E hene, 29.04.2024, 02:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (XIII)

E marte, 13.04.2010, 09:58 PM


DREJT STANARDIZIMIT TË GJUHËS SHQIPE

 

Nga Dr. Nuhi Veselaj

 

XIII. DIAGNOZIMI DHE TERAPIA me ide e prurje

të reja detyrim I PADISKUTUESHËM

në vazhdimësi

                                  

 Që gjuha jonë standarde, si përfaqësuese e shqipes mbarëkombëtare, edhe pse fatlumnisht i ka të formësuara sadokudo shtyllat e veta themelore, nuk qëndron aq mirë nga shëndeti drejtshkrimor, gramatikor e leksikor, veç tjerash, del jo vetëm nga nga mendimet e 60 e sa autorëve që u zunë në gojë në dy krerët e mësipërm të këtij punimi, por edhe nga disa vëzhgime tona kritike, po edhe të tjerëve që nuk u përmendën këtu. Madje ka mendime se kjo gjendje e pamirë e standardit të sotëm të shqipes është shumë më alarmante seç po thuhet e po shkruhet sot për të s, ndërsa në asën tjetër ka edhe reagime të anasjellta së gjoja gjendja jo e mirë e standardit të shqipes së sotme po akzagjerohet pa nevojë të madhe.

Sidoqoftë, ne, edhe pse më fort anojmë nga mendimi i dytë, sepse  mendojmë se gjendja  e standardit të sotëm edhe nuk është aq alarmante, megjithatë gjykojmë se standardit në fjalë, megjithatë, i duhet, dhënë një terapi infuzioni me ide e prurje të reja, siç e kemi shënuar në titullin e këtij kreu. Në të vërtetë, për fillimfjalën e titullit Diagnozimi... që i vumë këtij kreu morëm shkas nga një artikull i të nderuarit Ardian Vehbiu me titull Mjek për shqipen (gazeta Shekulli 17 tetor 2005) dhe për të qenë trajtimi ynë më në nivel, e pamë të arsyeshme që para se të bëjmë fjalë për ndonjë simptomë të pamirë të kësaj gjendjeje, qoftë e përcjellë nga trashëgimia, e largët ose e afërt, qoftë e shkaktuar artificialisht aktualisht, e pamë të arsyeshme, që sipas rregullit, të hapim njëfarë sihistoriku të gjendjes që në mjekësi quhet anamnezë. Pra, para se të jepet çfarëdo diagnoze lypset anamneza.

Meqë kjo anamnezë jona supozojmë se mund t’u hyjë në punë specialistëve të shqipes standarde, ne do të cekim paksa disa faktet që ia vlejnë të rikthehen në kujtesë, ngase ato, siç mendojmë ne do të ndikojnë që diagnozimi të jetë sa më i saktë dhe më real dhe si rrjedhojë edhe terapia duhet me dalë më e efektshme. Ne kemi bindjen se me një terapi sa më cilësore kjo plogështi e trefishtë drejtshkrimore, gramatikore e leksikore që disi duket se  i  ka kapluar këto tri shtylla të standardit bart virusin nga trashëgimia, por që ndërkohgë i ka dhënë inflamacion a pezmatim gjendjes në ditët e përmjegullta të stinës  që po kalon shoqëria jonë. Sidoqoftë, ky virus i ndërkohshëm, mund të tejkalohet më me sukses dhe më me pak pasoja, nëse standardologët tanë pajtohen unanimisht që si masë preventive t’i japin standardit të sotëm një rishtim terapeutik. Natyrisht që të ketë sukses një terapi edhe nga ana sociopsikologjike  ajo duhet të pranohet me mirëbesim.  Gjithsesi  terapia që ofrohet duhet të ketë mbështetje në  vlera të forta  në radhë tëparë në elemente të forta të përbashkëta ndërdialektore, por në vlera të tjera të pamohueshme njëduialektore, vlera këto, të cilat ndihmojnë dhe e sforcojnë konsolidimin e standardit të shqipes.   

Sido që të jetë, ne edhe tashti, bile më me forcë ndërgjegjësimi i bashkohemi kërkesës së shumicës së diskutuesve nga dy krerët e mësipërm në dobi të sforcimit të asaj baze të përbashkët me rehabilitimin e vlerave të caktuara të ish-shqipes letrare mbi bazë të gegërishtes e në veçanti të paskajores së mirëfilltë, e cila me forcën e vet komplekse që ka dhe që përfaqëson, në njëfarë mënyre, mundëson përplotësimin ose lehtësimin e frymëmarrjes sa më me lehtësi të të tri shtyllave themelore të sipërcekura të standardit të sotëm: drejtsshkrimit, gramatikës dhe leksikut, ngase me këtë element tek ato do të fillojë këndellja, përmirësimi apo mëkëmbja e sigurt e shëndetit të tyre.

Sidoqoftë, në këtë krye të fundit do të bëjmë fjalë:

së pari, rreth rikujtimit të disa të konstatimeve të vlefshme anamnezore për diagnozimin e shëndetit real të standardit në fuqi,

së dyti, përcaktimi i gjendjes së sotme të standardit në vështrim real  kritik,  kusht ky i domosdoshëm që prognozimi specialistik të jetë sa më i efektshëm dhe

së treti, jepet terapia në dozën e duhur që menjëherë të reagojë për të mirën e shëndetit të standardit të shqipesjo vetëm sot për sot, por edhe në perspektivë.

             

 

              1. RIKUJTIMI i Disa të dhënave anamnezore si

                    Parakusht për konstatimin e gjendjes

                                Reale të standardit të sotëm

              

  Pikërisht rreth konstatimeve mbi bazë të kontrollit anamnezor e shohim të nevojshme të rikujtojmë disa nga argumentet të cilat të shoqëruara me një propagandë të organizuar mirë i janë servuar opinionit si të vërteta absolute, për një kohë mjaft të gjatë sa i8shte në fruqi sidomos në Shqipëri sistemi monist (socialist) se gjoja ish-shqipja letrare mbi bazë të gegërishtes nuk kishte arritur të aftësohej as për së afri jo vetëm si gjuhë zyrtare(!), por jo më si gjuhë letrare kombëtare dhe për këtë arsye qe e domosdoshme që populli shqiptar për ta pasur një gjuhë standarde mbarëkombëtare atë duhej bërë mbi bazë të toskërishtes dhe jo të vazhdohet ashtu me gegërishten e pasukseshme.  Dhe pikërisht këtë të vërtetë, e cila filloi dhe vazhdoi së servuari gjatë këtij sundimi do të përpiqemi ta rikujtojmë në këto dhjetë pikat vijuese:

 

E para, si favor kryesor lidhur me gjuhën letrare që nga nisa (starti) deri te sosa (finalja, caku), d.m.th.nga vitet pas LDB, dhe para e pas Kongresit të Drejtshkrimit (1972) e më von, madje edhe deri në ditët e sotme ishte  bindja se  Partia si forcë promotore e partjetërsueshme e udhëheqjes së luftës antifashiste dhe të fitores së të ashtuquajturit revolucioni popullor socialist kishte të drejtë të përmbyste edhe ish-normën e shqipes letrare, ashtu siç  përmbysi sistemin politik-shoqëror (feudo-borgjez) që mbretëronte para LDB. Dhe në praktikën e luftës së klasave ishte krejt e pritshme dhe e natyrshme kërkesa momentale për përmbysjen edhe të ish-shqipes letrare mbi bazë të gegërishtes, andaj ajo domosdo duhej shpallur botërisht si gjuhë e paformuar zyrtare ose si e paaftë që të mbulonte këprkesat shtetërore në kushtet e sistemit të ri politiko-shoqëror. Ndërsa toskërishtja, siç e parashihte tash platforma e klasës fituese e revolucionit socialist, tani me direktivat e klasës  sunduese,  e kishte të drejtën e fituar politike për me u përhapë në të gjitha fushat e jetës pa kufizim si në jug si në veri. Kështu tvarianti i toskërishtja, si të thuash, e kishte kadidaturën pa oponencë për t’u zgjidhur përfundimisht si gjuhë zyrtare. Propandisht opinioni ose pjesa më aktive e tij  e kishte sadopak të formësuar mentaslitetin se u8dhëheqwësit partiakë kishi8n të drejtë me veprue në frymën e himnit të internacionales proletare, ku thuhej se botën mizore (të vjetër:feudo-borgjeze) do ta shkatërrojnë  që nga themeli dhe pastaj, një botë të re do ta ndërtojmë në vend të saj! Andaj, kjo ishte, në të vërtetë, siarsyeja dhe shtysa e majftueshme për  mentaslitetin e adoleshencës politike entuziaste të kohës të përkrahte politikën që vinte që nga majat e pushtetit popullor e shtrihej deri tek organizmat a qelizat më të ulëta të atij pushteti, që organizativisht të vepronte edhe në drejtim të gjuhës zyrtare. Kështu edhe direktiva ose urdhëri i ministrit të kulturës, përkatësisht të edukimit socialist (S. Malëshovës) që ishte edhe autor i adaptimit shqip të himnit në fjalë në emër të pushtetit “popullor” për përmbysjes së bazës së vjetër reaksionare të gjuhës letrare mbi bazë të gegërishtes, u pranua, pothuajse pa kundërshtim.

Sidoqoftë, kjo direktivë, megjithatë nuk u krye shpejt e shpejt plotësisht  alla partizançe në të gjitha poret e jetës gjuhësore, por u zbatua shkallë-shkallë, së pari filloi së zbatuari nga organet qeveritare shtetërore qendrore të administratës, pothuaj njëherazi u përqafua vullnetarisht nga Lidhja e shkrimtarëve dhe pastaj kaloi si detyrë në ngarkim të komisionit të gjuhëtarëve gegë e toskë, të cilët njëherë në rregullat e gjuhës letrare patën futur elemente toske e gege, por ato gege pothuajse në kontinuitet dilnin në margjina, deri sa shumica prej tyre ndërkohë edhe u anashkaluan edhe disa volera të saj plotësisht. Gjithsesi procedura rreth sendërtimit të asaj direktive, sipas K. Jorgaqti ka vajtur si në vaj. Prandaj , mund të thuhet se  ky standard është pranuar e sendërtuar pa kurrfarë oponence të dukshme.

E dyta, me që feja në ideologjinë e re komuniste konsiderohej opium për popullin dhe si e tillë duhej luftuar deri në zhdukjen e saj, atëherë edhe gjuha e revistave Zani i Naltë (revistë muslimane), Leka (jezuite) si dhe sidomos ajo e Hyllit të Dritës  (françeskane) bashkë me gjuhën letrare e liturgjike të tyre, sidomos ajo e priftave veriorë dilte e padëshirueshme. Madje ajo gjuhë letrare (edhe pse laikee në frymë atdhetare) bashkë me veprat jofetare të Gj.. Fishtës, V. Prenushit etj. dilte me përmbajtje reaksionare e shoveniste ndaj vëllezërve sllavë etj., andaj ajo u përjashtua nga kultivimi në shkolla, andaj si e tillë me të drejtë që jepte situata mbeti e përjashtuar përfundimisht, ngase tashti  botës së re, shkollës shqipe të kombit socialist (!), i nevojitej një letërsi e re në frymën e realizmit socialist, patjetër në frymën e edukatës socialiste dhe gjithsesi në harmoni me gjuhën letrare të shtetit e të partisë mbi bazë të toskërishtes!?

E treta, sistemi i diktaturës së proletariatit, ku partia mbisundonte duke u mbështetur në luftn e klasave, klasa tjetër e identifikuar edhe me gjuhë lypsej eliminuar ose deskredituar e mposhtur pa mëshirë, qoftë edhe si klasë e emagjinuar. Ishte periudhë kjo që asgjë s’mund ta pengonte frymën revolucionare në të gjitha aksionet që merreshin me forca të përqendruara të masave, madje as aksioni për gjuhën e unifikuar mbi bazë të toskërishte assesi s’mund të kishte pengesa. S igurisht në atë periudhë një fushatë të tillë nuk mund ta kundërshtonte haptazi askush nga shkrimtarët e gjuhëtarët, edhe ata gegë, të cilëtishin të detyruar që me vullnet të vepronin në vijën e partisë e të pushteti, sepse vetëm në atë mënyrë mund të ruanin  jo vetëm pozitat dhe të gëzonin ndonjë  privilegjë, por në jnjpëfarë mpënyre edhe ekzistencën.

E katërta, pasi standardi i gjuhës shqipe paraprakisht mori fizionomi të formëzuar në veprat letrare e publicistike të shkrimtarëve e publicistëve të kohës të angazhuar edhe në frymën e realizmit socialist, dhe pasi ajo gjuhë u shtri edhe në Kosovë e më gjerë, u bë rihartimi apo edhe zgjerimi i veprave themelore të gjuhës standarde nga autorët, përkatësisht komisionet përkatëse dhe kështu edhe formalisht vërtet u kompletua kjo gjuhë zyrtare si gjuhë standarde kombëtare, rezultaett e së cilës asese s’duhen mohuar.

E pesta, kjo gjuhë vërtet e përpunuar pasi funksiononte me sukses në të gjitha stilet funksionale, sidomos në suazat e organizmave të shtetit e të shoqërisë, ajo si e tillë mori emërtimin gjuhës letrare kombëtare edhe u fut edhe ligjërisht nën mbrojtjen e shtetit dhe së këtejmi funksionimi i saj dilte i garantuar. Nën këto kushte përdorimi i gegnishtes në çfarëdo variante dilte i palejueshëm në Shqipëri madje edhe në Kosovë e më gjerë,  gegnishtja edhe si gjuhë bisedore ishte pa prestigj.  Me të drejtë kjo dukuri cilësphej si sukses i  madh i standardit, ngase tani sendertohej sllogani një komb një gjuhë (letrare), si një motiv i madh i shqiptarizmit.

 

E gjashta, mirëpo pas viteve të ’90-a kur andej në Shqipëri sistemi politiko-shoqëror u përmbys dhe këndej në Kosovë pushoi euforfia, pakënaqësitë e akumuluara  ndaj vlerave të anashkaluara lidhur me gjuhë letrare tani filluan me dalë haptazi. Diku –diku  mjaft me ekzagjerim shpërthyes e diku pak më butë, por gjithsesi u shpeshtuan kërkesat për rishikimin ose plotësimin e gjuhës standarde me elemente të gegërishtes..Kërkesat e tilla nga standologët hartues ose pasues të rregullave të standardit në fuqi i cilësuan mënjëherë si kërkesa të padrejta, dhe si të tilla nga elita inteklektuale e gjuhëtarëve kundërshtoheshin, me arsyetimin se gjithçka në pastë pasë të keqe sistemi monisht çështjen e njëzimit të gjuhës së përbashkët “një komb/ një gjuhë letrare” e pati  zgjidhur mirë dhe pa të meta. Në standard nuk ka vend për kthim a rikthim të asnjë trajte gege. Krejt çka i është dashur standardit ajo i ka marrë me kohë nga gegërishtja. Struktura e standardit të shqipes del tashmë e përkryer, vetë jeta e ka afirmuar drejtshmërinë e standardit mbi bazë të toskërishtes, po edhe me disa elemente të gegërishtes. Për elemente të tjera nuk ka vend. Nuk ka më kuti të zbazëta semantike, sepse të gjitha konceptet e gegërishtes dalin të mbuluara me mjetet e standardit të sotëm. Kjo bindje mbrohet me zë të lartë  edhe sot e kësaj dite nga disa standaologë tanë.

E shtata, në të vërtetë, edhe pse nga elita e gjuhëtarëve-standardologë assesi nuk mund të ishin të pranueshme kërkesat për reformimin eventual të standardit me prurje të  reja edhe nga gegërishtja, sepse ato prekin prestigjin e toskërishtes (e arsyetuar shkencërisht dhe pranuar vullnetarisht si standard i vetëm gjuhës kombëtare, ato nuk reshten. Të shtyrë nga një presion i tillë elita e gjuhëtarëve të të dy akadenive megjithatë e formoi një Këshill a Komision ndërakademik (Tiranë-Prishtinë), që do të konstatonte qëndrueshmërinë e standardit të sotëm ose mundësinë eventuale për ndonjë prurje të re. Mirëpo lidhur me këtë, po ashtu një pjesë e ekspertëve gjuhësorë shprehet se  çdo risi patjetër, duhet të kalojë përmes toskëzimit, ngase vetëm kështu mund t’i përshtaten, apo jo, sistemit të standardit në fuqi, i cili është faktor i unitetit kombëtar, andaj si të tillë duhet ruajtur  patjetër  të paprekshëm.

 E teta, është e vërtetë se në këta dhjetëvjetshat e fundit gjithnjë më tepër po përfuqizohet kërkesa për rehabilitimni a rikthimin e paskajores gege në standard, qoftë si rast i veçantë ose i shoqëruar me disa idioma e ekzodizma nga gegërishtja, edhe pse ka kundërpërgjigje se pikërisht këtë element nuk mund ta pranojë standardi  i sotëm që ka  toskërishten, pasi në vend të saj standardi ka lidhoren edhe pasakoren e dytë, të cilat që të dyja i ka në sistemin e vet ligjërimor edhe gegërishtja, prandaj një kërkesë e tillë del fare e panevojshme. Por është e vërtetë se ajo  po vazhdon të përdoret jo vetëm në gjuhën e folur, por edhe në atë të shkruar, madje edhe nga intelektualë, shkrimtarë,  deri edhe politikanë, pa përjashtuar edhe ndonjë gjuhëtar, andaj problemi po merr përmasa shqetësuese për standardin e sotëm.

Sidoqoftë shumica e standardologëve të Qendrës (Tiranë) këtë dukuri, d.m.th. përdorimin e paskajores me + pjesore e shpjegojnë si shfaqje instiktive a si shtysë e pavetëdijshme e trashëguar nga e kaluara dhe jo nga nevoja. Ndërkaq disa  gjuhëtarë të tjerë, dukurinë e tillë rreth paskajoresn së mirëfilltë e shpjegojnë se vjen nga nostalgjia për ish gegërishten letrare mbi bazë të gegërishtes, ku paskajorja e tillë zinte vend të rëndësishëm. Pa marrë parasysh mendimi i tyre është që  një dukuri e tillë duhet flakur nga vetë përdoruesit e kësaj forme, sepse kjo paskajore e panevojshme del e dëmshme për për standardin, madje po i pengon edhe vetë gegët në përvetësimin e normës së shqipes standarde, përndryshe do të konsiderohen si njerëz malokë, madje ndoshta edhe si kundërshtarë oficielë të normës së njësuar letrare kombëtare(!?).

 E nënta, po lidhur me pikën e mësipërme kërkesat e tilla që bashkë me prurje të reja përfshijnë edhe elemente gjuhësore të gegërishtes, që po shfaqen edhe nga grupe gjuhëtarësh si dhe nga anëtarë të Komisionit të Prishtinës etj., siç është paskajorja me disa idioma e ekzodizma, disa standardologë mbrojtës fanastikë të standardit të sotëm nga Qendra (Tirana), i konsiderojnë shumë të dëmshme kombëtarisht, ngase zgjojnë ndjenja separatiste pa nevojë në fushë të standardit të shqipes së sotme, ngase, sipas tyre, nuk mund të shartohen elemente të një gjuhe dialektore në gjuhën tashmë të formëzuar të standardit. Këto kërkesa duhen refuzuar me çdo kusht. Madje, mund të arsyetohet implementimi i vetos, si qëndrimi i drejtë refuzues i anëtarëve të Komisionit mikst ndërakdamik Tiranë-Prishtinë, të cilët kanë mandat ta ruajnë bazën e standardit të sotëm me ndonjë përplotësim simbolik, por jo të pranojnë elemente të tilla si paskajorja që prek në bazë. Madje tërhiqet vërejtje se si parakusht që vendimi i komisonit përkatës ndërakadmik të jetë valid duhet të merren patjetër me koncenzus të plotë, për ndryshe çdo vendim me shumicë votash mund të quhet vendin arbitrar dhe si i tillë del i papranueshëm dhe vetvetiu rezulton që norma ose kodi i sotëm gjuhësor mbetet në fuqi. Dhe ky qëndrim është i drejtë, sepse vetëm kështu mbrohet standardii i përbashkët kombëtar që është në përputhje me interesin mbarë kombëtar në fushë të gjuhës standarde(?!).

E dhjeta, ata që kërkojnë gjoja përplotësimin e normës me elemente dialektore, siç është edhe paskajorja gege, le të marrin shembull, apo jo, nga gjuhët e zhvilluara si b.f. gjermanishtja, frëngjishtja ose italishtja  etj., që edhe te ato gjuhë mund të kenë mbetur jashtë standardit elemente nga të folmet a nëndiualektet e caktuara të tyre, por askush nga ata, me sa dihet, nuk do të ketë kërkuar kaq me ngulm ndryshimin e bazës së standardit tashmë të formëzuar ose plotësimin e tij me elemente të tilla dialektore, siç po kërkohet tash 10 e sa vjet në gjuhën shqipe nga disa gjuhëtarë gegërishtfolës dhe të tjerë? Prandaj, kur kemi parasysh shembujt e tillë vetvetiu kuptohet se kërkesat e tilla, që më parë janë të gjykuara për t’u refuzuar. Çdo tentativë e qe më parë duhet shpallur  jo e natyrshme, andaj duhet të rezultojë si  përpjekje e dështuar (?!)..

 

 Për të gjitha këto 10 konstatime dhe të tjera në këtë kontekst sipas propagandës së plasuar para e pas Kongresit të Drejtshkrimit dhe deri në ditët e sotme  e  në vijimsi nga mbrojtësit e standardit në fuqi merren si plotësisht të drejta, ne, duke mos zhvlerësuar këtë mbrojtje, këto çështje, që të gjitha dhe ndonjë tjetër, do t’i diskutojmë në nënkreun vijues  Në të vërtetë ne, siç do të shohim, në mënyrë kritike do t’i qasemi problemit në fjalë, ngase qëllimi ynë është që jo vetëm anamneza rreth prognozimit, por edhe dozat e terapisë të jenë sa më të efektshme lidhur me këndelljen e standardit të shqipes.

 

 

            2. Prognozimi dhe gjendja reale E shëndetit

                                të standardit të sotëm

 

Kushti i parë që terapia të jetë e sukseshme, siç e kemi paralajmëruar pak më parë, është që të verifikohet qëndrueshmëria e argumenteve që na ishin plasuar si të vërteta absolute aksiomativisht, apo jo, disa prej të cilave u përmenden në 10 piikat e nënkreut të mësipërm. Sidoqoftë, prognozimi ynë duhet të bazohet në të dhëna sa më reale e objektive anamnezore, siç do të përpiqemi ta bëjmë në vijim:

E para, po nisemi nga premisa se si duket po del i drejtë konstatimi, sipas dikujt, se sistemi totalitar me propgandën e vet, vërtet, paska ndikuar edhe në indoktrinimin e të menduarit totalitar të njerëzve të asaj periudhe mbi 50 vjrçare, por që ka mbetur e ravijëzuar te ta në gjykime edhe sa i përket normës letrare. Mjerisht, ende edhe sot kjo narkozë ka veprim në mendjet e disa gjuhëtarëve tanë të njohur dhe jo pa  emër e pa përvojë edhe në lëmin e kulturës gjuhësore. Kjo narkozë edhe sot, pra, bën njerëzit e caktuar që fanatikisht të mbrojnë idenë e paprekshmërisë së standardit në fuqi, madje me një arsyetim të pambështetur, gjoja se, gjendja e shëndetit të standardit të shqipes s’duhet shtruar fare për diskutim, sepse ajo punë konsiderohet e përfunduar që në Kongresin e 1972-shit dhe lidhur me këtë, kurrnjë lutje, fletparaqitje as ankesë nuk vjen në rend dite për t’u shqyrtuar, ngase siç e thotë A.Vehbiu, ashtu siçvetkuptzohet, afati për çdo këkesë rishqyrtimi konsiderohet i parashkruar, d.m.th. ka skaduar afatit për rishqyrtimin a rigjykimin e lëndës së tillë. Me fjalë të tjera çështja e standardit ka marrë fund dhe nuk ka nevojë me rianalizue në mënyrë kritike veçmas objektin konkret të standardit.  Edhe pse siç dihzet, kur është në pyetje standardi , lënda e kësaj natyre nuk lidhet fare me afate skadimi, ngase gjuha është pronë e patjetërsueshme e kombit e trashëguar historikisht dhe trashëguese si dhanti e natyrës, dhe si e tillë natyra e gjuhës nuk është statike po dinamike, prandaj për nga natyra gjuha nuk i shtrohet ligjit ose rregullores të parashkrimit. Andaj vetvetiu ky fakt i narkozimit ka ndikuar në të ntrashurit e simptomeve të së standardit në fuqi formalisht e përmbajtësisht. Madje kët plogështi vetë lëvizja dinamike e orientuar në drejtimin njëdialektor e ka çuar krejt standardin drejt drunjëzimit, në çorrsokak. Dhe së këtejmi, nëse nuk reformohet ky drunjëzim, gjendja e normëzimit do të përkeqësohet edhe më, sepse, siç dihet drurin me çalla nga rrymat e kohës mund të hajë krimbi, prandaj i duhet mirëmbajtje e domosdoshme në vazhdimësi.

 E dyta, nuk dimë se si sëmundje a moskuptim mund të quhet edhe fakti i ikjes së kontrollit të shëndetit, përkatësisht mendimet e tilla për mosvërtetësimin e të dhënave nga tekstet e koduara të standardit. Është e vërtetë se kemi pasur rast të dëgjojmë edhe nga profesorët tanë me tituj më të lartë shkencorë se nuk duhet kërkuar verifikimi i rregullave dhe parimeve të standardit se do të na dalë punë. E përmendëm atributin e titullit të lartë shkencor dhe punën sepse me predikimet e tilla të ikjes nga shqyrtimi i problemeve  në këto viteteb e fundit, vërtet shkencës sonë i ka sjellë më shumë dëme se dobi.. E kemi fjalën edhe rreth çslhtjes sër njësimit të gjuhës letrare mbi bazë të një dialekti etj. Sepse siç dihet asgjë për shkencën nuk mund të jetë tabu, ngase detyra e shkencës dhe e shkencëtarit është të bëjë vërtetësinë edhe për të vërtetat e proklamuara si të drejta absolute apo jo?  Predikimet e tilla na kujtojmë  rrërfesën popullore të shitësit të qypit me tëlynë (gjalpë), i cili i thotë blerësit 

Provojhe, provoje lirisht gjalpin sa është i mirë, por mos e fut lugën më thellë se të del gjizë!

Gjithsesi ikja nga baballfaqimi me problemet e normëzimit nuk përkon me etikën e standardologut

E treta, është e vërtetë se për shkak të mosbalancimit të thesareve të trashëguara ndërdialektore, duke lënë anash ose duke injoruar vlerat kruciale të dialektit tjetër gjuha e sotme standarde vuan nga moszotësia për të përmbushur të gjitha nevojat funksionale të mbarë bashkësisë folëse pa konfrontime me elemente diglosie. Dhe kjo mospërmbushje vërehet jo vetëm nga pikëpamja psikike, por edhe nga ajo lëndore praktike, në të shprehurit e koncepteve etj. si dhe për shkak të pamundësive për t’i përballuar trysnitë që vijnë nga zhvillimet bashkëkohore në fushën e terminologjisë etj., andaj ndërkohë po paraqitet e nevojshme që fyti i ngushtë makinerik që ia krijoi vetes standardi, duke u mbështetur vetëm në një bazë dialektore, duhet riparuar me elemente të duhura në mënyrë që të mund t’i përpijë më me pak vështirësi sfidat e kohës, duke marrë forcë nga ushqimi jo vetëm nga çereku  i të folmes kombëtare, por edhe nga 3/4 e taksapaguesve  o9dficielë të së njëjtës bashkësi folëse, të cilën e ka për detyrë ta përfaqësojë ligjërisht ky standard në të gjitha fushat e jetës kombëtare e ndërkombëtare.

E katërta, pra, për arsye të ngushtësisë së fytit ligjërimor, i cili me rastin e formimit dhe më vonë të kodimit të standardit, qoftë nga serviliteti i specialistëve të kohës pa marrë parasysh origjinën e tyre dialektore, qoftë nga  nxitimi ose paaftësia profesionale, mbase edhe nga mungesa e koncepteve për zgjidhje më të arsyeshme nuk u zgjerua ai standad me balancimin e natyrshëm ndërdialektor, andaj edhe sot  pengesat rreth kapërdimjes së sfidave  po  bëhen gjithnjë e më serioze  dhe kjo po ndikon që dy gjymtyrët e trupit të standardit të natyrshëm të mos  kenë  asnjëra shëndet të plotë e të harmonishëm.

E pesta, përkundër propagandimit të organizuar cilësorisht të ndihmuar edhe nga organizmat shtetërorë vetë mospërvetësimi masiv i standardit të sotëm te popullata më e madhe shqipfolëse, solli dyshim jo vetëm në aftësinë e standardit, por edhe për mbarë kulturën gjuhësore si dhe sistemin e arsimimit shqip, ngase të plasuarit, të mësuarit dhe të përvetësuarit e standardit në shkolla, studime etj., përkundër dëshirës së mësimmarrësve, po çalon keqas, sepse po bie ndesh me ligjërimin e natyrshëm të shumicës së popullatës shqipfolëse apo jo?

E gjashta, pra, nuk është fjala vetëm se përvetësimi i srtandardit po ngec për shkak të raportit:gjuhë familjare/gjuhë shkollore, por edhe më gjerë, për shkak të çështjeve të pazgjidhura në raportin ndërdialektor, raport ky që siç e kemi parë e do ta shohim,  prek, edhe në traditën  e kulturës gjuhësore si dhe në historinë e vetë standardit. 

E shtata,, është e vërtetë se ky version  i pagëzuar si standard për shumë intelektualë gjithnjë e më tepër po kuptohet tani se është bërë në rrethana kompremetuese, jolirie, dhe pa oponencë lojale çka është shumë e vërtetë, andaj është drojë se nëse nuk fillon terapia e duhur reformuese rishtuese e tij, prestigji i standardit  do të përkeqësohet edhe më, do të bjerë edhe më shumë, sepse dihet se faktori prestigj e mban gjallë çfarëdo kodi gjuhësor.

E teta, lidhur me prestigjin ndërlidhet edhe karakteri popullor i standardit. Nuk po thuhet kot se për këtë shkak, sot për sot, jo vetëm individët, por edhe institucionet e kanë humbur prestigjin e dikurshëm këshillues e udhëzues në kulturën gjuhësore mbarëkombëtare, andaj  të gjitha këto tregojnë për shëndetin jo të mirë psikik jopopullarizues të standardit të sotëm dhe kjo gjendje konstatohet drejt edhe nga disa institucione përkatëse, prej nga edhe po dalin zëra që për shërimin e kësaj të pamire lypset angazhim shumëpalësh në radhë të parë i standardologëve specialistë  profilesh të ndryshme.

E nënta, së këtejmi si rrjedhojë e kësaj gjendjeje lypset edhe një  anamnezë e re plotësuese në mënyrë që diagnoza të jetë sa më e drejtë e reale shkencorisht e pragmatikisht,  kusht  e  hap ky kaq i domosdoshëm për kurimin terapeutik të standardit të sotëm, përkatësisht për rehabilitimin e këndelljen e organizmave themelorë të trupit të këtij standardi, ngase jo të gjithë ata organizma të natyrshëm ishin ose janë aktivë në veprimet e deritashme të domosdoshme gjithpërfshirëse drejt një qëllimi idealist me interes të përgjithshëm shoqëror kombëtar.

E dhjeta, gjithsesi standardologët tanë assesi nuk duhet ta lënë edhe më shqipen nën mëshirën e fatit ose të spontanitetit të kohës së sotme, por duhet ta ndihmojnë gjetshmërinë e saj atavike anonime dhe joanonime nga trashëgimia që e karakterizon çdo gjuhë natyrore e standarde në këtë vorbull valimesh të përgjithshme të globalizimit, në mënyrë që ajo, konkretisht shqipja të rivitalizohet plotësisht, duke shfrytzuar jo vetëm thesarin e vet ndërdialektor, por edhe metodat më bashkëkohore studimore stimuluese, duke e përfshirë edhe metodën atomiste për tema të veçanta, pa shkëputur ndërlidhjen me strukturat e harmonizuara në kuadër të sistemit të përgjithshëm brenda- e ndërgjuhësor. Dhe kështu gjuha jonë standarde të dalë fituese ndaj sfidave si brendapërbrenda vetvetes, ashtu edhe ndaj atyre të jashtme dhe të ketë bashkëjetesë normale joinferiore me gjuhët e tjera të zhvilluara.

 E njëmbëdhjeta, sot dihet e vërteta, se nuk qëndron fakti se norma e miratuar në Kongresin e Drejtshkrimit (1972), përfaqësonte të gjitha vlerat globale të gjuhës së natyrshme shqipe, ngase me anashkalimin pothuajse të tërë dialektit të gegërishtes, ose të ish-variantit letrar mbi atë bazë, ajo varfëroi vetveten, varfëroi gjuhën shqipe që e përfaqësonte në emër të standardit ose si gjuhë letrare mbarëkombëtare. Të rikujtojmë faktin se asnjëra nga idetë e tre gjuhëtarëve tanë të shquar Selman Rizës, me pangegnishten e tij, Mustafa Krujës me shqipen e mesme dhe Namik Resulin, me toskërishten e tij të harmonizuar me elemente të gegërishtes që ndalej në brigjet e epërme të Shkumbinit, nuk u morën parasysh. Pra, në vend të simbiozës së pangegërishtes, gjuhës së mesme dhe harmonizimit ndërdialektor, por që mbështetej përsëri në gjuhën e mesme mbi bazë të gegërishtes, tashti nga pushtetarët e rij që erdhën pas Çlirimit (1944-1948), u anashkaluan të tri bazat e para gege: elbasanishtja e  zyrtarizuar, shkodranishtja me traditë letrare të pamohueshme dhe kosovarishtja në (ri)lindje e sipër, që së paku mund të përfaqësoheshim të tria këto, siç u tha, me paskajoren e mirëfilltë me + pjesore të shkurtër.

E dymbëdhjeta, është e vërtetë se konceptet që mbulonte, përkatësisht që mbulon edhe sot paskajorja e mirëfilltë nuk munden me u mbulue kënaqshëm jo vetëm me mënyrën lidhore, siç figuron ende si konstatim gjoja i padiskutueshëm në burimet e caktuara normative, po as me mjete të tjera ekzistuese të toskërishtes (shqipes së sotme letrare), dialekt ky që në Kongresin e Drejtshkrimit, si është thënë, u konstatua si bazë e vetme mbarëkombëtare e standardit të unjisuar, shpallje kjo, siç po thuhet tani nga shumëkushi, pa meritë, ngase anashkaloi vlerat më kryesore të dialektit tjetër, sepse u shpërfill ai dialekt nga standardistët e kohës, dhe u përfill vetëm varianti toskërisht, si gjuha standarde dhe kështu u tumir standardi mbi bazë të një dialekti, të toskërishtes me ndonjë element simbolik nga gegërishtja.

E trembëdhjeta, gjithsesi nuk është e drejtë të thuhet se rehabilitimi i ndonjë elementi të gegërishtes ose prurjet e reja nga ai dialekt në standardin e gjuhës shqipe, por pa paskajoren do të mjaftonte për këndelljen e standardit të sotëm dhe kënaqjen e gegërishtfolësve, thua se është çështja e plotësimit formal të kërkesava të gegërishtfolësve e nuk qënka çështja e pasurimit cilësor të gjuhës standarde shqipe në përgjithësi dhe të sistemin foljor në veçanti.

E  katërmbëdhjeta, sido që të jetë, paskajorja e mirëfilltë me pjesoren e shkurtër patjetër duhet të zërë vendin kryesor bashkë me prurjet e reja. Pa të, pa rehabilitim e paskajoren nuk mund të shpëtojë  ose të spastrohet letrarishtja e sotme nga drunjëzimi i mëtejshëm, sepse paskajorja e mirëfilltë është ajo që hap rrugën e shpëtimit dhe të  përfaqësimint më të denjë të këtij standardi, të cilin e bën më të fortë e më të zyrtarizuar si në planin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

E pesëmbëdhjeta, edhe më i paqëndrueshëm del arsyetimi tjetër se gjoja inkuadrimi i paskajores nuk mund të bëhet assesi, ngase atë nuk e pranuaka sistemi i toskërishtes(!), kur dihet se kur përmendet standardi fjala nuk është për normën e dialektit toskërisht, por është a duhet të jetë fjala për normën e gjuhës shqipe e jo për atë të dialektit të veçantë gegë ose toskë në kuptim të ngushtë(?!). Gjithkush duhet ta ketë ose duhet ta kishte të qartë se kur një dialekt emnohet si gjuhë standarde, vetvetiu kuptohet se ai dialekt ka detyrim ta tjetërsojë vetveten për pika të caktuara, ta zgjerojë bazën e ngushtë dialektore nëse e ka dhe kështu patjetër duhet të aftësohet për të përthithur dhe kultivuar të gjitha vlerat e dialektit tjetër. Kurrsesi nuk është e lejueshme që standardi që përfaqëson atë gjuhë globale t’i përjashtojë ose t’i shpallë të huaja vlerat e pazëvendësueshmne të dialektit tjetër, nëse atij i mungojnë ato elemente, sidomos kur ai dailekt (siç është rasti me gegërishten) ka përhapje sa dyfishi a trefishi i  dialektit standardemnues ndër shqipfolës.

E gjashtëmbëdhjeta, është absurditet edhe më i madh po t’i shkojë kujt mendja e aq më keq ndonjë standaologu me emër se përdorimi i paskajores nga gegërishtfolësit ardhka nga instikti i rastësishëm e jo nga formëzimi historik mijavjeçar i traditës së ligjërimit të ligjshëm popullor, ngase procesi i formëzimit të paskajores në ligjërimin gegë është aq i natyrshëm dhe aq i  hershëm, madje shumë më i hershëm se vetë dokumentimi i gjuhës shqipe.

            E shtatëmbëdhjeta, po kështu, absurditet i madh është nëse dikush shprehet se rikthimi i paskajores në standard ose e ndonjë formë tjetër e gegërishtes nuk mund të bëhet sepse duket si një përpjekje për shartim jo    natyrshëm nga një shartore në pipat e shartores së një specie të huaj (!), kur dihet fakti se kërkesa për inkuadrimin e paskajores në standard nuk është shartim, sepse nuk kemi të bëjmë me kurrfarë shartimi në pemën e huaj apo për shartoren e species tjetër, por kemi të bëjmë me kthimin e kultivimin e saj në trup-pemën e vet dhe në degët e veta, ku jetoi , lulëzoi e dha fryte me shekuj, ku edhe jeton ende si pip i gjallë me njomësinë e natyrshme brenda ligjërimit të natyrshëm global dhe ka jetëgjatësi jo vetëm në normën e shqipes globale kombëtare, por edhe kishte imunitet të plotë zyrtar normëzues mbi 60 vjeçar në ish-shqipen letrare kombëtare mbi bazë të gegërishtes, prej nga u anashkalua arbitrarisht nga standardi i riemnuem, duke mos i vjelë e shfrytëtzuar frytet e saja të natyrshme.

E tetëmbëdhjeta, ndërlidhur me pikën e mëparshme po shtojmë se lule- gonxhet e frytet e degëve të paskajores jo vetëm nuk janë vjelë, por janë shëmtuar arbitrarisht duke mos i  mirëmbajtur e vjelë  me kohë e ndërkohë thjesht për arsye miopie nga standardistët politikanë e ndonjë shkrimtar në rol ortologu, por që ishte ende adoleshent për veprime të tilla të asaj periudhe, por edhe nga  disa gjuhëtarë servilë. Koha po tregon se një veprim i tillë, madje i papresedencë, duke shqelmuar ato fryte, del fort i pakuptimtë sot edhe nga vetë ata standardistë që ende janë gjallë dhe i kanë sot kokrrat plot, ndërsa  nga të tjerët s’kemi çka kërkojmë sot?! Paskajorja megjithatë me frytet e veta brenda degëve të pemës së shqipes, edhe pse jo si dikur  në kuadër të ish-shqipes letrare mbi bazë të gegërishtes, vazhdonte të jepte fryte, edhe pse nuk kishte prestigj  as kurrfarë privilegje,  Kur themi kështu mbështetemi në faktin se ajo jepte fryte në gjirin e masës së gjerë gegërishtfolëse e toskërshtfolëse, jo heshtazi, por, si me thënë, haptazi e me zë të lartë kumbues. Pra me këngët e vjetra të trashëguara, por edhe me këngët e reja popullore  të krijuara nga autorët përkatës. Natyrisht kjo vazhdonte të kultivohej spontanisht e tash së vonë vetëdijësisht në gjuhën e familjes dhe të shtresave të caktuara shoqërore, ngase kishte si bazë edhe një literaturë shumë të pasur nga tradita gojore e letrare që s’mund të mohohej dot..

E nëntëmbëdhjeta, lidhur me atë që u tha më sipër, siç dihet në diasporë përdorej  lirshëm  nga  autoritete letrare që për fat sot krenohet kultura shqiptare me veprat e tyre të shkruara gegërisht, pra edhe me paskajore. Prandaj me rikthimin e paskajores së mirëfilltë në standard nuk bëhet kurrfarë shartimi a kryqëzimi i pipave nga një pemë në një pemë tjetër, ngase paskajorja është fryti i degëve të së njëjtës pemë, pjesë i të njëjtit trung dhe kështu gegërishtja me paskajore tok me toskërishten me rotacizmin karakteristik të saj e përbënin e duhet ta bëjnë, sot e nesër, edhe më të bukur me stoli kurorën e përbashkët të gjuhës shqipe, nga e cila me  mija e mija vjet u ushqye prej tyre dhe i ushqeu ato i njëjti trung i gjuhës kombëtare shqiptare.

E njëzeta, pra ligjërimi shqip, jo vetëm kurorën e ka të përbashkë, por në të vërtetë i ka të përbashkëa edhe rrënjët e veta, të pleksura e të pandara me gegërishte-toskërishten dhe që të dyja këto dialekte: toske/ gege ose gege/toske, me shtatin e vet qëndrojnë fort mbi bazamentet e veta dhe frymojnë me mushkënitë e veta të përbashkëta të të njëjtin trung-pemë, të të njëjtit komb, si në kohë si në hapësirë dhe futja e paskajores në standard aspak nuk i lëndon frymëmarrjen e toskërishtes simotër në kuadër të ligjërimit shqip në përgjithësi, pra, as të letrarishtes së sotme (toskërishtes) në veçanti, por atë (standardin) e bën edhe më të shëndetshëm dhe kështu këto simotra, brenda një standardi, më me sukses do t’i tejkalojnë sfidat me të cilat po ballafaqohet e do të ballafaqohet gjuha shqipe në rrugëtimin e saj. Gjithsesi është e vërtetë se norma e shqipes së sotme me rrënjët e degët e veta të përbashkëta mund të përforcojë sinonimisht bazën dhe ta hijeshojë më mirë kurorën e vet bashkë me simotren gege. Ka mjaft shembuj të padiskutueshëm që e pohojnë konstatimin tonë.

E njëzetenjëta, në veshët tanë solli era disa lajme për mos me i besue, se disi qenka ndërprerë, mbase përkohësisht  puna e Këshillit ndërakamemik rreth qëndrueshmërisë ose rishikimit të normës së standardit të sotëm, me një arsyetim shumë të flashkët, që të bën me qeshë e me qa njëherazi. Qenka ndërprerë, veç tjerash, sepse paska filluar diçka më e vlefshme: harmonizimi i terminologjisë shkencore e tekniko-teknologjike ndëruniversitare Tiranë-Prishtinë e më gjerë! Ne, patjetër, përshëndesim punën rreth harmonizimit të terminologjisë tekniko-shkencore, por nuk duam të besojmë se kjo punë të jetë pretekst a arsyetim për ndërprerjen ose mosrivazhdimin e punës së Këshillit ndërakademik (Tiranë-Prishtinë) për rishikimin e standardit. Fundja ne nuk mund t’i kuptojmë rrethanat që e kanë detyruar një autoritet të njohur dhe të respektuar për ne nga Tirana që të shprehet kështu:

Në këto rrethana mua dhe shumë të tjerëve, thotë autori i kumtimit,  që jemi rrahur e përpjekur gjithë jetën me këto punë, na duken krejt jashtë logjikës së sendeve thirrjet për ristandardizim ose alkimia gjuhësore e një të ashtuquajturi neostandard. (Shih: Zëri, 27.06.’09, f. 18.) 

Me sa dimë askush nga palët ndërakademike përbërës të Këshillit në fjalë s’ka kërkesa ekstremiste për neostandard! Po edhe nëse ka, për mendimin tonë, pikërisht këta që janë rrahur me probleme të standardizimit duhet të ndalen dhe të ballafaqohen me zgjidhjen e problemit e jo të arsyetojnë ndërprerjen e shqyrtimit, me ikje nga ballafaqimi me realitetin..

E njëzetedyta, gjithsesi po në vazhdë të pikës së mësipërme standardologët e sotëm duhet të mendojnë, nëse janë përpjekur gjatë jetës dhe nuk kanë pasur suksesin e duhur duhet të gjykojnë si një mësues ose profesor i mirë e me përvojë, kur suksesi i nxënësve a i studentëve nuk del i kënaqshëm, mos vallë, duhet të fajsohen vetëm mësimmarrësit? Sigurisht jo. Patjetër duhet shikuar mos ka faj metoda, qasja, përgatitja profesionale e pedogo-psikologjike e mësimdhënies, mos nuk është bashkokohor ligjërimi ose fundi i fundit mos ka ardhur tani tjetër klimë shoqërore-politike  ose m jetet të reja teknike etj. dhe kështu patjetër duhet të shikohet e vërteta se mos duhet apo jo me u gjetë mënyra e metoda të tjera për me arritë suksesin e duhur për të mos e vrarë pastaj ndërgjegja mësimdhënësin me dinjitet të plotë njerëzor e profesional. Kur fajësohen nxënësit e studentëtë për suksesin jo të mirë për mospërvetësimin e duhur të mësimit të normës së gjuhës standarde. mbase këtij standardi duhen reforma dhe në këto raste assesi mësuesi a profesori nuk duhet ta jetë i qetë ndërgjegjësisht, por duhet të jetë aktiv deri në arritjen e suksesit të plotë.

E njëzetetreta, duam të themi se nga sa pamë në kreun e mëparshëm shumica e diskutuesve nuk ishte për ristandardizim ose neostandardizim me qëllim të përmbysjes së plotë të standardit të sotëm, por gjithsesi mbizotëronin mendimet që kanë të bëjnë me reformim ose me përmirësime të domosdoshme të tekstit të standardit, përmbajtjes së tij, ngase vërtet, sipas burimeve (teksteve) përkatëse të tri shtyllat themelore (drejtshkrimi, gramatika e leksiku) të standardit të sotëm çalojnë. Çalojnë diku lehtë e diku  rëndë. Megjithatë këto çalimem, që mund të quhzen lëshime a plagë, edhe nëse nuk janë aq të ndjeshme e serioze, siç i shohin disa studiues, ato patjetër lypset shëruar, ngase pengojnë. Sigurisht standardi i sotëm, siç u cilësua nga shumica e  vlerësuesve, kështu si është, ndoshta mund  të qëndrojë në këmbë, duke u mbajtur me shtalka, por assesi s’mund të ecën normalisht përpara,  kur në rrugë e presin domos sfida gjithnjë e më serioze që po i sjell koha,  vetë dinamizmi i jetës. Andaj jo vetëm është mirë, por del nevojë e domosdoshme që lëshimet e tilla, ato më të lehtat menjëherë të korrigjohen dhe po ashtu ato që nuk presin të përmirësohen sa më shpejt, ndërsa diskutimet për gjëra të tjera që mund të presin mund të vazhdojnë ashtu si edhe hulumtimet e studimet për çështje të veçanta ose të përgjithshme parimore, ngase nga pluralizmi i mendimeve, nga demokratizimi ose liberalizimi në jetën e gjuhës standarde, s’vjen asnjë e keqe, argumentet më të fortë le të triumfojnë në konkurrencë lojale.

 E njëzetekatërta, kur është fjala rreth rëndësisë së harmonizimit të terminologjis tekniko-shkencore edhe ne pajtohemi, dhe lypset përshëndetur trajtimi i tillë në plan kombëtar, për çka jemi përpjekur edhe ne, sipas kaçikut tonë, për një kohë mjaft të gjatë, për këtë mjafton rikujtohen, së paku, disa nga titujt e trajtesave ose të shëmbëllesave tona nga fusha e terminologjisë shkencore e tekniko-teknologjike që po i japim në Pasthënie të këtij punimi.. Prandaj, kuptohet, se jemi me mish e shpirt për harmonizimin e asaj terminologjie, por nuk mund ta kuptojmë arsyen pse të ndërpritet ose të pushojë puna e komisioneve të Këshillit ndërakademik rreth rishikimit të standardit. Nuk mund ta kuptojmë arsyen pse, kur dihet fakti se trajtimi i problemeve në fushën e terminologjisë tekniko-teknologjike u takon terminologëve, ndërsa përmirësimi i standardit u takon standardologëve. Pra, kemi të bëjmë me dy profile specialistësh, të cilët, me sa dimë, nuk i mungojnë gjuhës sonë, madje përmirësimet e domosdoshme të standardit gjuhësor paraprakisht do të ndihmonin shumë edhe punën e terminologëve, madje do t’u ndihmonin edhe profileve të tjera të gjuhëtarëve e filologëve dhe studiuesve të të gjitha fushave të shkencave humanitare, fizike, elektronike etj. etj. 

E njëzetepesta, assesi nuk mund të pajtohemi me disa standardologë ose gjuhëtarë që njihen sadokudo për emër të mirë në fushën e ortologjinë shqiptare, te cilët mjerisht ende qëndrojnë të pozicionuar në grupin e nënprofilit të atyre gjuhëtarëve ish-standardologë, të cilët me arsyetime demagogjike duan ta prolongojnë rishikimin e normës së shqipes standarde, duke bllokuar, qoftë me mospjesëmarrje në komisionet mikste, qoftë duke bojkotuar zgjidhjet e arsyeshme me qëllim, të cilët në atë mënyrë mendojnë se bëjnë mirë pse ia zgjatin jetën standardit të sotëm të pakorrigjuar. Këta në vend të shërimit ia shtojnë jetën me plagë gangrenëse normëzimit të sotëm. Dihet se duke i shtuar jetën këtij standardi me manipulime, nuk ia ndalin dot dhimbjet, por përkundrazi ia shtojnë gjëmën, jo këngën. Në të vërtetë, ne nuk i quamë pavend të tërhequrit vërejtjes rreth kërkesave protokollare e alkimiste, por zhagitjen e zgjidhjeve konkrete e shohim fort pa vend. Mos vallë, del e nevojshme për standologët e tillë manipulues të përdoren edhe doza jatrokimie?!  Kështu themi sepse vetëm në atë mënyrë mund t’u shërohen disa iluzione personave të tillë.  Në të vërtetë, atyre u duhen pika për sy për me i hapë më mirë sytë e mendjes që ta shohin dhe ta besojnë realitetin se norma në fuqi nuk është super okej, por është e sëmurë nga plagët që ia shkaktuan jo  aq jeta në periudha jo të qeta, sa standardistët e tillë dhe nëse nuk fillon shërimi i tyre është drojë që ato plagë që ende mund të jenë në sipërfaqe të futen më thellë në embrionin e shëndoshë të gjuhës shqipe dhe kështu të shndërrohen  vë[rtet në gangrenë të rrezikshme edhe për gjuhën e përbashkët standarde shqipe edhe për unitetin kombëtar.

E njëzetegjashta,, ndërsa standardistët e tillë.sa i përket sqarimit të çështjeve rreth “konfliktit të regjistrave” ose faktit se “baza e gegnishtes asht ma e gjanë nga ajoe toskërishtes”, përkatësisht se “jo të gjitha konceptet e paskajores së mirëfilltë mbulohen me lidhore ose me paskajores e dytë dhe a është i domosdoshëm veçan normimi i variantit të gegnishtes letrare si variant i lejuar paralel” etj. dhe jo pak çështje të tjera në raport gegërishte / toskërishte, janë gjëra që kërkojnë aftësi të veçanta dhe kohë për analiza më të hollësishme dhe më të thella që autorët e kalibrit të R. Ismajlit, E. Lafes, A. Vehbiut, Sh Islamajt,  I. Bajçincës, F. Rakës, Gj. Shkurtajt, S Mansakut, Sh. Rrokajt, F Sylejmanit, Q. Muratit  etj  etj. i posedojnë, por dikush-dikushi nga këta si duket nuk dëshiron të angazhohet në punë të tilla jo të lehta, sepse gjoja mjaft qenkan lodhur të tillët në mbrojtjen e normëzimit të sotëm, që sipas tyre tani paskan arritur suksesin e dëshiruar që këtë normëzim ta vendosnin tashmë në kupe trenash që ecin në binarë të sigurt, sepse lokomotiva qenjka duke i tërhequr vagonat e normëzimit drejt cakut të duhur, larg sherreve të ditës, që po i prekka pa nevojë çifti i R. Ismajlit,  Sh. Rrokajt, D.Lukës, Ledi Shamkut, M. Elezit etj. Gjithsesi, mendojmë ne, kuadrot e tillë duhet të shërohen nga iluzjonet e tilla, ngase lokomotiva që i ka bartur vagonat e tillë tashmë është amortizuar nga tymi i zi i qymyrit të kohës, tani lypsen lokomotova të reja mbase edhe me memorje digjitale dhe me programime kompjuterike, pa zhurmë e pa tym thëngjilli të zi...

E njëzeteshtata, sidoqoftë, urojmë që autorët e kalibrit të tillë, pa protokolle, pa shartime e retushime, pa stërzgjatje e ndalesa, të esëllohen edhe më mirë dhe për hir të objektivitetit ta shtojnë kontributin e tyre konkret edhe për çështje të tilla rreth rishikimit a rishtimit të standardit, i cili me arsye ose pa to, është bërë objektqitjeje, të cilin po e gjuajnë edhe shenjuesit joprofesionistë, të cilëve u është dhënë mundësia me marrë në thumb e me qëllue pa mëshirë, andaj duhet sa më parë të shpëtohet me reformim adekuat standardi i sotëm nga gjuejtësit e tillë amatorë të pamëshirshëm.

            E njëzeteteta,, kemi dëgjuar diçka të paqëndrueshme prej standardistëve rojtës fanatikë të standardit, në mesin e tyre mund të jetë fatkeqësisht edhe ndonjë gegërishtfolës, të cilët kërkesën për rehabilitimin e paskajores dhe të ndonjë gegizmi tjetër, e konsiderojnë vetëm si shprehje individuale nostalgjike e individëve të caktuar, ndjenjë kjo subjektive e cila ndërkohë, siç gjykojnë ata, do të shuhet pas pak kohë vetvetiu, deri sa të kalojë karvani(!), prandaj edhe këtë e konsiderojnë arsye për prolongim ose mosrehabilitimin e paskajores dhe të idomave dhe ekzodizmave përkatëse të domosdoshme. I bëjmë me dije personat e tillë se faktet tregojnë të kundërtën se kërkesa për rehabilitimin e paskajores dhe të ndonjë elementi tjetër është më tepër kërkesë e drejtë shoqërore e shkencore  e jo aq individuale, ngase kjo kërkesë nuk është ndjenjë e rastit për diçka të humbur, sepse, ç’është e drejta, paskajorja, idiomat e ekzodizmat nuk ishin të humbura si vlera asnjëherë për shqipen, për shqipfolësin e formuar, ngase ato vlera gegët dhe jo vetëm ata, i kanë përherë si pasuri brenda ligjërimit të tyre të përditshëm. Dhe së këtejmi kërkesat e tillë, qoftë individuale, qoftë shoqërore janë të drejta, andaj s’ka afat që mund t’i parashkruajë, as s’do të ketë karvan shqipfolësish që mbastashti t’i anashkalojë.

E njëzenënta, duhet të thuhet e vërteta se asnjëra nga 10 konstatimet e shtruara në fillim të këtij kreu, siç u tha, nuk dalin të mbështetura plotësisht, sipas logjikës së sotme dhe kjo del e kuptueshme fare lehtë në kohën tonë, sepse, kur janë vënë bazat e standardit në shqyrtim, ato mbase nga shumica janë pranuar formalisht e aksiomatikisht si konstatime të padiskutueshme, sepse një logjikë të tillë imponuese e servonte vetë sistemi politik-shoqëror i asaj periudhe, ku indokrinimi ishte i madh dhe s’kishte kurrfarë force legale që mund t’i kundërvihej, ngase çdo reagues do të pësonin nga fushatat si tallaze- furtuna  të zhurmshme satanike të organeve e organizmave të regjimit të atëhershëm. Pra, askush nga individët aktor të veprimeve përkatëse të tillë, qofshin të vdekur fizikisht sot (si A. Kostallari, M. Domi, J. Gjinari), qofshin të gjallë (si Sh Demiraj, E.Lafe, J. Thomai etj,) nuk duhen fajsuar individualisht nga të pakënaqurit e sotëm, sepse fajtor ishte vetë sistemi. Megjithatë puna e tyre nuk ishte krejtësisht e pambarë, nëse vështrohet objektivisht sot, kur kemi parasysh  kohën kur vepruan. Puna e tyre me mund duhet të shfrytëzohet sot nga standardologët që të vijojnë aty ku e lanë ata, në mënyrë që  e ardhmja për standardin të jetë më e mirë. Me një fjalë, të mësojnë për të tashmen e të atdhmen nga pësimet e së kaluarës.

E tridhjeta, po ashtu ndërlidhur me pikën e mësipërme po shtojmë edhe këtë se atëherë, kur u  shpall i formëzuar standardi i sotëm, regjimit në fuqi i nevojitej sa më shpejt një normë zyrtare, e cila do të rrezatonte fuqishëm që nga kryet e shtetit e deri te njësitë më të vogla të tij. Dhe si më të lehtë për shtetin ia përshtaten pushtetarët e kohës vetvetes toskërishten, ngase edhe ishin udhëheqësit kryesor të revolucionit popullor, të cilët edhe mbeten në fuqi si drejtues të shtetit. Madje atëbotë, në atë periudhë, çdo forcë që tentonte të pengonte zbatimin e urdhërave të Pushtetit e të Partisë do të merrte plumb ballit, alla partizançe. Kjo ishte etika e kohës. Madje edhe me heshtje ishte vështirë të ruhej ekzistenca fizike e jo më të ruheshin privilegjet që gëzoheshin nga pozita a vendi i punës nga personat e caktuar .Andaj, po përsërisim askush nuk duhet të kritikohet ose të fshikullohet me fjalë të rënda sot për punën e standardizimit të gjuhës për atë kohë. Ndërsa sot për sot, pasi kanë ndryshuar raportet duhet të thuhet e vërteta ose mund të kritikohen të gjithë ata aktivistë ose ish-standardologë, të cilët kanë mundësi të ndreqin diçka dhe nuk e japin kontributin e tyre në drejtim të shërimit të atyre plagëve që ia la ai sistem gjuhës shqipe në fushë të standardizimit.

E tridhjetenjëta, dikush duke e mbrojtur me çdo kusht standardin e sotëm nga rishikimi bën edhe këso krahasimesh të paqëlluara, siç është cekur më përpara në pikën e dhjetë nga nënkreu i parë i këtij kreu, se edhe standardet e gjuhëve të zhvilluara si në gjermanisht, italisht  frengjisht etj.etj  nuk janë vendosur në kushte demokratike, kur nuk janë përfshirë mjaft karaktaristika të dialekteve ose të të folmeve përkatëse dhe që edhe sot ndryshojnë nga standardi, por nuk kërkohet nga  dialektfolësit e tillë rishikimi i normës standarde, siç po bëjnë sot disa gegë ose studiuesit e caktuar, siç është edhe rasti i paskajores gege, kur për zëvendësimin e koncepteve të saj e kanë lidhoren ose paskajoren e dytë të përbashkët si edhe toskët?

Krahasuesit e tillë nuk e dinë se ai krahasim pikërisht shkon në dobi të inkuadrimit të paskajores në standard, sepse edhe frëngjishtja e italishtja e i kanë të dyja format edhe lidhoren edhe paskajoren. Dhe t’ia heqësh atyre paskajoren ose vetëm t’u thuash se a është mirë ta heqin atë, sigurisht edhe njerëzit e thjeshtë nuk do të konsideronin si njeri që je bash me mend, apo jo?! Prandaj duhet pasur konsideratë ndaj gagërishtfolësve dhe studiuesve të paanshëm që në kushte normale kërkojnë gjithsesi rehabilitim e saj në standard, sepse vërtet të hequrit e paskajores nga standardi për gegët dhe përgjithësisht për shqiptarët e pa prekur nga narkoza e propagandës së politikës adoleshente të kohës moniste ka qenë punë jo normale dhe për shqipen në përgjithësi ishte një sikrim..

E tridhjetedyta, ende nuk mund t’i kuptojmë disa gjuhëtarë tanë, mjerisht gegërishtfolës, të cilët nuk po mund të kthiellen nga narkoza e prapagandës së një epoke të kaluar, të cilët, duke kundërshtuar paskajoren paraqiten si gegofobë edhe pse nuk janë të tillë në shpirt Lidhur me këtë mjaft gjërësisht kemi paraqitur (kundër)argumente në kreun X. të librit Paskajorja dhe standardizimi i gjuhës shqipe (2006) me titull Del apo jo, i pakuptimishëm veprimi i mëtejshëm injorues dhe sakrifikues ndaj paskajores i ndonjë gegërishtfolësi?!, andaj edhe kërkojmë nga intelektualët e tillë që t’i lexojnë e rilexojnë ato argumente e kundërargumente, të cilat këtu nuk po i përsërsim.

E tridhjetetreta, sigurisht standardologët tanë duhet të mësojnë edhe nga përvojat e të tjerëve, nga metodat dhe veprimet më përparimtare bashkëkohore që janë treguar të suksesshme më rastin e formëzimit, por edhe të mirëmbajtjes e të konsolid imit të gjuhës standarde të tyre. Në vazhdë të kësaj që sapo cekëm, ne, po i përmendim nja tri raste, t’i quajmë më mirë sugjerime lidhur me gjuhët e huaja, të cilat tërthorazi duhet të ndikojnë edhe te standardologët tanë, të cilat këtu po i shprehim në formë pyetjesh:

 

Së pari, kemi të drejtë të shprehim habi apo jo, pse disa  gjuhëtarë tanë ende hezitojnë në shfrytëzimin e thesarit të gegërishtes, siç është bie fjala paskajorja, pjesorja e shkurtër e disa gjëra të tjera (idioma, ekzodizma etj), kur  dihet se dijetarët standardologë të gjuhëve të tjera ngjallin edhe gjuhët e vdekura për të nxjerrë fjalë e shprehje për të mbuluar koncepte të reja, ndërsa te ne ende injorohet dialekti të cilin, e flasin 7-8 milion frymë, nëse del i saktë konstatimi i  Deniz Zavalanit dhe i Burim Vokrrit, të cilët ofrojnë shifra se numri shqiptarëve arrin 11, përkatësisht 15 milion frymë, prej tyre 2/3 dalin gegërishtfolës? Vërtet absurditet apo jo, nëse nuk merret në konsideratë edhe ky fakt në zgjidhjen e problemever gjuhësore në shqyrtim.

Së dyti, bie fjala kur francezët vitin e kaluar paskan vendosur  të shpallin fushatë për studimin ë dialekteve e gjuhës frënge të shek XVI –XVII dhe t’i shfrytëzojnë ato për njohjen më të mirë të bazës së standardit të frengjishtes së sotme, në njërën anë dhe në anë tjetër kur studiuesit frengë aktualisht po e shfrytëzuakan edhe leksikun e të gjitha vendeve frankofone deri edhe të atyre afrikane, atëherë mund të shtrojmë pyetjen: Pse standardologët tanë vazhdojnë me kryeneqësi injorimin ose mosshfrytëzimin e thesarëve të gjuhës së vet gegofone (!), jo vetëm të shekullit XVI-XVIII, por edhe atë të Rilindjes Kombëtare dhe sidomos ligjërimin e gjallë të dialektit të sotëm gegë me histori e shtrirje më të gjerë aktuale, se dialekti bazë i standardit në fuqi? Vërtet, në këto rrethana, s’ka se si të mos na shkojë mendja, se për disa standardologë tanë mohues të  gegërishtes lypset terapi jatrokimie apo jo?!

Së treti, standardologët tanë mund të përfitojnë patjetër nga  zhvillimi i standardit të anglishtes. Dihet mirëfilli se anglishtja arriti të bëhej  lingua franca  - gjuhë e parë botërore, sepse nuk ngeli e mbyllur në lëvozhgat e rregullave konservatore të standardit të trashëguar londinez, por duke i liberalizuar qëndrimet, dhe duke i specifikuar modelet fjalëformuese mundi të pajisej e stolisej dhe të pasurohej jo vetëm me shtrirje terreni, por edhe me shumësi materiali nga versionet e të gjitha trevave anglishtfolëse, prandaj  po kështu me demokraci e liberalizëm gjuhësor vazhdon edhe sot të përvetësojë ose të gëlltisë me lehtësi edhe fjalë e konstrukte, përveç atyre nga vendet  anglofone, por edhe të gjuhëve të tjera, të mëdha e të vogla, atëherë pse standardologët tanë, nuk lirohen nga hallkat e vargojve të rregullave jo të plota të standardit në fuqi dhe të mbështeten më në fund në fuqinë e brendshme ligjërimore të të gjitha trevave të veta burimore dhe sidomos në sistemin fjalëformues të gjuhës shqipe, ku patjetër gegërishtja ka identitetin e vet?!

Ne kemi dhënë prova se kemi shumë gurra të specifikuara të pashfrytëzuara si foljeformuese ashtu edhe emërfomuese që ende nuk i njeh standardi. Kjo që thamë mund të shihet së paku nga titujt e shembëllesave tona bibliografike që po i japim në pasthënie të këtij punimi, të cilat si model përpjekjesh mund të hyjnë në punë menjëherë për nënfusha të caktuara semantike apo jo?!.

 

 

3. Terapia Dhe doza e domosdoshme për

     këndelljen e standardit të shqipes

 

Nga të gjitha këto 33 pika mund të nxjerrin përfundimin se gjuha jonë duhet ndihmuar, duke respektuar të arriturat e deritashme pozitive edhe në fushën e standardit, por edhe duke i korrigjuar e spastruar tekstet përkatëse normëzuese nga lajthitjet eventuale. Duhet ndihmuar edhe disa standardologë tanë që të lirohen nga disa koncepte e veprime jo të drejta që ishin servuar më përpara nga direktivat partiake të mbështetura në pozicione joshkencore, nga të cilat pati dhe ka pasoja shoqëria jonë edhe në fushën e standardizimit të gjuhës shqipe.

E thamë se duhet të ndihmohet standardi. Po si mund të ndihmohet shqipja e standardi i saj në këto rrethana? Cilat janë ato vlera universale a terapi që janë të domosdoshme për çdo gjuhë  të zhvilluar, të cilat duhet t’i ketë edhe shqipja?

Natyrisht si çdo mjek i mirë bashkëkohor,  edhe standardologu duhet ta përcjellë shëndetin e pacientit ose të pacientëve të vet. Madje, mjeku i mirë duhet të kontorllojë e të bëjë vizita edhe kur pacienti a pacientët duken shëndosh e mirë. Gjithsesi edhe standardologu duhet të ketë nën mbikëqyrje standardin gjuhësor, ta kontrollojë dhe të mirëmbajë shëndetin e tij, duke bërë verifikimet e nevojshme për të gjitha segmentet e gjymtyrat përbërëse të tij. Në rast nevoje edhe duhet përdorur terapitë e duhura. Siç dihet pas konstatimeve nga vizita përkatëse kontrolluese duhet caktuar edhe terapia në dozat përkatëse  Kur themi përkatëse kemi parasysh terapitë që janë të lloj-llojshme, duke filluar nga konstatimi zero terapi e duke vazhduar me këshilla relaksuese me fjalë të ëmbla, shëtitje e qëndrimin në ajër të pastër, etj., por në rast nevoje, përveç mjeteve relaksuese, duhet me përdorë antibiotikë, injeksione deri edhe operime të lehta, madje edhe amputime në raste. Kështu, varësisht nga gjendja që konstatohet për standardit duhet dhënë edhe terapinë. Në  frymën e kësaj ecurie  shprtehëm edhe konstatimet tona r në 33 pukat e nënkreutb të mësipërm, të cilat vlejnë si  të dhëna tçë[ nevojshme për njohjen e historikuit të sëmundjes ose të gjendjes shëndetësore të standardit të gjuhës sonë. Përveç kësaj sa u tha ne gjatë punës sonë grumbulluam dhe konstatuam e paraqitëm të dhëna të tjera për shkaqet dhe pasojat që na u duken të nevojshme të dihen dhe të futen në veprim për mbarëvajtjen e standardit si nga ana e brendshme dhe nga ajo jashtme.

Po shtojmë edhe këtë se nga hulumtimet tona që kemi bërë, edhe pse na ka shpëtuar ndonjëm shprehje e rëndë ose e pa përcaktuar mirë, ne theksojmë qartë se nuk na duke  i vërtetë fakti se standardi në fuqi  ka më shumë pika të zeza se ogurbardha dhe se nuk ka luajtur dhe nuk luan kurrfarë roli pozitiv në plan kombëtar e ndërkombëtar, por megjithatë ne ngulmojmë që ky standard të jetë më i kompletuar, edhze më ogurbardhë, ngase, vërtet, i mungon përfaqësimi i me shumë se gjysmës ose më shumë se dyfishi i folësve të shqipes së natyrshme globale. Pikërisht për këtë arsye mendoujmë se disa nga kuadrot me përvojë që kanë mundësi duhet të angazhohen jo për ta pastruar ndërgjegjën e vet dhe mos me pengue të ecurit mbarë të mëtejshëm të standardit, por duhet  ta japin ndihmesën e tyre të çmuar për rishtimin dhe këndelljen e standardit në fuqi, duke e konvertuar nga përfaqësimi njëdialektor në atë gjithëpërfshirës.

Ne mendojmë se gjithsesi duke i korrigjuar tekstet themelore të standardit me profesionalizëm pa dyshim do t’i shtohet, sforcohet dhe përsoset baza standardit të shqipes, ngase si çdo punë njerëzore edhe  standardi mund të bëhet gjithnjë më i përkryer përmbajtësisht dhe stilistiko-estetikisht.

:           Sigurisht për të dalë fitues më me lehtësi dhe pa trauma në luftën e jetës dhe për ta kryerë misionin edhe më me sukses standardi i sotëm gjuhësor i shqipes patjetër duhet të ndihmohet nga studiuesit tanë, si p.sh.:

e para, duke riekzaminuar realitetin, ngase pa u njohur realiteti s’mund të jepet edhe terapia adekuate në dozën e duhur,

e dyta, duhet të vishet dhe stoliset, nëse jo krejtësisht me rrobe  të reja, së paku  duhet t’i ketë më të shlira, më të spastruara ato,

e treta, me të korriguarit e të metave do t’u mundësohet  gjymtyrëve të trupit të  tij (standardit), frymëmarrje më e lirshme dhe një lëvizje më e lehtë dhe komoditete më të mirë dhe 

se katërta, gjithashtu e udhëhequr me dritën e dijes standardit do t’i sigurohet këndellja e tillë shëndetësore për me mujtë me e vazhdue rrugën e mbarë përpara për ta kryer edhe më me sukses misonin e vet të shenjtë.

 Me fjalë të tjera, standardi duhet të rivitalizohet me inventivitet, me prognozim dhe terapi adekuate dhe këtë gjallëri ia jep e vërteta, e cila duhet të njihet dhe të shprehet e  pastaj ky realitet të sendërtohet pa druajtje.

Pikërisht këtë të vërtetë duhet ta njohin edhe disa standardologë tanë, sidomos, kur për shkak të mosnjohjes nuk i  ka ecur mirë shëndeti standardit gjuhësor mbarëkombëtar.

Në vijim po japim ndonjë terapi që mendojmë se i bëjnë mirë hë për hë shëndetit të standardit tonë:

 

 Së pari, që të tri shtyllat themelore të standardit të sotëm duhet të freskohen e sforcohen jo vetëm me korrigjimin e të metave që i përshkojnë, por edhe me riformulime të duhura, duke i lënë tekstit  vetëm atë pjesë pozitive përmbajtësore e stilistike që i ka qëndruar dhe i qëndron e dop t’i qëndrojë kohës.

Së dyti,  gjithsesi, përsërisim kërkesën tonë që patjetër standardi i sotëm duhet të pasurohet, duke përfshirë në gjirin e vet gjithnjë e më legalisht disa forma të gegërishtes, sidomos për konceptet e pambuluara kënaqshëm me mjetet e sotme që i ka  në përdorim, siç është çështja e rehabilitimit të paskajores, të idiomave e të ekzodizmave përkatëse etj.

Së treti, të vihen në pah modelet fjalëformuese dhe prirja e tyre për specifikime të mjeteve gjuhësore sipas fushave e nënfushave semantike.

Së katërti, po përsërisim lidhur me këtë se kemi bindjen se gjuha jonë e sotme letrare do të shpëtojë nga sëmundja  e plogështisë së trashëguar nga sistemi totalitar, duke marrë gjithnjë e më shumë doza të demokratizimit e të liberalizimit gjuhësor.

Së pesti, gjithashtu standardi do të këndellet më mirë, duke e përplotësuar normën me prurje të reja, qoftë me lëndë të rizbuluar nga studimet përkatëse të thelluara ose duke përvetësuar fjalë e shprehje të reja nga krjimtaria letrare e ajo shkencore.

Së gjashti, norma e gjuhës sonë standarde jo vetëm do të ndihmohet, por edhe do të shpëtojë nga konzervatizmi i tepruar si dhe nga drunjëzimi i mëtejshëm i të shprehurit, madje edhe nga tendencat e përmbysjes së bazës së saj, në dy fronte: së pari, duke duke marrë elemente të domosdoshme dhe të mjaftueshme nga gegërishtja e  arkivuar dhe së dyti, duke shfrytëzuar të arrriturat teorike e praktike nga gjuhët e huaja të zhvilluara.

Së shtati, edhe sa i përket terminologjisë tekniko-shkencore  standardi i shqipes do të fitojë shumë, nëse kompletohet, pas vlerësimeve kritike, me termat e përdorur në shqipe, qoftë edhe si kalkëzime në fusha të caktuara nga studiuesit kosovarë ose nga praktikat ekzistuese të përdorimit të trevave jashtë Shqipërisë

Së teti, duke huazuar e përvetësuar terminologjinë ndërkombëtare e tekniko-shkencore të domosdoshme nga fusha digjito-elektronikë etj. standardi i gjuhës sonë do ta jetë në rrjedha më bashkëhohore.

 

Pra, kështu dhe vetëm kështu, mendojmë se:

 

1. Norma standarde e reformuar do të fitojë prestigj e motiv për me u përvetësue edhe më vullnetshëm masivisht nga shqifolësit e të gjitha trevave dhe shtresave shoqërore anembanë trojeve të veta e më gjerë;

2. standardi i shqipes do të bëhet edhe me i aftë për t’i përballuar sfidat e globalizmit të sotëm;

3. normëzimi i gjuhës sonë do të meritonte të quhet standardi i  përbashkët i gjuhës kombëtare shqipe;

4. standardi i kompletuar ndërdialektisht dhe shkencërisht i gjuhës sonë sigurisht do të jetë edhe me i përqafuar masivisht  si gjuhë kombëtare; 

5. standardi i tillë meriton të merret nën mbrojtjen e shtetit vetëm pasi të kryhen proceset e sipërpërmendura  dhe së fundi; 

6. standardi i konsoliduar, si i tillë për të pasur përhapje më të gjërë e cilësore duhet të programohet mësimi i tij, i shqipes tandarde si lëndë e obliguar mësimi përveç në shkollat e mesme të të gjitha profileve,  por edhe në të gjitha shkollat e larta e fakultetet si dhe në studimet pasuniversitare të të gjitha profileve.

Gjithsesi të gjitha këto kërkesa janë të drejta dhe gjithsesi kanë mundësi me u realizue, vetëm se duhet angazhim i sinqertë i kuadrove të ngarkuara për këtë qëllim..

 

 

Sipërfundim

 

Me sa u tha deri këtu lind pyetja është e mundur apo jo, të jepet një konkluzion për një zgjidhje të tillë të përshtatshme të problemeve të diskutueshme të standardit?

           Për mendimin tonë është mundshme, madje mund të realizohet jo edhe me aq vështirësi, por, vetëm se duhet me pasë më shumë mirëkuptim nga vetë standardologët tanë të të katër nëprofileve a grupeve të diskutuesve.

                        Në të vërtetë, për të qenë suksesi edhe më i sigurt dhe mirëkuptimi edhe më i pranueshëm dhe pa probleme, paraparakisht duhen kryer edhe këto punë.

                     Së pari, duhet kuptuar se çështja e standardardit të shqipes nuk duhet konsideruar si çështje të mbyllur që në Kongresin e Drejtshkrimit (1972), edhe pse nuk duhet përçmuar punën e atij Kongresi, pra as rezultatet e arritura deri atëherë e më pastaj.

                     Së dyti, duhet të botohet drejtshkrimi i ri i korrigjuar mbi bazë të toskërishtes ose i letrarishtes së sotme, siç është paralajmëruar para 5-6 vjetësh nga Tirana.

                     Së treti, njëherazi duhet legalizuar materiali i propozuar për diskutim nga ana e grupit të standardologëve të ASHAK të Prishtinës.

                     Së katërti, të botohet varianti më i pëlqyer i drejtshkrimit të gegërishtes, nëse ekziston, ngase këta që po shkruajnë sot gjoja gegnisht, me sa po shohim, nuk po kanë model të qartë të formëzuar.

         Së pesti,. të botohen ose t’i ofrohen Këshillit ndërakademik  Tiranë - Prishtinë, vlerësimet kritike që i janë bërë normës së sotme nga individë të caktuar (të pavarur, neutralë) që nuk bëjnë pjesë në komisionet përkatëse të Këshillit në fjalë.

         Së gjashti, përveç faktit si duhet të njihet edhe më mirë norma e shqipes letrare në fuqi, patjetër ajo duhet t’i shtrohet vërtetësimit për përmirësim, apo jo, të tri shtyllave themelore: drejtshkrimi, gramatika e leksiku, pëkatësisht  domosdo duhet të përplotësohet me prurje të reja edhe nga gegërishtja.

         Së shtati, patjetër, gjuhëtarët e nënprofilit të parë tashmë duhet të pranojnë se drejtshkrimi në fuqi ka lëshime të rënda, andaj duhet me u korrigjue patjetër, madje edhe duhet kthyer në normë të gjitha ato vlera nga gegërishtja, qofshin ato elemente, fjalë e shprehje ose konstrukte, konceptet e të cilave nuk kanë mundur me u shprehë kënaqshëm me mjetet e standardit të sotëm, por që dalin të domosdoshme për inkuadrim sipas realitetit të sotëm gjuhësor.

         Së teti, grupi i katërt, patjetër duhet ta pranojë realitetin se norma e sotme në fuqi është duke e kryer zyrtarisht me sukses misionin që i është ngarkuar, sidomos në raport me botën e jashtme, prandaj jo vetëm se nuk duhet përmbysur, por as nuk duhet tundur e lëkundur shumë,  por  me siguri  kjo normë duhet të jetë më e plotë dhe më  e suksesshme nëse inkuadrohen në të edhe elemente të anashkaluara arbitrarisht nga gegërishtja, siç është paskajorje e mirëfilltë, vlera e sëcilës del e pakompenzueshme, veç tjerash, edhe në raport me gjuhët e huaja të zhvilluara

         Së nënti, kur është fjala te gegërishtja letrare, njëherë përnjëherë përdorimi i saj duhet të jetë i lirë. Me fjalë të tjera secili mund të shkruajë në të folmet e vet ose dialektin e vet, nëse i duket se ashtu mund të shprehet më mirë, por të kihen parasysh dy gjera:

e para, edhe dialekti gegë duhet të jetë i përpunuar dhe gjithpërfshirës ndaj të folmeve gege,  dhe nuk duhet të ketë kundërvënie ekstreme ndaj standardit kombëtar po duhet të qëndrojë me fytyrë drejt atij, drejt standardit kombëtar dhe

e dyta  të dihet se standardi i përbashkët ka funksion e prestigj krejt tjetër nga ai dialektor, prandaj ne insistojmë që menjëherë strandardi të sforcohet me paskajoren e mirëfilltë me+ pjesore të shkurtër dhe me disa elemente të tjera si idioma e ekzodizma e pastaj edhe për gjëra të tjera mund të vazhdojnë diskutimet, dhe pa kurrfarë nxitimi a nervoze. Kështu duhet të përcillet në mënyrë të qetë konkurrenca lojale eventuale e njësive përkatëse edhe  brenda- dhe ndërdialektore.

Së dhjeti, të vazhdohet me studime të thelluara  për tema të veçanta, madje me qëllim për zbulimin e modeleve ose të prirjeve rreth specifikimit të shtesave të veçanta fjalëformuese  sipas nënfushave të cxaktuara semantike.

 

Ka edhe mjaft gjëra të tjera të diskutueshme, por ato, për mendimin tonë janë më të lehtëzgjidhshme.

Sidoqoftë, është koha jo e amatorizmit dhe e specifikimeve pa kriter, por edhe të specializimeve e të specifikimeve sipas fushave përkatëse semantike, andaj edhe ushtruesi i standardologut sot, pos kualifikimeve të nevojshëm duhet t’i ketë edhe aftësi inventive e talent për të parë të vërtetën dhe për të çarë rrugën përpara, drejt zgjidhjeve të problemeve edhe afatshkurta edhe afatgjata, duke i vlerësuar e seleksionuar si duhet edhe prurjet e reja, ngase çdo prurje e re mundet edhe mos me pasë vlerë, përkatësisht nuk mund të jetë terapi e mirë për shërimin ose këndelljen e  gjendjes së standardit të .sotëm.

 

 

 

 

 

 

 

Konstatime të përgjithshme përmbyllëse

 

 Në këtë punim me titull “Drejt stadardizimit të gjuhës shqipe” fillimisht në Hyrje jepet konstatimi se ndonëse dokumentet e shkruara të kësaj gjuhe paraqiten relativisht vonë, por gjithnjë e më dukshëm që nga shekullin XV-XVI e këndej, megjithatë, duke pasur parasysh formëzimin gjuhësor të shqipes që del që në shkrimet e para si sistem i ravijëzuar, qoftë në rrafshin emëror ashtu edhe në atë foljor, kuptohet se kjo gjuhë ishte e formëzuar si gjuhë e folur, madje ndoshta edhe e shkruar me elemente koinezimi, qoftë brenda të folmeve të caktuara sigurisht, qoftë  edhe në kuadër të dialektit përkatës, shumë shekuj më përpara.

Në vijim sipas lëndës së trajtuar në krerët përkatës përmenden  karakteristikat kryesore të këtij procesi koinezues i formuar atavikisht, por edhe ndërgjegjësisht.

 

     I.

 

Shqipja, në të vërtetë, në njëfarë mënyre e kishte  të formuar identitetin e vet që në kohë të hershme, në antikitet. Ajo, siç dihet, bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane si një gjuhë më vete, natyrisht me dallime e përkime karakteristike si çdo gjuhë tjetër. Shqipja që në dokumentet e para del e formësuar në dy dialekte: toskërishte e gegërishte, jo aq me dallime të mëdha, po sadokudo të ravijëzuara me mjaft elemente dalluese, siç është rotacizmi në toskërishte e joriotacizmi në gegërishte, hundorsia e disa zanoreve në dialektin gegë dhe johundorsia ose shqiptimi i Ë-së, zanoret gojore në dialektin toskë dalin më të dallueshme se në gegërishte, gegërishtja e ka paskajoren me me+pjesore, disa koncepte të së cilës toskërishtja i mbulon me trajtat të lidhores etj., dukuri këto që kishin kapur si strukturën emërore, po ashtu edhe atë foljore të të dy dialekteve dhe po këto fenomene, pakashumë, janë të pranishme edhe sot.  Në këtë krye të parë, është fjala për periudhën para Rilindjes sonë kombëtare, megjithatë vërehet njëfarë koinezimi i të folmeve brenda dialekteve,  koine kjo që do të trashëgohet edhe në periudhën e Rilindjes e më vonë deri në ditët e sotme. Gjithashtu vlen të theksohet se po gjatë periudhës, të ashtuquajtur, parakombëtare vërehet ndonjë fenomeni afrues të të dy dialekteve, ngase që atëherë pushon së vepruari për shembuj të rij dukuria e rotacizmit etj., por afrimi ose mirëkuptimi ndërdialektor do të dalë gjithnjë e më i theksuar, siç u tha, në periudhat e mëvonshme, dukuri kjo që do të argumentohet mirëfilli  në krerët vijues të këtij punimi.

 

 

 

 

    II.

 

Edhe pse po këtë ndasi dialektore gege/toske ose toske/gege e trashëguan rilindësit tanë, këta nën platformën iluministe gjuhën e tillë e shfrytëzuan edhe për zgjimin e bashkimin e kombit, duke e konsideruar gjuhën si elementin e parë të kombësisë. Tash, në të vërtetë fillon interesimi apo përkujdesja e organizuar ndaj të gjitha të folmeve shqipe dhe  bashkë me të edhe kultivivimi i letrarishtes pa i dhënë përparësi institucionalisht asnjërit dialekt, nëndialekt ose të folmeje të shqipes. Në këtë fazë të parë të rilindësve tanë u bënë përpjekje individiale e institucionale në radhë të parë jo aq për unifikimin e gjuhës (letrare) sa që u bë punë e përpjekje për njëzimin e alfabetit të shqipes. Motoja ishte, sido me qenë ligjërimi duhet të jetë shqip e vetëm shqip, pra kryesorja ishte sa më shumë të flitete dhe të shkruhet gjuha amtare, çka nënkupton se respektoheheshin të gjitha të folmet popullore, dhe njëherazi shfrytëzohej edhe gjuha e dokumenteve të vjetra të shkruara, ndërsa në komunikim ndërdialektor ndëgjegjësisht praktikohej ose ishte e lejueshme gjuha e përzier, sipas kuptimit gjuhë e përbashkuar për shqiptarët. Po në frymën e kësaj moto-ideje disa muaj pas miratimit të Alfabetit shqip të Stambollit (1979) doli edhe Kanonizma e Stambollit (1879), e shkruar, pikërisht në gjuhën e tillë të përzier karakteristike. Dihet se Alfabeti i Stambollit, edhe pse edhe ky mbi bazë të atfabetit latin kryesisht, për shkaqe të ndryshme nuk arriti të përhapej në tërë truallin shqipfolës. Ai u jetësua më tepër në viset jugore ose dhe në ato të mesme, po jo në viset veriore të Shqipërisë e në diasporën perëndimore (euro-amerikane), ku përdorej më tepër alfabeti i trashëguar thjeshtë latin, ndonëse edhe ai në disa variante.

 

      III.

 

Pa marrë parasysh jonjëformësinë e alfabetit të shqipes, në fundetapën ë shekullit XIX dhe fillimin e shek XX, u shpeshtuan botimet e gazetave, revistave e të teksteve të ndryshme në gjuhën shqipe, ndonëse mësimin e shfrytëzimin e shkrimit shqip e pengonte veç tjerash edhe larushia e alfabeteve. Këtë problem veprimtarët shqiptarë të kohës, të cilët jetonin e vepronin në trojet shqipfolëse të veta brenda një shteti (Turqisë), por që nuk ishte shteti kombëtar i tyre, arritën sadokudo ta zbutnin, me organizimin dhe mbajtjen e Kongresin e Manastirit 1908. Ata kishin në plan-platformë ta unifikonin edhe gjuhën e shkrimit sipas motos “të përzier”, kupto të përbashkët me elemente të të dy dialekteve, por edhe mbi një bazë bosht orientuese dhe, duke u bazuar fillimisht në kriterin gjeografik, por edhe ndonjë studimi jo aq sipërfaqësor për bazë favorizuan, ligjërojën e Elbasanit. Sidoqoftë, vetë ideja e tillë rreth gjuhës së shkrimit të përzier a të njëzuar me elemente të përbashkëta të të dy dialekteve, përgatiti kuadrot që kur iu dha mundësia ashtu edhe vepruan, konkretisht ajo ligjërojë u rekomandua në Kongresin e Elbasanit 1909 dh u jetësua me sukses, sadokudo, si gjuhë mësimore po atë vit  e në vazhdimësi në Normalen e Elbasanit  1909 etj.

 Pra periudha 1908-1912, d.m.th.nga Kongresi i Manastirit deri te Shpallja e Pavarësisë në Vlorë me 28 Nëntor 1912, çështja e shkrimit të shqipes ndonëse hasi në mjaft  pengesa, gjithsesi pati ecje të mbarë përpara.

Sidoqoftë, mund të themi se Shpallja e Pavarësis (1912), shqipen e gjeti me një alfabet kombëtar thjesht latin, por edhe me një gjuhë letrare të emnuar si gjuhë shkolle e ajo ishte elbasanishtja ose gegnishtja e Shqipërisë së Mesme.

 

     IV

 

Edhe përpara vitit 1912 shqiptarët qenë të ballafaquan me kryengritje kundër Turqisë, por edhe këtë vit e më vonë u rraskapiten edhe më në luftat ballkanike e ndërkohë edhe në Luftën I Botërore. Mirëpo në këtë periudhë (ndonëse lufte) 1912-1918 mësimi e shkolla shqipe nuk u shua, përkundrazi, aty ku kishte pak mundësi hapeshin e punonin shkollat shqipe me alfabetin dhe me gjuhën letrare të identifikuar. Siç dihet këtë liri të hapjes së shkollave dhe të mësimit shqip e gëzonin fillimisht jo vetëm ato treva ku kishin ndonjëfarë autonime reale, por edhe ato treva shqipfolëse që kishin rënë ndërkohë nën sundimin e Austro-Hungarisë. Austriakët, jo që nuk pengonin po e nxitnin një veprimtari të tillë mësimore e administrative në gjuhën shqipe. Pikërisht në këtë periudhë u mbajt në Shkodër e ashtuquajtura: Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës (1916-1918), e cila iu përkushtua rregullave të ortografisë së shqipes letrare po mbi bazë të ligjërojës së Elbasanit dhe në njëfarë mënyre ia arriti t’i botonte vendimet për këtë çështje më 1917.

 Këtyre rregullave të Komisisë Letrare të Shkodrës, iu kushtua  nënkrye i veçantë në kuadër të kreut IV të këtij punimi. Ku puna e kësaj Komisije u vlerësua si shumë pozitive, jo vetëm në parim, por edhe në përzgjedhjen bazës e të materialit ilustrues të cekur në ato rregulla etj. Anëtarët e asaj Komisie, pasi studiuan materialin gjuhësor të Shqipnisë së Mesme, kryesisht nëndialektin e elbasanit e më gjerë, sforcuan institucionalisht rekomandimin e Kongresit të Elbasanit rreth përzgjedhjes së gjuhës së përbashkët të shkrimit, siç u tha mbi bazë të elbasanishtes me përmirësime.

 

     V

 

Sidoqoftë, jehona e vendimeve të kësaj Komisie ishte shumë e efektshme, jo vetëm afatshkurtër, por edhe afatgjatë, ngase po ato rregulla parimisht e konkretisht u vulosën në Kongresin e Lushnjës 1920 dhe u autorizua me dekret qeverie më 1923. Në të vërtetë, ky drejtshkrim u aplikua gjerësisht në trojet shqipfolëse, por me disa ndryshime a tolerime për toskët. Kjo gjendje vazhdoi për një kohë mjaft të gjatë, gjatë tërë epokës së Pavarësisë deri pas LDB-së, pothuajse për një periudhë mbi 60 vjeçare. Edhe pse ndërkohë pati diskutime e analiza edhe nga ana e gjuhëtarëve, rreth qëndrueshmërisë së letrarishtes në fjalë, por asnjë tubim në parim nuk e hodhi poshtë normëzimin mbi bazë të gegërishtes, përkatësisht të elbasanishtes (si simbol), por e përforcoi edhe më shumë atë si nga pikëpamja teorike, ashtu edhe nga ajo praktike. Në punim kjo letrarishte konkretisht u pa kronologjikisht nga shkrimet e prof. A. Xhuvanit, por edhe nga mendimet teorike të studiuesve të kohës, sidomos në vitin 1940 me referatin e Mustafa Krujës e mendimeve teorike të Namik Resulit e Selman Rizës dhe që të gjithë këta si edhe të tjerët ishin për sforcimin e letrarishtës së përbashkët mbi bazë të shqipes së Shqipnisë së Mesme, pa i lënë anash vlerat e toskërishtes dhe të shkodranishtes, të cilat shquheshin me traditën e mirë shkrimore të tyre

.

          VI

 

Pas LDB, në Shqipëri, fillimisht pothuajse alla partizançe, u dha sidirektiva që dialekti i Jugut (toskërishtja), kundrejt gegnishtes të ketë përparësi dhe të zërë vendin e parë. Ashtu edhe u veprua,  ndërsa në Prishtinë u vazhdua me jetësimin e dialektit të Veriut (gegnishtes), përkatësisht shqipes letrare mbi bazë të gegërishtes së mesme. Kështu në Tiranë edhe u hartuan ngjita-ngjitas dy ortografitë e para 1948, 1951 dhe një tjetër më 1956 në të cilat vinte duke u favorizua shkallë-shkallë gjithnjë e më tepër dialekti jugor. Po në këtë periudhë në Kosovë e në përgjithësi në viset shqiptare në Jugosllavinë e pas LDB-së, siç u cek, u vazhdua në frymën e rregullave të Komisisë Letrare të Shkodrës, përkatësisht Kongresit të Lushnjës. Kjo vërtetohet nga Ortografia e Prishtinës e vitit 1952, ajo e vitit  1957  si dhe ajo e vitit 1963/’64, e cila, kjo e fundit, edhe pse tentonte t’i afrohej në mjaft pika asaj të Tiranës të vitit1956, megjithatë, me ndonjë përjashtim, mund të thuhet se ruajti të gjitha karakteristikat themelore të gegnishtes. Pra, në këtë periudhë shqiptarët përgjithësisht kishin ende dy ortografi dhe që të dyja quheshin ortografi të gjuhës shqipe, por që njëra anonte mbi bazën e toskërishtes e tjetra mbi atë të gegnishtes. Natyrisht interesi shtetëror e kombëtar ishte që shqiptarët ta kishin një ortografi të njësuar, mirëpo këtë nevojë më tepër e ndjenin dhe shprehnin në shpirt studiuesit e intelektualët e Prishtinës se ata të qendrës së Tiranës.

 

    VII

 

Ndërkohë, në vitin 1967 në Tiranë u botua një projekt ortografie, ndonëse po mbi bazë të toskërishtes, i cili dilte më i përpunuar, edhe për nga materiali, edhe për nga gjithpërfshirja, në krahasim me ortografitë e mëparshme, i cili (Projekti) u dha në diskutim publik dhe njëherazi filloi së zbatuari në Shqipëri në mënyrë të organizuar. Nën këto kushte më tepër për arsye jashtëgjuhësore, kur jeta politike këndej (Jugosllavi) pas rënies së vijës së ashpër serbe rankoviçjane, kur populli shqiptar i kësaj ane, filloi të frymonte pak më shlirshëm, e njëjta ortografi në Konsultën e Prishtinës më 1968 u pranua pa oponencë edhe për këto vise.

E thamë pa oponencë, sepse në atë Projekt nuk përfilleshin elementet themelore të dialektit të gegnishtes, të cilat përfaqësoheshin mjaft denjësisht në ortografitë e mëparshme të Prishtinës. Sidoqoftë ortografia e Tiranës, dhe si e tillë menjëherë filloi së zbatuari edhe këndej, po ashtu në mënyrë të organizuar, madje e përcjellë edhe me eufori. Zbatimi i tillë euforik në Kosovë dhe ai i disiplinuar dirigjist në Shqipëri krijoi kushte të mbahej në Tiranë Kongresi i Drejtshkrimit më 1972, në seancat e të cilit u rrahën mjaft çështje të asaj norme letrare, duke u sforcuar edhe më  mbi bazën dialektore të toskërishtes, gjithsesi pa u përmendur e trajtuar diferencat ndërdialektore që dilnin të përligjura në ortografitë e Prishtinës, përkatësisht të ish-shqipes letrare mbi bazë të gegërishtes. Në atë Kongres ishin të pranishëm edhe delegatë nga ish- Jugosllavia (Kosova, Maqedonia e Mali i Zi).

 

    VIII

 

Si rezultat i vendimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të shqipes (1972) u botua në Tiranë: Drejtshkrimi i gjuhës shqipe (1973), doracak ky që u ribotua në Prishtinë më 1974, normë kjo që u dekretua po në këtë vit me vendim qeverie (Tiranë 1974) dhe tani për mos respektimin e saj parashiheshin edhe sanksione. Me fjalë të tjera ky drejtshkrim pati procedurë të rregullt, u hartua nga  Komisioni i përbërë nga gjuhëtarët më të njohur të kohës, së pari u dha në diskutim publik si Projekt (1967), u  pranua në Konsultën e Prishtinës 1968, mbeti në diskutim publik 4-5 vjet  dhe  në Kongresin e Drejtshkrimit 1972, pas diskutimeve në sesione të veçanta u miratua njëzëri në parim, prandaj vërtet u konsiderua si një e arritur historike të një rëndësie të veçantë kombëtare e shkencore, derisa teksti i tillë u krahasua me librat e shenjtë si bibla ose kurani për besimtarët, ashtu duhej respektuar edhe nga shqiptarët a shqipshkruesit në përgjithësi. Dhe një atmosferë e tillë hipervlerësuese e zbatuese e tekstit të Drejtshkrimit në fjalë zgjati afro 20 vjet (1974-1989/91), kur në Shqipëri ra dirigjimi politik e shtetëror që ishte në fuqi dhe në Kosovë filloi të zbehej euforia dhe mbështja institucionale, e cila tani mungonte. Pra tashti, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë dolën sheshazi edhe disa kritika lidhur me vendosjen e asaj norme. Kritika e vlerësime këto, me vend e pavend, që erdhën duke u shtuar gjithnjë e më shumë, pikërisht në etapën e ashtuquajtur të liberalizimit dhe të demokratizimit, periudhë kjo transicioni kur edhe mosrespektimi i normës së tillë nuk sanksionohej më.

Ndërkohë edhe prej nesh u bë një vlerësim kritik i tekstit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe 1973,  i cili  zuri vend  veçan në këtë krye të punimit. Sidoqoftë, nga vështrimi ynë që iu bë këtu tekstit të këtij doracaku, doli se nga 130 faqe, ku janë pëfshirë 104 paragrafë, sa ka teksti, gjatë analizës kritike që iu bënë 64 paragrafëve të këtij Drejtshkrimi, dolën mbi 200 vërejtje (sugjerime, propozime, kërkesa për sqarime etj), me të cilat, ndonëse në ndonjë rast ngapak duken edhe si të fryra, kërkohet nga standadologët e sotëm që patjetër t’i kenë parasysh gjatë rishikimit të drejtshkrimit në fjalë, në mënyrë që në tekstin integral të korrigjuar të ortografisë së re të gjejnë vend përgjigjet ose të bëhen përplotësimet e nevojshme me sqarimet e domosdoshme për pikat e diskutueshme.

Me fjalë të tjera materiali i Drejtshkrimit (1973) që është ende në fuqi, duhet shfrytëzuar, por gjithsesi lypset rinuar e spastruar përmbajtësisht e stilistikisht, duke i harrë të gjitha lajthitjet eventuale dhe duke i bërë formulimet  më të sakta  e më të qarta.

 

 

                  IX.

 

Në kreun vijues të titulluar Standardi dhe profili i stanadardologut të shqipes në përballje me sfidat e globalizmit,  pasi bëhet fjalë rreth kuptimit të globalizmit si term doktrine fillimisht dhe si sistem bashkëkohor botëror tani, lidhur me shqipen sadopak u përmend, veç tjerash edhe çështja e huazimeve të reja. Është e vërtetë se shqipja, sikurse tash në etapën e globalizmit, edhe më përpara ishte ballafaquar me trysni nga huazimet e gjuhëve të huaja, të cilar atavikisht i ka përballuar me sukses duke e ruajtur identitetin e vet si gjuhë e veçantë. Andaj besohet se edhe tani do t’i përballojë trysnitë e ditës, por sigurisht më tepër se anjëherë më parë ka nevojë për ndihmën e ekspertëve, në mënyrë që, duke u pajiset me materialin e domosdoshëm mbrojtës më me lehtësi do të mund t’i përballojë sfidat. Së këtejmi në punim u bë fjalë se çfarë qëndrimi duhet mbajtur në raportin: standardi, krijimtaria letrare dhe gjuha standarde / dialekti, duke mos harruar as nevojën e sforcimit të standardit me vlera e prurje të reja, natyrisht duke diferencuar gjuhën standarde nga gjuha popullore, dialektore etj..

Pra në këtë kotekst doli e nevojshme të sqarohet ose të jepen edhe  meditime rreth profilit të standardologut të sotëm të shqipes në krahasim me historianin e gjuhës, në mënyrë që mos të ngarkohet me detyrën e standardologut historiani i gjuhës, pa dëshirën e tij, ngase dallimi profileve në fjalë është tejet i madh.

 

X.

 

Me qëllim që problemi i standardit të shqipes të jetë më i kuptueshëm në këtë krye është bërë fjalë rreth nënporfilimit të diskutuesve për gjendjen e sotme të shqipes standarde. Sipas diskutimeve të tyre diskutuesit në fjalë i kemi merenduar në katër nënprofile ose grupe:

1) mbrojtësit fanatikë të normës në fuqi,

2) respektuesit e normës por që shprehen për rishikimin insititucional të rregullave të standardit,

3) diskutuesit, të cilët, duke respektuar të drejtën universale, bashkë me shumicën e pikave pozitive të standardit të sotëm që i respektojnë, fusin në veprim edhe disa vlera të gegërishtes, të cilat nuk dalin të përfshira në standaradin e sotëm, ngase, sipas tyre, ishin anashkaluar arbitrarisht dhe

4)  adhuruesit e ish-shqipes letrare mbi bazë të gegërishtës, të cilët , tani po e përdorin atë gjuhë (gegnishten)në vend të standardit të sotëm.

Gjithsesi kërkohet mesi i artë, duke bërë rishtimin e standardit të sotëm me vlerat e anashkaluara nga ish-shqipja letrare mbi bazë të gegërishtes.

 

XI.

 

Në këtë krye janë pëfshirë konstatimet e mbi 30 studiuesve dhe që të gjithë shprehen për nevojën e rishikimit të standardit të sotëm në dobi të dialektit verior, ku nënkuptohet  rehabilitimi i gegërishtes, përkatrësisht edhe futja e paskajores me + pjesore në standard, por ajo nuk ceket në mënyrë të veçantë. etj.  Mendimet ose citatet e autorëve shoqërohen me ndonjë sqarim rasti a koment të shkurtër.

 

XII.

 

 Ky krye pas një sqarimi paraprak përfshin  citate  të mbi 30 autorëve, të cilët e cekin paskajoren si vlerë, por në raport me standardin e sotëm  një pakicë prej tyre nuk janë të gjithë të një mendjeje me të tjerët. Sidoqoftë  lënda është është trajtuar në dy nënkrerë:

1)  Paskajorja e mirëfilltë me + pjesore si vlerë e diskutueshme për standardin e sotëm dhe

2)  Paskajorja  gege si vlerë e domosdoshme për standardin e gjuhës shqipe

Gjithsesi shumica e autorëve shprehen për domosdonë e rehabilitimit të paskajores së mirëfilltë në standardin e gjuhës shqipe.

 

XIII.

 

Në kreun e fundit (XIII.) u pa e nevojshme të bëhet anamneza gjendjes shpëndetësore të standardit, me qëllim që diagnoza dhe terapia të jenë më të sukseshme.  Lënda është trajtuar në  tre nënkrerë:

1) Rikujrtimi i disa të dhënave anamnezore për diagnozimin e gjendjes së standardit të sotëm, që shprehet në 10 pika.

2) Prognozimi dhe gjendja reale e shëndetit të standardit të sotëm  që jepet në 33 pika, dhe

3) Terapia dhe dozat e domosdoshme për këndelljen e standardit të sotëm, ku përveç tekstit parashoqërues si terapi jepen nja 8 fakte.

 

Dhe së fundi në mënyrë të veçant u shtrua çështja se del si nevojë e domosdoshme që të bëhet rishikimi, përkatësisht rishtimi i tri shtyllave themelore të standardit të sotëm, siç janë: drejtshkrimi, gramatika dhe fjalori normativ dhe lidhur me këtë përmenden 10 fakte, zbatimi i të cilave  e sforcon dhe e këndell stilistikisht e përmbajtësish, gjendjen shëndetësore të standardit të gjuhës shqipe..

 

 

 

 

                                     R  E Z Y M E

 

            Në këtë rezyme të këtij punimi, nga krejt analiza që iu bë temës Drejt normëzimit shkurtimisht fare mund të nxjerrim disa përfundime më të rëndësishme.

Që në fillim po theksojmë se mbrumja dhe lëkundja e shqipes së përbashkët (sistandarde) nuk është varur asnjëherë nga të folmet e veçanta, po nga raportet ndërdialektore. Është e vërtetë se dy dialektet e shqipes: gege e toske, paraqiten të koinezuara, shumë kohë para dokumentimit të gjuhës së shkruar shqipe (shek. XV-XVI ).

Mirëpo, edhe pse shqipja globale, që në antikë, paraqitet në dy dialekte, gege në veri e toske në jug, ajo asnjëherë nuk i ka këputur plotësisht raportet ndërkomunikuese. Kjo nuk dëshmohet vetëm me zonën kalimtare në jug të Shkumbinit, ku gjallërojnë mjaft dukshëm. në simbiozë elemente të të dy dialekteve, por edhe me faktin se edhe në vise të tjera, madje edhe më të skajshme, ndeshim elemente të njërit ose të dialektit tjetër. Mjafton të kujtojmë këtë rast toskizmat në Fjalorin e F. Bardhit, në njërën anë, dhe gegizmat në poezitë e beratasit Nezim Frakulla,  në anën tjetër.

            Siç dihet këtë gjendje jo edhe aq alarmante, ngase këto dy dialekte më shumë kishin gjëra të përbashkëta se aso dalluese, e trashëguan edhe rilindësit tanë, të cilët tashti këto ndërndikime i shpeshtuan, madje edhe i nxitën e i kultivuan në mënyrë të vetëdijshme me synim të krijimit të një gjuhe të përbashkët shkrimi.

Sidoqoftë, kur është fjala lidhur me përcaktimin e bazës së gjuhës së shkruar letrare të përbashkët në raportin ndërdialektor, deri në ditët tona, dallohen  katër qasje a ndërmarrje praktike të vetëdijshme:

            E para, një qasje e tillë përafruese ndërdialektore është praktikuar në Shoqërinë e Stambollit (më 1879), gjuhë kjo, e cila del e zbatuar në kanonizmën  a statutin e saj, ku, edhe pse për nga numri i të pranishmëve mbizotëronin toskërishtfolësit, me në krye Sami Frashërin, gjuha e atij akti nuk del në toskërishte, por del mbi bazën e gjuhës së përzier, d.m.th. gjuhë të përbashkuar ndërdialektore. Aty dalin mjaft fjalë e shprehje të shkruara gegnisht. Mjafton të përmendim faktin se në katër faqet sa ka teksti, veç tjerash, dalin në përdorim afro 20 trajta të paskajores me + pjesore. Po këtë metodë-pune: gjuhën e përzier, toske/gege ose gege/toske, me ndonjë përjashtim, e praktikuan, pothuajse të gjithë shkruesit e botuesit e gazetave e të revistave në gjuhën shqipe që filluan të botoheshin anembanë. Dhe askush nuk kritikohej atëbotë për gjuhën, por ankesat bëheshin rreth alfabetit të panjëzuar të gjuhës shqipe.

E dyta, pa u shkëputur nga “gjuha e përzier” ndërkohë, edhe lidhur me përcaktimin e përparësisë dialektore të bazës si gjuhë letrare të përbashkët u dhanë propozime, sidomos në revistën e Albania të Faik Konicës. Është interesant se ndonjë gegë si Dh. Xhuvani shprehte mendimin se përparësi rreth bazës duhej dhënë toskërishtes, ndërsa në anën tjetër, ndonjë toskë si Gj. Pekmezi, F. Konica, Gj. Qiriazi e të tjerë, propozonin gegërishten, më drejt ligjërojën e Elbasanit, si simbol pajtimi, e folme kjo që i takonte gegnishtes, por që ishte më afër kufirit me toskërishten.

Sidoqoftë, kjo ligjërojë (nëndialekt), ku nënkuptohej gjuha e Shqipnisë së Mesme, pati më shumë propozues, madje në Kongresin e Manastirit (1908), pothuajse ishte propozim i vetëm i paraqitur për këtë destinim. Por aty një kërkesë e tillë as nuk u pranua as nuk u refuzua. Megjithatë, pa kaluar një vit në Kongresin e Elbasanit (1909), ku ishin të pranishëm edhe jo pak delegatë toskë, ndër të cilët edhe Mit-hat. Frashëri, i cili ishte nënkryetar kongresi, u miratua një zëri një rekomandim i tillë. Siç dihet, kjo ligjërojë, natyrisht gjithnjë e më e përpunuar mbi bazë të gegërishtes, por pa përjashtuar vlerat e toskërishtes, u institucionalizua në Komisinë Letrare të Shkodrës 1917, u përforcua në Kongresin e Lushnjës 1920, madje edhe u autorizua me akt qeveritar më 1923, dekret ky që nuk del i shfuqizuar as  pas LDB-së , duke kapur një periudhë mbi 60 vjeçare, përkatësisht deri në vitin 1974, kur siç dihet, doli një vendim tjetër.

E treta, pas LDB-së në Shqipëri, ç’është e vërteta, toskërishtja dilte institucionalisht më e favorizuar, andaj shkallë-shkallë ajo kaloi si bazë mbizotëruese, duke i zënë  vendin simotrës së saj gegërishtes. Ky zëvendësim baze ndodhi, në të vërtetë, pak më herët, por pas Kongresit të Drejtshkrimit 1972, përkatësisht pas botimit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe në vitin 1973, ky ndryshim mori formën e prerë me vendim qeverie (1974), ngase tashti zbatimi i normës së re mbi bazë të toskërishtes u bë i detyrueshëm. Në të vërtetë, vetëm për këtë periudhë, gati 20 vjeçare, 1974-1990, mund të thuhet se shqipfolësit në kuptimin e plotë të fjalës kishin një gjuhë të përbashkët standarde, sepse për mosrespektimin e saj pasonin sanksionet.

E katërta, mirëpo edhe ky zbatim ligjor nuk zgjati shumë, sepse pas ngjarjeve të viteve ’90, kur në Shqipëri u ndërrua sistemi dhe në Kosovë gjithashtu pushoi euforia, atëherë në këtë kohë demokratizimi pushuan sanksionet dhe njëherazi dolën sheshit kundërshtime ndaj asaj norme, paksa të fryra, me vend e pa vend. Megjithatë, nga vërejtjet e ekspozuara u panë edhe disa çështje të anashkaluara ose të zgjidhura jo mirë, pikërisht në raportin gegërishte / shqipe e sotme letrare (toskërishte), të cilat domosdo kërkonin ritrajtim. Ndër ato çështje si më e spikatur doli çështja e paskajores me + pjesore, konceptet e së cilës, vërtet, nuk dalin të mbuluara kënaqshëm me elemente barasvlerëse të letrarishtes së sotme. Diskutimet gjithnjë e më shumë u bënë serioze, andaj si rrjedhojë u formua Këshilli i përbashkët ndërakademik (Tiranë-Prishtinë) për shqyrtimin e këtyre problemeve.

Sidoqoftë, ne, duke vëzhguar këto rrjedha, varësisht nga pozicionimi që zënë me shkrimet e tyre, diskutuesit e sotëm mund t’i ndajmë në këto katër grupe:

             Së pari, përmendim  grupin e gjuhëtarëve mbrojtës fanatikë të normës në fuqi.

            Së dyti, respektuesit e normës, por që arsyetojnë verifikimin e qëndrueshmërisë së saj,  madje pajtohen edhe për ndonjë korrigjim rasti, por presin koncensus institucional për këtë punë.

            Së treti, dallohet një grup gjuhëtarësh, të cilët, krahas respektimit të normës në fuqi, jo vetëm kërkojnë rishikim norme, por, në gjuhën e tyre autoriale, praktikojnë disa përplotësime. Është fjala për përdorimin e paskajores me+pjesore bashkë me disa idioma e ekzotizma, të cilat sipas interpretimit të tyre as që i shtrohen normëzimit, edhe pse është mirë që formalisht, të futen në standard.

            Së katërti, bie në sy grupi i kritikuesve energjikë të normës së sotme, të cilët, duke mos kursyer as kërkesën për përmbysjen e bazës së saj, kërkojnë rehabilitimin e plotë të ish-normës letrare mbi bazë të gegërishtes dhe së këtejmi në shkrimet e tyre kanë fillue me e përdorë gegnishten, por pa e mohuar edhe toskërishten, në anën tjetër.

 

            Sidoqoftë, që të katër këto grupe diskutuesish, kanë argumente mbështetëse që s’mund të mohohen. Sigurisht Këshilli përkatës ndërakademik Tiranë/Prishtinë, i formuar për këtë qëllim, duhet t’i ketë parasysh dhe t’i vlerësojë ato argumente. Mirëpo, meqë ne nuk dimë se deri ku ka arritur në harmonizimin e qëndrimeve Këshilli në fjalë, në mënyrë që puna të jetë sa më transparente për opinionin dhe me qëllim që edhe studiues e dashamirës të tjerë të mund të kontribuojnë në këtë proces,  propozojmë që sa më parë:

 

            1. Të publikohet teksti i  korrigjuar i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe (1973), siç është paralajmëruar, para 4-5 vjetësh, nga kompetentët e Institutit të gjuhësisë të Tiranës.

2. Të legalizohet teksti i propozimeve për diskutim i komisionit të AShA të Kosovës.

3. Të publikohet projekt-propozimi i normës, nëse ekziston, nga gegërishtshkruesit.

4. Të vlerësohen vështrimet kritike të botuara ose të ofruara rreth përmbajtjes së tekstit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe 1973 dhe shtyllave të tjera themelore të standardit nga individë të caktuar, të cilët nuk janë përfshirë në komisionet përkatëse të Këshillit Ndërakademik.

                    

                     Si përfundim, për mendimin tonë, nëse secili anëtar i Këshillit ndërakademik e teston profesionalizmin e vet, përkatësisht, nëse vështrohen gjërat me objektivitetin e duhur sipas interpretimeve të gjuhësisë bashkëkohore, duke i ikur gjuhës së drunjëzuar, atëherë mund të themi se fatlumnisht ndodhemi para gjetjes së mesit të artë ose para një marrëveshjeje të re historike drejt standardizimit të vërtetë të gjuhës shqipe.

 

  

                   L i t e r a t u r a    k r y e s o r  e

 

Aleksandër Xhuvani, Vepra 1, Tiranë 1980.

Androkli Kostallari, Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme

              themelore të drejshkrimit të saj, Tiranë 1972

Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit, Tiranë 1972

Avzi Mustafa, te www.zemrashqiptare.net:  Kongresi i Dibrës –

            reaksion ndaj Kongresit të Manastirit ; 100 vjet  nga Kongresi i

            Elbasanit

Bahri Beci, Nga historia e standardit të shqipes,  gazeta Zëri ,(fejton),

           Prishtinë, nëntor -dhjetor 2000.

Çështje të normës letrare (përmbledhje punimesh), IAP,  Prishtinë 198o.

Drejtshkrimet e shqipes (R. Ismajli), ASHAK, Prishtinë 2005.

Fjalor enciklopedik shqiptar, Tiranë 1985 

Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1980.

Fjaklor i shqipes së sotme, Tiranë 2002.

Fjalor i gjuhës shqipe, Tirabnë 2006.

Fjalor i fjalëve rtë h uaja, IAP, Prishtinë 1988.

Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, Prishtinë 1986.

Gjuha shqipe 1-2 , Prishtinë 2003.

Hilmi Thaçi,  Në 100 vjetorin e themelimit të  Normales së Elbasanit, në

             dritën e shtypit kombëtar (fejton , te gazeta Zëri  19.12. 2009 –

             6.01.210)

Historia e  shqipes letrare (dr. Fadil Raka), Prishtinë 2004.

Jahja Drançolli, Kontasktet e moçme arbërore-sllave (sintezë

            historiografike), Zëri, 2.05.2009, f. 32.

Jup Kstrati, Histori e gramatologjisë shqiptare, Prishtinë 1980.

Komisia Letrare e Shkodrës (Mr. Sheremet Krasniqi), Prishtinë 2004.

Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe, IAP, Prishtinë 1974.

Kongresi i Manastirit (Sh. Demiraj - K, Prifti), Tiranë 2006.

Mala enciklopedija Prosveta, Beograd 1978.

Mehmet Elezi, Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë 2006.

Muhamet Mala, Konstatime dhe toleranca fetare te shqiptarët, Koha

            ditore,  2.05.’09, f.35.

Muhamet Pirraku, Roli i Kosovës në zgjidhjen përfundimtare të alfabetit

                kombëtar shqiptar, Zëri (fejton), nëntor-dhjetor Prishtinë,

               2008.

Nuhi Veselaj, Paskajorja çështje shqipes standarde, Prishtinë 2000;

             Paskajorja dhe standardizimi i gjuhës shqipe, Prishtinë, 2006.

Nga interneti: shtëpiza titujt: gjuha shqipe; shqipja letrare; shqipja

             standarde.

Probleme të historisë së gjuhës shqipe (grup autorësh), Prishtinë 1971.

Rexhep Ismajli,  Në gjuhë dhe për gjuhë, Pejë, 1998)

Shezai Rrokaj, Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme, Tiranë 2005.

Terminologjia islame, ASHAK, Prishtinë, 2006.

Tomor Osmani, Udha e shkronjave shqipe (histori e alfabetit),

            Tiranë 2008.

www.shqiperia.com – gjuha shqipe 

 

 

P A S TH Ë N I E

ose

Disa shëmbëllesa vetjake bibliografike si sprovë

diagnozimi rreth fuqizimit të shtyllave

themelore të standardit

                         

Ja diçka konkrete nga përvoja jonë sipas fushave të krijimtarisë, letrare artistike e shkencore gjuhësore të vlerësuara sadokudo si ndihmesa ndërkohë edhe nga një pjesë e opinionit tonë intelektual, por që mund të vlerësohet edhe sot, ngase kemi të bëjmë me çështje përherë aktuale ndërlidhur me veprimtari pothuajse të veçanta nga praktika gjuhësore, ku bosht kryesor është standardi i gjuhës shqipe.

Ne, në të vërtetë, do të mjaftohemi duke i sjellë vetëm disa nga titujt e punimeve tona me fare pak komentime. I quajtëm shëmbëllesa me qëllim përkujtese dhe me bindje se përvoja jonë do t’u shërbejë për të mirë, së paku në parim, veprimtarëve të tjerë të sotëm e sidomos të rinjve entuzisatë, të cilët  me punë të palodhshme do t’i shpiejnë më tej nismat tona  Mendojmë gjithashtu se përvoja jonë në lëmin e gjuhësisë do t’u shërbejë për të mirë edhe dashamirësve të gjuhës sonë e në veçanti standardologëve tanë të sotëm e të ardhshëm, të cilët analogjikisht mund të shfrytëzojnë edhe këtë përvojë, përkatësisht përpjekjen a këtë punë të kryer prej nesh në kushte shumë të pavolitshme, por të punuara me vullnet e ndërgjegje të lartë.

Konceptet tona po i shprehim së pari, lidhur me gjuhën e veprave tona letrare, së dyti, propozim-vërejtjet lidhur me drejtshkrimin e gjuhës shqipe, së treti, lidhur me disa çështje gramatikore e fjalëformuese të gjuhës shqipe. dhe së katërti, kontributin a gjeturinë tonë në ballafaqim me terminologjinë shkencore tekniko-teknologjike të shqipes në krahasim me atë të serbokroatishtes e më gjerë.

 

1)   Gjuha konkrete e veprave tona letrare

                     dhe standardi

 

 Si femijë patëm rast të mësonim e ta flasim gjuhën e familjes, e cila për nga theksi e ndërlidhja e mendimeve dallonte konsiderueshëm në nuanca nga të folmet e familjeve të tjera, ngase im atë kishte kujdes që çdo fjalë e fjali të ishte me vend dhe këtë e kishte trashëguar nga përvoja e tij , ngase në rini të hershme kishte qenë djalë mbas plaku (shoqërues i pleqnarit të njohur), gjyshit të tij Mehmet Reçanit, i cili siç thuhet kishte marrë pjesë e pleqnue në relacionin Shkup e Shkodër, por edhe gjuha e fshatit tonë në anën tjetër duke qenë në kapërcyell rrethbjeshkes, me të folme malësore dhe rrafshakut të Anadrinisë me të folme podrimçakçe (paksa paturçe), kishte tipare dalluese. Pastaj si nxënës i fillores (1941-1944) kryesisht nga një mësues shkodran, Hilmi.Duli, patëm fatin e bardhë që të mësonim vjersha toskërisht e gegërisht, të Naimit e të Fishtes, po edhe të tjerëve, por këta po i përmend si simbole dialektore. Në të vërtetë, i shtyrë edhe prej babës tim, ato vjersha i recitoja para burrave në trapazan të odës që shërbente si njëfarë bine, sidomos kur oda mbushej plot e përplot ndëgjues, qoftë miq e musafirë rasti, qoftë të njerëzve tanë të mahallës e të katundit, sidomos në ndejat mbasdarke në netët e dimnit etj. Po shtojmë se ato vjersha pëpiqeshim t’i shqiptonin edhe origjinalisht, qoftë toskërisht, shkodranisht ose elbasanisht (!). Po ashtu edhe në shkollë të mesme në Normalen e Gjakovës, interesimi ynë për gjuhën shqipe ndaj lëndëve të tjera ishte më i dalluar. Këtu filluam edhe të provojmë me shkrue vargje, kushtuar ndonjë temë serioze.

Në të vërtetë, as ndërprerja e punësimit si mësues, as burgu, as shërbimi në ushtri, as koha sa ishim të papunësuar, përkatësisht i përndjekur dhe përherë nën mbikëqyrjen e njerëzve dhe të organeve të shtetit titisto-rankoviçistë etj. nuk munden me ma largue dashurinë për gjuhën shqipe e mësimin e saj. Edhe pse me shumë ndërprerje, sa punonim në arsim, dashurinë ndaj gjuhës nuk e kemi lënë pa e shprehur jo vetëm në orët e mësimit, por edhe në aktivitete të lira e kudo gjetiu, në biseda, aktivitete të tjera, kudo që na jepej rasti, madje e kemi vazhduar edhe me krijimtari letrare. Dihet vlera e krijimtarisë letrare për gjuhën. Madje me korrespondencë e pata kryer fakultetin degën e gjuhës shqipe, pastaj magjistraturën si dhe doktoratën.

Sidoqoftë, njëmbëdhjetë veprat deri tash të botuara prej nesh dhe materiali tjetër pjesërisht i botuar që ka mbetur dorëshkrim, por që pritet të përpunohet e ta shohë një ditë dritën e shtypit dhe anëtarësimi ynë në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës me qendër në Prishtinë si dhe në Shoqatën e Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj me qendër në Tiranë, dëshmojnë sadokudo atë që thamë më sipër për dashurinë e madhe që kishim për gjuhën shqipe e  për arsimimin shqip dhe si rezultat i atij frymëzimi dolën edhe veprat e botuara me vlerat përkatëse edhe gjuhësore që, përveç atyre me temë serioze të natyrës sociale-kombëtare, shumica e temave u kushtohen shkollarëve, sipas klasave apo grup-moshave. Dashuria ndaj gjuhës shqipe më jepte zemër që siç u cek më sipër ta kryej fakultetin, magjistraturën si dhe doktoratën,  dhe këtë nga fusha e terminologjisë tekniko-shkencore.

Është e vërtetë se pas Kongresit të Drejtshkrimit në gjuhën tonë letrare në veprat tona të botuara u kemi bërë ndërhyrje, por jo krejtësisht për ato vlera që na dukeshin të domosdoshme se duhej të mbeteshin si pasqyrë edhe gjuhësore për autenticitetin kohor e ambientor, kur ishin krijuar. Në punimet tona letraro-artistike e kemi ruajtur paskajoren, pjesoren e shkurtër (me ue e ye si p.sh. me punue me pëlqye, pëkatësisht me zanore, p.sh.: me pi, me pre, si dhe me –ë fundor mbi temat konsonantike si p.sh. me pritë, me pajisë, me folë etj., disa trajta të emrave dhe foljeve në trajtën e parotacizuar etj., ndërsa sa i përket hundoreve në mjaft raste, sidomos në vjersha e kemi zëvendësuar me –Ë-në e theksuar të letrarishtes së sotme, ngase na merrte mendja, siç mendojmë edhe sot, se  një zgjidhje e tillë zëvendësimt të zanores hundore A me Ë në gjuhën e shkrimit zyrtar del  fort e pranueshme, sepse, ç’është e vërteta, hundorja e tillë në realitetin e gegërshtes shqiptohet disa variantesh (a, o, i, gjysmë –Ë etj), andaj edhe në shkrimet tona gjuhësore  përdorimin e –Ë së theksuar e kemi parapëlqyer dhe e parapëlqejmë në në vend të A-së hundore edhe të foljet me –NË fundore si me bë, me bzë ; me lënë, me zënë, me thënë, etj. Natyrisht assesi nuk e kemi asimiluar togun ue ose ye, nga edhe në të folmet e Kosovës diftongu ue, ye në shqiptim normal kryesisht del i plotë i pa asimuiluar.  

Dihet se çdo shkrimtar dhe mësues-arsimtar i gjuhës shqipe domosdo duhet ta njohë drejtshkrimin, gramatikën si dhe leksikun e zgjedhur të gjuhës së vet, madje nga vetë profesioni domosdo duhet të ketë qasje paksa tjetër dhe më serioze ndaj gjuhës në kuptim të respektimit të normës.

Sidoqoftë, gjuha e kësaj periudhe, si me thënë parashkencore në krijimtarinë tonë, do të ketë ndikuar më vonë konkretisht në punimet tona në fushën e gjuhësisë, përkatësisht për kontributin tonë në tri nënfushat apo  shtyllat themelore të standardit, siç janë: drejtshkrimi, gramatika dhe leksiku, siç do të shohim në vijim. 

 

2)  Vërejtje-propozimet tona rreth  konsolidimit 

              e drejshkrimit të shqipes

 

Lidhur me drejtshkrimin e shqipes, përveç disa artikujve për tema të veçanta, kemi botuar ose kemi në dorëshkrim këto trajtesa e vështrime:

 

1 Përpunim i normës letrare kusht për kristalizimin e mëtejshëm të shqipes standarde kombëtare dhe

2. Përsosja e shqipes standarde faktor integrues në jetën tonë kombëtare.

3. Gjuha letrare shqipe për të gjithë - paraprovë udhëzuese me interes edhe për normën e sotme të shqipes standarde  (dorëshkrim), ku jepen për mbi 100 vërejtje ortografike, punim ky që qe ofruar për botim (2002), por nga mbrojtësit fanatikë të normës së sotme atëherë nuk qe botuar, me arsyetim se punimi ynë cilësohej një sipamflet që do ta  prekte  prestigjin e standardit të sotëm.

4. Lajthitje gjuhësore në masmedia e përgjithësish dhe domosdoja e rinimit të shtyllave  themelore. të normës së shqipes standarde  (kumtesë e lexuar në tryezën shkencore “Gjuha shqipe në masmedia dhe në administratë”, organizuar nga Shoqata e gjuhës shqipe e Kosovës, Prishtinë, shkurt 2003).

5. Verifikimi dhe korrigjimi i gjuhës së tabelave dhe të formularëve zyrtarë domosdoshmëri e ngutshme (kumtesë e lexuar në tryezën shkencore: Gjuha shqipe në shkrimet publike, organizuar nga Shoqata e gjuhës shqipe e Kosovës, qershor 2004).

6. Vështrim kritik rreth Drejtshkrimit të gjuhës shqipe (1973) (konstatime, vërejtje, propozime), pjesërisht i botuar por që këtu botohet si tekst integral si krye më vete.

7. Foljet e huazuara me –I në temë - çështje drejtshkrimore e fjalëformuese në gjuhën shqipe.

.8. Shqipja në raport ndfërgjuhësor ose përkthimi shqip në vorbulëlën  e gobalizmit të sotëm (botuar në ZSh).

9. Edhe përmbajtja e kësaj vepre e me titull Drejt normëzimit të gjuhës shqipe besoj  se do të vlerësohet  e tëra si  një kontribut që e  përplotëson në masë të madhe  përpjekjen tonë në këtë segmant themelor të standardardit..

 

Kemi edhe ndonjë artikull tjetër të botuar, por këtu po mjaftohemi me kaq, ngase na duket se vetëm titujt tregojnë mjaft për përmbajtjen e punimeve tona të botuara, të cilat edhe janë vlerësuar ndërkohë si kontribut në nënfushën përkatëse.

 

3)..Rreth disa çështjeve gramatikore e

           fjalëformuese të shqipes

 

Kontributi ynë konsiderohet se është edhe më i madh pikërisht në fushën e morfologjisë, përkatësisht të fjalëformimit, po i përmendim vetëm disa tema, të cilat, edhe të botuara, ende botërisht a propagandisht nuk janë vlerësuar sa duhet në gjuhësinë tonë:

Përveç katër librave të botuar:

 

1. Çështje të shqipes standarde në fushë të leksikut dhe të fjalëformimit  I (1997),

2. Paskajorja - çështje e shqipes standarde (2000)

3.. Foljet më –O- në gjuhën shqipe,(2002) 

4. Paskajorja dhe standardizimi i gjuhës shqipe (2006),

            po i përmendim edhe këto trajtesa:

 

1) Fjalëza –SI në funksion të prapashtesës emërformuese, edhe përmbajtja e saj ende nuk është vlerësuar si duhet, ndonëse në parim një formant i tillë gjithnjë e më tepër po gjen jetësin në realitetin tonë gjuhësor.

2). Çështje rreth emërtimit të vendbanimeve në gjuhën shqipe (12 vazhdime nga një faqe  në gazetën Rilindja)

3) Rreth pjesores së shkurtër si trajtë përfaqësuese në sistemimn foljor të shqipes

4) Rreth prejpjesorëve pandajshtesorë në gjuhën shqipe.

5) Paraqitje jo e kënaqshme e strukturës foljeformuese të shqipes në Gramatikën e Akademisë ( e botuar në disa vazhdime në gazetën Bota sot të Prishtinës (janar 2003).

6) Po bëjmë me dije opinionin e nderuar se përveç këtij punim i me titull Drejt normëzimit të gjuhës shqipe, kemi punime e artikuj të tjerë të botuar, por edhe një numër të konsiderueshëm ende të pabotuar, ndër dorëshkrimet e pabotuara po i pemrndim këto tri monografi:.

a) Shumësi dhe shquarsia e emrave në shqipen standarde (mbi  300 faqe kompjuteri),

b) Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (afro 150 faqe  tekst kompjuteri, i botuar në 9 vazhdime në ZSH tetor - nëntor –dhjetor 2009)

 

Sidoqoftë, na merr mendja se edhe përvoja jonë si dhe përvojat e të tjerëve duhen shfrytëzuar konkretisht e analogjikisht, ngase edhe këto ndihmojnë në përcaktimin sa më të plotë dhe të saktë të prirjeve, të cilat duhen përkrahur në shqipen e sotme, në mënyrë që shqipja standarde sa  të mundet  gjithnjë e më lehtësi me u bë ballë sfidave që vijnë nga ndikimi i globalizmit të sotëm gjuhësor.

 

4) Ballafaqimi dhe gjetshmëria lidhur me terminologjinë

                       tekniko-shkencore

 

Me terminologjinë tekniko-teknologjike kemi pasë filluar të ballafaqohemi nga praktika fillimisht deri sa punonim në Qendrën shkollore teknike të Prishtinës, por në mënyrë më serioze kur qemë të detyruar të punësoheshim si përkthyes në ndërmarrjen industriale metalpërpunuese Uzinën e Amortizatorëve të Prishtinës.

 Në të vërtetë aty, për të kryer punët dhe detyrat sa më me ndërgjegje të lartë, shprehi kjo e trashëguar nga puna në arsim, vumë re se duhej mësuar e studiuar edhe terminologjia përkatëse tekniko-administrative e sidomos tekniko-teknologjike e gjuhës shqipe, qoftë për nevoja të administratës shqipe, qoftë për dokumentacion teknik të punës në kuadër të reparteve përkatëse prodhuese e mirëmbajtëse të uzinës, por edhe më gjerë. Në këtë kontekst vumë re se terminologjia shqipe në përgjithësi e sidomos ajo tekniko-teknologjike në krahasim me atë zyrtare serbokroate, sidomos te ne, kishte mungesa të mëdha. Në të vërtetë, mesa ishim në dijeni, kjo terminologji mungonte ose nuk ishte në nivelin e duhur as në Shqipëri, sepse atje në atë kohë nuk kishte industri të profilit të lartë botëror, siç ishte Uzina e amortizatorëve në fjalë, e cila ishte e vetme në Ballkan.e më gjerë. Madje del e nevojshme të përmendet edhe një e vertetë tjetër, pengesëmadhe. Në atë periudhë, fundi i viteve të ’70-a dhe fillim i viteve-a të ’80-a e më vonë jo vetëm ne, por as institucionet përkatëse të Prishtinës nuk kishin mundësi bashkëpunimi me institucionet simotra në Shqipëri. Megjithatë ne, duke shfrytëzuar disponimin e personalit tekniko-teknologjik shqiptar të kësaj uzine e më gjerë si dhe për të gëzuar të drejtën edhe pse formale ligjore për administratën shqipe në të gjitha fushat e jetës e të krijimtarisë, gjendeshim si mundnim. Së pari, në afat rekord grumbulluam materialin, duke konstaktuar dhe me ndërmarrje e institucione të tjera, bëmë seleksionimin e problemeve të kësaj natyre në këto pesë rrafshe:

a) terminologjia e formave të njësive të organizimit të punës,

b) terminologjia e emërtimit të njerëzve sipas profesionit a vendeve të punës,

c) terminologjia e proceseve tekniko-teknologjike,

ç) terminologjia e mjeteve të punës si dhe të pjesëve të mjeteve të punës dhe

d) terminologjia përkatëse me interes nga fusha të tjera.

 

Pasi grumbulluan materialin përkatës sa ishte e mundur, atëherë bëmë  edhe analiza përkatëse u  përpoqëm me i harmonizue trajtat me ato që sadokudo e dinim se përdoreshin në Shqipëri, 

së dyti, bëmë ose shfrytëzuam ato kalkëzime që në mënyrë spontane dëgjoheshin në rrethe të caktuara te ne etj.  Sigurisht nuk e kishim lehtë, por për të gjitha këto tema që na imponoheshim përpiqeshim me gjetë zgjidhje sa më të përshtatshme,

së treti, rreth disa çështjeve problemore filluam të shfaqnim mendimet tona edhe botërisht në shtypin e ditës si dhe nëpërmjet kumtesave dhe formave të tjera kudo ku na jepej rasti.

Rreth kësaj problematike patëm botuar edhe disa artikuj e trajtesa., të cilat mund të shfrytëzohen edhe sot. 

            Me sa e thamë kuptohet se kontributi ynë kishte të bënte me leksikun profesional ngase temat e tilla  profesionale  sipas fushave që u cekën më sipër na imponoheshin.

Më poshtë, po përmendim disa tituj të  botuar rreth kësaj problematike, në atë periudhë:

            1. Rreth kuptimit të disa termave të njësive të organizimit të punës në ndërmarrje prodhimi në  raport me barasvlerësit e gjuhës serbokroate. Edhe sot janë aktuale në krahasim edhe me gjuhë të tjera.

            2.Rreth formimit me prapashtesim të emrave të sendeve në shqipen letrare. Edhe sot është temë e patrajtuar nga të tjerët në suaza të shqipes mbarëkombëtare.

3. Formanti -TORE, prapashtesë e mëvetësishme në shqipe me prirje specializimi për emërtimin e vendshërbesave. Mjerisht rezultatet tona edhe sot  nuk dalin të shfrytëzuara, edhe pse për moszbatimin e modelit të tillë edhe sot vuan gjuha jonë.

4. Çështje rreth emërtimit të proceseve tekniko-teknologjike me foljet më -o/-zo në gjuhën shqipe. Gëzon fakti se vlerat e këtij punimi nuk kanë mbetur të panjohura për opinionin përkatës, por zbatimi i duhur ende mungon.

            5. Struktura e emërtimit të njerëzve sipas profesionit në gjuhën shqipe (tezë doktorate), pjesërisht e botuar. Edhe rezultatet nga kjo monografi ende nuk janë shfrytëzuar sa do të duhej.

            6. Fjalor pune, për nevojat e ndërmarrjes metal-pëpunuese, me afro 4000 fjalë-terma, kryesisht nga fusha tekniko-teknologjike, tekst i shaptilografuar, i mbetur dorëshkrim.  Ndoshta një ditë do ta shohë dritën e shtypit.

7 Artikuj të tjerë të natyrës tekniko-teknologjike të botuar në shtypin e ditës që kalojnë 50-shin, si p.sh.:

 

1) Çështje  rreth emërtimit të njerëzve sipas veprimtarisë në gjuhën shqipe të ndërkombëtarizmave me -IK(Ë) fundore, revista Përparimi,  3/89  f. 377-397, Prishtinë 1989.

2) Autoofiçinë apo autoservis, gazeta Rilindja, 9.02.’93 f. 14 (Prishtinë).

3) Termat punishte dhe kantier në raport me kuptimin leksikor  të termave radilishte dhe gradilishte të gjuhës serbokroate, Rilindja,  24.09. ’83, f. 12. (Prishtinë)

4) Instrumentist jo instrumentalist, Rilindja, 14.04. ’84, f. 13. (Prishtinë).

5) Rreth trajtës teoricien si rast i vetmuar, Rilindja, 7.12.’85, f. 13 (Prishtinë).

6) Rreth termit kamionetë, Rilindja, 30.08.’86, f. 9 (Prishtinë).

7) Rreth specifikës së barasvlerësisë  së termave stabiliment, përkatësisht  postrojenje,   Rilindja, 10.08.’85, f. 17 (Prishtinë).

8) Përdorimi i termit repart, Rilindja, 17.01.’87, f.. 13 (Prishtinë).

9) Rreth togfjalëshit fjalë e huaj dhe termit fjalë e huazuar , Rilindja,

     3.01.  ’90,  f. 11. Prishtinë.

10) Fjala fillesë  si barasvlerës i plotë i fjalës navoj të serbokroatishtes,

       Rilindja, 19.04.’88, f. 12. Prishtinë..

11) Rreth aktivizimit të termit organikë te ne, Rilindja, 17. 03.’89,

      f. 11, Prishtinë

12) Rreth barasvlerësit terminologjik: personi që edukohet,  21.01.‘89, f. 12,  Prishtinë.

13) Kalku binjakëzim (qytetesh)  rast i diskutueshëm, Rilindja,  21. .09.’91,f. 11,  Prishtinë.

14) Çështje rreth emërtimit të vendbanimeve në gjuhën shqipe, Rilindja

       (11 vazhdime). 19.03. - 30.03. 2001.

15) Kalku kushtimisht thënë pa bazë semantike, gazeta Fjala. Qershor 1998,  f. 14, Prishtinë

16) Rreh kristalizimit të kuptimit të fjalës nismë nisma, gazeta Shkëndija, 5.03.’85, f. 13. Prishtinë.

17) Instalues ujësjellësi a hidraulik, Shkëndija, 1.10.’85, f. 13, Prishtinë.

18) Rreth termave dokumentit e dokumentarist(!), Shkëndija, mars 1986,

      Prishtinë.

19) Rreth formëzimit të fjalë-termit e pame e pamja , gazeta Fjala jonë,

      Shkurt , 1985,  f.15-16, Prishtinë.

20) Fjala servir si një rast i vetmuar, Fjala jonë, mars 1995, f.24, Prishtinë.

21) Sllavizma trojka të mos përdoret pa kriter, Fjala jonë, mars  1995,

      f. 23, Prishtinë.

22) Më drejt kryerës i punëve se ekzekutues , Fjala jonë, prill 1995 f. 23.

23) Prirje e vërejtshme në diferencimin semantik  të termave prejfoljorë

      përbërës të  treshit  emëror sinonimik, Fjala jonë, korrik 1995,

      f. 25.  Prishtinë.

24) Përkthimi i automjetit, sizhargon i paqëndrueshëm terminologjik,

      Fjala jonë,  nëntor 1995, f. 28, Prishtinë

25). Rreth përdorimit të fjalë-termit kyç- kyçje, gazeta Bujku,5.08. ’94,

       f. 7, Prishtinë

26) Jo trupa po organizma politikë-shtetërorë, Bujku, 30.08. ’94,

      f. 7. Prishtinë.

27) Alfabetim/ alfabetizim (Gjykim i nxituar si bumerang), Bujku,

       12.05. ’97,  f. 10, Prishtinë.

28) Rreth përkufizimit të kuptimit leksikor të termave ofiçinë dhe punëtori,  Gjuha shqipe 1/83 f. 46-49, Prishtinë.

29) Për përdorimin e termit ndërresë, Gjuha shqipe 2/83, f. 42-43, Prishtinë.

30) Tubimi i punëtorëve... jo tubimi punëtor, Gjuha shqipe, 2/84, f. 30-32,  Prishtinë.

31) Rreth shumëkuptimësisë së antonimeve kyçje/shkyçje në raport

      me barasvlerësit   e gjuhës serbokroate, Gjuha shqipe 3/84, f. 20-24,

      Prishtinë

32) Rreth papërshtatshmërisë së  termit  parapunëtor, Gjuha shqipe, 3/85, f. 35-36,  Prishtinë

33) Rreth terminologjisë kompjuterike në shqipe, Gjuha shqipe, 1-2/2000 f. 35-44,  Prishtinë

34) Kuptimi i disa termave të njësive të organizimit të punës në ndërmarrje, në raport  me  barasvlerësit përkatës të serbokroatishtes, Seminari  ndërkombëtar  GjHKSh,  8/83, f. 111-115, Prishtinë

35) Çështje të emërtimit të njerëzve sipas profesionit, Seminari...9/84.

    . Prishtinë

36) Çështje rreth emërtimit të proceseve tekniko-teknologjike me foljet më  -O/ZO  Seminari...12/87, Prishtinë

37) Rreth barasvlerësit marines të anglishtes në shqipe, gazeta Zëri,

       29.07.’95, f.      35.

38. Raste të ngatërrimit të historizmit njësit me fjalë-termin njësi (ushtarake)  te  revista Koha, 13. 09.’95, f 45, Prishtinë

39. Trajta nisjativë si kontaminim dështak, revista Jehona (Shkup).4-5 /95, f. 93-9

 40) Rreth prejardhjes  prapashtesore të fjalë-termave mbi bazë të prejfoljorit më -IM,  Jehona 4/2000, Shkup.

41) Çështje të terminologjisë në ndërmarrjet metal-përpunuese...

        te përmbledhja Probleme aktuale të kulturës së gjuhës shqipe, Prishtinë, 1980 , f. 315-319.

42) Rreth përcaktimit të fjalës pajisje si term teknik në përmbledhjen

      Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi, Prishtinë 1988,

      f. 228-226.

43) Çështje rreth emërtimit të profesioneve në shkollat tona të mesme,

       te përmbledhja Gjuha në shkollë, Prishtinë 1989

 

Vërejtje: Lista nuk është shteruese, por këta tituj mund t’i vilnim, hë për

hë, nga burime të ndryshme, veç atyre të përfshirë në librin Çështje të shqipes standarde në fushë të leksikut dhe të fjalëformimit !,  Rilindja, Prishtinë  1997 dhe në monografinë Foljet O  në gjuhën shqipe, Dardania  sacra,  Prishtinë 2002

          

Gjithsesi nga puna praktike jona, erdhëm në përfundimin se gjithsesi lypsej sforcuar tri shtyllat themelore të standardit të shqipes së sotme, siç janë drejtshkrimi, gramatika dhe leksiku dhe lidhur me këtë dhamë, pra, kontributin tonë. Po kjo punë lypset vazhduar, duke i  rinuar, përsosur e sforcuar edhe më këto shtylla themelore të standardit, pra duhet me i përsosë tekstet e burimeve të derisotme të cilat fatlumnisht i kemi dhe të cilat duhen shfrytëzuar si bazë për punën e mëtejshme në të mirë të rishikimit të strukturave formëformuese e fjalëformuese në kuadër të sistemit emëror e foljor të gjuhës shqipe.

Sigurisht, këtë paraqitje e bëmë me qëllim, për të nxitur të gjithë ata punëtorë të zellshëm, përkthyes të ndërmarrjeve ose të punësuar në institucione të tjera në Jugosllavi, që edhe ata t’i paraqitin përpjekjet e tyre për problemet e caktuara të kësaj natyre, punime këto që mund t’i kenë të gatshme, të cilat në kohën tonë është mirë t’u ofrohen institucioneve përkatëse për shfytëzim e botim, ngase mesa po shohim, ende çështjet e tilla janë të ndjeshme, madje dalin edhe më problemore se përpara dhe që sot  kërkojnë zgjidhje sa më profesionale.

Kjo kërkesë jona, fatlumnisht nuk ka mbetur e pashoqëruar edhe nga kërkesa në rritje të intelektualëve e të gjuhëtarëve tanë, sidomos rreth drejtshrimit e çështjeve gramatikore,  të cilët, me paraqitjet e tyre, siç e pamë në këtë punim, janë gjithnjë e më të zëshëm.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora