E enjte, 01.05.2025, 10:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Mikele Plaçido

E hene, 12.04.2010, 09:58 PM


MIKELE PLAÇIDO/1946-

 

Nga Halit Bogaj

 

Mikele Plaçido është ndër aktorët më të famshëm italianë i cili ka origjinë shqiptare. Ai u lind në qytezën Askoli Satriano në reajonin Apuli, në një familje të varfër, si fëmija i tetë i familjes.Pas shkollës fillore në një manastir ai mësoi në kolexh. Në ushtri u paraqit vullnetar me ç’rast shërbeu në policinë ushtarake.Pas kryerjes së Akademisë teatrore iu bashkangjit regjisorit Luka Rankoni, duke marrë pjesë edhe në Teatrin e Xhorxh Strelerit.Në atë Teatër aktronte në pjesët bashkëkohore dhe klasike. Ishte i martuar me aktoren Simoneta Stefaneli me të cilën i ka tre fëmijë.Ai studjonte dhe aktronte në Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë në Romë.

 

Debutimin e tij të parë teatror e bëri me pjesën’’Ëndrra e një nate verore’’në vitin 1969. Dy vjet më vonë e fillon  punën filmore me regjisorët: Luigji Komençini, Mario Moniçeli, Salvatore Samperi, Damiano Damiani, Françesko Rosi, Valirian Borovçik, Marko Belloçio dhe Karlo Licani.

 

Michele Placido
Michele Placido
Rolin e parë në film e realizon në projektin’’Marcia trionfale’’/1976/, në regjinë e Marko Belloçios, për të cilin e fitoi çmimin Davidi i Donatellos. Dy vjet më vonë e fitoi çmimin Ariu i artë, si aktori më i mirë në Festivalin e Berlinit për melodramën’’Ernesto’’/1978/, nga regjisori Samperi.

 

Nga vitet 1970-1983 fillon popullariteti i tij shumë i madh edhe në suaza ndërkombëtare me serialin’’La Piovra’’/Oktopodi/ në të  cilin aktron rolin e një polici të pakorruptuar/Inspektor Katani/ të cilin e vret  Mafia italiane. Regjinë e serialit e bëri regjisorii madh italian Damiano Damiani. Plaçido aktroi në tri seri dhe duke u bërë shumë i njohur , seriali vazhdoi me disa aktorë të tjerë në rolet kryesore dhe dytësore.Pas këtij projekti , Plaçido  luante edhe në disa filma dhe seriale të tjerë. Sidomos pas suksesit kolosal të cilin e arriti me ‘’La Piovra’’ atij iu hapen të gjitha rrugët drejt sukseseve të reja dhe kulminante.Këtu hynte edhe filmi gjysmë biografik kushtuar Gjovani Falkones në të  cilin luan rolin e një gjyqtari, kurse në vitin 2008 ai e portretizoi  rolin e bosit të Mafias/ Bernardo Provencano/ në filmin televiziv ‘’Kumbara i fundit’’.

 

Një sukses të madh e kishte arritur edhe në vitin 1973 me filmin’’Djaloshi’’, kurse në filmin’’Romani popullor’’ai e aktron një polic të ri.Edhe me filmat’’Marshi triumfal’’/1976/ dhe’’Anjeza shkon në vdekje’’/1976/ tregon se ishte një aktor i denjë për respekt.

 

Michele Placido
Michele Placido - Komisar Katani
Në vitin 1979 , në bashkëpunim me regjisorin Damiano Damiani ai e realizoi filmin’’Njeriu në gjunj’’i cili gjithashtu u bë shumë i kërkuar tek artdashësit e shumtë filmorë.Ky ishte mbase edhe roli i parë dhe shumë serioz i Plaçidos në kinema, ndaj iu hapen rrugët për role të tjera shumë të fuqishme. Po atë vit ai realizon edhe një rol të shkëlqyer të vëllezërve Taviani në filmin’’Il prato’’, në të  cilin e luan njeriun e frikësuar nga jeta.. Më vonë /më 1985/ai e aktron edhe një vrasës të pashpirtë në filmin’’Lidhja përmes picerisë’’, sërish në regjinë e Damiano Damianit.

 

Pas filmit të shquar’’Ernesto’’ Plaçido kërkohet nga shumë regjisorë dhe realizon projektin ‘’Fontamara’’/1980/ në regjinë Licanit, duke u bërë shumë e qartë se në kinematografinë italiane ishte paraqitur një aktor me emrin e të cilit ishte i lidhur zhvillimi filmor italian, për të cilin kishte folur  edhe regjisori Licani i cili kishte thënë’’Se pa aktorin Plaçido nuk mund të mendohet kinematografia italiane’’.

 

Në vitin 1981 në regjinë e Françesko Rosit aktron në filmin’’Tre vëllezërit’’, njëri nndër filmat më të famshëm të viteve tetëdhjeta në kinematografinë italiane.Filmi është krijuar sipas motiveve të shkrimtarit Andrej Platonov nga vepra’’Djali i tretë’’, në të cilin aktrojnë edhe aktorët e shquar:Filip Noare, Vitorio Mezogjorno dhe Sharl Vanel.

 

Në karierën e tij të mëtejshme, ai filloi të luante edhe karaktere dramatike si në filmin’’Shopeni’’/1983/, duke e skalitur një karakter të ndërlikuar filmor kushtuar një personaliteti të ri dirigjent siç ishte gjeniu  Fridrih Shopen, emri i të  cilit ishte i njohur në mbarë botën muzikore, por i  cili bëhet viktimë e intrigave dhe lakmive politike të kohës. Rolin kryesor të femrës në këtë film e aktroi Xhuliana De Sio, të cilën spektatorët botërorë e njihnin nga filmi’’Njëqind ditë në Palermo’’.

 

Një rol tjetër interesant ai e realizon edhe në filmin’’Krahët e pëllumbit’’në të cilin interpreton rolin e gazetarit Sandro.Filmi është realizuar në saje të veprës së Henri Xhojsit, duke arritur sukses të lakmuar tek spektri i adhuruesve të shumtë të aktorit Mikele Plaçido.

 

Por edhe njëherë po  theksojmë se  roli më legjendar i tij është pikërisht nga seriali/Piovra 1,2 dhe 3/në 24 vazhdime, i cili kishte parasëgjithash karakter politik.

 

Për këtë serial , në  vitin 1986 ai e mori shpërblimin’’Pegazi i argjendët’’si aktori më i mirë dhe i bukur në kinematografinë italiane.

 

Ky serial më ka ndihmuar që të ecja rrugës sime më prestigjioze, ishte shprehur në një rast aktori  i madh, i cili , siç thamë edhe më lartë, e siç e kishte pranuar edhe vetë në një emision televiziv në Tiranë, në venët e veta kishte gjak shqiptari.

 

Në pyetjen se a do të dëshironte që të identifikohej me inspektorin Katani, Plaçido ishte përgjegjur ppozitivish, ngase me të vërtetë ai e kishte bërë shumë të njohur në të gjitha kontinentet.

 

Për regjisorin e serialit Plaçido fliste me respekt dhe ngrohtësi të madhe , ndaj edhe kishin mbetur shokë të ngushtë që nga ajo ditë kur e kishin krijuar serialin e paharruar.Në një rast regjuisori i kishte thënë’’Unë të njoh më mirë se sa e njeh ti vetëveten’’.Seriali e kishte ngjallur kuptimin e zgjimit shoqëror për një luftë të drejtë njerëzore kundër së keqes dhe dhunës mafioze që mbretëronte në vend. Katani ishte një njeri që mund të lklindte shumë rrallë në Itali ndaj filmi kishte arritur një popullaritet aq të madh tek të gjitha shtresat njerëzore.Filmi e kishte zgjuar edhe vetëdijen njerëzore ndaj italianët e donin dhe e adhuronin inspektor Katanin.Por nuk ishin vetëm ata që e çmonin atë personalitet aq të dashur.Siç thamë, ishin edhe shumë vende të ndryshme të botës që e imitonin serialin në fjalë, ndër të cilat ishin edhe vendet tona/Shqipëria dhe Kosova/.Por atëherë kur e kemi shikuar ne në Kosovë, nuk e dinim fare se Plaçido kishte origjinë shqiptare.Këtë e kemi kuptuar vetëm pas luftës së Kosovës dhe nga dëshmia e aktorit tonë të madh.Duke e kuptuar të vërtetën ne ishim të lumtur dhe krenarë për atë njeri që na e zbardhte fytyrën nëpër meridiane dhe kontinente të ndryshme.Si ai dëshironin të ishin shumë njerëz, por në realitetin jetësor  ishte tepër vështirë. Në luftën kundër Mafias ai viktimizon gruanë dhe vajzën e tij, duke luftuar e mira ndaj të keqes ,si dy antipode të kundërta historike qëkurse është krijuar njerëzimi. Nga kjo luftë ai doli shumë heroik dhe i viktimizuar edhe vetë, duke mbetur i vrarë në luftën e tij të pakompromis ndaj asaj që i zinte frymën atdheut të tij të rrezikuar.

 

Dukeqenëse vetë e ka pranuar se është me origjinë shqiptare, Mikele Placido aktroi edhe në filmin’’Trishtimi i Zonjës Shnajder’’, regjinë e të cilit e kanë bërë Eno dhe Piro Milkani/e në të cilin  aktron edhe aktorja kosovare Arta Dobroshi/, së cilës iu hapën rrugët në suza ndërkombëtare.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx