E hene, 29.04.2024, 08:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Ali. D.Jasiqi: Djali bilbil e vasha trandofile

E diele, 18.04.2010, 07:44 PM


Erotika në poezinë shqipe

 

DJALI BILBIL E VASHA TRANDOFILE

 

Dashuria gjithmonë ka qenë subjekt lirik i poeteve të të gjitha gjeneratave dhe kohërave. I kanë kënduar asaj në forma e mënyra të ndryshme, duke filluar nga përshkrimi i bukurisë se vashës,përjetimet e të dashuruarve e gjer ke brengat që sjellë ajo në shpirtin e trazuar të të rinjve. Duke shkruar për këtë temë poetët kanë dhenë edhe mendimet e tyre për këtë dukuri. Në këtë vazhdë duhet shikuar edhe poezitë për dashurinë të poetit tonë të madh, Naim Frashëri.

Ai shkroi disa poezi me këtë motiv, por ne u përcaktuam për disa vargje të poezisë se tij “Bukuria”, në të cilën Naimi i këndon dashurisë se zjarrtë që e bën atë të vuaj nga kjo sëmundje. “Motivi erotik është trajtuar në një cikël të tërë vjershash me titullin e përbashkët "Bukuria". Lirikën e dashurisë e kishin lëvruar edhe bejtexhinjtë, por Naimi e ngriti në një nivel artistik të ri. Shpesh përcolli edhe koncepte etike e filozofike. Poeti i këndoi bukurisë së vashës, para së cilës mrekullohet edhe në të zbulon një pjesë të bukurisë universale. Ai e koncepton atë si shfaqje të përsosmërisë njerëzore, të harmonisë dhe bukurisë hyjnore. Ndihet në to edhe ndikim i poezisë orientale. Heroi lirik të kujton bilbilin, kurse vajza e dashur trëndafilin, figura konvencionale të asaj poezie. Ndjenja e poetit është platonike, abstrakte, dhe nuk ka atë shfaqje konkrete si në lirikën popullore ose më vonë si në poezinë e Çajupit. Si romantik, Naimi këndoi më shumë vuajtjet që sjell dashuria, sesa gëzimet e saj. Në këto ndjenja, zbulohet një zemër shumë e ndjeshme dhe mbi të gjitha, shumë njerëzore. Dashuria për poetin është gjithmonë një ndjenjë e lartë, fisnike dhe e pastër”. Këto e bëjnë Naimin poet që nuk i këndoi vetëm bukurisë se vendit, nuk i këndoi vetëm heroit kombëtar Skënderbeut apo edhe atij bektashian, por edhe bukurisë së femrës si qenie njerëzore  në të njëjtën kohë edhe si krijesë që shton kombin. Andaj poezia e tij lexohet edhe sot e kësaj dite si krijimtari që u bëri ballë rrebesheve të historisë.

 

 

Naim  Frashëri

 

BUKURIJA

 

(Fragment)

 

Do të shtrihem

Të venitem

     Si kandili kur s’ka vaj

Balt’ e pluhur

Do të bëhem

      Të më shkelnjë  këmb’ e saj:

E të prehem

Duke puthur

       Atë këmbë pasandaj.

As më thua

Ç’ke me mua?

      Pse të dua paskam faj?

Pse heq unë

Hidhërime,

      A në vdeksha, ti mos qaj!

Vdekja ime,

S’të prish punë.

      Haj, e zeza jetë,haj!

O veri pa hiq i thua

Sorkadhësë qafë-gjatë:

Më ka thënë pyllë mua

S’ mblidhem dot as dit’ as natë!

     Pyete vallë përse,

    Pastaj jak’ e më rrëfe.

Bukuroshe! Sy-mëshqerrë!

Shikom një herë mua,

Tramdafil’ i kuq me erë!

E di vallë sa të dua?

       E mora vdekjen në sy

       Do të vdes,të vdes për ty.

 

 

E përgatiti Ali. D.Jasiqi



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora