| E diele, 25.04.2010, 02:15 PM |
Kasam ShAQIRVELA
B i o g r a f i a
shkurt për autorin
-Kasam Shaqirvela u lind më 27.02.1955 në Gajre të Tetovës
-Ka kryer fakultetin e Elektroteknikës(ekspert për elktronikë-telekomunikacion)
* Aktualisht ushtron disa poste udhëheqëse publike:
-Ddrejtor gjeneral në kompaninë JETA-AIR.
-Vicepresident i Odës Ekonomike për Turizëm të Maqedonisë.
-Drejtor i botimeve në Shtëpinë Botuese “VELA & JETA-AIR” publishing house
* Krahas angazhimit professional, vepron si studiues i pavarur, merret me:
- letërsi(poezi, prozë, eseistikë, etimologji)
- përkthime(flet dhe shkruan disa gjuhë të huaja)
- histori(lashtësia dhe antikiteti)
- shkencë(terminologjia e informatikës, turizmit).
B i b l i o g r a f i a
Veprimtaria krijuese
deri tani ka botuar këto vepra: Letrare
Poezi:
1. KËNGË BILBILI vjersha për fëmijë
2. KOHË E LIGË poezi për të rinj
3. DALlGË DAShURIE poezi rinore
4. ShPRESË E ThYER poezi për të ritur
5. AJO QË PËRSËRITET poemë
Prozë
6. E BUKURA DhEUT përralla
janë në botim:
7. AShT QË MBIN poezi
8. KthIM TEK RrËNjËT poema të shkurtra
9. KËNGË TË VONUARA poezi
10. DIALOG NDJENjASh E ËNDRrASh poezi, antologji
11. DIJALOG NA ^USTVA I SONI[TA poezii, antologija
ka në dorëshkrim:
13. NOVELA E TREGIME novelë
14. UJMIRI roman
15. VELA ndër shekuj monografi Shkencore
është në botim:
1. Terminological Dictionary of Informatics lexicography
ka në dorëshkrim:
2. Fjalor Terminologjik i Iinformatikës leksikografi
3. Terminological Dictionary of Tourism lexicography
Recensent: Jani Malo
Redaktimi, korrektimi dhe lektorimi: Sh.B.” V E L A ”
Në ballinë paraqitet pëllumbi i paqes
Librimi: Autori
e-mail:kasamvela@yahoo.com
web faqe: www.kasamshaqirvela.com
© Kasam Shaqirvela. Të gjitha të drejtat të rezervuara vetëm për autorin.
Ò “Shpresë e Thyer”-Kasam Shaqirvela, i regjistruar si prodhim intelektual.
Kasam ShAQIRVELA
ShPRESË E ThYER
( p o e z i )
V E L A
BËRE ZOT ËNDËRr
(cikli i parë)
BËRE ZOT ËNDËRr
Një ditë makushi seç po vraponte
Si duket dikush keq e trazonte
Një pluhur pas vetes, lart po e çonte
Mjegulla e pluhurit vetë e hutonte
Vrapoi,vrapoi derisa u lodh
Në mes shkretëtirës u ndal e u drodh
Kokën e futi n’zallë, me trup u mblodh
Një ëndërr e keqe,zhgjëndërr po i ndodh
Nuk shihte asgjë, me kokë të futur n’zall
Kujtonte se nuk e shihnin dhe atë këlyshët
Vet me vete thoshte, shpëtova nga ky hall
S’do mund të më gjejnë bisha-der-bishat.
Kur ndjeu dhimbje në kofshën e pasme
Nga bisha e malit që me dhëmbë e kapte
Bëre zot ëndërr tha, ndoshta mua s’po më ha?
Akoma të shkretën, shpresa po e mbante.?!
CIGANI BËN SEFA
Kur cigani bën sefa
S’don t’ia dijë a ka, a s’ka
E bën qejfin si ia don shpirti
Si pengon Muhamedi as Krishti
Se s’ka shtëpi, e ka veturë ?
Ky problem se lodh kurrë
Atij, një televizor i mjafton
Qejfin shpirtit t’ia mbaron !
Kënaqësi vetes i bën madje tek !
Në tavolinë rri si kukurek
Një raki dopjo dhe meze në pjatë
Kështu ai, jetën e çon gjatë?!
Ti i thuash xhip e tjetri gabel
Dikush e quan rom apo mangell
S’i bën përshtypje, nuk e trazon fare
Prapë e çon t’vetën madje ashiqare
Jeta rrëmujë prapseprap i kalon
Don ai kështu apo nuk don !
Ai nuk ndryshon edhe pas kësaj !
Vetëm jeta e tij këtë do ta lajë.
DEMOKRATËT
Demokratë ore! Demokratë !
Si nuk u ndalët ditë e natë
Duke i premtuar popullit të ngaratë
Jetë të qetë, jetë të begatë?!
Teori shumë e bukur
Oratori shumë e përsosur
Bjerni ore bjerni ju thot lala
Se,edhe këta punë kanë të sosur.
Madje në praktikë se ç’punoni
Ju me popullin manipuloni
Reforma ekonomike po ofroni
Provizioni rroftë Provizioni.!
Infrastrukturën e rregulloni ?!
Rrugë e trotoare bukur i shtroni
Stilin evropian e keni futur?
Po më duket se jeni duke u ngutur?!
Ndërmarrjet shoqërore i keni përpunuar
Dhe shumë njerëz keni punësuar
S’ka rëndësi sa janë profesionalë
Vetëm le të jenë t’oxhakut pehlivanë.
Dhe një paradoks sakaq po duket
Brenda natës,fabrikantë ne po kemi
Kështu partia u dashka të ruhet
Nuk ka rëndësi,se ne nuk jemi?!
E kur të vijë radha përsëri
Të ndërrohen vendet në pushtet
Ky popull duhet më ta dijë
Atij që ia jep,t’i kërkoj llogari.
Dje kush ishit, e sot ku jeni ?!
Mos e haroni shumë shpejt ?
Se ndoshta prapë aty do të ktheheni
Andaj kujtojeni se ndryshimi ngjet.
E po patët mundësi të mos ktheheni
Ndërgjegjja s’ju lë të qetë
E nëse ju detyrojnë kur të zbeheni
Populli do t’ua jep shpërblimin vetë.
DEPUTETI
Kemi ne të drejtë
E kemi dhe detyrë
Të zgjedhim deputet
Me votën tonë të lirë
E zgjodhëm me dëshirë ?
Apo pa vullnet ?
Ç’ka kjo rëndësi?!
Le të jet deputet
Deputet ore deputet
Ke ngel veç me fjalë
Mos i luaj këmbët
Akoma pa hyp n’kalë
Se fjalët e mëdha
Punë të vogla t’pjellin
Veprimet meskine
Mosbesim do t’sjellin
Edhe pasi t’hypësh
Ndonjëherë n’kalë
Mundohu që t’kapesh
Për fre e samarë
Kurrë, ata frerë
Mos i tërhiq prap’
Se t’praptohet kali
E se bën dot zap
Dhe po qe se s’kapesh
Mirë për jela t’mbahesh
Shpej e shpejt do t’biesh
Nën thundra do t’zihesh
Nuk do të ngrenë
Kontigjentet me vezë
As nuk do t’shpëtojë
Sallami holandez.
Vota e popullit
Është barometër
E paguan shtrejntë
Ti radhën tjetër
DITË TË VËShTIRA
Kaloj ditët më të vështira të jetës sime
Rri tërë ditën i mbërthyer në zyrë
Brenda tre mureve që ma mpijnë jetën time
Përpara kam dritaren, që shikoj me detyrë
Dhe vetëm numëroj t’rastit kalimtarët
Bashkë me ata më hovardarët
Që pas punëve të veta n’qytet kanë dalë
Të them të vërtetën, as shokët s’po më vinë
Nuk ma çelin derën, as për mua duan të dinë
Unë ankohem se nuk bëj gjë
Kalon tërë dita, dhe punë s’ka
Kam dhe do borxhe që m’duhet me i la
Nuk di si t’a bëj, më keq nuk ka
Ja, nga mesi i ditës u duk në derë
Një shok shkolle që më bën respekt
Dhe unë atij i bëj shumë nderë
Erdhi për t’më pa, mbase dhe për diçka
Kur ma pa gjendjen shpirtërore
Boll i mirë doli kurgjë nuk më tha
U detyrova t’i them atij prore
Unë e kam dert ore zotëri këtë gjë
Po mu përgjigj! Ty ta kam lënë detyrë
Se kur do ta kryejsh, ti e di më mirë
Ishte shoku n’këto çaste të vështira
Që ditët e këqia mi bën të mira
Më tha, optimizmi është pasuri
Më e madhe,që mund ta ketë një njeri
Unë prapë e pyes vetën time
Si ka mundësi të më ndodhë kjo gjë?
Tani kur s’kam qarkullim e as para
Shokët që dikur s’mu ndanin drekave
e darkave
Ka shumë kohë që nuk i kam pa?!
17 /11 /2000
PËRShËNDETJE
(nga tavolina e shoqërisë)
Unë me shkas po ju përshëndes
E dij se borxh do t’ju mbes
Prandaj, ju uroj me dëshirë
Ditë të mbarë të keni gdhirë
Më vjen keq se po largohem
Unë prej juve në këtë çast
Përsëri me ju takohem
Sa herë që puna ta ketë dashtë
Po ju them hiç pa doreza
N’dorë ju ngeli e derës rezja
Mos t’ju mbetet aspak hatri
Kështu e ka i burnisë sharti
S’bën të bësh vetë komedi
luaj me vetulla,luaj me sy
Herë herë, qeshë me faqe
Dhe lagë buzët nën mustaqe
Me zë të lartë porosit kafenë !?
I krekosur dhe mbahet si bos
Nga xhepi nxjerr portmonenë
Dhe prapë e fut si ta kishte bosh !
Deri kur kështu do të sillet ?
Ky patron ,njeri i “nderuar”!
Të fton, kafenë me ta paguar ?
Pastaj të len me presh në duar !
Janar , 1999
restorant "Belvedere"
PARLAMENTI
Na u dëshmua edhe një herë
Ajo e zeza në parlament
Që është e shëmtuar ngaherë
Për ta dalluar s’do mend.
Dy partitë tona shqiptare
Po garojnë me nxitim
Njëra në pozitë mbahet krenare
Tjetra n’opozitë krejt n’trishtim.
E lutë njëra palën tjetër
T’i japin votat për këtë moment
Nga radhët e tyre prej shokut vjetër
Doli propozimi për president
Tani fillon cirku i vërtetë
Pozita e zgjatë fjalën me qesëndi
Po i thot haptas se votat s’do t’i jepë
Madje e sulmon tjetrën me energji
Ia paska dhënë fjalën dikujt tjetër
E s’luan nga fjala buri i parlamentit
Edhepse e kishte kundërshtar të vjetër
Tani na e meritoka kryetar i Kuvendit
Epilogu është më se i qartë
Edhe këtë radhë votoi shqiptari
I ndarë në një jo… të lartë
Prandaj dhe fitoi kundërshtari
KRYEPARI
Kryepari i fisit
Deshi të marshojë
Shpejt mblodhi Parinë
Dhe në sulm e lëshojë
Bredhi fisi anembanë
Derisa u lodh
Kryepari dha një urdhër
Fisi prapë u mblodh
Por kur deshi përsëri
Që t’i nxjerrë në gjah
Ai që pati pak njerëzi
Ndërgjegjja s’e la
Ata tjerët që plaçkitën
E ndjekën edhe më
Derisa nuk arritën
Zullum të ken bë
Zullumqarët u forcuan
Dhe s’pyesnin kryepar
Sepse i drejtonte kryefisi
Që ish shumë autoritar
Kryeparin e zu halli
S’po dinte çka me bë
T’urdhëroj që t’i ndali
Kryefisi s’do ta lë
E kishte rrokë paria
Si lumi me vërshimë
Barka po i lëkundej
Kush do t’bie viktimë?!
Edhe pse po dukej
Se e mbante timonin
Punët në pari
Tjerët i kordinonin
Ata i bienin fyellit
Gishtat pa lëvizur
Ison e mbanin tjerët
Që ishin të ngjizur
Vallë ku na mbeti
Medet çka u bë
A thua krypari treti
Apo nuk ka zë
Mbase po e mbanin
Veç për formalitet
Punët i bënin tjerët
Në të tij autoritet.
Po donte i shkreti
Nga vallja për të dalë
Por se lejonin të tjerët
Përderisa të jetë gjallë.
U DUKEM SI I SËMURË
Dikur kisha shumë shokë
Ditë e netë rrinim tok
Më ecte puna, kisha para
Qerasjet shkonin pa ja da
Erdhi koha tjetërfare
U bë shoqëria me interes
Prej kur filloi t’ndalet puna
U ndalën qerasjet, u kthye guna!?
Tani, ata shokët e mi
Nga unë po frikohen
Më shikojnë me habi
Sikur tu kem bërë magji
Si më pare, s’po më afrohen
Sikur të kem sëmundje ngjitëse
Sikur druhen, me mua kur takohen
Edhe biseda u duket e mërzitshme.
Po po, këtë gjë unë e di !
Tani, puna s’më shkon asesi
Nuk qeras më, as kafe as raki ?!
Prandaj më s’kam dhe shoqëri.
nëntor, 2000
VARGU I NGUJUAR
Fjalën ma kanë lidhur
Vargun ma kanë ngujuar
Edhe pse eci i lirë ?!
Në shpirt jam i pushtuar
Bëj përpjekje maksimale
Të mundimshme si në lindje
Të çlirohem nga këto halle
Që po më lodhin në bindje
Më kanë futur në humnerë
Në t’im shpirti skëterrë
Thashetheme dhe përgojime
Që dalin nga gjenerata ime
Pushtuesin, gjatë e mbaj në shpinë
Sikur rriqrën, që kaut i ngjitet
S’më lë lirshëm të marrë frymë
Si duket dhe forca po më fashitet
Po mundohem disi të largohem
Në këto rrokullima t’mos involvohem
Nuk dua hiç të armiqësohem
Por ama,as të miqësohem.Sepse
Siç thot populli me urti t’vet
Shiko punën, mos i fut vetit siklet
Hyp se t’vrava, zdryp se t’vrava
Njësoj ty, nënën ta kava ?!
Edhe me vend kur i shanë
Edhe pa vend kur i lavdëron
Gjithmonë ai i drejti
Njëlloj e pëson?!
NDËRrIMI I MOTEVE
Hajde njerëz në këtë çast
Ngreni gotat dhe cakërroni
Ndërrimin e moteve ju festoni
Dhe për mot ju uroni
Jetë të lumtur dhe shëndet
Paçi ju për mot e vjet
Ne po hyjmë në milenium të ri
Presim vitin 2001
Na priftë neve çdo e mbarë
Për qëllimet tona në plan kombëtar
Dhashtë zoti dhe u realizoftë
I tërë populli na u bashkoftë
Gjithmonë me punë u bekoftë
Si në plane dhe veprime
Këtë ju uron zemra ime.
G ë z u a r!
ora 23:39/00:00
31 /12 /2000
Gostivar