Kulturë
Demir Krasniqi: Në rikujtim të personaliteteve atdhetare - Hilmi Kallaba & Metush Krasniqi
E hene, 19.04.2010, 09:57 PM
Në rikujtim të personaliteteve atdhetare:
HILMI KALLABA
Me dekret t’ Mbretërisë Shqiptare
Për një mbrojtje gjithëkombëtare
Në Gjilan për Myftini –
Mulla Idrizi u bë Myfti !
N’ Myftini , për sekretar –
Hilmi Kallaba , ishte i parë ,
Patriot e besimtar ,
Mbi të gjitha : ATDHETAR .
Këta dy trima të kësaj ane ,
Në Bashkësinë Myslimane –
Me ambicie e aspirata ,
Mbanin shqip administrata !
Kurorëzimet e çifteve t’ reja –
T’ mbahen shqip , kërkonte feja !
Kush ka lindë e kush ka vdekur –
N’ Libra t’ Amzës , shqip kanë mbetur...
Në Gjilan , n’ “Atek Medrese “ ,
Linden xixat e një shprese –
Që n’ medresetë e Myftinisë
T’ mësohej n’ gjuhën e shqiptarisë !
Këtë kërkesë e shtroi më i pari –
Hilmi Kallaba , ai sekretari !
Aty , hasi në kundërshtarë –
Për gjuhë t’ huaja ishin ithtarë !...
Këtë ide , Hilmiu e nisi –
E përkrahu Mulla Idrizi !
Dhe kërkesa u jetësua –
N’ gjuhën shqipe për të mësua !
Hilmi Kallaba , po ligjëron :
“Po s’e mësuam , ne, gjuhën tonë –
Kush , pra, tjetër , do ta mësojë ?
Zoti i Madh, do t’ na dënojë !”
Çka ka thënë Hilmi Kallaba :
“Nuk jem’ turq , nuk jem’ araba !...
Jem’ të rritur n’ bukë e n’ kripë –
Do të shkruajmë e t’ flasim shqip !”...
Arsimdashësin e kësaj ane
E vranë forcat partizane ,
Në vitin Dyzet e Katër –
Për t’u hyrë shkijeve në hatër !...
S’ ka armiq , as s’ka tradhtarë ,
Që e vret arsimin shqiptarë !
Sa ka plumba e duar tradhtare –
Lindin TRIMA e ABETARE !
METUSH KRASNIQI – DAJKOCI
E kujtomë Metush Dajkocin –
Patriot – s’ mund t’ ia gjesh shoqin !
Ndër luftëtarët e qëndresës –
Është simbol i REZISTENCËS !...
Për kauzën gjithëkombëtare ,
Për bashkim trojesh shqiptare ,
Ku e la Mulla Idrizi –
Vazhdoi rrugën Metush Krasniqi ...
Ishte e qartë motoja e tij ,
Si për t’ vjetër , si për t’ rinj :
“Kush nuk lufton për LIRI –
Është gjykuar të rrojë n’ ROBËRI !”...
Atë flamur t’ Mulla Idrizit –
E kanë bartë shumë djem të fisit ...
Ndër ta ishte Metush Krasniqi ,
Që me gjak , SHKABËN qëndisi ...
Për flamurin tonë kombëtar ,
Flet Metushi, ai atdhetar :
“Këtë flamur me shenja t’ arta ,
E kem mbajt ndër gjenerata ...
E mbështollëm fort për trupi –
Nuk e lamë kurrë që të humbi !...
Nuk e lamë për t’u përdhosë –
Në duar trimash është përsosë !...
Këtë flamur do ta mbështetë –
Gjenerata Gjashtëdhjetë e Tetë...
Dhe me gjak t’ martirëve t’ ri –
Ky flamur ka për t’u ripërtëri !...
Këtu nuk ndalet epopeja ,
Amanet – gjeneratave t’ reja :
IDEALET T’ I KURORËZOJMË –
ZOGJTË E SHQIPES T’ I BASHKOJMË !”
Kështu ka thënë Metush Krasniqi ,
Ai gojë-ëmbël porsi fiqi ,
Që me mallë i mbylli sytë –
Për ta parë Kosovën n’ DRITË !...
Demir KRASNIQI