| E diele, 25.04.2010, 12:41 PM |
Në sallën e Teatrit profesionist Istref Begolli në Pejë sot u Promovua libri “Dy Gjytete thërrasin Ndergjegjën” të autorit Hasan Zekaj
“ Kujdesuni për mëndimin tuaj, sepse jeni përgjegjës para historisë”
Nga Halil Gashi
Historija e Krasniqës se Vëndit është Monografi e cila flet për trashigiminë e madhe që thrret ndergjegjën në anën e fshtarve të Kryedrinit Jabllanicë e Madhe (Alba e Madhe) , Radac, Novosellë( Fierzë) Jabllanicë e Vogël ( Alba e vogël).
E kaluara mëson për vertëvehtën, vetëvetja për të tashmën , e tashmja për të arrdhmën, andaj ta bejmë një rrugëtim nëpër përiudhat dramatike , të dhembjës , të historisë se popullatës se se treves se Krasniqës se Vëndit , të Lugjeve të Haxhi Zekës dhe vënbanimeve të përafërta , që shquhën edhe më zhvillime të veqanta brenda historisë se kombit. Janë këto fjalë të autorit të vëndosura në parathenjën e këtij libri, i cili veqon se moto e imja deria sa shukruaja librin ishte thenja e Hasan Prishtinës “ Kujdesuni për mëndimin tuaj, sepse jeni përgjegjës para historisë”
Pejë, 24.prill
Në Sallën përplot të Teatrit “ Istref Begolli” në Pejë,në organizim të Drejtoratit për kulture, rini dhe sport të komunës se Pejës , sot u bë Promovimi i Librit të Profesor Hasan zekaj “Dy Gjytete thërrasin Ndergjegjën”, Monografi kjo për disa fshatra të Kryedrinit.Duke për librin redaktori i Librit Ali Demë Jasiqi ka vequar se Autori në kte libër përshkruan ngjarjët e personaliete te ndryshme në një hapsirë të caktuar , por që reflektohen në mbarë Kosovën, për të mos thenë edhe në mbarë shqiptarinë. Në libër përshkruhën ndodhitë që janë zhvilluar në kohë të ndryshme në një hapsirë që autorie quan Krasniqja e Vëndit. Ndodhi këto të ndodhura nga shekulli i XII të , pastaj sundimi Osman, atij Sllav për të sjellë kështu shumë fakte për keqtrajtimin e banorve të kësaj treve , që përndryshe njihet si Podgur.
Radeaktori i librit Ali.D.Jasiqi në veqanti foli për kapitullin e ketij libri i cili siq tha Ai flet për masakrat që i kanë bërë horrdhitë çetnike mbi popullatën e pa mbrojtur shqiptare në kohë të ndryshme,në liber janë sjellë emerat e të ekzekutuarve qoftë kohën e sundimit të Mretrisë se Jugosllavisë , apo ish Jugosllavisë siq ishte aksioni i grumbullimit të armve si dhe përsekutimet e tjera të shqiptarve të kësaj treve . Andaj, libri Dy Gjytete thërrasin ndergjegjën është vepër që në një mënyrë plotëson historinë e Kosovës dhe të mbarë shqiptarisë vlersoi Kritiku dhe redaktori i librit Ali dem Jasiqi.
Për librin foli edhe konsulenti i këtij libri Historiani Jusuf Osamanaj, i cili vlersoi kontributin e autorit për grumbullimin dhe prezentimin e një morie faktesh historiografike të cilat lypsin hulumtuar dhe ndriquar në të gjitha fushat dhe në të gjitha përiudhat që ato kanë ndodhur , për të mos ia lenë harresës ti zhduki , ashtu si ka ndodhur më shumë ndodhi të Kosovës.
Duke falenderuar të pranishmit dhe të gjithë ata që ndihmua në botimin e këtij libri autori i Librit rofesor Hasan zekaj tha se moto e imja gjatë shkrimit të ketij libri ishte thenja e hasan prishtinës “ Kujdesuni për mëndimin tuaj, sepse jeni përgjegjës para historisë” Kurse Charles M. Andres , historian Amerikan ishte frymzues i imi për përkushtimin e madhe që pata për librin , “As një popull nuk mund të konsiderohët zotërues i historisë se vet, derisa dokumentet e tijë publike të zbulohën, të mos gjurmohën e të mos mblidhën, derisa të mos vihën në dispozicion të hulumtuesve e pastaj të studiohën sistematikisht dhe të vlersohët përmbajtja e tyre.....kjo thenje e tijë më dha forcë që të jap edhe unë një kontriut për popullin timë , për bashkë qytetarët e mijë të Kryedrinit për ata që ishin gjithmonë në rradhët e para të atdhetarisë në mbrojtje të atdheut.