Kulturë
Arben Llalla: E vërteta për fjalorin katër gjuhësorë i Dhanil Mihal Adham Haxhiu(1754?-1822?)
E diele, 11.04.2010, 09:59 PM
E vërteta për fjalorin katër gjuhësorë i Dhanil Mihal Adham Haxhiu(1754?-1822?)
I fshehur nëpër arkivat e Sofjes, Athinës dhe Londrës ky fjalor-ushtrimesh për rreth 200 vite nuk u fol për përmbajtjen e vërtetë të tij. Por shumë shpejtë lexuesi shqiptar do ta ketë këtë vepër në gjuhën e sotme shqipe.
Nga Arben Llalla
Sot për lexuesin do të shkruajmë për Dhanil Mihal Adham Haxhiun i cili është hartuesit të fjalorit në katër gjuhë romaikos(greqisht), vlleh(arumune), bullgarisht dhe shqip. Ky fjalor-ushtrimesh përbëhet nga 1072 fjalë të këtyre gjuhëve.
Dhanil M.A. Haxhiu lindi në Voskopojë. Viti i tij i lindjes nuk dihet, por shumica e biografëve me dyshime për vitin e lindjes kanë vendosur vitin 1754(?) dhe duhet të ketë vdekur dikur mes viteve 1822-25 sipas dëshmive gojore. Ai studioj në Akademinë e Voskopojës dhe pati mësues Teodor Kavalioti(1718-1789) i cili është njëri nga themeluesit e Akademisë së Re në Voskopojë. Pasi morri mësime fetare Dhanil Haxhiun e shohim të punoj prift dhe mësues në Akademinë e Re të Voskopojës. Sipas disa shënimeve atë e ndeshim edhe si anëtarë të Hierarkisë së Kishës Ortodokse greke në Pellagoni ku qendrën e kishte në qytetin e Manastirit. Pra, ai ishte i edukuar me ideologji fetare ortodokse të Patriarkanës së Stambollit e njohur me emrin Fanari i Konstandinopojës. Në ato vite bëhesh një propagandë e madhe për asimilin e kombeve të tjera të Ballkanit si shqiptarëve, bullgarëve dhe vllehve që i përkisnin ritit fetar ortodoks. Të cilët nuk kishin kishën e tyre autoqefale, por vareshin nga kisha greke dhe serbe. Kështu, Dhanil M.A. Haxhiu si një prift ortodoks u vu në shërbim të propagandës greke për asimilimin e këtyre kombeve. Ai nuk i fshehu kurrë synimet e tija për të propaganduar mësimin e gjuhës greke që atëherë njihej si gjuha romaikos për të përfituar karrierë fetare. Në ndihmë të propagandës pro greke dhe kundër mësimit të gjuhëve bullgare, shqiptare dhe vllahe punoj për botimin e një libri në katër
gjuhë që mendonte se do të ndihmonte që këta popuj të braktisnin gjuhët e tyre amtare. Libri kishte titullin:“?????????? ??????????”(Mësimi Përhyrjetore). Paradhënia e këtij libri iu kushtua nxënësve të Akademisë së Voskopojës duke ju thënë: “O ju shqiptar, vlleh e bullgarë, tjetërgjuhës, gëzohuni e gatituni të bëheni të gjithë romaikos(grek) dhe lini gjuhën e zakonet tuaja barbare, që stërnipërve tuaj do tu duken si përralla. Zgjohuni nga gjumi i thellë i paditurisë. Të mësoni gjuhën romaikos(greke). Mëmën e Sofisë(Shën Sofisë)”.
Fjalori-ushtrime i Danil Mihal Adham Haxhiut, botim i vitit 1802.
Që në parathënie autori paraqet qëllimin e botimit të librit të tij, pra të harrojnë shqiptarët, vllahët dhe bullgarët gjuhët e tyre dhe të mësojnë greqishten. Deri në vitet 1900 gjuha greke quhej nga vetë grekët gjuha romaikos, që do të thotë gjuha greke e re. Grekët parapëlqenin të thirreshin romaikos se sa elenas dhe grek. Daniel Haxhiu bënte thirrje për mësimin e gjuhës romaikos që në ato vite quheshin njerëzit e fesë ortodokse të ritit bizantin dhe nuk bënte thirrje për gjuhës e vjetër greke dhe qytetërimin e lashtë të saj. Kultura dhe shkolla e grekëve të vjetër ishin armiq të betuar të kristianizmit. N; Greqi kristianizmi u përhap me dhunë, vrasje dhe prishjen e të gjitha Tempujve të Greqisë Antike.
Fjalët greke të mbledhura nga gjuhëtari Dhanile M.A. Haxhiu dhe janë botuar në fjalorin-ushtrime të tij janë fjalë të gjuhës popullore, pra fjalë gojore dhe jo të mësuara në shkolla të mirëfillta. Një pjesë e tyre janë fjalë që janë përdorur dikur në lutjet kishtare ortodokse. Fjalë që sot nuk përbëjnë lidhje-kuptimësie në fjalorin e gjuhës së sotme greke. Mundet që shumica e këtyre fjalëve që na ka mbledhur autori i fjalorit katërgjuhësh ti ketë hasur në ndonjë fjalor të vogël gjuhësore që janë përdorur nga tregtarët e kohës. Fjalët vllahe(arumune) në fjalor janë fjalë që i përdorte vetë Dhanili sepse gjuha e tij amtare ishte vllahishtja. Pra, ka përdorur fjalët e gjuhës së mëmës së tij. Ai për fjalorin ka përdorur shkronjat greke pasi gjuha vllahishte edhe sot nuk ka një fjalor unik të sajin sepse vllahët jetojnë në disa shtete dhe përdorin fjalorë të gjuhëve të tjera si p.sh vllahët e Greqisë e shkruajnë gjuhën e tyre sot me shkronja greke, vllahët e Shqipërisë me shkronja latine, vllahët në vendet sllave me shkronja sllave. Ashtu siç kanë bërë edhe shqiptarët e Greqisë që gjuhën shqipe e shkruanin me shkronja greke, shqiptarët e Perandorisë Osmane me shkronja arabe, ndërsa shqiptarët katolik me shkronja latine deri në unifikimin e Alfabeti shqip më 1908 në Kongresin e Manastirit. Dhanil Haxhiu fjalët shqipe duhet ti ketë mbledhur në Voskopojë dhe fshatrat për rreth saj sepse Voskopoja banohej nga vllahë dhe shqiptarët.
Në fjalor vërehet se shumica e fjalëve shqipe janë të dialektit toskë dhe shumë pak të dialektit gegë. Qartë dallohen fjalë që ende i flasin edhe sot qytetarët e Prefekturës së Korçës. Ndërsa fjalët gegë janë fjalë që ende i përdorin shqiptarët në Tetovë. Siç dihet dialekti gegërisht flitet nga Elbasani e lartë dhe nga krahu i Maqedonisë dialekti gegërisht fillon diku nga fshatrat e Kërçovës duke vazhduar në Gostivar, Tetovë e në vazhdim në Kosovë.
Fjalët bullgare që ka sjellë në fjalor atij ia ka dhënë një prift ortodoks nga qyteti i Ohrit i quajtur Stefan. Këto të dhëna sipas disa letrave që u gjetën në vitin 1918 dhe u botuan në vitin 1925. Sipas këtyre letrave Dhanil M.A Haxhiu i shkruan priftit Stefan më 13 prill të vitit 1793 ku i kërkon një fjalor të vogël me fjalë bullgare. Në letërkëmbim shkruhet se fjalori i mbrin Dhanilit në fillim të vitit 1794. Shumë studiues japin mendimet se fjalët bullgare të fjalorit janë të folmes së qytetit të Ohrit dhe rrethinave të tij.(Pasi qyteti i Ohrit sot i përket Republikës së Maqedonisë studiuesit maqedonas pretendojnë se fjalët janë maqedonisht dhe për herë të parë kemi fjalë të shkruara të gjuhës së sotme maqedonase).
Fjalori katërgjuhësh greqisht-bullgarisht-vllahisht-shqip i Dhanil Mihal Adham Haxhiun shumë studiues pretendojnë se u botua për herë të parë në vitin 1794 në Venedik. Kopje të botimit të parë të këtij fjalori nuk janë gjetur deri më sot sipas tyre. Mendoj që fjalori-ushtrime nuk mund të jetë botuar për herë të parë më 1794, por në vitin 1802 dhe nga ky botim ekzistojnë nga një kopje në Athinë, Sofje, Vjenë dhe Londër. Logjika e thjeshtë na bënë të mendojmë për botimin e parë më 1802 prej faktit se asnjë kopje nuk është zbuluar deri më sot të botimit të vitit 1794. Si pretendojnë disa studiues. Kemi faktin me interes se fjalori me fjalë bullgare të dërguar nga prifti i Ohrit Stefani i mbrin Dhanilit më 1794, dhe është e kuptueshme që nuk mund të realizohej botimi po atë vit. Duke patur parasysh edhe vështirësitë e kohës për botim, studimi që duhej Dhanili ti bënte fjalorit bullgar të dërguar nga ati Stefan.
Anglezi Willam Martin-Leake i cili ka qenë ushtarak është i pari që e studioj këtë fjalor dhe e përktheu në gjuhën angleze të cilin e botoj më 1814 në Londër me titull: “Researches on Greece”(Kërkime në Greqi). Ai i shtoj fjalorit edhe krahasimet e fjalëve të katër gjuhëve me fjalët angleze. Shumë studiues shkruajnë se në botimin e Leake ku gjendet fjalori i Dhanil Mihal Adham janë hequr disa vargje nga botimi origjinal. Këtë gjë e vërtetova edhe unë gjatë studimit me vëmendje të dy këtyre veprave.
Në vitet 1800-1811, Dhanil Haxhiu punoj drejtor i shkollës së Mitropolisë së Voskopojës. Studiuesi I. Qafëzëzi ka gjetur në Korçë akte zyrtare të shkruara nga Dhanil Haxhiu si prift dhe disa tapi me emrin e tij të viteve 1811, 1819 dhe 1822, viti ku supozohet të ketë vdekur.
Faqja e parë e Fjalorit-Ushtrime i Danil Mihal Adham Haxhiut
Dhanil Mihal Adham Haxhiun botoj vetëm këtë vepër e cila u ribotua tre herë brenda 8 vitesh. Kjo tregon se i bëhej një propagandë e madhe për mësimin e saj. Kuptohet financuesit e saj ishin strukturat fetare greke të cilat financonin dhe propagandonin kundër popujve të tjetër të Ballkanit, në veçanti të kombit shqiptare. Njëri nga propaganduesit fetare antishqiptare në mesin e shekullit XVIII ishte Shën Kozmain i cili shëtiste në çdo fshat ku banohej nga shqiptarët ortodoks dhe mysliman për të përhapur greqizmin. Shën Kozmai u vra nga shqiptarët në rrethinat e Fierit më 24 gusht të vitit 1779. Shën Kozmai në Predikimin e shtatë drejtuar shqiptarëve në Epir thoshte: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri sot, do t‘i porosis të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”.
Vepra e Dhanil M.A. Haxhiu thelbësisht përmbante vazhdimësinë e librave fetarë që la në mes Shën Kozmai. Edhe pse ishte shkruar për edukim dhe mësime pedagogjike, ishte një libër që i shërbente propagandës greke për asimilimin e popujve të tjerë ballkanik. Kleriku Dhanil i jepte prioritet mësimit dhe edukatës greke. Vlerat e këtij fjalor-ushtrimesh katër gjuhësh janë se vite më vonë do tu shërbente studimeve të gjuhës shqipe, vllahe, greke dhe bullgare. Duke treguar se gjuhët e popujve të Ballkanit kanë vlerat e tyre historike dhe gjuhësore.
Gabimet apo fshehje të Williamn Martin-Leake
Williamn Martin-Leake në veprën e tij “Researches on Greece”(Kërkime në Greqi), kaptina “Shtojse II, Proverbe të gjuhës së Re Greke”, ku paraqet fjalorin me emra dhe proverba (fq. 383-384), pasi bëra krahasimet e këtyre me faqet origjinale të Dhanil Haxhiut. Vura re disa shtrembërime të fjalëve shqipe dhe greke (për fjalët bullgare dhe vllehe nuk mund të jap shpjegime nëse ka shtrembërime pasi nuk i njoh këto gjuhë), por edhe heqjen fjalëve me numër rendor 15, ta qela-uqellille-jagulite-gjallatë dhe bëhet fjalë për ngjalën në gjuhën shqipe. Në faqen e dytë Martin-Leake ka hequr edhe fjalën në katër gjuhë me numër 55. o dhrahon-lamnia-lamniata-sprika, bëhet fjalë për fjalën dragoi.
Angezi Leake duke mos i ditur këto gjuhë mund të ketë patur ndonjë këshilltarë për të shkruar veprën e tij në lidhje me fjalorin e Dhanil M.A. Haxhiut sepse vihet re që Leake nuk ka njohuri për asnjë gjuhë. Ai nuk ka arritur të bëj kopjimin e saktë të këtyre fjalëve nga fjalori i Dhanilit. Kjo vërehet duke bërë krahasimet e faqeve origjinale të Dhanilit që na kanë rënë në duar. Ka mundësi se Martin-Leake nuk ka njohur as gjuhën shqipe dhe greke. Edhe pse pretendon
se këto gjuhë i njeh shumë mirë. Ai munde të fliste greqisht dhe shqip, por nuk mund të shkruante në këto gjuhë sepse dallohen rëndë gabimet e tij. Leake bënë zëvendësimin vend e pa vend të shkronjave duke ju humbur fjalëve shqipe origjinalin e tyre nga gjuha pellazge si p.sh. për fjalën DETI. Dhanili e shkruan TETNA, ashtu siç e kanë thënë dhe shkruar pellazgët. Ndërsa Leake bënë zëvendësimin e shkronjës T me D dhe e shkruan DETNA. Dhanili e ka në alfabetin e tij shkronjën D, por ai e ka shkruar fjalën TETNA ashtu siç e flisnin dhe e shkruanin shqiptarët në ato vite duke ruajtur të gjitha rregullat e fjalës pellazge. Kjo nuk vërehet vetëm në një fjalë por te disa. Ku duket qartë se Williamn Martin-Leake për gjuhën shqipe nuk ka patur njohuri se si shkruhet, por ka shfrytëzuar ndonjë këshilltar që sado pak dinte ta shkruante gjuhën shqipe.
Faqja e dytë e Fjalorit-Ushtrime, 1802.
Megjithatë Williamn Martin-Leake ka merita të mëdha se na ka sjellë një vepër me vlera historike dhe gjuhësore për të studiuar fjalorin e Dhanil Mihal Adham Haxhiut edhe të të tjerëve të cilat një pjesë e mirë tyre na mungojnë sot. Shumë shpejtë lexuesi shqiptar do të ketë të plotë dhe të vërtetë Fjalorin-ushtrime katër gjuhësh të Dhaniel Mihal Adham Haxhiut duke hedhur poshtë rreth 200 vite të pavërteta të këtij fjalori ku siç e thamë më lartë anglezi Willam Martin-Leake ka bërë gabime duke dëmtuar gjuhën shqipe dhe ndoshta e dhe gjuhët bullgare dhe vllahe. Kjo vepër pritet të dali në qarkullim shumë shpejtë në gjuhën shqipe nga studiuesin grek nga Çamëria me origjinë shqiptare Niko Stylos.
Duhet thënë se disa fjalë shqipe të fjalorit-ushtrime nuk i përkasin fjalorit të sotëm të gjuhës shqipe si: 28).pe borika, 47) e gratirot, 51) pre iktiza toë, 55) sprika. Këto fjalë nuk i kam hasur në fjalori e gjuhës standarde shqipe, por edhe në fjalorët që përdorin arvanitasit. Dhe nuk mund të jap një mendim se kujt gjuhë i përkasin. Në ndihmë për të kuptuar se çfarë kuptimi kanë këto fjalë kam bërë përkthimin nga gjuha greke e këtyre fjalëve që do të thotë: pe borika-prej pishe, gratirot-egërsirat, pre iktiza toë-për nevojën tonë, sprika-dragoi.
Si mund të lexohet në fjali fjalët në gjuhën e sotme shqipe të paraqitura në fjalorin e faqes së parë dhe të dytë të Dhanil M.A. Haxhiut.
“Perëndia bëri qiellin, dheun, diellin, hënën, yjet. Edhe pastaj urdhëroj detët, liqenët, lumenjtë dhe nxori peshqit, ngjalët. Përsëri tha edhe doli sipër mbi dhe gjithë drurët. Edhe është dheu plot me dru, prej dushku, prej shelgu, nga plepi, prej selvie, prej pishe. Edhe të tjera këto në pyll. Të tjerë janë në malet në fusha edhe në të tjera vise. Përsëri mbinë lulet, barërat, lakrat, hithrat. Edhe të gjitha u bënë për njeriun. Pas këtyre u bënë bagëtitë dhe egërsira. Edhe nga këto ca hahen edhe ca punojnë për nevojën tonë. Luani, ujku, ariu, dragoi, dhelprat...”
Përshtatja e fjalëve nga shkronja greke në shkronja latine(Transkriptimi)
Romaika Vllahika Bullgarika Alvanitika
(Greqisht) (Vllahisht) (Bullgarisht) (Shqip)
1. O thesos Tumniças Gospot Perëndia
2. ekame feçe sori bëri
3. ton uranon çerru netot qiellt
4. tin gin loklu zemiata dhonë
5. ton ilion soarle sançeto tiellna
6. to feggari lunna meseçinata hanzea
7. ta asra. Sialle. Svesite. yjet.
8. Kai sera Si tapoja I setne Edhe pasaj
9. eprosakse ursi poellia urdharoj
10. tin thallassa amaria moreto tetna
11. tais limnais galçille ezerata gjolirat
12. ta potamia paurre rekite lumërat
13. kai evgalan ssi skoasira i izvatoa edhe nxuarë
14. ta opsaria peskille ripite peshqit
15. ta qela. uqellille. jagulite . gjallatë.
16. Palin ipe Napoi xhise Pak rexhe Përsëri tha
17. kai evgikan ssi issire i izlekoa edhe tuallë
18. apano es tin gin tesupra pre loku gore na zemiata sipër mbi dhet
19. ola ta dhodhra. tuxhi arpurlli. sfite dervia. gjithë trurët.
20. Ka einai i gi gemati Ssi esa loklu H giet zemiata polna edhe esë dheu
21. gemati blinu pulna plot
22. apo ksilla te lamne ot tarva pe tru
23. dhrina. te kupaxhu. ot buka . pe tushku.
24. apo okseian Te faku O’t dapoi Pe hau
25. apo itean te sallxhe ot varba pe shelku
26. apo lefkon te plupu ot topolika iasika pi plepi
27. apo kiparissi te kipirixhu ot selvia pe selvie
28. apo pefkon. te kinni. ot por. pe borika.
29. Kai alla Ssi allte H truzi Edhe të tjera
30. efriskontai se afle se naituat koto ë
31. eis ton lloggon. tru pature. vo ormanot. ndë pyll.
32. Alla einai Allte suntu Truxhi se Të tjerë janë
33. eis ta vuna tru munxhi na planineto ndë malet
34. eis ton kambin tru pate na poleto ndë fusha
35. kai eis alles. shi tru alte lokuri. i na truxhi mesa. edhe ndë të tjera vise.
36. Palin nëpoi Pak Përsrapa
37. efvtrosan niskure izniknaa mbinë
38. ta lahana lilixhile sfetiata luletë
39. ta horta erkille trevata barirat
40. ta llahana vearxhille zeleta lakrat
41. ta xhuknidhia. urxhislle. kopriv. hithrat.
42. Kai ola eginikan shitonte sefexherë H sfite sezoria Edhe gjithë u bënë
43. dhia ton anthropon. tra aizu za xhoekot. prë njeritu.
44. Meta tafto Tupa aize Po ovie Pës këto
45. eginnikan sefexherë se zoria u bënë
46. ta zoa preixhille imanneto bakëtitë
47. ta thiria. agrinlle. tivite. e gratirot.
48. Kai apo etuta Shi te aize H ot ovie Edhe nga këto
49. merika trogontai nëskënte etni rapotat xha haonë
50. kai merika dhulefon shi nëskënte lukriaxhë i etin rapotat edhe ca punojnë
51. dhia tin human mas. tra iktizaia anoa. za nashet iktiza. pre iktiza toë.
52. To leontari Aslanlu sra Arslanot Asllani
53. o lukos luplu volkot ujku
54. i arkudha ursulu mexhkata ariu
55. o dhrahon lamnia lamniata sprika
56. i alipu vulpia lisixhata dhelpëra
![]() |
Libri i Williamn Martin-Leake “Researches on Greece”(Kërkime në Greqi), kaptina “Shtojse II, Proverbe të gjuhës së Re Greke” |
![]() |
Faqe nga libri Williamn Martin-Leake “Researches on Greece”(Kërkime në Greqi), kaptina “Shtojse II, Proverbe të gjuhës së Re Greke” të krahasuar me fjalrotin –ushtrime të Danil Mihal Adham Haxhiut. |
![]() |
Faqe nga libri Williamn Martin-Leake “Researches on Greece”(Kërkime në Greqi), kaptina “Shtojse II, Proverbe të gjuhës së Re Greke” të krahasuar me fjalrotin –ushtrime të Danil Mihal Adham Haxhiut. |