Kulturë
Gani Qarri: Shkodrës
E enjte, 15.04.2010, 09:20 PM
Shkodrës
Shkodra ësht Vendlindje
e Heronjëve të Shqiptarisë
si në Rilindjen Kombëtare
dhe përgjat gjithë Historisë
Me Shkodrën s`matej kush
Për dije as zgjuarësi
Ajo,gjithmonë ishte Burim
I ngjarjeve në Histori
Me autor të njohur veprash
Për vend dhe identitet Kombëtar
edhe në përpilimin e shkronjave
të Alfabetit tonë Shqiptar
Me Marin Barletin e madhë
Dhe shumë pasardhësit e tij
Me kalanë e njohur të Rozafës
Dhe legjendën plot Mitologji
Marubi, Vaso Pashë Shkodrani
Gjergj Fishta dhe Filip Shiroka
Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi,
Dhe Migjenin kishte Shkodra
Shkodra ka Liqenin
Drinin edhe Bunën
Por Shkodra pati forcë
Ta përballoj dhe fortunën
Shkodra bëri luftëra
me shumë trimëri
Shkodra gjithmonë lindi
Heronjë për lavdi
Ndaq për Shkrim e letra
Ndaq,për luft dhe dije
Ishte për Shqiptarët
Dhe Qendër tregtie
Shkodra shumë ka dhanë
Për vend dhe gjithë ne
Dhe të gjitha këto i bëri
Për komb dhe Atdhe
Edhe sa më shumë lexoj
Histori të Shqiprisë dhe Kosovës
Bindem se kët Rrugë Kombi
E trasoi me Heronjët e Shkodrës
Shkodra ka gjith të mirat
Shkodra e Artë e Dëlirë
Shkodrën veq Zoti diti
Ta bënte kaq të mirë
Gani Qarri
Cyrih,13 Prill 2010