E enjte, 01.05.2025, 10:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Ismet Tahiraj

E marte, 13.04.2010, 08:31 PM


Ismet TAHIRAJ

 

 

ME MENÇURAKËT  E  TEPËRT

 

Po te ishte gjallë

Rrahmon Deda,

s'do të stiste bora

udhët do të ishin

të pastërta

fjalët do të ishin të kota.

 

Dhe po të vinte

në kafene KOHA,

mençurakët e tepërt

do të thinjoshën

e gojve do të mbyllët goja.

 

dhe në dritën e diellit

nuhatsëve do t'u shkrumboset loza.

 

Qenqe punën e qenit

do ta ngjyroste boza.

 

 

FJALËT  E LAVIRES

 

lëvizjet janë të tepërta

lavirët janë gjithkund,

janë rreth sofre

janë në shtrojë.

 

Lavirët janë në vetësherbim

ku blehet mëngjesi,

lëvizjët janë të tepërta

mbase ulën në autobus,

kur e kur kryeneçe.

 

Pa tjetër gjendën

në kontrata e marëveshje,

për ta nxitë egërsinë

e syve të qeshurë.

 

Dhe në ilaqe

e barnatore

u vëhën pas,

çuditërisht ku rrinë

nëpër atë hesap.

 

Dhe fjalët lavire

na lënë

pa frymë pa gaz.

 

 

S'BËHËM  DOT PRE E JOTJA

 

Ti më sjell

kadër pas kodre,

unë s'bëhëm

dot pre e jotja

 

Ti më shndërron në lodër.

 

As urdhërat e tuaja

s'i myk era.

 

Na bënë herë-her parrisin

aty  për aty,

herë-herë nën lëkurë

fshehën gërvishtjet.

 

Më shndërron në lodër

prapësitë e tuaja,

mbulojnë çdo kodër.

 

S' mbetëm dot pre e jotja.

 

 

MERITA

 

Ai meritove rrugët

më plotë gabime,

udhët përplotë thërra

ujin që qengji

ia turbullon ujkut

 

krahthata ime

 

Tërë yjet u sosën

në errësirën e qiellit,

ku  reshi bora

me murrlan tërbimi.

 

Ti e pafuqishme

tepër e forta.

 

kur duhet të hysh

kur duhet të dalësh,

egërsish kërcnushëm

të mbyllet  porta.

 

Krahthata ime.

 

Pa përtushëm udhët

tu mbushen  me therra,

tu mbushen dhe shtigjet

 

Krahthata ime

kordele e shprishur.



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx