E diele, 28.04.2024, 05:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Halil Gashi: Gogoli në Google u shpall shfaqja më e mirë e ketij edicioni

E shtune, 24.04.2010, 07:01 PM


Mbremë nëTeatrin  profesionist “Istref Begolli “në Pejë përfundoi festivali nderkombëtar i dramës “Mono AKT” edicioni i dytë

 

Gogoli në Google  u shpall shfaqja më e mirë e ketij edicioni

 

Nga Halil Gashi

 

 Më shfaqjen Qëndresa  nga Reportoari i Selman Lokaj , mbrëmë në Skenen e Teatrit profesionist “Istref Begolli” në Pejë , përfundoi  Festivali nderkombëtar  i monodramës   “Mono AKT”. Juria profesionale në përberje  Ana Mazur , Haqif Mulliqi dhe Ahmet Jakupi ndanë shperblimet për shfaqjen më të mirë , aktorin dhe aktorën më të mirë, çmimin për vepër jetësore dhe çmimet tjera të këtij festivali.

 

Pejë 23.prill

 

Selman Lokaj aktor i Teatrit kombëtar i cili përfaqsoi Kosovën në kte festival më Monodramën Qëndresa  , ka prezentuar Qëndresën e aktorit në skenë për më se dyzet e pesë vite , aktorit i cili përjetoi kater periudha të ndryshme politike “Lirinë”,aparthejdin,luften dhe pas luftën....

Në kte monodramë aktori më preformansën e tijë na kthei në përiudhën kur u larguan dhe deportuan të gjithë krijuesit e skenes , Aktori ngelet vetëm në skenë e cila është e ftohtë e errët dhe jep përshtypjën e një skterre, edhe pse ngeli vetëm , ai vazhdoi të qëndroi në skenë . Ai si fantazmë e “ Mbretit Hamlet”mbetet në skenë  duke i kujtuar rolet që kishte  luajtur gjatë karrierës se tijë . Punë kjo  veshtirë për një aktor që të transferohet nga rroli në rrol, por megjithëatë Selman Lokaj ja doli që për më se një orë të mbajë fortë publikun Pejan të lidhur  më skenen dhe preformansën e tijë . Selman Lokaj për kte interpretim nga Juria ju nda  Çmimi  për vepër jetësore. Eshë rastësi- koencidencë apo diq tjetër kjo, por kte  çmim Ai e merr pikrisht në Skenën e Teatrit të Pejës , ku  pikrisht para dyzet e pesë vitësh bëri hapat e parë në artin skenik.

 

Pas kësaj shfaqje, Juria Profesionale e Festivalit në përbërje Ana Mazur , Aqif Mulliqi dhe Ahmet Jakupi, ndanë çmimet e këtij festivali.. Çmimi për Shfaqjën më të mirë tëfestivalit ju nda  shfaqjës nga Ukraina “ Gogoli në Google”teksti dhe regjia  Evgeny  Kurman në interpretim të Volodymir Smotrytel,të cilit ju nda edhe çmimi i mediave.Çmimi special i Festivalitr i takoi  Ana Mazur, selektores se ketij festivali dhe autores se Monodramës AMOK nga Shqipëria, Aktorja më e mirë e ketij festivali u shpall Joana Popovska nga Maqedonia, për interpretimin në monodramën “Karrigat “.Nderkaq, më çmimin aktorit më të mirë u ndrua aktori shqiptar nga Shqipëria  Dhimitër Orgocka në monodraën AMOK. Juria ,ndau edhe  çmime për monostripin më të mirë të aktorve të rinjë i cili në kte festival u nda për herë të parë e që i takoi aktorit te rinjë Kujtim Peli. Nderkaq Çmimi për vepër jetësore i cili poashtu  ishte çmim i ri i ketij Festivali i takoi Selman Lokaj .

            Në përfundim të këtij festivali Çmimi “Nderi iqytetit të Pejës” të cilin e ndau kryetari i komunës i takoi shfaqjës mysafire e cila e hapi ketë festival “ Një përkujtim në kafe teater “ .Nderkaq , më mirënjohje të qytetit të Pejës u nderua  aktori Ismet Azemi për preformansën e shkelqyer te Albanit në shfaqjën  “ Një përkujtim në kafe Teatër”.

 

 Mentor Zymeraj , drejtor i këtij festivali pas mbrëmjës se fundit tha se përfunduam një punë të madhe në organizimin edhe mbajtjën e festivalit  Nderkombetar të Monodramës në të cilin patëm një cilësi të lartë të shfaqjeve , që të gjitha më çmime të larta ndërkombëtare . Ai ,shprehi keqëarrdhje që për shkak të pengesave në fluturime avionesh nuk mundën të marrin pjesë në kte festival  tri monodrama te zegjedhura  dhe atë Australi-Poloni,  Gjermani dhe Izrael .

Për Haqif Mulliqin autor dhe regjisor i shume shfaqjeve më stë susksesëshme që Kosovën e prezentoi në shumë skena të Botës , kte Festival e vlerson lartë dhe falenderon  Mentor Zymberin për përkushtimin e tijë për mbajtjën e këtij festivali, Ai falenderon edhe Pejën dhe Kryetarin e Pejës që mbeshteti mbajtjën e këtij festivali, i cili është një festival që Kosovën e afirmon në  botën e teatrit në nivele nderkombëtare :festival ky i cili sjell para publikut Pejan dhe atij Kosovar një diverzitet  dhe laryshi shkollash  ë aktrimit dhe regjisë . Peja është qytet i kulturës dhe bastion i Teatrit dhe e meriton kte Festival   tha Mulliqi. Ngjarje të tilla të kulturës e afirmojnë fortë Kosovën bahkë më fushat tjera të artit dhe për ketë shpresoi se edhe ky festiva do të fuët edhe në kalendarin e Ministrisë se Kulturës si Manifestim dhe ngjarje e rëndësishme të artit skenik , ka vlersuar ndër të tjera Haqif Mulliqi .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora