| E diele, 25.04.2010, 02:27 PM |
Pilo Zyba
B A J R O N I T
Karvani si varg poeme hyri në Janinë,
Portat hapën krahët, shprehnin dashurinë?
Kjo kala me mure guri pa çallma e taborrë,
Mbretëri që njeh liri përmbi perëndorë.
Rreth oxhakut flaka hidhet e zihet me gurë,
Mjekra e bardhë e Aliut borë që s'shkrin kurrë.
Tymi nargjilesë dridhet niset nëpër botë,
Brënda tij mendimet që i fsheh në kokë.
Tespiet që mban në gishta, e dredh nëpër duar,
Janë numuri i betejave që Ai ka fituar.*
Fustanella palë-palë një zog i pa kapur,
Ty tu duk që larg o mik, një libër i hapur.
Kur dëgjove iso labe, pse u trëmbe shumë,
Brënda oshëtinte Drinua e Vjosa me shkumë.
Fustanellën kur e veshe ku ta dije ti,
Do i fusje nëpër vargje, ata në histori.
*Pas çdo beteje të fituar Aliu Pasha shtonte një gogël në tespie.
KOKA E ALI PASHËS
Çfar mendonte vallë koka e Aliut,
ndërsa rrokullisej poshtë nëpër gurë
kalaja dhe disku i hënës venitej,
sytë vatra zjarri edhe shpirti furrë?
Çfar mendonte vallë koka e Aliut,
në torbën e madhedrejtuar Stambollit
ndërsa ulërinin erërat e veritput
dhe hudhnin robëri mbi shpatull të kombit?
Koka e Aliu çfar mendonte vallë,
me mjekrën e bardhë si borë e pa shkelur
" Sikur dhe njëherë të isha i gjallë,
turk në tokën time nuk do kishte ngelur"
Po padishahu çfar mendonte vallë,
kur kokë e Aliut i vajti dhuratë:
" Nga të katër rojet që janë në shkallë,
sot që vjen Aliu do t'i bëni shtatë".
Çfar mendonte vallë te derë e Sulltanit,
koka e Aliut vënë mbi bedenë:
" Dhe pse jam e prerë m shpatë e ferman,
mijra vjet pas vdekjes feikën do ma kenë".
TE UJË I FTOHTË NË TEPELENË
Te ujë i ftohtë në Tepelenë
blegërin një qengj, rrjedh një burim
mbi rrapinj rrezet e diellit venë
reflekse dritash të thurin me nxitim.
Këtu dhe birra dhe koka - kola
mbeten të dyja me një akt,
që larg burimi dhe jehona
vijnë me kërcimin katarakt.
T ujë i ftohtë në Tepelenë
ulen thëllëzat e me nxitim,
buzët e bukura fshehur i vënë
dhe pinë ndjenjat tek një burim.
Te ujë i ftohtë në Tepelenë
ndaloj sa herë vij nga mërgimi,
në çdo qelizë e në çdo venë
brënda meje udhëton burimi.
I harruar në këtë mister
prehem verës uur nën një hije,
fjalët që uji dhe flladi më sjell
janë shprehje malli e fjalë dashurie.