E shtune, 27.04.2024, 05:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Takimi im me vajzën e poetit Janis Ricos, shkrimtaren Eri Rioco

E premte, 23.04.2010, 09:57 PM


PILO  ZYBA

 

TAKIMI IM ME VAJZËN  E POETIT  JANIS  RICOS,…  shkrimtaren …Eri  Rico

                                                                           

-  Nga blloku i  kujtimeve –

 

Me vajzën e poetit Grek Janis Ricos   ERI  (Elefteria), jam njohur për herë të parë në takimin që u zhvillua në vëndlindjet e babait të saj Jani Rico, me rastin e përvjtorit të vdekjes në vitin 1991.Një grua e shkurtër në trup, gjithnjë e qeshur, e përzëmërt, tepër e thjeshtë.

E pashë tek e shoqëronin një grup i tërë njerzish, poetë e shkrimtarë vëndas e të huaj, përfaqësues të shtetit e të bashkisë  së zonës. Nuk e dija se cila ishte, shikoja vetëm vargun e njerzve që lëvizte nga njëri drejtim tek tjetri.Ishin vite të vështira edhe për ne atë kohë, thjesht, vetëm nga veshja binim në sy që larg.Kisha një xhaketë që ma kishin dhuruar në dyqanin që punoja, mëngët më binin pak të gjata dhe supet dukeshin sikur i kisha futur në një thes të madh që nuk ishte për frutat që mbante brënda.Pantallonat i kisha të kthyera, e vetmja gjë që më binte për trupi ishte jaka e bardhë e një këmishe ardhur nga Australia.

U mundova disa herë ti dilja përpara për ti dhënë dorën e të prezantohesha por ishte e pa mundur. Të ftuarit dhe miqtë e babait ishin aq të shumtë sa ishte shumë e vështirë.

Në qendër të fshatit atë mbrëmje korriku sheshi kryesor ku ishte ngritur skena e madhe,  ishte mbushur aq shumë saqë kurrë në jetën time nuk kisha parë të mblidheshin për një njeri të vetëm, dhe thjesht për një poet.Nuk e kuptoja, Ricosi ishte komunist nga bindjet ( siç kisha lexuar ) por kapitalizmi po i. bënte ndere të mëdha.Ata që e kishin burgosur një jetë të tërë po i jepnin kurorën e artë.

Në port qëndronte  një anije e madhe me vela. Në velat e bardha të saj ishin shkruar poezitë e tij. Ishte natë, por poezitë lexoheshin shumë thjesht pasi goditeshin  nga projektorë të vegjël por të fuqishëm. Një megafon i madh recitonte poezitë e poetit. U dëgjua goditja e një topi dhe më pas anija e madhe nisi udhëtimin në thellësi të detit. Dhjetra fishekzjarrë pushtuan qiellin, sikur kërkonin të vini atje ku prehej shpirti i poetit.Recitimi vazhdonte, në megafonin e anijes ndërsa ajo rrëshqiste nën detin e mëndafshtë dhe hënën e plotë, që pasyronte fytyrën e bukur të saj në sipërfaqe të ujit.

- Ku vete kjo anije, pyes një zotëri që kisha pranë?

- Nëpër botë, më përgjigjet, lundron të çojë fjalën e tij në të gjitha limanet e botës.Të çojë kulturën tonë kombëtare dhe bashkohore te vëllezërit tanë por që flasin gjuhë të tjera.

Poeti me të bijën Eri Rico
Poeti me të bijën Eri Rico
E kisha humbur. Një ekran i madh shfaqte intervista dhe filmime të Ricosit.Më dukej se vetë dashuria e zotit kishte zbritun në tokë. Orkestara e madhe ushtonte dhe kori i kishte dhënë urdhër detit të heshte.Më dukej se vetë deti, ishte mahnitur nga përkujtimi që po i bënin Ricosit dhe kishte mbetur pa frymë. Hapësira e madhe detare i ngjante një skene që përcillte këngët, filmimet, zërat e njerzve.Të qeshurat e tyre fluturonin në hapësirën e natës, sikur kërkonin të kapnin yjet. Lart dhe poshtë qiell dhe yje.Yje dhe hëna e pasqyruar në ujë, apo deti pasqyrohej në thellësi të qiellit. Ora kishte kaluar nga dy e natës dhe nuk po kujtohej njeri të largohej, të gjithë dukeshin të dashuruar me mbrëmjen, me hënën, me yjet, që Ricosi i kishte prurë sonte për ta. Gjithandej shpërndaheshin pije, shishqebapë të pjekur, të gjithë hanin askush nuk paguante.Nuk di pse me dhimbje ato çaste kujtova Naimi, Migjenin, Nolin, Lasgushin, Fishtën, që ndonse i dhanë shpirtin artistik kombit tim, njëri i varroste dhe tjetri i zhvarroste për ti varosur më thellë.

Për herë të parë në jetën time dashurova ato që kisha shkruar, jo për lavdinë e mëpastajme, por për dashurinë që shprehnin njerzit për artistin, për poetin e tyre.Më dukej vetja si në ëndërr, ndonse mishi, vera e birra derdheshin lumë, unë nuk kisha pirë asnjë pikë. Më dukej sikur të gjithë më shikonin, sikur më përgjonin.Ndonse isha më i gëzuar se ata, në këtë mbrëmje madhështore e ndjeja veten të vetmuar.Të vetmuar përballë kombit tim që artistët i kishte thjesht shërbëtorë të politikës.E bija e Ricosit rrinte përballë një telaje me foton dhe librat e babait, dhe njerzit me radhë bënin foto me të. Mora frymë thellë, sikur do nisja ndonjë  garë maratone, vendosa të vija, por nuk e di se çfar më marmaroste në vënd.Më dukej sikur më shikonin të gjithë. Njerzit grupe vinin dhe grupe iknin, unë kisha mbetur në këmbë. Rashë në sy pa e kuptuar, një polic më vjen pranë dhe më pyet:

- Nga jeni ju, çfar kërkoni?

- Jam shqiptar, i thashë!

- Shqiptar… ai shprehu një ndjenjë të thellë habie pastaj shtoi… Largojuni që këtu. Ai atje është Ministri i Jashtëm Samaras. Por nuk më preku me dorë, e dinte mirë që sytë e të gjithëve ishin te ne.

- Nuk kam ardhur për ministrin por për Erin, drejtova gishtin tregues nga vajza e Ricosit.

Polici mbeti si i murosur.U kthye nga Eri dhe vetëm me paraqitjen e tij i dha të kuptonte se kisha ardhur për të.

Eri u shkëput nga grupi dhe më erdhi pranë.

- Urdhëroni, mua më kërkoni ?

Fjalët nuk po e kalonin dot folenë e gojës.Vetëm po e shikoja, më dukej e pabesushme që isha pranë saj. – Nga cili fshat jeni? Ishte krejt e thjeshtë, e qetë.

- Nga Shqipëria, ju përgjigja si i zënë në faj.Kanë kaluar 19 vjet që at’herë. Po ti mendosh sot këto veprime duken qesharake.

- Shqipëria nuk është fshat!

Unë tunda kokën.

- Ejani të bëjmë një foto!

Hodha vështimin rreth, më dukej sikur të gjithë më shikonin mua.Nuk pranova.

Ajo më mori për dore dhe më uli në radhën e parë.

- Sa të mbaroj fotografitë do vij, më tha, dhe u largua jo më shumë se 6 – 7 metra larg.

Unë kisha humbur në botën time, kisha muaj pa parë fëmijët, gruan, prindrit.Malli mi kishte mposhtur ndjenjat, por vështrimet e të gjithëve kishin një peshë akoma më të rëndë sa isha gati të bija në gjunjë. Mendova të largohesh, por edhe nuk doja, ajo vetë më tha se do rrinte me mua.

Ministri u përshëndet dhe u largua, bashkë me të dhe një pjesë e madhe e shpurës së tij.

Njerzit u daravitën disi, tek-tuk dukeshin vënde bosh.

Eri erdhi pranë, më vuri dorën në sup:

- Keni kohë që jeni në Monevasia?

- Një vit, mu duk se i thashë. Nuk e di a më kuptoi apo dëgjoi!

Njerzit i vinin pranë por shikonin që ajo nuk i pyeste dhe largoheshin vetë. Më në fund sheshi filloi të rrallohej.

- Pse erdhët konkretisht në Monevasia, e dinit më parë?

- Jo, u përgjigja, dija që ishte vëndlindja e Ricosit prandaj erdha. Babai juaj atherë ishte gjallë.

Ajo më pa thellë në sy dhe buzëqeshi lehtë, shumë lehtë.Buzëqeshjen ja lexova nën dritën e hënës, ndërsa tinguj e zërit më duket se i kam ende në qiellin e thellë të kujtimeve.

Dikush erdhi na pruri një tabaka me shishqebapë dhe  një shishe verë, në të vërtetë nuk e pashë ti porosiste. Na i vunë përpara.

- Hani, ajo më zgjati njërin prej tyre!

Unë nuk bëra as më të voglën lëvizje.

- Do ti hamë bashkë, tha, e shikoni edhe unë nuk kam ngrënë.Fillojë të hante dhe tjetrin ma la mua në dorë. Mbushëm gotat dhe u harruam në bisedë. Të tjerët po e prisnin por ajo nuk po luante nga vëndi. Yjet filluan të fshiheshin në thellësi të detit, filloi të agonte. Era e jodit po e mbyste mishin dhe aromën e thartë të pijeve.

I shikoja sytë, buzët, trupin e pakët.”Duhet të jemi moshatarë”, mendova, dhe më vonë e vërtetova që nuk kisha gabuar.

- Ku punoni?

- Te lokali i Panajotit.

- Kafen e mëngjesit do ta pimë atje, më pëshpëriti buzagaz, dhe tregoi lokalin ku punoja.

Unë  buzëqesha dhe hodha sytë në thellësi të detit sikur po i thosha: “ Mëngjesi erdhi, ja dita po del”.

Ajo i kuptoi mendimet e mia dhe qeshi pa parë nëse po e shikonte njeri.E qeshura iku nëpër  natë, u fut në thellësi të detit etë qiellit, sikur donte të lajmëronte engjëjt për gëzimin  saj.

Nuk di pse zëri i saj mu duk si qeshja e fëmijëve të mi, kisha një vit pa i parë, djali ishte shtatë vjeç ndërsa vajza vetëm tre.

 

- vijon -



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora