E shtune, 27.04.2024, 10:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Halil Gashi:U promovua libri “Dy Gjytete thërrasin Ndergjegjën” të autorit Hasan Zekaj

E diele, 25.04.2010, 12:41 PM


Në sallën e Teatrit profesionist Istref Begolli në Pejë sot u Promovua libri  “Dy Gjytete thërrasin Ndergjegjën” të autorit Hasan  Zekaj

 

“ Kujdesuni për mëndimin tuaj, sepse jeni përgjegjës para historisë”

 

Nga Halil Gashi

 

Historija e Krasniqës se Vëndit është Monografi  e cila flet për trashigiminë e madhe që thrret ndergjegjën  në anën e fshtarve të Kryedrinit  Jabllanicë e Madhe (Alba e Madhe) , Radac, Novosellë( Fierzë) Jabllanicë e Vogël ( Alba e vogël).

 E kaluara mëson për  vertëvehtën, vetëvetja për të tashmën , e tashmja për të arrdhmën, andaj ta  bejmë një rrugëtim nëpër përiudhat dramatike , të dhembjës , të historisë se popullatës se  se treves se Krasniqës  se Vëndit , të Lugjeve të Haxhi Zekës dhe vënbanimeve të përafërta , që shquhën  edhe më zhvillime të veqanta  brenda historisë se kombit. Janë këto fjalë të autorit  të vëndosura në parathenjën e këtij libri, i cili veqon se moto e imja deria sa shukruaja librin ishte thenja e Hasan Prishtinës “ Kujdesuni për mëndimin tuaj, sepse jeni përgjegjës para historisë”

Pejë, 24.prill

 Në Sallën përplot të Teatrit “ Istref Begolli” në Pejë,në organizim të Drejtoratit për kulture, rini dhe sport të komunës se Pejës , sot u bë Promovimi i Librit të Profesor Hasan zekaj “Dy Gjytete  thërrasin Ndergjegjën”, Monografi kjo për disa fshatra të Kryedrinit.Duke për librin  redaktori i Librit Ali Demë Jasiqi ka vequar se Autori në kte libër përshkruan ngjarjët e personaliete te ndryshme  në një hapsirë të caktuar , por që  reflektohen  në mbarë Kosovën, për të mos thenë  edhe në mbarë shqiptarinë. Në libër përshkruhën ndodhitë që janë zhvilluar  në kohë të ndryshme në një hapsirë që autorie quan Krasniqja e Vëndit. Ndodhi këto të ndodhura nga shekulli i XII të , pastaj sundimi Osman, atij Sllav për të sjellë kështu shumë fakte për keqtrajtimin e banorve të kësaj treve , që përndryshe njihet si Podgur.

            Radeaktori i librit Ali.D.Jasiqi në veqanti foli për kapitullin e ketij libri i cili siq tha Ai flet për masakrat që i kanë bërë horrdhitë çetnike  mbi popullatën e pa mbrojtur shqiptare në kohë të ndryshme,në liber janë sjellë emerat e të ekzekutuarve qoftë kohën e sundimit të Mretrisë  se Jugosllavisë , apo ish Jugosllavisë  siq ishte aksioni i grumbullimit të armve  si dhe përsekutimet e tjera të shqiptarve të kësaj treve . Andaj, libri Dy Gjytete  thërrasin ndergjegjën është vepër që në një mënyrë plotëson historinë e Kosovës dhe të mbarë shqiptarisë vlersoi Kritiku dhe redaktori i librit Ali dem Jasiqi.

 

 Për librin foli edhe konsulenti i këtij libri Historiani Jusuf Osamanaj, i cili vlersoi kontributin e autorit për grumbullimin  dhe prezentimin e një morie faktesh historiografike të cilat lypsin hulumtuar dhe ndriquar në  të gjitha fushat  dhe në të gjitha përiudhat  që ato kanë ndodhur , për të mos ia lenë harresës ti zhduki , ashtu si ka ndodhur më shumë ndodhi të Kosovës.

 Duke falenderuar  të pranishmit dhe të gjithë ata që ndihmua në botimin e këtij libri autori i Librit rofesor Hasan zekaj tha se moto e imja gjatë shkrimit të ketij libri ishte thenja e hasan prishtinës  “ Kujdesuni për mëndimin tuaj, sepse jeni përgjegjës para historisë” Kurse Charles M. Andres , historian Amerikan ishte frymzues i imi për përkushtimin e madhe që pata për librin , “As një popull nuk mund të konsiderohët zotërues i historisë se vet, derisa dokumentet e tijë publike  të zbulohën, të mos gjurmohën e të mos mblidhën, derisa të mos vihën në dispozicion të hulumtuesve e pastaj të studiohën sistematikisht dhe të vlersohët përmbajtja e tyre.....kjo thenje e tijë  më dha forcë që të jap edhe unë një kontriut për popullin timë , për bashkë qytetarët e mijë të Kryedrinit për ata që ishin gjithmonë  në rradhët e para të atdhetarisë në mbrojtje të atdheut.



(Vota: 16 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora