E hene, 29.04.2024, 09:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Vargje që sfidojnë vetminë

E merkure, 14.04.2010, 08:54 PM


BILALL MALIQI

 

VARGJE QË SFIDOJNË VETMINË

 

(Lorita Ismaili “Ëndërr e përlotur”, Sh.B. “Perspektiva”, Bujanoc, faqe 57).

 

Për t’i bindur lexuesit se kemi të bëjmë me pena të reja të cilët me punën e tyre vazhdimisht tregojnë rezultate në lëmin e krijimtarisë letrare, duke iu mbetur besnik gjithnjë shkrimeve dhe artit të shkruar e që japin dëshmi shtesë për seriozitet dhe elan për ta treguar zgjuarsinë e tyre në vepër, këtyre ditëve puna e palodhshme e krijueses Lorita Ismaili u kurorëzua me botimin e librit të dytë me poezi të titulluar “Ëndërr e përlotur”, botuar nga Sh.B. “Perspektiva”, Bujanoc, e që ka bërë thyerjen e dilemes te lexuesit sepse tani kemi të bëjmë me një krijuese që din të gjurmojë tema e motive të llojllojshme dhe ngadal të dalë nga anonimiteti.

 

“Drita e syve të popullit është liria, ajo vjen nga gjaku i dëshmorëve”

                                                                                              Halim Hasani

Ky aforizëm i krijuesit Halim Hasani, na kujton kohën kur me shekuj të tërë e kemi kërkuar të shtrenjtën liri, mirëpo ajo erdhi falë sacrifices së shumë dëshmorëve që dhanë jetën për liri.Dëshmorëve, luftëtarëve, lirisë. Pavarësisë i shkruajnë shumë krijues secili në formën dhe stilin e vet.Edhe Lorita edhe pse në moshë e re nga thellësia e shpirtit i dolën këto vargje tërheqëse atdhedashurie dhe lirie, pra Lorita i shkroi motivit patriotik me një dashuri të madhe sepse muza poetike e ngacmoi t’i kujtojë dëshmorët, ata që u flijuan për çlirimin e atdheut.Siç krenohet atdheu për këta bij e bija krenohet edhe Lorita e cila e përshkruan me këto vargje:

 

“Tërë atdheu seç krenohet

Brez pas brezi do të flitet

Se si vendi duhet të mbrohet

E lulja e lirisë si duhet të rritet

 (Poezia “Dëshmorëve të kombit “, faqe 6).

 

Dhe jo vetëm kaq i shkroi edhe pavarësisë e cila u kurorëzua falë gjakut të dëshmorëve, ku prej shpalljes së pavarësisë ne nuk jemi vetëm, do të kemi përkrahje, do të jemi më të forte sepse:

 

“Prej sot ne edhe tutje

Nënë do ta kemi Kosovën

Gjyshe e kemi Shqipërinë

Teze të madhe Amerikën

Ndërsa motër Pavarësinë”

(Poezia “Pavarësia”, faqe 8).

 

Cikli i parë që në vete ngërthen motivin patriotik përbëhet prej pesë poezive që kryekëputë trajtohet në mënyrë të thuktë kjo temë për moshën që ka autorja…

 

Sfidimi i vetmisë

 

Në vazhdim të shfletimit të librit lexuesi ndeshet me vargje të cilat krijojnë emocione sepse në çdo moment e hapsirë e gjejmë Loritën simpatike e cila në brendinë e saj banon një mall i pashuar, një mund, një sfidë për tejkalimin sa më të mirë të kësaj mërzie që e ka kapluar me vite të tëra Loritën, ku ajo me anë të vargjeve të drejtpërdrejta me një rimë dhe muzikalitet na tregon dhe na emocionon sepse i shkruan vetmisë, jetës larg prindërve me një doze të pashuar mallëngjimi menjëanë dhe gjyshes me dashuri të madhe në anën tjetër.Kjo sikur na kujton një aforizëm të krijuesit Mirsad Kuteli ku thotë:

 

Prind i lumtur është ai që ndjehet krenar me të kaluarën e vet dhe me të ardhmen e fëmijëve të vet”

 

Pra edhe prindi i Loritës duhet të jetë i lumtur për bijën e vet e cila përkundër obligimeve primare që i ka në shkollë në njërën anë dhe përkundër sfidimit dhe mallit për prindërit e saj arriti që t’i botojë dy libra të cilat përkundër moshës së saj e kanë vlerën e librit të botueshëm të paisura edhe me figura dhe me rimë e muzikalitet të kënaqshëm.

Cikli i dytë titullohet : “Porosia e dallëndyshes”, ku kemi të bëjmë me vargje që më tepër të japin disponim të zymtë dhe emocione, por kanë atë vrullin që fshihet në brendi të shpirtit të Loritës e cila nuk mundi ta mbaj brenda por e zbuloi me anë të vargjeve të saja.Pjesë e këtij cikli janë edhe poezitë:/Vetmia/, /Rrugë e gjatë/, /Jeta është dhembje/, /Çupëza e vetmuar/, /Vazhdo rrugën/, /I besoj jetës/, /Më mungon babi/ etj., japin të kuptojmë se Lorita i ka trajtuar këto tema ,e seriozitet të madh.

Kur jemi te poezia “Më mungon babi”, para nesh paraqitet një tabllo shumë prekëse, ku autorja komunikon me babin e vet përmes vargjeve të thyera ngjallë emocione dhe shprehet kështu:

 

“Për kujtim më fale mallin

Dhembjen e zemrës së pashuar

                Ëndërr

                        E përlotur

(Poezia “Më mungon babi”, faqe 23).

 

Pra prej brendisë së kësaj poezie mjaft emocionuese është nxjerrë titulli i librit.

 

Ëndërr mos më ik…

 

Cikli i tretë i këtij libri përbëhet me poezi të motiveve të ndryshme.Lorita nuk e la anash edhe motivin e florë- faunës.U shkroi stinëve të vitit, pranverës, bukurisë së bardhë (borës), por vargje të veçanta i shkroi edhe gjyshes së saj , shkronjave, ziles së shkollës etj.Diku –diku në poezitë e këtij cikli hetohen edhe vargje satirike që i japin lexuesit dëfrim…

Një nga poezitë më interesante të këtij cikli është poezia “Përse ëndërr më ike”, ku Lorita ëndërron diçka të bukur, ëndërron vallëzimin e yjeve me hënën, por do të lutet që edhe ëndrrat tjera të bukura të mos i ikin por ta shoqërojnë në një jetë të gjithëmbarshme.

Prej gjithë kësaj që u tha deri tani nënkuptojmë se Lorita është në rrugë të mirë që në të ardhmen të gjurmojë edhe më tutje vlera dhe motive me qëllim të rritjes së vlerës së shkrimeve të saja…



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora