Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Qarri: Shkodrës

| E enjte, 15.04.2010, 09:20 PM |


Shkodrës

 

Shkodra ësht Vendlindje

e Heronjëve të Shqiptarisë

si në Rilindjen Kombëtare

dhe përgjat gjithë  Historisë

 

Me Shkodrën s`matej kush

Për dije as zgjuarësi

Ajo,gjithmonë ishte Burim

I ngjarjeve në Histori

 

Me autor të njohur veprash

Për vend dhe identitet Kombëtar

edhe në përpilimin e shkronjave

të Alfabetit tonë  Shqiptar

 

Me Marin Barletin e madhë

Dhe shumë pasardhësit e tij

Me kalanë e njohur të Rozafës

Dhe legjendën plot Mitologji

 

Marubi, Vaso Pashë Shkodrani

Gjergj Fishta dhe Filip Shiroka

Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi,

Dhe Migjenin kishte Shkodra

 

Shkodra ka  Liqenin

Drinin edhe Bunën

Por Shkodra pati forcë

Ta përballoj dhe fortunën

 

Shkodra bëri luftëra

me shumë trimëri

Shkodra gjithmonë lindi

Heronjë për lavdi

 

Ndaq për Shkrim e letra

Ndaq,për luft dhe dije

Ishte për Shqiptarët

Dhe Qendër tregtie

 

Shkodra  shumë ka dhanë

Për vend dhe gjithë ne

Dhe të gjitha këto i bëri

Për komb dhe Atdhe

 

Edhe sa më shumë lexoj

Histori të Shqiprisë dhe Kosovës

Bindem se kët Rrugë  Kombi

E trasoi me Heronjët e Shkodrës

 

Shkodra ka gjith të mirat

Shkodra e Artë  e  Dëlirë

Shkodrën veq  Zoti diti

Ta bënte kaq të mirë

 

Gani Qarri

Cyrih,13 Prill 2010