Kulturë
Luan Cipi: Miku i artë
E hene, 19.04.2010, 07:40 PM
 Luan Cipi
Luan Cipi
MIKU I ARTË
 
E  njihni, apo s’e njihni
Mikun tim zemër artë?
Është Minella Kostandini,
 
Ti, o djalë, vajzat e mia,
Kur të lexoni ditarë,
Në aktorët “ vip” të tijë
Mino-ja zë vend të parë…
 
Do qëndrojmë të pavdekur
Përherë gjallë, pranë e pranë,
Lidhur fort, derdhur si hekur,
Nuk ka ngjarje që na ndanë.
 
Jemi njohur shumë herët, 
Sa dalluam nënë e babë
Dhe nuk ishim si të tjerët,
 
Nuk na lidhi dhënia, marrja;
S’u deshëm për interes,
Nuk ishte në qendër parja:
 
Sporti, qysh në fëmijëri,
Librat, deti kaltërosh,
Këngët, vallet, në rini
“Gëzo çastin, që të rrosh!”
 
Dhe më pas, si familjarë
Punë ditën, aheng natën.
Kudo ishim të pandarë,
Në dysh e ndanim kafshatën.
* 
 “Mino Puri”, ku je vallë?
Kam shumë vite pa të parë,
Për mua je ende gjallë!
Ngela me lule në varr.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










