E shtune, 27.04.2024, 08:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Një natë e vështirë

E premte, 23.04.2010, 09:57 PM


Xhavit Gasa

 

NJE NATE E VESHTIRE

 

Tregim

 

Megjithese ishte fillimi i pranveres,ajo akoma nuk po dukej.Dimri ishte i pranishem akoma,debora vazdonte ti mbante te mbuluara malet  deri ne afersi te fshatit.Lumi qe gjarperonte per mes te fshatit,ishte shume i rrembyeshem.Shumica e fshatareve ishin ne rezervat e fundit te ushqimeve.Per Ermal Dejen ky fillim pranvere ishte dyfish i veshtire.Familja e tij ishte shpall kulak dhe qendronte e izoluar nga familjet e tjera te fshatit.Asnje nga bashkefshataret e tij, nuk mund ti bente vizite ne shtepi ose ti jepte ndihme.Nuk ishte mbush akoma nje vit qe i kishte vdekur nje femije,te cilin e varrosi  i vetem pa pranine e fshatit.Shtepia e tij nuk kishte mure prej guri ose tulle,ajo ishte e thurur me thupra dhe e lyer ma balte,ndresa dyshemeja ishte pa derrasa ose cimento,ishte direkt per toke.Kishte vetem nje dhome qe sherbente per pritje,ngrenje dhe fjetje.

Pas darke vone,pasi femijet i kishte zene gjumi,Vojsava,gruaja e Ermalit, i tha atij; -per neser nuk ka as nje gram miell per buk.Ermali nuk i foli fare,ai ishte zhytur thelle ne mendime,ku do te perplasej,kujt mund ti kerkonte ndihme.Te nesermen ishte dite pazari,qendra ku behej pazari ishte rreth kater ore larg.Ermali nuk kishte hallin e largesise se ishte mesuar me rruge te largeta,por me se do ta blente misrin,ai nuk kishte asnje lek ne shtepi.

Me keto mendime ne koke ai nuk fjeti asnje minute.Per zbardhjen e drites e dhane sinjalin gjelat e fshatit, qe filluan te kendonin si nje kor muzike. Ermali doli heret nga shtepia,pa zbardhur mire dita e re.Qe nga dita kur ai ishte shpall kulak,nuk donte te takohej me asnje,per arsye se nuk donte ti bente keq askujt,qe te te ndeshkoheshin nga keshilli ose partia,per shkak te tij.Ai ishte i bindur qe e keqja nuk i kishte ardhur nga bashkefshataret e tij,sepse asjne here nuk ishte mbledhur organizata e frontit demokratik ne fshat per kete problem.

Shpallja e tij kulak ishte enigmatike.Nje dite erdhi te shtepia e tij sekretari i rinise se fshatit dhe i tha se e kishte derguar kryetari i frontit te rrethit, qe duhet te dorezoshe kartat e frontit sepse ishte shpall kulak.

Ermali i tha sekretarit te rinise; - a keni ndonje urdher ose vendim me shkrim per kete?

Jo, - i pergjigjet sekretari i rinise,- ai me thirri ne zyren e tij dhe me tha qe te shkoni te shtepia e Ermal Dejes dhe ti thoni se ai eshte perjashtuar nga organizata e frontit,dhe duhet te dorezoje kartat e frontit.

Une nuk ju a jap kartat e frontit,-tha Ermali dhe vazhdoj;

i thoni shokut kryetar se une jam antar i frontit,dhe do te vazhdoj te jeme deri kur te mblidhet organizata e frontit te fshatit dhe te vendosi per perjashtimin tim,ndersa ti o shoku  sekretar  i rinise meru me rinine,pasi organizata e frontit ka kryetarin e vet,ai le te vije per kete problem te une.Kete pergjigje i dha Ermali sekretarit te rinise se fshatit.

Pas disa muajsh doli nje vendim qe te gjithe antaret e org se frontit duhet te paisen me kart ate reja fronti.Edhe Ermali i dorezoi kartat e vjetra si gjithe te tjeret.Kur erdhen kartat e reja, nuk ja dhane Ermalit dhe i thane qe ti je kulak.Kjo ishte menyra enigmatike e perjashtimit te Ermal Dejes nga organizata e frontit.I zhytur ne keto mendime te trishta, Ermali arriti te vendi ku behej pazari.Pasi e lidhi kalin ne nje cep te tregut,mori dy thaset bosh ne dore dhe u afrua te vendi ku tregetohej miser.Filloj te interesohej per cmimin e misrit qe ishte shume i larte.  U perpoq te gjente ndonje tregtar te njohur,qe te blente pa para ne dore,pasi ai nuk kishte lek,por ishte e pa mundur,nuk njihte asnje nga tregeraret.I stresuar dhe pa ditur se cfar te bente  u ul siper nje guri dhe ndezi nje cingare. Pa pritmas  degjoj nje ze qe i po therriste,si je o Ermal Deja,-para tij qendronte Kadri Alushi,ishte nje shok i vjeter me te cilin njihej ne kohen e Zogut.

Ermali u ngrit menjehere dhe i shtrengoj doren qe ishte zgjatur drejt tij, kishte vite pa u pare. Kadriu ishte nga fshati matane lumit, me Ermalin ishte njohur qe ne kohen e Zogut,sepse shpesh here e benin rrugen drejt Tiranes bashke pasi mereshin me transport mallrash tregu.

Qe nga fillimi i luftes nuk ishin takuar asnje here.Edhe Kadriu ishte shpall kulak,per shkak se kishte ndihmuar forcat e legalitetit gjate luftes. Ermali i tha Kadriut hallin e madh qe kishte.

Ne perendim te diellit,- hajde nga shtepia ime,une po nisem qe tani dhe do ti bej gati dy thase me miser, i tha Kadriu,-por ti duhet te vishe dhe te ikesh naten nga shetpia ime.

Ermalit i ndriti fytyra nga gezimi dhe i shterngoi edhe nje here doren Kadriut, duke i thene,- se nuk di  si do ta shperblej kete te mire qe po me ben ne kete dite te veshtire.

Mos e thuaj ate fjale,-tha Kadriu,-shoku dhe miku ne dite te veshtira duhen, -misrin do te ma ktheshe kur te keshe mundesi.

Ne perendim te diellit Ermali u nis per te shtepia e Kadri Alushit. Kur arriti ne hyrje te fshatit, po thuaj se ishte erresuar,aty e priste vete Kadriu dhe te dy moren rrugen drejt shtepise qe ishte ne ne krye te fshatit.

-Mire se erdhe o Ermal Deja,- tha Kadriu,dhe e drejtoj mikun drejt qoshes se oxhakut sipas zakonit.

Pasi pine kafen,Merjemja gruaja e Kadriut,u solli mejnjehere te hanin darken, nuk donin qe Ermali te vonohej shume,pasi kishte rruge te gjate dhe te veshtire per te bere.

Ermali e falendroi edhe nje here shokun e tij Kadriun per kete ndihme te cmuar qe po i jepte.Pa u vonuar te dy burrat ngarkuan kalin me miser,dhe u nisen.Kadriu e shoqeroi shokun e tij deri ne dalje te fshatit.

A ka ndonje rrugete shkurter qe te con te lumi.-pyeti Ermali.

Rruga ka, por lumi nuk kalohet ne kete kohe,se eshte shume i rrembyeshem dhe uji i ftohte,-ju pergjigj Kadriu.

Them se do ta kaloi, une di te notoj mire dhe kalin e kam te fuqishem,tha Kadriu,nga ura me bie shume gjate,une duhet te arrij ne shtepi pa zbardhur dita,-tha Ermali.Kadriu e drejtoi te rruga qe te conte te lumi dhe pastaj ty burrat u ndane me njeri-tjetrin. Ermali arriti te bregu i lumit.

Megjithese ishte nate me hane,vranesirat nuk lejonin qe drita e hanes te ishte e plote.Lumi ishte i rrmbyeshem dhe uji shume i ftohte.

Ermali i shtrengoi edhe nje here thaset,hoqi disa nga rrobat e tij dhe i vendosi siper thaseve te misrit,dhe drejtoi kalin drejt lumit.Sa po ra ne kontakt me ujin e ftohte, Ermalit ju dridherua i gjthe trupi,dhe ne menyre instiktive shpejtoi hapat, uji sa vinte e shtohej,rryma behej me e fuqishme,Ermali perpiqej te mos shkeputej nga toka as nga kali.Pas disa minutash sikur filloj te ulej niveli i ujit,por kjo zgjati shume pak,sepse niveli u rrit perseri, dhe rryma u be me e forte,sa qe Ermalit ju shkeputen kembet nga toka dhe filloi te notonte. Ermali me shpejtesi u hodh siper kalit,per te mbajtur ekuilbrin e theseve, keshtu ai mund te komandonte edhe kalin ne drejtim te bregut.

Sapo ju afruan bregut kali beri nje kercim te fuqishem,per fatin e mire nuk u ngaterrua neper rrenjet e plepave ,por doli drejt ne toke.

Ermali zbriti me shpejtesi dhe filloi te shtydhte rrobat e tij qe ishin te lagura plotesisht,i veshi perseri dhe u nis me shpejtesi drejt rruges kryesore.Ermali ishte i lagur nga koka te kembet, kontakti me eren e ftohte qe frynte nga ana e veriut,ja shtoj te dridhurat ne trup, prandaj e shpejtoi hapin.

Pas me shume se nje ore rruge trupi filloi te nxehej nga pak.

Ai kishte bere gjysmen e rruges donte te ndiste nje cingare duhan por si duhani edhe letrat e duhanit me shkrpsen ishin plotesisht te lagura,prandaj vendosi te trokiaste te dera e nje shtepie qe ishte ne buze te rruges. Ne kete shtepi jetonte e vetme nje grua e moshuar,te cilen Ermali e njihte qe ne kohen e Zogut.

Ajo sa e pa e njohu Ermalin dhe i tha;- hajde mor bir,hyre Brenda ti qenke lagur i teri dhe filloi te hapte me shpejtesi zjarrin te oxhaku.

Nuk do te qendoi gjate se nuk kam kohe;-tha Ermali, dhe nuk dua t’me shohe njeri se te bej keq edhe ty, dua vetem te ndez nje cingare pasi mua me jane lagur te gjitha.

Me vjen shume keq qe te kane bere kulak,-tha plaka,- ti nuk i ke bere keq askujt. Per mua mos u merzit, nuk jua kam friken ketyre burracakeve, deshen t’me benin spiune,por nuk pranova,prandaj nuk me shohin me sy te mire edhe mua,as une nuk dua ti shoh me sy. Ajo i solli cingaret, ah!

keto po ,tha Ermali,keto sikur ma largojne mendjen nga hallet e medha qe kam.

Ajo i solli nje buke misri te gatuar dhe nje traste me miell,

Meri edhe keto,se nuk dihet kur thahet misri per ta bluar,femijet duan buke.

Ermal Deja pasi e falenderoi kete grua fisnike per bujarine e saje,u nis drejt shtepise se tij.

Zeri ne kor i gjelave te fshatit, qe lajmeronin zbardhjen e dites, e gjeten Ermalin ne oborrin e shtepise se tij.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora