E diele, 28.04.2024, 07:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Ramadani-Qarri: Kujtime nga burgu i Prizrenit 1985

E premte, 23.04.2010, 09:58 PM


Per nder te 29 vjetorit te ngjarjeve te vitit 1981

 

Pjese e shkeputur nga “Kujtimet e nie ish te burgosuri“ ne doreshkrim

 

Kujtime nga burgu i Prizrenit 1985

 

Aty nga fundi i shkurtit 1985, pas tete muaj qendrimi ne nje qeli,mua dhe Bujar Zogjanin, na thane ti marrim plackat dhe te zbresim poshte.Na vendosen ne “repartin e kundervajtesve” sic quhej pjesa tjeter e burgut. Tani aty do te ishim te “lire”. Te pakten, ne vc do te shkonim kur te kishim nevoje, do te shetisnim po te mundnim ,ne mes te mureve te larta te betonit, apo koridoreve te ftohta, derisa te shkonim me fjete. Do te uleshim sa here te donim ne ulset e drurit pa mbeshtetje, ne salle ku e mernim ushqimin, ose ne oborr. Keto ishin “mobiljet” qe i shfrytezonim. Ne dhoma flinim nga 10-14 te burgosur, dhe tani nuk na mundonte vetmia. Dhomat e gjumit hapeshin, vetem pasi binte zilja. Zgjoheshim ne ora pese e tridhjete minuta. Pasi pastronim fytyren dhe rruheshim, ktheheshim ne dhome per te rregulluar shtratin,ndersa pak para ores shtate, rreshtoheshim ne oborr.Pasi gardianet na i thirrshin emrat, shkonim te hame mengjes.Per mengjes zakonisht kishte qaj, margarine ose marmelade e nganjehere edhe ve te ziera e pashtete.Emrat na thirreshin para cdo racioni te ushqimit, me qellim te identifikimt te burgosurve, sepse kishte ikje te rralla nga burgu.  Filluan njohjet me shoke te rinje. Aty kishte te denuar per vepra te nryshme kriminale, por edhe te burgosur politik.(Nese nuk gaboj, rreth 25 te burgosur politik). Aty ishin Tahir Geci dhe Prof. Hamez Asllani,si me te njohurit, pastaj Daut Bytyci, Pal Shtufi, Mentor Krasnici ( i biri i “Marigones“ se Kosoves),Isa Vishi, Fatmir Humolli, Adnan Gashi, Selim Gashi, Feim dhe Saim Balaj, Reshat Mustafa ,vellezerit Abdulla dhe Muharrem Bobaj, Bollovan Blakaj, Banush Berilaj, Afrim Fusha, Esat Ahmeti, Ali Buzaku (ka vdekur ne burgun e Prizrenit),ata dy vellezerit e mitur nga Suhareka, tani emrat sme kujtohen,Ilmi Hoxha,Cahani dhe Hamez Kokallari te denuar per kundervajtje, studenti Berdynaj, nje djale nga Koshi i Istogut, te cilit ia kam harruar emrin, Mehmet Bushi, ish drejtori i Agrokosovakomercit, rrojtari me shoket e tij nga Mitrovica, te denuar per aferen e argjendit te minieres Trepca, studentet nga Zhuri  Adem Gavazaj,Xhevat dhe Zijad Elezkurtaj (te ardhur ma vone), dhe shume te tjere.

Qe diten e pare mu afrua njeri  dhe filloi te me spjegoi se si grupi i Tyre (P.L.),

kishte formuar shtab lufte, dhe se Baces Adem i kishin ndare graden e Mareshalit. Keshtu behej regrutimi i shokeve ne burg nga Grupet ilegale politike. (Duhet cekur faktin, se shumica e pjesetarve te grupeve te ndryshme qe vepronin ne ilegalitet, nuk njiheshim me njeri tjetrin).

Kjo mua nuk me la ndonje pershtypje te veqante,dhe reagova duke i thane se me siguri baca Adem spo rrine ne burg, qe ne ta bejme Mareshal.Si duket kjo atij si pelqeu, sepse u largua nga une. Keshtu filluam te njihemi me shoke, por edhe te afrohemi apo te largohemi nga njeri tjetri. Kohen e kalonim kryesishte duke lexuar e ne mbremje percillnim edhe televizorin.Kur lodheshim duke lexuar, shetisnim koridoreve ose ne oborr te burgut.Lexoja gjithecka qe me binte ne dore: vepra letrare,  literature historike dhe shkencore, publicistike si dhe shtypin dito e javor (ne te dyja gjuhet).Pas leximit, debatonim me shoke per ate qe kishim lexuar, por edhe diskutonim per ceshtje politike dhe per politiken ditore. Socializmi dhe Enver Hoxha ishin te pa kontestueshem (duhet patur parasysh rrethanat e kohes).Une ruhesha qe te mos shprehja hapur pikepamjet e mia, sepse kisha frike se do te keqekuptohem. Pikepamjet e mia fillova ti shpreh ne menyre te kujdesshme, vetem ne biseda individuale, (une nuk e ndaja mendimin, se per te realizuar cellimet tona, ne duhet te mbeshteteshim tek  doktrina marksiste-leniniste e partise se punes,dhe shokut Enver Hoxha, te cilet kishin instaluar ne Shqiperi nje sistem diktatorial).

Dalngadal fillova te afrohem me Pal Shtufin, Daut Bytycin dhe Mentor Krasnicin. Disi, me keta shoke, kisha me shume pikepamje te perbashketa.Sidomos Pali lexonte shume, dhe ishte djal i zgjuar, por edhe shume i gjall dhe shpeshehere i vrullshem.Shpesh bente “probleme te imta” dhe keshtu na dispononte. Kishte besim ne wehte, por ama kishte edhe fiks ide, dhe nganjehere konfrontoheshim keq.Por ky konfrontim na afroi edhe me shume.Une fillova hapur tja shpreh skepticizmin tim dhe pikepamjet e mia per socializmin dhe Enver Hoxhen.Ai, ne fillim ishte shume kritik, por argumentet e munden.Filloi te me besonte.Kjo me gezoi shume, sepse kisha arritur ta mund fanatizmin ideologjik te nje te riu.Dauti ishte njeri i mrekullueshem.Na knaqte me barcoletat e tia. Mentori ishte tamam qytetar dhe pak me i ndishem.Cdo gje e merte me shpirte ,ashtu sic e marin artistet jeten ne pergjithesi (Mentori ishte klarinetist me profession).Por, edhe me shoket qe kishim dallim pikepamjesh, kisha maredhenje te mira, si p.sh. me Adnan Gashin.

Ketu filluam ti njohim me mire dhe ti dallojme gardianet. Disa prej tyre vereheshin se ishin njerez te mire si Sahit Caparci,Xhema i Zhurit, Ramadan Bllaca, Osmani i Vlashnjes e sidomos Shabani i gjate, sic i thoshim ne, Shabanit shtatelarte nga Istogu.

Aty si hante palla fort per shtetin Jugosllav.Me kete u beme disi si shoke.Une shpesh beja shaka me te , dhe i thosha mos fol serbishte, se krejt po e perzine.

Nje mengjes Shabani ishte kujdestar. Filloi te na thirre me radhe.Une i thash ketu shoke gardian.Ai ma ktheu, Tefik, une per ty jam komanir e jo gardian. Une ia ktheva, shok gardian, une jam duke folur shqip, e nese doni une di edhe serbishte te flas. Shife ti kete ma ktheu, une i tham thirrem komanir e ky mthot prap shok gardian.Me ze te larte “sikur“ po me qorton ma ktheu, cka eshte kjo gardian. Te gjithe qeshem .Kur ishte ai kujdestar, ne flinim pak me teper. Na pat thene disave, kur jam une kujdestar dhe vie koridorit duke fishkelluar ose kenduar, flini pa gajle, se une jam vet. Por i till nuk ishte Alush Gashi ose Alush bakani, sic i thoshin te burgosurit. Ai sillej shume keq. Maltretimi i te burgosurve atij i krijonte kenaqesi.Shume te burgosur ai i ka maltretuar edhe fizikisht.Keq sillej edhe Xheme Gorani. Ne kete kohe ne burgun e Prizrenit, me duket vetem dy gardiane kane qene Serb.

Drejtori i burgut, Mefail Ajazi (ish kryetar i klubit te boksit ne Prizren) nga Zhuri e kishte kontrollin e plote. Asgje nuk ndodhte pa dijenine e tij.Ai si duket, bashkepunonte  ngushte me sigurimine shtetit. Po njashtu si drejtori, i rafinuar ishte edhe pedagogu i burgut, Marash Mehmeti.

Nga mesi i prillit e morem lajmin per vdekjen e xhaxhit Enver.Te gjitheve na preku ky lajme.Disi kjo dukej sikur te ishte e pamundur dhe e papritur.Si te vdes shoku Enver Hoxha, fanari i marksizem-leninizmit boteror. Mendoja me wehte dhe thosha, mire qe vdiq, se me te do te vdes edhe koha e tij. Perpos Palit, Dautit dhe Mentorit, tjeter kujt sguxova tia shpreh hapur kete mendim.Vdekjen e xhaxhit, me se rendi e perjetoi baca Banush Berila. Diten e lajmit mbi vdekjen e Enver Hoxhes, ka qajte sikur femije.Tere diten ka shetitur, duke e mbajtur grushtin larte dhe duke thene lavdi i qofte.Kete e verejten edhe gardianet, por nuk i thane gje. Kujdestar ne karaoll ate dite ishte Ramadan Bllaca. Kur e pa bacen Banush ashtu te merzitur na tha, shiqoni Banushin, se po me duket sot nuk eshte mire me shendet. Baca Banush, me ato vetllat dhe  mustaqet e trasha, e shiqoj ashper gardianin, duke e share neper dhembe.

Ditet kalonin e ne vazhdonim jeten prapa grilave.Jeta brenda mureve rridhte ne dofare “binare normal”, me ate monotonine e rende, gati te padurueshme.Ditet i numeronim vetem kur kishim vizita, te cilat lejoheshin dy here ne muaj. Gjate vizitave, cmalleshim me me te dashurit dhe te afermit .Por, ndamja ishte shume e rende.E kam te veshtire ta pershkruaj. Dhimbete shpirti ne thellesine e vet. Nje gulqim,nje ngasherim, nje afshe qe te pervlonte, ma kaplonte trupin..  Viziten e pare te mait 1985 sdo ta harroj kurre. Shoqja ime, me kishte sjellur Vjosen e vogel per vizite. Une e kisha lene foshnje tre muajsh.Ajo tani kishte rreth nje vit e gjysme, dhe fliste per mrekulli.Ate dite mu duk e bukur si kukull. Por, ajo mezi me perqafoi.Ajo ikte prej meje, sepse nuk me njihte.I thoshte shoqes “kojme te pia”dhe kush ashte ky. Kjo ishte e paperballueshme, por te qaja nuk guxoja, sepse, turperohesha para shokeve. Por edhe sdija si te duroja, si ta ndalja lemshin e mbledhur ne fyt, qe ma nxinte frymen. Urrejtja ndaj pushtetit shoven serb dhe servileve (fatmiresisht jo te shumte) te tyre shqiptare, qe na beri te mos na njohin as femijet tane, ishte e papershkrueshme.

Ne ndarje, smunda as te pershendetem me babane tim,(Ramushin) qe asnje vizite nuk e ka leshuar pa me vizituar, dhe bashkeshorten ,e cila se kishte te lehte te kujdesej per dy femijte e mitur. Vetem Arten e perqafova. Sapo u ktheva brenda, me vrap u futa ne vc, dhe qava, derisa u ngopa.

Dhe tani, “demokratet e rinje”, qe skane provuar kurre ne lekure te tyre, se cdo te thot dhimbja dhe malli per me te dashurit, thone, duhet falur te kaluaren, sepse i tillle ishte sistemi. Qfar hipokrizie.Po, si ti falim ata, qe asnjehere nuk kerkuan falje, per te berat e tyre.Une nuk i urrej, sepse  te urresh dickend, ti ia mundeson atij qe ne menyre indirekte te sundoj me ty, por ama, do ti fal vetem ata, qe faljen e meritojne.

 

Tefik Ramadani-Qarri, 22.04.10



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora