Kulturë
Dy poezi nga Neki Lulaj
E hene, 19.04.2010, 09:30 PM
Neki Lulaj
Poezi kushtuar heroinës Xhevë Lladrovcit
Nata shpohët nga krisma pushkësh,
n`prag të portës,trokët lirija,
zhurmë,rrugëve e marshe ushtrie;
UÇK-ja nderë shqiptarie.
Hijët rritën kur agon hëna,
qetësi burgu dikah në Kosovë
me plumba drite qëllojnë mbi armikun.
Epope e Re ,nuse krushq e dasmorë.
Shqiptaria,sërish hap portat dhe zemrat bujare
Ofron ushtarë,armë,bukë e municion,
thonë liria tash nuk është largë
ajo tani më,më ledhaton e të ledhaton.!
Ferr ishte jeta,kaluar me mashtrime,
nga sllavia, gënjeshtarja me e madhe në botë
u tmerruan kur luftuan edhe vashat,
me burrat e tyre ato ranë dëshmor
Xhevë Lladrovci,e shumë vajza te reja,
që nuk patën frikë nga vdekja,
në Likoshan dhe në shumë beteja të tjera,
u treguan bishave se si fitohët përjetësia.
Tek Mrizi i Zanave
Biro atje tek mrizi i zanave,
mos t´ze terri,mos t´ze nata,
atje kafshon pa mëshirëshem nga tradhëtia,
kafshon vrasja nga pusia.
Atje kur zbardhë drita e ikë terri,
nuk ngelë gjurmë,as nuk takon njeri,
lugetërit e natës ata mëkatarë,
i zhduk Agimi,më aty s´ke për t’i parë.
Mëkatarët, argatë të Serbisë,
që pijnë gjak të Shqiptarisë,
që pas luftës shekullore,
vranë vëllezërit veç për pare.