E premte, 02.05.2025, 10:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Ruzhdi Berisha - Rudi: Jeta dashuri, hidhrimi

E enjte, 22.04.2010, 06:45 PM


Ruzhdi Berisha - Rudi

 

JETA DASHURI, HIDHRIMI

 

[ Kushtuar vajzës Llapijone ] 

 

Ecja rrugës, syri më zuri një lajmrim për një vajzë qe kishte vdekur, më mbeti ne kujtesën si engjull i  tretur në përjetësi. Dita me iku i mërzitur e plot dhembje, qielli u hidhrua, ca pika shiu, ca pika loti ne faqe me ranë. Ca bukuroshe me shikonin e unë nuk i harroj dot fetyrën e asaj vajze qe iku fluturim në përjetësi…

- Ajo kishte banuar përballë parkut të qytetit në Besijan [Podujevë], në një banes të vogël, asaj i ikën ëndërrat, ne ditarin e shkollës ajo tash e tutje do mungoj përjetë, një duvak mbi kokë, sot e veshur më të bardha më shumë dasmorë e përcjellur me lule.

 

                     -Ahë dikush vdes

                     - Dikush jeton

                    - Dikush qan

                    - Dikush buzëqesh

                    - Kësaj jetë  i thon.

 

Kjo jetë pa dritë, me plot mjegulla të pa kalura, tunele pa dalje, dashuri të shemtura,jeta marrëzi dhe e mbuluar me perde te errëta.

Unë i afruar afër dritarës shikoja qiellin , qielli ndjente dhembje ne ato qaste për largimin  e asaj bukuroshje me flokë kaqurrela si te ishte një Zanë afër lumit ku po i krehte flokët për ti drejtuar,nga qielli binte shumë shi ata ishin lotët që pikonin ne tokën e ndarë dhe te hapur qe sot kërkon vasha te reja,toka e rendë me plot  elemente e mrekulli dhe hapsira qe futin trupa të ftohur.

 

- Një lotë me ra nga sytë

- Befas ndjeva shum mall

- Për një engjull,një dritë

- Qe sot do futet në varrë

 

- Dhembjet e nënës

Një zë malli mbi trupin e bardhë e të ftohur të nënës qe sot i qahej zemra për vashën qe do e mbuloj dheu i zi,një nënë qe do i mbes një varrë në shpirt deri ne pushim te saj,një nënë qe vetëm ajo i lexon dhembjet dhe askush tjetër si ajo,një nënë me foto ne duar përjetë dhe lotë ne sy.

 

-Mos qaj oj nënë

-Se Përendia krijoj

- Ai i mer

-E ai të dhurojë

-Ndale lotin

- Shuje mallin

-Nënë e dashur

-Kujtoje varrin

 

 

Jeta kalon shpejt,kujtone varrin, përherë i strukur ne qoshin e kësaj bote mekatare,kalimtare qe kurrë nuk  më gëzoj,me falni qenkam gëzuar kur nuk kam ditur,atëherë  kur e kapja me dorë prushin e nxetë,atëherë kur isha i varfur në mendje, se isha vetëm katër-muaj e nuk dija të mendoja jetën e dashurisë e të hidhrimit,tash di shumë, për të ditur për te vujtur nuk qenka vështirë.

 

Jeta na mashtron,krijusi nuk na pytë se kurduam ne për tu larguar nga jeta,edhe lulet me aromen e bukur vyshkën dhe natyra qan për drandofilat,nëna qan për vashën e sajë…



(Vota: 20 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx