E premte, 02.05.2025, 01:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Moshë e djalërisë

E hene, 19.04.2010, 09:26 PM


Dibran Demaku

Moshë e djalërisë

Tregim

-Që nga dasma e fqinjit tim të parë unë e kam humbur qetësinë!-e filloi bisedën miku im i shkollës së mesme.Kisha kohë pa e parë,që nga mbarimi i shkollës së mesme para më shumë se trevitesh.Ky ishte takimi ynë i parë pas kaq vitesh dhe ai bisedën e fillon me një dasëm që atij ia paska humbur qetësinë.
-Pse çfarë ka ndodhur në atë dasmë?-e pyeta unë duke e shikuar thellë në bebzat e syve të tij,sikur po doja që ta vërtetoja nëse ai po e thonte të vërtetën.
-Eh,more miku im i shtrenjtë!-ma ktheu aid he në të njëjten kohë nxori një rënkim nga buzët dhe që ai rënkim i vinte drejë e nga thellësit e zemrës.Nga vetëm një fjali e tij unë e fitova një bindje se në dasmën e fqinjit të parë të mikut tim do të ketë nodhur diçka e keqe,diçka e rëndë.Dhe i mbushur me një këshëri të madhe desha të pyesjase ç`e keqe ka ndodhur në atë dasëm.Por miku im sikur të m`i lexonte mendimet vazhdoi:-Ti mbase mendon se në atë dasëm ka ndodhur ndonjë e keqe,ndonjë e papritur? Jo,miku im,jo!Dasma filloi si është më së miri,por fatëkeqësia ime ndodhi nga fundi i dasmës!-dhe e rrekulloi edhe një gotë raki.
-Mos po pi pak si shumë!-ia tërhoqa vërejtjen.Ai me një shikim të humbur dhe me një zë melankolik ma ktheu:-Mua më duket se jam duke pirë pak,bile shumë pak! Unë uhet të pi shumë që të harroj gjithçka!-dhe gotën e zbrazur e përplasi në dysheme.Goditja ishte aq e fortë saqë gota e tëra u bë copë e grimë.
-Tash e teprove dhe po vazhdove kështu,unë do të ikë!-dhe bëra një lëvizje duke u ngritur në këmbë.Shikova anësh dhe vërejta se në atë sallë hoteli,ku ishim ne,nuk kishte shumë njerëz.Vetëm të tërë sa ishin aty kishin kthyer shkiminin nga vendi ku ndodheshim ne.Dhe po shikonin me kureshtje se çfarë po ndodhte.Sigurisht që gota që hodhi miku im dhe e cila u bë e tëra thërrime,do tëketë nxitur kureshtjen e tyre.
-Mos të lutem!-ma ktheu miku im dhe duke më zënë nga krahu duke m`u lutur që të ulem.Unë megjithëse isha ngritur që të ikë,nën lutjet e tij u ula.Ndërkaq tjetri vazhdoi:-Më nuk do të pi!Këto gota i kam pirë që të nxehem pak!Mbase ti nuk e di,por ja ku po tat hem:Para se të flas më duhet që të pi ca gota,përndryshe mund të pëlcas si kokrra e kripes kur nxehet.
Për ca çaste të shkurtëra në mes nesh mbretëroi qetësia.Në atë qetësi mua m`u kujtuan xitet e shkollës së mesme.Atëherë e kisha njihur mikun tim,që tash e kisha përpara dhe na ndante vetëm një tavolinë.Dhe po bëja çudi se sa shumë kishte ndryshuar gjatë këtyre tre vjetësh që nuk ishim parë.Gjatë shkollimit të mesëm ai ishte një djalosh i urtë dhe i sjellshëm,ndërkaq sot po më paraqitej me një pamje krejt tjetër.Kjo paraqitje e tij ,natyrisht që pomë shkaktonte befasi.
-Eh,more miku im,sikur ta dije ti plagën që më është hapur në zemër,ti do më jepje të drejtë!-e theu atë heshtje të nderë që po mbretëronte tash e disa minuta dhe unë nuk dija se çfarë të thoja.Ndërkaq ai pa më pyetur fare se ç´po mendoja në ato çaste vazhdoi:-Sië të thash edhe pak më parë e tërë kjo dhimbje që po më rëndon në zemër,ndodhi diku nga fundi i dasmës së fqiut tim të parë.Atëherë kur erdhi nusja.Siç është zakon tek ne,e besoj edhe tek ju,nusen e ardhur para se ta dërgojnë në dhomën e saj,së pari e ndalin para derës së shtëpisë,që për pak çaste ta shohin dasmorët.Dhe nusja ishte aqë e bukur sa të gjithë dasmorët sapo e panë nxorën një Ah! Nga thellësia e zemrave të tyre.Ndërkaq tek unë ajo bukuiri e saj hyri me një shpejtësi të jashtëzakonshme  në zemrën time,saqë ajo,zemra,filloi të rrihte me të shpejtë.Të rrahurat e zemrës sime i dëgjoja edhe vetë.Ndërkaq nusja e re e fqinjit,nën ca rreze të diellit të majit,shkëlqente.Bukuria e saj të magjepëste.Dukej si një zanë mali.
-Ke parë ti ndonjë Zanë mali që bënë krahasime të tilla!-e pyeta unë duke shpresuar se pyetja ime do ta sillte në botën reale,nga ai ëndërrim që e kishte pëfshirë.Por,jo,jo.Ai sikut të mos kishte dëgjuar pyetjen time vazhdoi:-Eh,more miku im sikur ta dije ti se sa e bukur është ajo!Bukuria e saj ia kalon edhe Zanës  së malit!Se siështë Zana e malit unë nuk e di,vetëm nga të dëgjuarat e kam,por sipas rrëfimeve të ndryshme ajo,Zana e malit është shumë e bukur!Ndërkaq pë nusen e fqinjit tim mund të them me bindje të plotë se është më e bukur edhe se vetë zana e malit!
-Unë mund të pajtohem me ty kur thua se nusja e fqinjit tënd është shumë e bukur,por çfarë do të thuash me këtë?Ke kaq minuta që flet pandalë për bukirinë e saj,ndërkaq unë nuk edi se çfarë do të arrishë me këtë?
Miku im si të zgjihej nga një  ëndërr e bukur ma ktheu:-Si as pas gjithë kësaj që të thash ti nuk po kupton se ëfarë dua të ttem me rrëfimin tim!Nuk e besoj se je aq i trashë sa mos ta kapësh fillin e kësaj bisede!
-Si ta kap fillin e kësaj bisede kur ti që nga fillimi më përrallis këtu për bukurinë e nuses se fqinjit tënd e cila të ka magjepsur ty dhe zemrën tënde?!
-Ashtu është,ke të drejtë,nusja e fqinjit tim ka një bukuri përrallore.Më në fund e kape se çfarë dua të them unë!
Unë nuk kapa asgjë!Nuk di se ku do të dalësh me këtë bisedë të pafund për nusen e fqinjit tënd!
-Mos u ngut dhe mos më ndërprej më se unë do të t´i tregoj të gjitha!-vazhdoi miku im.Që nga ai moment kur e padhë tërë atë bukuri,zemra ime nuk gjen qetësi!Të të them të drejtën unë jam dashuruar pas nuses së fqinjit tim.Bukuria e saj ma ka robëruar mendjen dhe zemrën!Në çdo sekondë të jetës sime unë mendoj vetëm për të! Dhe bëj plane e plane se si ta bëj edhe atë me dije edhe atë se sa shumë e dua!
-Ti thua se je dashuruar në të dhe tjetra as që di për këtë dashuri?!E si t`i thuhet dashuri kësaj?!A mund të quhet kjo një dashuri?!
-E pse jo!-ma ktheu miku im.Nuk e di ti se shumë zemra të rinjësh digjen flakë për vajza të ndryshme,ndërkaq ati,vajzat,nuk dinë asgjë!Mos më thuaj se kjo që thash nuk është e vë e vërtetë!
-Kjo që thua tim und të jetë e vërtetë!Por,lind pyetja çfarë mund të ketë nga një dashuri e tillë !Unë mendoj se dashuri e mirëfillt është vetëm ajo dashuri kur zemrat e dy të rinjëve përfshihen në drithërima të ëmbla!
-Çdo dashuri,miku im i mirë,ka një fillim të tillë!-ma ktheu ai me rrëmbim.Së pari dashuria lindë në zemrën e njërit,pra personit të veçantë.Dhe ky person i veçantë pastaj dashurinë e vetë ia tregon personit që ia ka falë zemrën.Dhe pastaj varet se personi tjetër a do t`i përgjigjet me të njejtën ndjenjë!U
Unë desha të ndërhyj,por ai duke bërë shenjë me dorëqë kishte kuptimin e mosndërhyrjes  vazhdoi:-Edhe dashuria ime për nusen e fqinjit lindi në këtë mënyrë!Dashuria së pari lindi në zemrën time dhe shpresoj se një ditë ajo do të arrijë edhe tek zemra e saj!Dhe kur dashuria ime të arrijë tek zemra e saj,atëherë…
-Atëherë do të lindë konflikti!-i thash me rrëmbim.Si nuk e kupton ti se kjo që thua është një gabim!Një gabim i rënd që nëse vazhdon në këtë mënyrë ai gabimdo të jetë tragjik!
-Të dashurosh tjetrën,apo tjetren,qenka tragjedi?!
-Varet se në  qfarë mënyre lindë ajo dashuri!-ia kthevas tërë nerva.Ti,një djalosh i ri dhe me të gjitha të mirat shkon e dashurohesh në nusen e fqinjit të parë!A nuk është kjo një tragjedi e llojit të vetë?!
-Por…
-Nuk ka por!Ajo nuse me bukurinë e saj ty të ka magjepsur!Bukuria e saj ty t`i ka verbuar sy dhe zemër dhe ti nuk e di se ç`thua!A e ke menduar vallë se tjetra e dashuron burrin e vetë?!Dhe as që do t`ia dijë për dashurinë tënde! Ke rënë në një gjumë letargjik dhe asesi të zgjohesh nga ai gjumë!Zgjohu nga ai gjumë sa nuk është vonë!
-Lehtë e ke ti,të flasësh në këtë mënyrë!Sepse zemra jote nuk është rrëmbyer nga një e tillë dashuri!-ma ktheu ai me një zë bukur të rreptë,në të cilin dalloheshin edhe shenjat e një hidhërimi.
-Unë kështu mendoj dhe kështu të them!Kjo dashuri jotja është e gabuar!Ti në vend se të dashurohesh në ndonjë vajzë ke rënë në dashuri me nusen e fqinjit!A ke menduar se mbase ajo as që do të dijë për dashurinë tënde! Jam i bindur se as që ke menduar për gjëra të tilla!E pra,mik i dashur para se të veprosh duhet t`i kujtosh të gjitha! Por,ta zëmë edhe sikur nusja e fqinjit do t`i përgjigjet dashurisë tënde ndaj saj çfarë do të ketë nga kjo?!Do të ketë vetem konflikt dhe asgjë tjetër!
-Ah sikur ajo t`i përgjigjet dashurisë sime me dashuri,e di unë se çfarë do të bëja!...
-Gjëja e parë që do të bësh është që ta harrosh nusen e fqinjit dhe dashurinë me të!Pastaj pasi ta harrosh atë,në qetësi të kërkosh dashurinë tënde!Sepse duhet ta kuptosh që nusja është dashuri e huaj!
Kisha fituar një përshtypje se ai pas këtyre fjalëve të mija kishte filluar të gjykonte drejt!Se ai do të bindej dhe do të vepronte siç po e këshilloja unë!Por,isha gabuar…
-E si të  harroj dashurinë e parë të jetës sime!-Shpërtheu ai.Më thuaj si?! Që nga dita që e kam parë atë unë kam thurë ëndrra të bukura pë jetë tonë të përbashkët!Dhe në të gjitha ato ëndrra ndodhet vetë ajo e askush tjetër! Sikur ta dije ti se sa net pa gjumë i kam kaluar unë  duke qëndruar tek dritarja e dhomës së tyre,gjithnjë duke dëgjuar ato rënkimet e ëmbla të tyre derisa ata bënin dashuri!Dhe kur i dëgjoja ato rënkime të ëmbla të nuses,në ekstazë e sipër kujtoja se ato rënkime  i vinin nga ledhatimet e përqafimet e mija!Sikur jo ai tjetri,por unë bëja dashuri me të!Sikur unë e ledhatoja dhe epërqafoja atë bukuri përrallore!...
-Ti paske rënë kokë e këmbë në një dashuri të kotë!Në një dashri të gabuar!
-E gabuar ose jo ajo do të jetë vetëm imja!
-Krejt kjo që të ka ndodhur ty mund të quhet moshë e djalërisë!Dikur kur të ikin vite këtë moshë  do ta kujtosh me mallë dhe do të qeshësh me veten tënde! Dhe a s`më thua se si quhet ajo nuse e mallkuar!
-Mos e quaj të mallkuar!Ajo nuk është e mallkuar!Ajo është një Zanë mali!...
-Ajo zanë mali të paska zanuar,more i shkretë!-dhe u ngrita të ikja.Këtë here ai nuk reagoi në ikjen time. U ërshëndetëm si dy miq të bjetër,vetëmse në këtë miqësi sikur po ndodhte ftohja.Sikur kishte ardhur acari!...

                   +++                                               +++                                              +++

Dhe vitet kanë ikur,kanë tretur.Vetëm kujtimet kanë mbetur.
Një ditë fare pa pritur e takoj mikun tim të vjetër.Me dy djem të tij të rritur.
-Hë,të kujt janë këta djelmosha?-e pyes mikun tim.E ai ma kthen:-Si kam na lëmosha,por tëlindur nga zemra!-dhe m`i tregon dy emra.Dy emra të bukur që ngjanin sikur fluturon një flutur.Në sy ia vërej një gëzim pas kaq vitesh mikut tim. Dhe pa të keq e sin ë mahi e pyes mikun tim tani:-Po ai rrëfimi pë dasmën ku mbeti?!
E ai në të qeshur ma kthen:-Dasma iku,treti!...

 

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx