E hene, 29.04.2024, 08:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Elisa Gjerani

E diele, 18.04.2010, 10:14 AM


Elisa Gjerani lindi me 06.01.1991 ne qytetin e Elbasanit.
Shkruan poezi që në moshë fare të re. Aktualisht është spikere në TV “Elbasani”.
Është antare e lidhjes së shkrimtarëve "Kostandin Kristoforidhi" në qytetin e Elbasanit.
 

 

Elisa Gjerani

 

Poezi

 

 

Urdhëresë!

 

Mendime, hiqini prangat

dilni nga burgu i arsyes.

Jetoni një herë të vetme

     Të lira …

 

Të pandarë.

 

Shkela në rërën e shpirtit tënd

dhe padashur në të

seç lashë gjurmë.

Ti je dallga e detit

ndërsa unë

e jotja shkumë.

 

 

Ilegal

 

Përherë më ka tërhequr

drita e kuqe.

Këtë e pranoj.

Por ti je …. e do te mbetesh

një minierë ilegale

e unë smundem të të gërmoj….

 

 

Në kalin e bardhë

 

Nga lotë elisianë

u lag rëra e shpirtit.

Nga lotë që shkaktoi

tradhëtia dhimbje

Ti eja!

Eja përsëri!

Ardhjen në kalin e bardhë

do ta pres, pa lot elisianë

pa dhimbje….

pa shi….

 

 

Unë jam një ikje…

 

Malli i vjetër, veç dhimbje

më ka lënë në kraharor.

Rininë e rreme jetoj kështu.

Unë jam një “ikje”

nuk kam një emër.

Ti mos më duaj!

Më mirë kështu….

 

 

Me sytë nga largësia.

 

Në sy më rëndon

rimeli i tepruar.

Ndërgjegjia më ngjan

si gur sizifian.

Termometri i durimit

digjet i tërbuar.

Të dua më shumë

Kur pranë stë kam.

 

VELLO E PAFAJËSISË

 

Me fustanin e ëndërrave,
eci drejt altarit të zhgënjimit.
Në kokë, vello e pafajsisë
në këmbë, këpucët e hutimit.


KURORË LOTËSH

 

Kurorë brilante
të thurur me lot
më vure në kokë, me hijeshi.
Më dhe çmimin “Missi lotues”
pa e ditur, se ato lotë ishin për ty.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora