E diele, 28.04.2024, 05:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Pilo Zyba

E diele, 25.04.2010, 02:27 PM


Pilo Zyba

 

 

B A J R O N I T

 

Karvani si varg poeme hyri në Janinë,

Portat hapën krahët, shprehnin dashurinë?

 

Kjo kala me mure guri pa çallma e taborrë,

Mbretëri që njeh liri përmbi perëndorë.

 

Rreth oxhakut flaka hidhet e zihet me gurë,

Mjekra e bardhë e Aliut borë që s'shkrin kurrë.

 

Tymi nargjilesë dridhet  niset nëpër botë,

Brënda tij  mendimet  që i  fsheh në kokë.

 

Tespiet    mban në gishta, e  dredh nëpër duar,

Janë  numuri i betejave    Ai  ka  fituar.*

 

Fustanella palë-palë një zog i pa kapur,

Ty tu duk që larg o mik, një libër i hapur.

 

Kur dëgjove iso labe, pse u trëmbe shumë,

Brënda oshëtinte Drinua e Vjosa me shkumë.

 

Fustanellën kur e veshe ku ta dije ti,

Do i fusje nëpër vargje, ata në histori.

 

*Pas çdo beteje të fituar  Aliu  Pasha shtonte një  gogël në tespie.

 

 

KOKA  E ALI PASHËS

 

Çfar mendonte vallë koka e Aliut,

ndërsa rrokullisej poshtë nëpër gurë

kalaja dhe disku i hënës venitej,

sytë vatra zjarri edhe shpirti furrë?

 

Çfar mendonte vallë koka e Aliut,

në torbën e madhedrejtuar Stambollit

ndërsa ulërinin erërat e veritput

dhe hudhnin robëri mbi shpatull të kombit?

 

Koka e Aliu çfar mendonte vallë,

me mjekrën e bardhë si borë e pa shkelur

" Sikur dhe njëherë të isha i gjallë,

turk në tokën time nuk do kishte ngelur"

 

Po padishahu çfar mendonte vallë,

kur kokë e Aliut i vajti dhuratë:

" Nga të katër rojet që janë në shkallë,

sot që vjen Aliu do t'i bëni shtatë".

 

Çfar mendonte vallë te derë e Sulltanit,

koka e Aliut vënë mbi bedenë:

" Dhe pse jam e prerë m shpatë e ferman,

mijra vjet pas vdekjes feikën do ma kenë".

 

 

TE  UJË  I  FTOHTË    TEPELENË

 

Te ujë i ftohtë në Tepelenë

blegërin një qengj, rrjedh një burim

mbi rrapinj rrezet e diellit venë

reflekse dritash të thurin me nxitim.

 

Këtu dhe birra dhe koka - kola

mbeten të dyja me një akt,

që larg burimi dhe jehona

vijnë me kërcimin katarakt.

 

T ujë i ftohtë në Tepelenë

ulen thëllëzat e me nxitim,

buzët e bukura fshehur i vënë

dhe pinë ndjenjat tek një burim.

 

Te ujë i ftohtë në Tepelenë

ndaloj sa herë vij nga mërgimi,

në çdo qelizë e në çdo venë

brënda meje udhëton burimi.

 

I harruar në këtë mister

prehem verës uur nën një hije,

fjalët që uji dhe flladi më sjell

janë shprehje malli e fjalë dashurie.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora