E diele, 28.04.2024, 12:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Kasam Shaqirvela: Poezi nga libri ''Shpresë e thyer''

E diele, 25.04.2010, 02:15 PM


Kasam  ShAQIRVELA

 

B i o g r a f i a

 

shkurt për autorin

 

-Kasam Shaqirvela u  lind më 27.02.1955 në   Gajre të Tetovës

-Ka kryer fakultetin e Elektroteknikës(ekspert për elktronikë-telekomunikacion)

 

        

      *  Aktualisht ushtron disa poste udhëheqëse publike:

-Ddrejtor gjeneral në kompaninë JETA-AIR.

-Vicepresident i Odës Ekonomike për Turizëm të Maqedonisë.

 -Drejtor i botimeve në Shtëpinë Botuese “VELA & JETA-AIR” publishing house

 

 

* Krahas angazhimit professional, vepron si studiues i pavarur, merret me:

- letërsi(poezi, prozë, eseistikë, etimologji)

            - përkthime(flet dhe shkruan disa gjuhë të huaja)

                        - histori(lashtësia dhe antikiteti)                            

                        - shkencë(terminologjia e informatikës,  turizmit).

 

B i b l i o g r a f i a

Veprimtaria krijuese

deri tani ka botuar këto vepra: Letrare

Poezi:

1. KËNGË BILBILI                           vjersha për fëmijë  

2. KOHË E LIGË                               poezi për të rinj  

3. DALlGË DAShURIE                      poezi rinore  

4. ShPRESË E ThYER                                   poezi për të ritur

5. AJO QË PËRSËRITET                     poemë

Prozë

6. E BUKURA DhEUT                       përralla

 

janë në botim:

7. AShT QË MBIN                                               poezi

8. KthIM  TEK  RrËNjËT                                    poema të shkurtra

9.  KËNGË    VONUARA                                  poezi

10. DIALOG  NDJENjASh  E  ËNDRrASh       poezi, antologji

11. DIJALOG NA ^USTVA I SONI[TA         poezii, antologija

 

ka në dorëshkrim:                                         

13. NOVELA  E  TREGIME                                novelë

14. UJMIRI                                                         roman

15. VELA ndër shekuj  monografi Shkencore

është në botim:

1. Terminological Dictionary of Informatics             lexicography

ka në dorëshkrim:   

2. Fjalor Terminologjik i Iinformatikës                     leksikografi

3. Terminological Dictionary of  Tourism                 lexicography   

 

Boblioteka: P o e t i k a

 

Recensent: Jani Malo

 

Redaktimi, korrektimi dhe lektorimi: Sh.B.” V E L A ”

 

Në ballinë paraqitet pëllumbi i paqes

 

Librimi: Autori

e-mail:kasamvela@yahoo.com

web faqe: www.kasamshaqirvela.com

 

© Kasam Shaqirvela. Të gjitha të  drejtat të rezervuara vetëm për autorin.

 

Ò “Shpresë e Thyer”-Kasam Shaqirvela, i regjistruar si prodhim intelektual.

 

 

Kasam  ShAQIRVELA

 

 

ShPRESË  E  ThYER

 

( p o e z i )

 

V E  L A

 

 

 

BËRE  ZOT  ËNDËRr

 

(cikli i parë)

 

BËRE  ZOT  ËNDËRr

 

Një ditë makushi seç po vraponte

Si duket dikush keq e trazonte

Një pluhur pas vetes, lart po e çonte

Mjegulla e pluhurit vetë e hutonte

 

 Vrapoi,vrapoi derisa u lodh

Në mes shkretëtirës u ndal e u drodh

Kokën e futi n’zallë, me trup u mblodh

Një ëndërr e keqe,zhgjëndërr po i ndodh

 

Nuk shihte asgjë, me kokë të futur n’zall

Kujtonte se nuk e shihnin dhe atë këlyshët

Vet me vete thoshte, shpëtova nga ky hall

S’do mund të më gjejnë bisha-der-bishat.

 

Kur ndjeu dhimbje në kofshën e pasme

Nga bisha e malit që me dhëmbë e kapte

Bëre zot ëndërr tha, ndoshta mua s’po më ha?

Akoma të shkretën, shpresa po e mbante.?!

 

 

CIGANI  BËN  SEFA

 

Kur cigani bën sefa

S’don t’ia dijë a ka, a s’ka

E bën qejfin si ia don shpirti

Si pengon Muhamedi as Krishti

 

Se s’ka shtëpi, e ka veturë ?

Ky problem se lodh kurrë

Atij, një televizor i mjafton

Qejfin shpirtit t’ia  mbaron !

 

Kënaqësi vetes i bën madje tek !

Në tavolinë rri si kukurek

Një raki dopjo dhe meze në pjatë

Kështu ai, jetën e çon gjatë?!

 

Ti i thuash xhip e tjetri gabel

Dikush e quan rom apo mangell

S’i bën përshtypje, nuk e trazon fare

Prapë e çon t’vetën madje ashiqare

 

Jeta rrëmujë prapseprap i kalon

Don ai kështu apo nuk don !

Ai nuk ndryshon edhe pas kësaj !

Vetëm jeta e tij këtë do ta lajë.

 

 

DEMOKRATËT

 

Demokratë ore! Demokratë !

Si nuk u ndalët  ditë e natë

Duke i premtuar popullit të ngaratë

Jetë të qetë, jetë të begatë?!

 

Teori shumë e bukur

Oratori shumë e përsosur

Bjerni ore bjerni ju thot lala

Se,edhe këta punë kanë të sosur.

 

Madje në praktikë se ç’punoni

Ju me popullin manipuloni

Reforma ekonomike po ofroni

Provizioni rroftë Provizioni.!

 

Infrastrukturën e rregulloni ?!

Rrugë e trotoare bukur i shtroni

Stilin evropian e keni futur?

Po më duket se jeni duke u ngutur?!

 

Ndërmarrjet shoqërore i keni përpunuar

Dhe shumë njerëz keni punësuar

S’ka rëndësi sa janë profesionalë

Vetëm le të jenë t’oxhakut pehlivanë.

 

Dhe një paradoks sakaq po duket

Brenda natës,fabrikantë ne po kemi

Kështu partia u dashka të ruhet

Nuk ka rëndësi,se ne nuk jemi?!

 

E kur të vijë radha përsëri

Të ndërrohen vendet në pushtet

Ky popull duhet më ta dijë

Atij që ia jep,t’i kërkoj llogari.

 

Dje kush ishit, e sot ku jeni ?!

Mos e haroni shumë shpejt ?

Se ndoshta prapë aty do të ktheheni

Andaj kujtojeni se ndryshimi ngjet.

 

E po patët mundësi të mos ktheheni

Ndërgjegjja s’ju lë të qetë

E nëse ju detyrojnë kur të zbeheni

Populli do t’ua jep shpërblimin vetë.

 

 

  DEPUTETI

 

Kemi ne të drejtë

E kemi dhe detyrë

Të zgjedhim deputet

Me votën tonë të lirë

 

E zgjodhëm me dëshirë ?

Apo pa vullnet ?

Ç’ka kjo rëndësi?!

Le të jet deputet

 

Deputet ore deputet

Ke ngel veç me fjalë

Mos i luaj këmbët

Akoma pa hyp n’kalë

 

Se fjalët e mëdha

Punë të vogla t’pjellin

Veprimet meskine

Mosbesim do t’sjellin

 

Edhe pasi t’hypësh

Ndonjëherë n’kalë

Mundohu që t’kapesh

Për fre e samarë

 

Kurrë, ata frerë

Mos i tërhiq prap’

Se t’praptohet kali

E se bën dot zap

 

Dhe po qe se s’kapesh

Mirë për jela t’mbahesh

Shpej e shpejt do t’biesh

Nën thundra do t’zihesh

 

Nuk do të ngrenë

Kontigjentet me vezë

As nuk do t’shpëtojë

Sallami holandez.

 

Vota e popullit

Është barometër

E paguan shtrejntë

Ti radhën tjetër

 

 

DITË    VËShTIRA

 

Kaloj ditët më të vështira të jetës sime

Rri tërë ditën i mbërthyer në zyrë

Brenda tre mureve që ma mpijnë jetën time

Përpara kam dritaren, që shikoj me detyrë

Dhe vetëm numëroj t’rastit kalimtarët

Bashkë me ata më hovardarët

Që pas punëve të veta n’qytet kanë dalë

Të them të vërtetën, as shokët s’po më vinë

Nuk ma çelin derën, as për mua duan të dinë

Unë ankohem se nuk bëj gjë

Kalon tërë dita, dhe punë s’ka

Kam dhe do borxhe që m’duhet me i la

Nuk di si t’a bëj, më keq nuk ka

Ja, nga mesi i ditës u duk në derë

Një shok shkolle që më bën respekt

Dhe unë atij i bëj shumë nderë

Erdhi për t’më pa, mbase dhe për diçka

Kur ma pa gjendjen shpirtërore

Boll i mirë doli kurgjë nuk më tha

U detyrova t’i them atij  prore

Unë e kam dert ore zotëri këtë gjë

Po mu përgjigj! Ty ta kam lënë detyrë

Se kur do ta kryejsh, ti e di më mirë

Ishte shoku n’këto çaste të vështira

Që ditët e këqia mi bën të mira

Më tha, optimizmi është pasuri

Më e madhe,që mund ta ketë një njeri

Unë prapë e pyes vetën time

Si ka mundësi të më ndodhë kjo gjë?

Tani kur s’kam qarkullim e as para

Shokët që dikur s’mu ndanin drekave

                                           e darkave

Ka shumë kohë që nuk i kam pa?!

 

17 /11 /2000

 

   PËRShËNDETJE

(nga tavolina e shoqërisë)

 

Unë me shkas po ju përshëndes

E dij se borxh do t’ju mbes

Prandaj, ju   uroj me dëshirë

Ditë të mbarë të keni gdhirë

 

Më vjen keq se po largohem

Unë prej juve në këtë çast

Përsëri me ju takohem

Sa herë që puna ta ketë dashtë

 

Po ju them hiç pa doreza

N’dorë ju ngeli e derës rezja

Mos t’ju mbetet aspak hatri

Kështu  e ka i burnisë sharti

 

S’bën të bësh vetë komedi

luaj me vetulla,luaj me sy

Herë herë, qeshë me faqe

Dhe lagë buzët nën mustaqe

 

Me zë të lartë porosit  kafenë !?

I  krekosur dhe mbahet si bos

Nga xhepi nxjerr portmonenë

Dhe prapë e fut si ta kishte bosh !

 

Deri kur kështu do të sillet ?

Ky patron ,njeri i “nderuar”!

Të fton, kafenë me ta paguar ?         

Pastaj të len me presh në duar !

 

Janar , 1999

restorant "Belvedere"

 

 

PARLAMENTI

 

Na u dëshmua edhe një herë

Ajo e zeza në parlament

Që është e shëmtuar ngaherë

Për ta dalluar s’do  mend.

 

Dy partitë tona shqiptare

Po garojnë me nxitim

Njëra në pozitë mbahet krenare

Tjetra n’opozitë krejt  n’trishtim.

 

E lutë njëra palën tjetër

T’i japin votat për këtë moment

Nga radhët e tyre prej shokut vjetër

Doli propozimi për president

 

 Tani fillon cirku i vërtetë

Pozita e zgjatë fjalën me qesëndi

Po i thot haptas se votat s’do t’i jepë

Madje e sulmon tjetrën me energji

 

Ia paska dhënë fjalën dikujt tjetër

E s’luan nga fjala buri i parlamentit

Edhepse e kishte kundërshtar të vjetër

Tani na e meritoka kryetar i Kuvendit

 

Epilogu është më se i qartë

Edhe këtë radhë votoi shqiptari

I ndarë në një jo… të lartë

Prandaj dhe fitoi kundërshtari

 

 

KRYEPARI

 

Kryepari i fisit

Deshi të marshojë

Shpejt mblodhi Parinë

Dhe në sulm e lëshojë

 

Bredhi fisi anembanë

Derisa u lodh

Kryepari dha një urdhër

Fisi prapë u mblodh

 

Por kur deshi përsëri

Që t’i nxjerrë në gjah

Ai që pati pak njerëzi

Ndërgjegjja s’e la

 

Ata tjerët që plaçkitën

E ndjekën edhe më

Derisa nuk arritën

Zullum të ken bë

 

Zullumqarët u forcuan

Dhe s’pyesnin kryepar

Sepse i drejtonte kryefisi

Që ish shumë autoritar

 

Kryeparin e zu halli

S’po dinte çka me bë

T’urdhëroj që t’i ndali

Kryefisi s’do ta lë

 

E kishte rrokë paria

Si lumi me vërshimë

Barka po i lëkundej

Kush do t’bie viktimë?!

 

Edhe pse po dukej

Se e mbante timonin

Punët në pari

Tjerët i kordinonin

 

Ata i bienin fyellit

Gishtat pa lëvizur

Ison e mbanin tjerët

Që ishin të ngjizur

 

Vallë ku na mbeti

Medet çka u bë

A thua krypari treti

Apo nuk ka zë

 

Mbase po e mbanin

Veç për formalitet

Punët i bënin tjerët

Në të tij autoritet.

 

Po donte  i shkreti

Nga vallja për të dalë

Por se lejonin të tjerët

Përderisa të jetë gjallë.

           

 

U DUKEM SI I SËMURË

 

Dikur kisha shumë shokë

Ditë e netë rrinim tok

Më ecte puna, kisha para

Qerasjet shkonin pa ja da

 

Erdhi koha tjetërfare

U bë shoqëria me interes

Prej kur filloi t’ndalet puna

U ndalën qerasjet, u kthye guna!?

 

Tani, ata shokët e mi

Nga unë po frikohen

Më shikojnë me habi

Sikur tu kem bërë magji

 

Si më pare, s’po më afrohen

Sikur të kem sëmundje ngjitëse

Sikur druhen, me mua kur takohen

Edhe biseda u duket e mërzitshme.

 

Po po, këtë gjë unë e di !

Tani, puna s’më shkon asesi

Nuk qeras më, as kafe as raki ?!

Prandaj më s’kam dhe shoqëri.

 

nëntor, 2000

 

 

VARGU  I  NGUJUAR

 

Fjalën ma kanë lidhur

Vargun ma kanë ngujuar

Edhe pse eci i lirë ?!

Në shpirt jam i pushtuar

 

Bëj përpjekje maksimale

Të mundimshme si në lindje

Të çlirohem nga këto halle

Që po më lodhin në bindje

 

Më kanë futur në humnerë

Në t’im shpirti skëterrë

Thashetheme dhe përgojime

Që dalin nga gjenerata ime

 

Pushtuesin, gjatë e mbaj në shpinë

Sikur rriqrën, që kaut i ngjitet

S’më lë lirshëm të marrë frymë

Si duket dhe forca po më fashitet

 

Po mundohem disi të largohem

Në këto rrokullima t’mos involvohem

Nuk dua hiç të armiqësohem

Por ama,as të miqësohem.Sepse

 

Siç thot populli me urti t’vet

Shiko punën, mos i fut vetit siklet

Hyp se t’vrava, zdryp  se t’vrava

Njësoj ty, nënën ta kava  ?!

 

Edhe me vend kur i shanë

Edhe pa vend kur i lavdëron

Gjithmonë ai i drejti  

Njëlloj e pëson?!

 

 

NDËRrIMI  I  MOTEVE

 

Hajde njerëz në këtë çast

Ngreni gotat dhe cakërroni

Ndërrimin e moteve ju festoni

Dhe për mot ju uroni

Jetë të lumtur dhe shëndet

Paçi ju për mot e vjet

Ne po hyjmë në milenium të ri

Presim vitin 2001

Na priftë neve çdo e mbarë

Për qëllimet tona në plan kombëtar

Dhashtë zoti dhe u realizoftë

I tërë populli na u bashkoftë

Gjithmonë me punë u bekoftë

Si në plane dhe veprime

Këtë ju uron zemra ime.

                                    G ë z u a r!

 

ora 23:39/00:00

31 /12 /2000

Gostivar



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora