E hene, 29.04.2024, 08:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Mexhid Yvejsi: Fjalori persisht shqip

E diele, 18.04.2010, 07:58 AM


FJALOR PERSISHT SHQIP-

   NJË FJALOR MADHËSHTOR

 

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 

            Këto ditë doli nga shtypi i pari fjalor modern Persisht-Shqip, një fjalor madhështor. Ai u promovua në Tiranë, ditën e shtunë, me 10 Prill 2010, në hotel “Tirana International” në qendër të Tiranës....

            Fjalori Persisht Shqip ka rreth 1000 faqe, ku janë përfshirë rreth 20000 fjalë, thënie të ndryshme, fjalë të urta, njësi frazeologjike etj.

            Ky fjalor madhështor është hartuar në kujdesin e një grupi gjuhëtarësh e leksikografësh të njohur nga Shqipëria dhe Irani, të udhëhequr nga: Seyed Amir Hossein Asghari drejtori i kolegjit "Saadi" dhe fondacionit "Rumi", me bashkëshorten Seyedeh Lejla Asghari. Redaktorë shkencorë janë: prof. dr. Hajri Shehu, dr. Seyed Ali Asghari, kurse hartues janë: dr. Seyed Ali Asghari, Seyedeh Lejla Asghari, Bahrie Hadroj, Edin Q. Lohja nga Shkodra.

            Fjalori Persisht Shqip është botuar me përkrahjen e fondacionit “Rumi” në Tiranë ndërsa është botuar nga shtëpia e njohur botuese ”Toena” në Tiranë.

            Akademikët, shkencëtarët dhe gjuhëtarë, gjatë promovimit të Fjalorit Persisht Shqip në Tiranë, me 10 Prill 2010, e cilësuan këtë nismë si urë komunikimi kulturor dhe hap në përforcimin e marrëdhënieve kulturore-shkencore mes dy vendeve, komunikim që ka nisur që me poetin Naim Halid Frashëri, i paraqitur në Iran me librin Tekhajjulat (Ëndërrimet”).

 

 

                       Dy-tri fjalë rreth gjuhës persiane

 

            Gjuha perse është një degë e gjuhëve indo-europiane. Flitet jo vetëm në Iran, por edhe në Afganistan, Taxhikistan, Uzbekistan, Irak, Bahrejn, Oman, Indi, Pakistan e dikur edhe në Kinën Perëndimore...

            Gjuha perse është një gjuhë e cila në vazhdimësi është folur dhe shkruar në Persi, është një gjuhë e cila njihet në histori si një gjuhë e përshtatshme, për art, shkencë e letërsi...

            Gjuha perse ka ndikuar e pasuruar shumë gjuhë lindore e perëndimore, në veçanti ka ndikuar në gjuhën turke, ermene, urdu, hindu, panxhabi, sindi etj.

            Gjuha perse ishte gjuha amtare e dijetarëve, filozofëve, shkencëtarëve si  Selman Farsiu, Imam Hasan el-Basriu, Sibuvejhi, Imam Ebu Hanife, Imam Buhariu, Imam Muslimi, Nesa’iu, Tirmidhiu, el-Khovarezmi, Ibn Sina, Farabiu, Gazaliu, Raziu, Suhreverdiu, Mulla Sadra, Semnani, Shabestariu, Kermaniu, Khajjami, Xhamiu, Xhiliu, Rumiu....

            Gjuha perse është gjuha e poetëve, të cilët e mahninën jo vetëm Perëndimin, Evropën, por tërë botën, siç janë: Firdeusiu, Hallaxhi, Sistaniu, Ansariu, Rabi’a, Gorgani, Xhilaniu, Samarkandi, Attari, Ruzbehani, Hamedani, Isfahani, Xhami’u, Sana’iu, Sa’diu, Shabistariu, Khajjami, Hafizi, Rumiu....

            Hafizi është poeti persian që e magjepsi Gëten, poetin, filozofin, e madh evropian, i cili i frymëzuar nga Hafizi shkroi vëllimin me poezi “Divani Lindor-Perëndimor”. Gëteja, skicat letrare, i ka titulluar me shprehjen perse “Hafiz-Name”, fjalë që shpreh admirimin e tij për poetin Hafiz Shirazi. Për poetin persian, Hafiz Shirazi, përveç tjerash, Gëte gjerman, shkroi: “Shpresoj të të përngjasoj ty, në stilin e rimës, përsëritja e zanoreve ma mbush zemrën me kënaqësi.”

            Sa’di Shiraziu është poeti persian, që mahniti shkrimtarin europian, Adam Olearius, i cili është i pari shkrimtar evropian që i përktheu në tërësi dy veprat e poetit Sa’adi Shirazi, “Bostani” dhe Gjylistani”, i solli në gjermanisht, me 1654.

            Kurse, amerikani Ralph Waldo Emerson (1803-1882) poet, shkrimtar, esseist, filozof, ishte një admirues, një dashurues, i madh i Sa’adiut, ka përkthye nga përkthimet pjesërisht për amerikanët n’anglisht…

Në hyrje të Sallës së Kombeve, të ndërtesës së Kombeve të Bashkuara, në New York, janë të shkruara këto vargje të Shejh Sa’diut:

 

Si pjesë e tërësisë të gjithë njerëzit janë

Trupin e shpirtin nga një brum e kanë.

Nëse dikush goditet me fatkeqësi

As të tjerët s'do të kenë rehati.

Nëse për fatkeqësi njerëzore s'ke dhembshuri

Atëherë nuk mund ta mbani emrin njeri.

 

 

Për atë që kupton – vetëm kjo mjafton!

Mjafton të kuptohet se botimi i Fjalorit Persisht-Shqip është një ngjarje e madhe kulturore, është një vepër madhështore, është një vepër përmendore, një urë që lidhë brigje, që hapë shtigje....

 

Për hair! Urime! Përgëzime!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora