E premte, 02.05.2025, 09:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Lec Gradica

E merkure, 21.04.2010, 09:55 PM


LEC GRADICA

 

Nga Halit Bogaj

 

Edhe’’Lec Gradica’’është ndër këgët më të rëndësishme që hedh dritë në heroizmin dhe trimërinë e bijve tanë më të shquar. Lec Gradica ashtu si edhe dy trima të tjerë të traditës sonë patriotike/Selman Kadria dhe Salih Kabashi/ u përball me armikun e këtij populli/njëfarë naçallniku serb/ i cili në fillim me lajka dhe kinse me lutje kishte kërkuar që Lec Gradica të bëhej spiun  i popullit të vetë dhe bashkëpunëtor i armikut tonë gjakpirës, i  cili bënte kërdinë në viset e vendit tonë nëpër periudha të ndryshme të histories sonë të vështirë.

 

Në Këngën’’Lec Gradica’’ e kënduar nga rapsodi I madh Rizah Bllaca, mësojmë se heroi kryesor I Këngës nuk kishte pasur rrugë tjetër përveç luftës së domosdoshme kundër armikut I  cili e kishte provokuar shumë keq dhe faktikisht e kishte detyruar që ai doemso të luftonte., Në pyetjen enaçallnikut/A po m’ngon ti mu ba hafije/me m’ kallxu çka a zie/. Lec Gradica I përgjigjet/O mor zotni po m’ia ban/qisaj pune zanat s’ja kam/Për kët punë nuk di kurrqysh/Se ka pasë as babaë as babgjysh/./Babë babgjysh s’ma kanë punue/S muj vllaznia pej me me u rue/S muj kët punë unë me e punue/ O këtu jam  ndash  me m’ shkurtue/.

 

Kur e pa çetniku se nuk mund të luante ashtu si donte me Lec Gradicën , atëherë filloi t’I kërcënohet, duke I thënë/A po ngon moreshqiptar/ Ja qit punë me ne e punon/ Ja n’Drenicë ven s’kem me t’lanë/.

 

Atëherë djaloshi I vendosur ia kthen/O me m’coptue/copa me m’gri/unë nuk shes shqiptarë vllazni/O zemrën n’bark thiut ia paska nxi/Naçallniku iish idhnue/ishte hasë Lecit m’I mshue/Por I riu ish tërbue/ dhe atij I kish tregue/Mos meno ti me m’vra/Ma hallall ta baj me m’vra/./Gospodin du me t’kallxue/Nuk janë tanë shuplakë me u mshue/.

 

Pas inatit të madh për mossuksesin e tij, naçallniku I kishte thane Lecit/Dil prej zyrës shiptar ia ban/Kurrë rahat s’kam me t’lanë/.

 

Në vazhdim të këngës kemi edhe porosinë e nënës dhënë birit të saj që të mos bëhet spiun I armikut tone,  duke I thënë atij se ajo kurr nuk do t’ia falte .Pastaj Leci I tregon nënës se çka I kishte thënë atij dhe nga ai cast ai ishte I armiqësuar me pushtetin serb, me ç’rast çetniku I cili ishte betuar në’’Kryq e velikdan’ nuk do ta lente rahat Lecin në asnjë çast, I cili ishte ritur jetim pa babain e tij të dashur.Nëna kreshnike I kishte thënë të birit se më mire do të ishte të jetë I vdekur se sat ë jetonte me faqe të zezë, randaj edhe ajo ishte pajtuar me vendimin heroic që e kishte marrë Lec Gradica. Pra pasiqë ishte I rrezikuar Lec Gradica me dhjetë shokë kishte vendosur që të shkonte në Shqipëri ngase nuk I ksihte mbetur vend në Kosovë, por  Leci kishte dashur të përshëndetej edhe me kumbarën e tij tek I cili kishtengrënë shumë bukë dhe I dukej se I ksihte shumë borxh, duke mos I shkuarkurrë mendja se ai do të bëhej spiun dhe do t’I merrte në qafë njerëzit.Si rezultat I besnikërisë së madhe të Lec Gradicës ndaj kumbarës tradhëtar, e pëson nëna e Lecit të cilën e maltretojnë shpeshherë në polici në mënyrë që ajo t’u tregonte se ku ishte Leci.

 

Pas tri vites mundimesh të njëpasnjëshme që ia bëjnë nënës së tij, Leci e sheh një ëndërr në të ciën I dëftohet e vërteta e tërësishme prandaj vendos që të shkojë dhe ta vizitojë nënën e tij të vetmuar.

 

Lotët e tij pas ëndrrës ishin  dhembje e madhe edhe për shokët e tij . Pasiqë kishte vendosur që të kthehej në kosovë/edhe nëse do ta pritnin 200 çetnikë/, ai nuk e kishte ditur që tradjhëtari kishte qenë pikërisht Kumbara I pashpirtë, prandaj e kishte vendosur që ta vizitonte edhe atë.

 

Vargjet deskritive të këngës tregojnë gëzimin e madh të të rinjve kur hyjnë në Kosovë / Oh kur po dalin n’Kosovë t’shkretë/Mirë po u duket si me kanë n’xhenet/.

 

Kur hyn Leci në shtëpi e pyet nënën prapë për kumbarën , por ajo ia kthen/E ka lidhë punën ai me hyqmet/E I kanë djhanë armë e e kanë ba kmet/./O kmet bre bir e kanë ba/e gja pa ba nuk len n’kit dynja/.

 

Pastaj nëna I thotë/O hiç për ta s’ban me u pëmallue/Se fort nanën ashtu tue ta munue/./Eh nuk shkon natë n’stanicë pa m’çue/./O natë nuk shkon thminë pa I trishtue/, por për të qenë anomalia më e madhe, Leci nuk mund të besonte se fjalët e nënës ishin të vërteta, duke iu kthyer nënës/O mori nanë je hutue/qysh kumara me m’zanë mue/, prandajparpëseprapë shkon te ai I cili nuk kishte qenë në shtëpi por gruaja e tij/ndrikulla/, e cila kishte qenë karakter njerëzor dhe e  paralajmëron Lecin se kumbara ishte bërë me djallin, siç e dëshmojnë edhe vargjet/O hiç mos vet Lec për kumbarën  tan/O ktu nuk asht bre po ja ban/O hiç mos vet çka po ban kumara/E ka rrok o dreqi përpara/.

 

Kur I tregon gruaja se Leci donte të takohej me të ‘’N’Zabel t’madh’’, këngëtari popullor na e përshkruan me vargjet/Oh sa I pa besë qeni ka qillue/Eh koka ba oj grue mire për mue/O myzhde t’mirë mori sod m’ke marrë/Për major gradën kanë me m’a dhanë/./E marr gradën për major/Lec Gradicën kur ta shti në dorë/.

 

Duke I dëgjuar këto fjalë të tmerrshme, gruaja e këshillon dhe e lut/O pashë ni Zot I thotë qi t’ka dhanë/Sot qitahen mos na ban/N’I thash vehtes musliman/Mos e vraj ti famllin tan/.

 

Kur e kupton vendosmërinë e gruasë se nuk guxonte në asnjë mënyrë që ta tradhjëtonte Lecin, ai e bën tradhëtinë tjetër, duke e gënjyer edhe gruanë me fjalët/Budallicë mos u ban moj grue/Qysh muj Lecin me tradhtue/./Oh samashpejt ti me gatue/Pshtillma bukën me ja çue/.

 

Më në fund kur bindet, Leci e vret tradhëtarinpër veprën e tij çnjerëzore që e kishte bërë ndaj popullit të vetë dhe bijve tanë më të shtrenjtë siç ishin Lec Gradica me shokë, me ç’rast edhe komandiri shqiptar Zenel Gradica ishte gëzuar që Leci e vrau Kumbarën, duke then/O shyqyr Zotit paska thane/që ka Drenica kësi shqiptarë/ që I vrasin kta tradhëtarë/.

 

Në luftë të rreptë me çetnikë vritet edhe Leci I cili ia lë amanet nënës që të mos mërzitet se e kishte paguar veten dhe e kishte vrarë tardhëtarin në të  cilin kishte pasur aq shumë besim.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx