Kulturë
Engjëll Koliqi: Në Ravena themelohet ''Shoqata Shqiptare Nënë Tereza''
E hene, 19.04.2010, 09:57 PM
Siç bëjnë të ditur massmediat:
NË RAVENA THEMELOHET
SHOQATA SHQIPTARE
“NËNË TEREZA”
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Siç njofton agjencia e lajmeve “Romagna oggi”, në qytetin Ravena të Krahinës Emilia Romagna, themelohet shoqata shqiptare, me emrin e bijës sonë e nënës së botës mbarë Nënë Tereza, duke nderuar veprimtarinë dhe shenjtërinë e Saj, në 100 vjetorin e lindjes së Saj.
Sipas agjencisë, për të nderuar Shenjtëreshën tonë në këtë përvjetor jubilar e për të marrë pjesë në themelimin e kësaj shoqate, ka ardhur një delegacion i gjërë shqiptarësh nga Shqipëria dhe nga Kosova – politikanë e artistë.
“Me një ceremoni zyrtare, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e Qeverisë shqiptare, dhe në praninë e kryebashkiakut Fabrizio Matteucci e të drejtorit të drejtoratit të emigracionit Ilario Farabegoli, do të themelohet pasnesër (pra të premten e 16 prillit) në komunë shoqata shqiptare e titulluar me emrin e “Nënë Terezës” (së Kalkutës, me origjinë nga Shqipëria) me seli në Ravena.
Kalendari i takimeve ditore parasheh në ora 9,30 një takim të rezervuar mes kryebashkiakut, kryetarit të Këshillit Komunal Valter Fabbri, drejtorit të përgjithshëm të AUSL (asistencës sanitare) – Tiziano Carradoni, të primarit të pediatrisë së Spitalit të Ravenës – Leonardo Loroni dhe të delegacionit shqiptar, të përbërë nga Suzana Turku – zëvendësministre e kulturës, Nora Malaj – zëvendësministre në Ministrinë e Edukimit dhe Shkencës, Lorenc Luka – kryebashkiak i Shkodrës, Arbër Hadri – drejtor i Muzeut Kombëtar në Prishtinë, Avdi Pireva – ndihmësministër në Ministrinë e Kulturës në Kosovë, Llesh Kola – ambasador i Shqipërisë në Itali, Edith Harxhi – zëvendësministre e Jashtme.
Do të vazhdojë ceremonia zyrtare. Në ora 10,30, në sallën e Këshillit, pas përshëndetjes dhe dëshirimit të mirëseardhjes të kryebashkiakut Matteucci dhe ndërhyrjes së drejtorit të drejtoratit të emigracionit Ilario Farabegoli, mbi politikat e emigracionit për përfshirjen e të huajve në strukturën e asistencës sociale të Ravenës, do të ndërhyjnë në cilësinë e ligjëruesve, autoritetet protagonistë të ngjarjes, të koordinuar nga kryetari i shoqatës Nënë Tereza – Arijon Abdyli.
Në fund, zëvendëskryetari i shoqatës Nënë Tereza – Denis Mema, do të prezantojë programin e veprimtarive të shoqatës, pastaj do t’u jepen mirënjohje artistëve shqiptarë Ciko Zhanit, Mirush Kabashit, Ardit Gjebresë, Lili Cingut e Rexhep Çelikut – për kontributin e tyre në njohjen e kulturës shqiptare në botë dhe në organizimet që kanë favorizuar përfshirjen e mirë të të huajve në Ravena, do t’u jepen edhe libra tekstesh në gjuhën shqipe fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Itali.
Pasdite, në ora 17, gjithnjë në komunë është paraparë një takim publik mbi temën: “Në kërkim të rrënjëve të përbashkëta të kulturës italiane dhe shqiptare”, moderator i të cilit takim do të jetë Tahar Lamri, shkrimtar me origjinë algjeriane e drejtor artistik i Festivalit të Kulturave të Ravenës.
Mbas përshëndetjes së Drejtorit të Departamentit të Marrëdhënieve Institucionale, fjala i është besuar Ministrit të Kulturës së Republikës së Kosovës – Lutfi Hazirit, që do të flasë për rëndësinë e shkëmbimeve interkulturore për një bashkëjetesë më të mirë mes popujve, pastaj zëvendësministres së Arsimit e të Shekcës së Republikës së Shqipërisë – Nora Malaj, me temën “Projektet e përbashkëta të interkëmbimeve kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë, mandej Maria Grazia Marini – dirigjente e shërbimit të Turizmit e të Veprimtarive Kulturore të komunës, që do të trajtojë Projektin “Ravena kryeqytet i Kulturës Europiane. Artistët e studjuesit – Apollon Baçe, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Ciko Zhani, drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, Sandro de Maria – nga Fakulteti i Ruajtjes së të Mirave Kulturore të Universitetit të Bolonjës dhe drejtor i misionit arkeologjik në Shqipëri, Denis Mema – zëvendëskryetar i shoqatës “Nënë Tereza”, do të përballin dhe do të shtjellojnë tema të natyrës historike e kulturore të qenësishme të realitetit shqiptar.
Manifestimet me rastin e lindjes së shoqatës shqiptare do të përmbyllen të shtunën e 17 prillit në Shtëpinë e Kulturave, ku fëmijët do të mund të përcjellin mësimin e parë të gjuhës amtare e mbi historinë e kulturës së vendit të tyre të prejardhjes. Ky do të jetë edhe një rast i dialogut mes gjeneratave të vjetra e të reja të shqiptarëve rezidentë në Ravena. Në përfundim do të bëhet dorëzimi i fondeve të mbledhura në dobi të Fondacionit të Fëmijëve Nevojtarë në Shqipëri.
Programi treditor është paraqitur sot në mëngjes,në një konferencë shtypi në komunë, e hapur nga kryebashkiaku Fabrizio Matteucci, që ka nënvizuar primatin e pranisë së qytetarëve shqiptarë në qytetin tonë, që numëron 3315 rezidentë, mbi 17.190 mërgimtarë sa janë gjithsejt. «Themelimi i lësaj shoqate të re – ka deklaruar kryebashkiaku – është guri i parë domethënës në integrimin e këtij komunitetit në jetën e qytetit tonë. Kemi të bëjmë me një rezultat të mirë të politikave tona të karakterizuara nga dy principe esenciale: respektimin e rregullave dhe njohjen e të drejtave të njerëzve».
«Figura e Nënë Terezës – ka shpjeguar kryetari i shoqatës Arijon Abdyli – paraqet pasaportin e popullit tonë në botë dhe në Te frymëzohemi pët të zhvilluar e mundësuar këmbimet mes Italisë dhe Shqipërisë, qoftë nën profilin kulturor ashtu edhe në atë ekonomiko-ndërmarrës e të biznesit. Një sektor ky që veç sheh praninë e ndërmarrjeve të Ravenës, mes të cilave atë Acmar dhe atë të përpunimit të naftës – italo-rumune, në rreth 30 përqind të ankandeve dhe kontratave publike. Në anën e kundërt, në Ravena 76 biznesmenë shqiptarë janë anëtarësuar në Këshillin Kombëtar të Ndërmarrjeve».
Dhe mu Këshilli Kombëtar i Ndërmarrjeve të Ravenës është promovues i njërit nga takimet e rezervuara për biznesmenët, që do të mbahet të premtën në selinë e Dhomës së Tregtisë, nën praninë e autoriteteve shqiptare dhe italiane. Mbi temën e njëjtë, këtë herë në Forlì, autoritetet shqiptare, ndër të cilët edhe ambasadori i Shqipërisë në Itali, do të jenë në qendër të një ngjarjeje publike, më 15 prill në ora 16,30, në selinë e Dhomës së Tregtisë së Cesena-s e të Forlì-t, me titull «Roli i sipërmarrësit dhe i bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimi ekonomiiko-shoqëror të Shqipërisë»”.
Kjo ishte komunikata e shtypit e agjencisë krahinore të lajmeve “