Kulturë
Kasam Shaqirvela: Të fle në ëndrra gjiri
E diele, 18.04.2010, 10:34 AM

TË FLE NË ËNDRRA GjIRI
Se ç’e kam një dëshirë të flaktë
e më djeg nga brenda ashk
dua të rri së bashku me ty
e të futem thellë,brenda thellë
në botën tënde e imja dashuri
sikurse futet një i gjirit fëmij'
e ta haroj un‘ veten në ty
Aty të pushojë qetë, qetë
të fle në ëndrra gjiri lehtë
si të isha foshnjë e njomë
në krahun e nënës së vetë
aty nën hijen e një bliri
lule e porsaçelur ulliri
Të fle në të mëmës gji
të bëhem i saji, i vogëli fëmij’
s'dua për veten më të dijë
as për halle as për mirësi
vetëm një herë të jem i qetë
me trup dhe shpirt, fillkat vetë
ta ndali kohën aty pranë
bashkë me tik-takun e orës
e mos t'ia di fare aspak
për jetë apo vdekje, dhe
kësaj mënxyre t'i vë kapak
që ma këput shpirtin tinëzisht
e më torturon në ndjenja
marrëzisht, ashtu çnjerëzisht
Prandaj dhe un’ dua të fle i qetë
siç fle foshnja në djep të vet
s'dua të di më për kështu jetë
për këtë sherr prej ferri të vërtetë
ku langojtë lirshëm gjezdisin
e zagarët laro vetë qeverisin
ku përparon vetëm idioti, e ku
zënë vend rrena dhe komploti
ku tradhëtia n'krye të vendit ulet
ku i miri të keqit, “poftim” i përkulet
ku shpirtzitë ta zbardhin trupin
duke ta pirë gjakun ngadalë, e
bëjnë sehir me lodër n’magjupin
në komë të shpirtit të mbajnë
dhe nuk të lënë as të vdesësh,
e as të jetosh si njeri i gjallë?!