E hene, 29.04.2024, 09:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Engjëjt me fytyra të galme & Gjumi i thellë

E diele, 18.04.2010, 07:05 PM


Nga Halit Bogaj

 

ENGJUJT ME FYTYRA TË GALME/1938/

 

”Engjujt me fytyra të galme” është ndër filmat më të njohur kriminalistik të cilin e realizoi në mënyrë të shkëlqyer regjisori fenomenal Majkëll Kertis, i njohur me filmin monumental”Kazabllanka”.

 

Në këtë film luajnë aktorët e shquar:Xhejms Kegni, Hemfri Bogart dhe Pet O Brajan.

 

Ngjarja e filmit:Roki Saliven/Xhejms Kegni/dhe Xheri Koneli/ Pat O Brajan/në rininë e tyre e kishin plaçkitur një tren me ç’ rast Roki kapet nga policia dhe dërgohet në shtëpinë korrektuese kurse Xheri bëhet prift.

 

Roku kthehet në lagjën e vetë në të  cilën Xheri edukon një grumbuj adoloshentësh se si duhet të bëhen njerëz të ndershëm, në mënyrë që t’i largonte nga kriminaliteti si dukuri  e atyre viteve të stuhishme.

 

Gjashë djelmoshat e rinj tek Roki Saliven shihnin idhullin e tyre, ndaj edhe donin të bëheshin si ai  dhe ta ndiqnin rrugën e tij, anipse ai ishte jashtligjor dhe i dënuar shumë vite si një hajn.

 

Xheri dëshironte që t’ ndalonte që djelmoshat  të mos shkonin rrugës së atij krimineli dhe të merrnin drejtim të gabuar.

 

Roki prapë u hyn punëve të ndyera kriminale por në vijim, për ta mbrojtur priftin, përkatësisht shokun e vet nga fëmijëria, ai i vret banditët .

 

Roki prapë burgoset dhe dënohet me vdekje, edhepse kësaj radhe ishte në anën e ligjit ngase të vrarët ishin pjestarë të koruptuar të shoqërisë amerikane.

 

Xheri e viziton para ekzekutimit me vdekje dhe e lut që të vdiste si qyqar në mënyrë që të rinjt ta shihnin se vdekja ishte e vështirë për të gjithë dhe se njeriu duhej të ecte rrugëve të drejta njerëzore.

 

Ai vepron pikërisht ashtu siç e kishte porositur prifti, prandaj të rinjt e shohin se rrugaçëria nuk kishte asnjë perspektivë.

 

Edhe ky film me porosinë e vetë edukative-pedagogjike ka mbetur ndër realizimet më të suksesshme.

 

_____________

 

GJUMI I THELLE/1946/- I përkthyer nga kroatishtja

 

Gjumi i thellë, me aktorët: Hemfri Bogart dhe Lorin Bekol në rolet kryesore, është njëra ndër kryeveprat më të rëndësishme të regjisorit Hauard Houks. Ky film është versioni i parë i romanit të Rejmond Çendlerit nga viti 1939.

 

Në vijim po e japim ngjarjen e tij.

 

Detektivin Filip Marlo/Hemfri Bogaret/ e viziton gjenerali Strenvud/ Çarls Valdron/, kinse për t”i rregulluar borxhet e bixhozit të vajzës së vetë të re Karmen/Marta Vikers/, me bixhozxhiun Gajger. Vajza më e vjetër, Vivien/ Lorin Bekol/ dyshon se babai pikërisht donte ta zbulonte se çka i kishte ndodhur mikut të  saj Sam Regan, i cili është zhdukur në mënyrë misterioze një muaj më parë.

 

Së shpejti pas kësaj Marlo e zbulon se Gajger ishte gjetur i vrarë në shtëpinë e vetë.Pastaj vie një njeri i paidentifikuar i cili e lë Karmenin të droguar.Marlo në shtëpi e gjen kamerën së cilës i mungon filmi, i  cili  gjendet te njëfarë Xho Brodi. Xho Brodi e ka filmin dhe provon që të merr para nga Sternvudi, duke u kërcënuar se do ta implikonte edhe Karmenin në vrasje.

 

Më vonë zbulohet se Gajgerin e kishte vrarë vozitësi i Stërnvudit, Oven Tejllori. Brodi e kishte alivanosur Tejlorin, duke i  rënë me kundak dhe duke ia marrë filmin. Tejlorin e kishte lënë në automobil, të cilin  e kishte bartur më vonë. Rrëfimi së shpejti fillon të fokusohet në mister në epiqendrën e filmit: se ku ishte Sem Regani?

 

Edi Marsi /Xho Ridgeli/ e posedon shtëpinë në të cilën kishte jetuar Grajgeri, kurse e kishte edhe kazinon të cilën e vizitonte shpesh Viviani.

 

Në fillim të hetimit  rreth vrasjes së Gajgerit, Malro sëpari takohet me Marsin. Ata i ofrojnë ndihmë njëri tjetrit, por Marsi bëhet më pak miqësor kur Malro e pyet për Sem Reganin, i cili kinse kishte ikur me gruanë e Marsit. Vivien dëshiron që Marlo ta përfundojë rastin pasiqë ta zbulojë prapavinë e vrasjes së Grajgerit, në mënyrë që ai të mos pyeste për Reganin. Marloit i interesonte përse Marsi nuk dëshironte të dinte se ku ishte gruaja e tij dhe se përse aq shumë njerëz nuk donin të gjendej Regani.

 

Pastaj zbulohet se Marsi e kishte bindur Vivienin se kishte dëshminë që Karmeni e kishte vrarë Reganin, prandaj e kishte detyruar që të bashkëpunonte me të.

 

Në ndërkohë shihet se gruaja e Marsit nuk kishte ikur fare me Reganin, por ishte strehuar që të dukej se kishte ikur.Marsi shpresonte se policia nuk do ta merrte si të dyshuar. Marlo më në fund e bind Vivienin që t”i ndihmonte atij e jo Marsit, duke e kuptuar se Karmeni e kishte vrarë Reganin nga xhelozia, ngase takohej me gruanë e Marsit.

 

Pas të shtënave në shtëpinë e Gajgerit, Marlo ia kurdis Marsit që ndaj tij të shtiejnë njerëzit e tij. Marlo i premton Vivienit se Karmenin do ta dërgojë në spitalin psikiatrik, në mënyrë që të mos ia dërgonte policisë.

 

Filmi është gërshëtim me një veprim të ngatërruar.Gjatë xhirimit të tij, regjisori dhe skenaristi nuk ishin të  sigurtë si të vepronin, se a e kishte vrarë dikush vozitësin, apo kishte bërë vetëvrasje!

 

Për ta zgjidhur dilemën ia kishin dërguar telegramin autorit të romanit, por edhe ai vetë e kishte harruar ngjarjen!

 

Pas përfundimit të filmit, Woner Bros e përgatiste një film luftarak, ngase projektet e tilla shikoheshin në atë periudhë.

 

Pas përfundimit të luftës, fenomeni”Bogart dhe Bekol” kishte filluar xhirimin e filmit”Të kesh apo të mos kesh”/sipas veprës së Ernerst Heminguejit/, i cili përfundoi me martesën e tyre dhe së shpejti në qarkullim u lëshua edhe filmi i përfunduar më parë”Gjumi i thellë”, duke mbetur i paharruar në kinematografinë botërore, për t”u radhitur edhe në Grupin e 100 filmave më të mirë të të gjitha kohrave.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora