E enjte, 01.05.2025, 11:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Vallja Jonë vëllazërore

E hene, 12.04.2010, 09:46 PM


VALLJA JONË VËLLAZËRORE

 

Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi

 

Seç po bie surlja ,

Ç’ po  kërcet  tupani –

Mblidhuni gra e burra ,

Po na thërret vatani !

 

Lidhuni gisht për gishti ,

Kapuni dorë për dore ,

Ta hedhim së bashku

Vallen tonë vëllazërore !

 

Kapuni dorë për dore

Nëpër trojet tona ,

Valles sonë vëllazërore

Larg t’i  shkojë jehona !

 

Kalle, kalle mos ta ninë,

Prej Tirane tej n’ Prishtinë.

Dorë për dore, brez për brez ,

Prej Tivari tej n’ Prevezë.

 

Kalle , kalle mos ta ninë,

Prej Medvegjëje tej n’ Janinë .

Gisht për gisht e dorë për dorë ,

Prej Prizreni tej në Vlorë .

 

Hidhe vallen me tupan ,

Prej Gjilani n’ Elbasan .

Hidhe vallen  xhevahir ,

Prej Gucie n’ Manastir !

 

Hidhe vallen vëlla e motër ,

Dridhe Shkup e dridhe Shkodër !

Hidhe vallen me shumë hatër ,

Prej Presheve n’ Gjirokastër !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më  12. 04. 2010.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx