIVADHI LUGIT MAL’S (p.), /Sipas lugut me këtë emër./.
- LIVADHI MADH (jp.), /Ngase është i madh./,
- LIVADHI MADH I SALIHIT (p.), /Sipas pronarit të dikurshëm./,
- LIVADHI MSTAF’S (j.), /Sipas emrit të pronarit të dikurshëm./,
- LIVADHI TE UDH’T E MULLIVE (p.), /Afër mikrotop. Udh’t e Mullive./,
- LIVADHI VOGËL (j.), /Është i vogël, prej nga edhe emërtimi./,
- PLEPISHTAT (p.), /Sipas bimës drunore P l e p,-i, që kishte aty.
- RRETHI RIZ’S (p.), /I rrethuar me gardhe, por edhe formën e rrethit, si dhe emri i pronarit të dikurshëm./,
- RRETHIJET (jp.), /Kanë qenë livadhe të rrethuara me gardhe, ndaj i quajnë kështu. Pra, nga r r e t h – r r e t h o j ë = Rrethije./,
- SHPATI BAÇËS (p.), /Sipas pronarit të dikurshëm./,
- TE PUSI DEM’S (l.), /Sipas Pusit të Demës./,
7. Toponimia e lugjeve:
- GRYKA ALISË (l.), /Sipas fj. g r y k ë dhe emrit të pronarit Ali./,
- GRYKA E KRYES (l.), /Grykë që është në anën e sipërme të top. e mikrotop. të tjera, u bie përkrye tyre./,
- GRYKA IS BIB’S (jl.), /Mbase do të ketë qenë pronë e Isë Bibës së dikurshëm?/,
- GRYKA LEPRAVE (jl.), /Ngase në këtë grykë kishte shumë lepuj./,
- GRYKA LUGIT SHABANAJ (p.), /Sipas Lugit të Shabanaj./,
- GRYKA PORROTICIT (jp.), / Sipas makrotop. Porrotic, ku edhe gjendet kjo grykë./,
- GRYKAT E EPRA (vl.), /Shtrihen në pjesën e sipërme të territorit të fshatit, në këtë krah, ndaj i quajnë kështu./,
- LUGI AR’S SHTREZ’S (l.), /Në këtë lug është toponimi Ara Shtrez’s./,
- LUGI FUSH’S DARDHAVE (l.), /Emërtim i sajuar sipas emrit të pemës d a r d h ë, që ka në atë lug./,
- LUGI GRYK’S KEQE (j.), /Emrin e mori sipas Grykës së Keqe./,
- LUGI GRYK’S KRYES (l.), /Ka kuptimin e lugut të një gryre në anë të sipërme – krye të tjerave./,
- LUGI GRYK’S LEJTHIJAVE (l.), /Sipas lajthijave që ka në këtë lug./,
- LUGI GRYK’S PAP’S (l.), /Informatorët nuk dinë pse i mbeti ky emër?/,
- LUGI GRYK’S PLEPAVE (l.), /Ngase ka plepa./,
- LUGI GRYK’S VE (l.), /Sipas emërtimit Gryka ve./,
- LUGI KRONIT MET’S (l.), /Sipas një kroiu që dikur, në këtë lug, e kishte hapur personi me emrin Metë.
- LUGI KRONIT MIFTARIT (vl.), /Sipas Kronit të Miftarit që është në këtë lug./,
- LUGI LEJTHISË TRASHË (vl.), /Sipas një lajthije të trashë në këtë lug./,
- LUGI LINIT SMAK’S (l.), /Thuhet në traditë se dikur në atë lug kishte pasur L i, - bimë industriale. Kjo fjalë është ngurosur në këtë emërtim toponimik të territorit të katundit Gërgoc të Dushkajë./,
- LUGI SUK’S (jl.), /Sipas oronimit Sukë./,
- LUGI UDH’S KUQE (jl.), /Sipas Udhës së Kuqe, aty./,
- LUGI VZHIN’S KEQE (l.), /Emrin e mori sipas rrethanës se në këtë lug është një mal i dendur, me shkurre e therra. Gjithandej, më shpesh dëgjohet se malet e tilla quhen z h v i n a. Në Gërgoc shënuam – v z h i n ë. Ngase janë të vështira të kalohet nëpër to, iu referohet edhe fjala: e keqe./,
- LUGJET E GATA (vl.), /Janë të gjata, ndaj i kanë emërtuar kështu./,
- LUGJET E LIVADHEVE T’MDHA (p.), /Sipas Livadheve të mëdha./.
8. Toponimia e maleve:
- FRASHNAT E SUK’S (j.), /Mal ku mbizotëron druri i quajtur f r a s h ë r,-i, afër Sukës./,
- GROPAT E SUK’S (j.), /Kështu quhen malet që shtrihen nëpër një terren me gropa dhe janë afër Sukës./,
- LUGI AR’S SHKAUT (j.), /Arë që iu kisht dhënë një shkjaut kolonist, e cila shtrihej në këtë lug. Rrethanë kjo pas të cilës i kishte mbetur emri./,
- LUGI KRONIT SUK’S (j.), /Kështu quhet
- MALET E KRYQIT (vp.), /Male të Gërgocit që janë në afërsi të vendit të quajtur Kryqi Rakocit, aty ku bashkohen territoret e katundeve Gërgoc me ato të Rakocit. Për këtë edhe i quajnë këto male kështu./,
- MALI ADEMIT (vp.), /Sipas këtij emri./,
- MALI BUNARIT GAXH’S (p.), /Sipas një bunari dhe antrop. apo patro. G a x h ë, -a./,
- MALI GARRAMELIT (vp.), /Informatorët nuk dinë pse iu mbeti ky emër?/,
- MALI GRYK’S DARDH’S HANË (p.), /Sipas Dardhës Hanë që e kemi të ngurosur edhe në disa top. e mikrotop. të Gërgocit./,
- MALI KRYE LLUG’S FTOFT (p.), /Shtrihet në krahun e sipërm të Llugës së Ftoftë, ndaj i mbeti ky emër./,
-
- MALI MI VORRE (jl.), /Ky mal shtrihet në krahun e sipërm të varreve, ndaj e quajnë kështu./,
- MALI SHKODRANIT (p.), /Sipas një shkodrani, mbase pronar i dikurshëm?/,
- MALI SHTREZ’S (l.), /Sipas s h t r e z –it./,
- MALI SHUSHIC’S (l.), /Shtrihet përbri përroit që quhet Shushicë, ndaj i mbeti ky emër./,
- MALI VORRIT MUHAXHARIT (l.), /Në këtë mal është një varr që vendësit e quajnë Vorri Muhaxherit, për të cilion ruhet edhe legjenda./,
- PODINAT (j.), /Zakonisht, në Dushkajë, kështu i quajnë sipërfaqet e rrafshta që shtrihen në anën e sipërme të kodrave e të maleve./,
- ROGA MAXHUPIT (j.), /Emërtim që lidhet me fjalën magjup (rom, jevg,), që mbase do të ketë çelur ndonjë sipërfaqe për tokë pune, etj.?/,
- RRAHI MEHMETIT (l.), /Mbase emri do t’i ketë mbetur sipas këtij pronari të dikurshëm, apo që do të ketë çelur ndonjë sipërfaqe të këtij mali për tokë pune – r r a h,?/.
- SHPATET E MDHA (l.), /Kanë formë të shpatijeve të mëdha, prej nga iu mbeti edhe emri./,
- ZABELET E BEQIRIT (l.), /Sipas këtj pronari./,
- ZABELI BEGIT (jl.), /Mbase dikur ka qenë pronë e beut./.
9. Toponimia e rrugëve:
- RRUGA KUQLIN’S (jl.), /Sipas tokës së kuqe…/,
- RRUGA QAF’S SUK’S (j.), /Rrugë që bie nëpër Qafë të Sukës./,
- RRUGA QAF’S VNESHTIJEVE (j.), /Dikur në atë krah kishte pasur vreshta./,
- RRUGA TROJEVE (p.), /Çon në lagjen Trojet të Gërgocit./
- UDHA GURIT KALIT PËR RADONIQ (jp.), /Kjo rrugë çon në katundin Radoniq të Dushkajës, e mbase ka të bëjë edhe me mikrotop. Guri Kalit?/,
- UDHA KRYQIT RAKOCIT (vp.), /Rrugë që çon në vendin (kryqëzimin e rrugëve) Kryqi Rakocit./,
- UDHA KUQE (l.), /Ngase është tokë e kuqe./,
- UDHA LLAZIT (jp.), /Shpie në fusha që dikur kanë qenë male, fusha të çelura, - l l a z e./,
- UDHA PËR BARDHANIQ (v.), /Quhet kështu sepse çon në fshatin Bardhaniq të Dushkajës./,
- UDHA PËR JABLLANICË (v.), /Sipas rrethanës që çon në Jabllanicë të Dushkajës./,
- UDHA VE (l.), /Kjo rrugë bie nëpër top. ,ndaj gjithmonë është quajtur kështu./,
- UDHA SHKODRANIT (p.), /Sipas shkodranit, mbase pronar i dikurshëm ?/,
- UDHA SHTREZ’S (vl.), /Bie nëpër Shtrezë…/,
- UDHA SHUSHIC’S (l.), /Ngase bie nëpër Shushicë./,
- UDHA VORRIT MUHAXHERIT (vl.), /Quhet kështu ngase bie kah mikrotop. Vorri Muhaxherit./,
- UDHA ZABELIT BEGIT (l.), /Kjo rrugë bie nëpër Zabel të Begit, ndaj e mori këtë emër./.
10. Toponimia e ujërave:
- PRROCKA SUK’S (jl.), /Prroskë që rrjedh nga grykat e Sukës./,
- PRRONI LIVADHEVE T’MDHA (jp.), /Bie kah Livadhet e Mëdha./,
- PRRONI PORROTICIT (j.), /Ky përrua vjen kah makrotop. Që quhet Porrotic, ndaj e mori këtë emër./,
- PRRONI SHABANIT (p.), /Bie nëpër prona të një Shabanit të dikurshëm./,
- PRRONI SHUSHIC’S (l.), /Kujtojmë se quhet kështu ngase gjatë rrjedhës së tij nëpër shtrat të ngushtë e shkëmbor, vazhdimisht shkakton shushurimë. Pra, kujtojmë se prejardhja e fj, S h u s h i c ë është nga folja s h u s h u r i t./.
11. Toponimia e varreve:
- VORRET E RRAHMANVE (j.), /Janë varre të familjes së Rrahmanve të Gërgocit./,
- VORRET N’FUSHA (jl.), /Ngase janë në fusha./,
- VORRET N’GJOLLA (Janë varre në qendër të katundit, në Lëndinë të Gjollave.)
12. Toponime të veçanta:
- GURI HAJATIT (l.), /Është një shkëmb guri, i madh, në formë të shpellës, në formë të hajatit, ndaj i kishte mbetur ky emër./,
- GURI KUALE (j.), /Përpara, thuhet se, këtë gur e kanë përdorur për të hipur mbi të e prej këtij guri më lehtë iu kanë hipur kuajve, zakonisht kur janë nisur për në Gjakovë, apo për diku tjetër në atë krah./,
- GURTË E VOGJËL (l.), /E quajnë një vend ku ka gurë…/,
- VNËSHTI MEQES (j.), /Dikur thuhet se ka qenë vreshtë, por mund ta kenë punuar punëtorë nga katundi Meqe i Dushkajës?/,
- VORRET E DY PARË KRUSHQVE (vl.), /Në atë vend thuhet se dikur moti ishin takuar dy parë dasmorë (krushq). Asnjëra palë nuk kishte pranuar t’ia lëshojë rrugën tjetrës dhe kështu fillojnë luftën, ku mbesin të vrarë të gjith krushqit, hoxhallarët e bajraktarët kanë luftuar në mes vete dhe kishin mbetur të vdekur, e më në fund, thotë legjenda, kishin luftuar në mes vete edhe nuset dhe vriten. Thuhet se njëra palë e krushqve kishin qenë të Lloçanit (komuna e Deçanit), e që kishin marrë nusen në Këpuz (të komunës së Klinës), ndërsa këta të Këpuzit kishin marrë nusen në Deçan./,
- VORRI MUHAXHERIT (vl.), /Në traditë të këtushme thuhet se, dikur moti, dikush e ka vrarë një njeri të panjohur, të ardhur nga anë të tjera – muhaxher dhe e kanë varrosur aty, në male të Gërgocit./.
PS.:
Referencat:
1) Të dhëna nga informatorët: Bajram S h a b a n i (vjeç 86), Fazli T h a ç i (vjeç 60) dhe Azem B a j r a m i (vjeç 56), kurse ndihmë të konsiderueshme më dha edhe Canë S a l i h a j , i ri i këtij fshati, i cili kishte të kryer shkollën e mesme, dhënë autorit në vitin 1976.
2) Dr. M. O b r a d o v i ?, Vep.cit., …, f. 326.
3) Kallëzim i informatorit Fazli T h a ç i (vjeç 60), nga Gërgoci, në vitin 1976.
4) Dr. J. O s m a n i, Vep.cit.,…, f. 141, 142.