E premte, 02.05.2025, 03:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi - Drenica: Vjersha për fëmijë

E hene, 12.04.2010, 09:54 PM


Agim Gashi - Drenica

 

Vjersha për fëmijë

 

 

LOTËT E GJYSHIT

 

Ia dërguan ftesën

e mori dhe vizën,

mezi priste gjyshi

t'vizitonte Zvicrën.

 

Te takohej me nipin

dhe mbesat e ti',

kurrë s'i kish parë

- pos në fotografi

 

E gjatë iu duk rruga

- në avion dy orë,

që t'i mirrte n'prehër

t'i përgdhelë me dorë.

 

T'u flas për atdheun

- për fusha e male ,

- për farë e për fis

për Lokën e Madhe.

 

Qëndroi veç një javë -

kish ardhë për një muaj,

më fëmij't s'u muar vesh

- flisnin në gjuhë të huj.

 

Në ndarje tha gjyshi

me lotë këto fjalë,

më mirë kishte qen

te mos kisha ardhë!

 

 

SIKUR T'ISHA KLYSH

 

Dalim me nipin -

dhe timen mbesë,

në njê qytet gjerman

për t'kërkuar banesë.

 

që n'fillim na pyet

pronari q lëshon banesë,

sa veta jeni ?!

ne i përgjigjemi - pesë!

 

I ngrysur në fytyrë

na e kthen menjëherë,

nuk japim banesa

- për auslander*.

 

Trokasim pastaj

në një shtëpi tjetër,

në derë paraqitët

një plakushë e vjetër.

 

Nuk bën thotë me fëmijë

- për ta nuk kemi vend,

përparësi kanë ata

që kanë macë a qen.

 

Rrugës për shtëpi

më thotë Beni- gjysh,

më mirë kishte qenë

te kisha qenë - k'lysh!

 

*auslander =   në gjuhën gjermane njeri që nuk është nga Gjermania, njeri i ardhur nga një vend tjetër.

 

 

KAH ËSHTË KOSOVA

 

Tek shëtisnim bashkë

- këtu në mërgim,

ja ç'pyetje më bëri

një dite nipi im.

 

Shqetësimin e tij

shpejtë e kuptova,

kah i bjen atdheu

kah është Kosova.

 

E sheh atë mal

te mbuluar më borë,

andej është Kosova

- i tregoj me dorë.

 

Fjala e tij -

zemrën se ç'ma dridhi,

andej gjysh i dashur

çdo ditë lind dhe dielli.

 

 

PAGËZIMI I NIPIT

 

Me lindi një nip

këtë vit në prill,

i shëndoshë si mollë

- i bukur si diell.

 

Meqë ishte i bukur

dhe shumë i dëlirë,

deshëm te ia gjëjmë

një emer te mirë.

 

Dikush propozoi

emrin - Drilon,

jo tha  dikush tjetër

më mirë Agron.

 

Dhe njëri pas tjetrit

emrat më radhë,

na dolen shumë dilema

- na dolën shumë fjalë.

 

Në fund gjyshja tha :

eureka emrin e nipit tim,

meqë po jetojmë larg

po e pagëzojmë Mergim.

 

Jo!- tha mbesa

këtu s'do jetojmë ne,

s'do ia vemë - Mergim

po e pagëzojmë - Atdhe!

 

 

NA THËRRASIN

 

Na thërrasin kullat

na thërret bjeshka,

- na pretë ara

na pretë kreshta.

 

Na thërrasin lisat

na thërrasin gurrat,

- na presin plisat

- na presin burrat.

 

Na thërrasin varrët

na thërrasin pragjët,

- na presin nënat

- t'ua terim faqët.

 

 

LIVADHET E VENDLINDJËS

 

Nëna gjendet n'punë

babi s'është n'shtëpi,

Linda me te vëllan

- dalin në sheti.

 

Pranë parkut t'lojrave

Linda e ndalë marshimin,

Eja te luajmë bashkë

- e lutë vëlla Mergimin.

 

Ai ndalët në vend

shikimin e hedh për dhe,

ç'te gjeti i thotë Linda

- pashë motrën ç'ke?!

 

S’më pelqejnë këto lojëra

- dhe u ul në bari,

s'dua t'luaj tha ai

dhe buzët i vari.

 

Si s'te pelqejnë vëlla

he ti mbetsh pa mend,

ku ka lojëra më te mira

- se sa në këtë vend ?!

 

Ka ! - si nuk ka

ia ktheu Mergimi-Lindës,

lojërat më të bukura

n'livadhe t'vendlindjes.

 

Marrë nga përmbledhja "Gjysh të kam shoqe"



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx