E shtune, 03.05.2025, 10:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VIII)

E diele, 25.04.2010, 09:58 PM


RRETH IDENTITETIT TË GJINISË ASNJANËSE NË SHQIPEN E SOTME

 

Nga Dr. Nuhi Veselaj

 

VIII. MENDIMI PËRMBYLLËS PËRGJITHËSUES RRETH

             IDENTITETIT TË ASNJANËSVE

                        NË SHQIPEN E SOTME

 

1. Konstatime përgjithësuese

 

Nëse deri këtu kemi arritur me përpjekjen tonë që sadopak ta paraqesim çështjen rreth vetëvetësisë a identitetit të asnjanësve në shqipen e sotme, atëherë na mbetet që në përmbyllje ta japim mendimin përgjithësues përmbyllës rreth kësaj teme.

            Nga analiza doli se për nga forma dhe koncepti që mbulonin dhe mbulojnë në kuadër të strukturës emërformuese të shqipes në përgjithësi, asnjanësit, që të tre tipat, dalin të identifikueshëm, si tipi i asnjanësit primitiv (të paparanyjëzuar) dhe dy tipat e paranyjëzuar (prejmbiemërorët dhe prejpjesorët).

Mirëpo, ndërsa tipi i parë ka pësuar pakësim numri në përdorim, ose rrudhje, madje në raste edhe zhdukje, duke u shkrirë në një shumicë rastesh në trajta të dy gjinive aktive, sidomos në njëjësin e  mashkullores, dy tipat e tjerë, qoftë prejmbiemërorët, qoftë prejpjesorët, edhe pse kanë prejardhje të ndryshme motivuese, dalin të specifikuar në një nënfushë të veçantë të abstraksionit dhe janë mjaft aktivë e prodhimtarë në ligjërimin e sotëm. Kështu këta dy tipa arritën, jo vetëm të mbijetonin në fushën e luftës së konkurrencës me sinonimet përkatëse, por edhe të shumohen numerikisht, ngase nënfusha semantike që mbulojnë u mundëson një gjallërim të tillë. Me fjalë të tjera, ndonëse prejmbiemërorët u ballafaquan me emrat me prapashtesat më -i (disa versionesh, sidomos ato me -si, -ri, -shmëri ) që këta si emra abstraktë kryesisht i përkasin po ashtu fushës së abstraksionit, ashtu si edhe prejpjesorët e tjerë, të cilët u ballafaquan me emrat me prapashtesat -im, -je, -esë e ndonjë tjetër, por sidomos me dy të parat, që dalin edhe këta të specifikuar për emërtimin e koncepteve abstrakte, megjithatë ata (asnjanësit e paranyjëzuar) mbeten, jo vetëm të pandryshueshëm formalisht sa i përket nyjës së përparme, por çka është edhe më e rëndësishme, mbeten të pacenueshëm edhe nga ana semantike, sepse në konkurrencë e sipër u specifikuan, siç u tha, në një fushë të veçantë për mbulimin e një nënfushe sinonimike në kuadër po të fushës së abstraksionit, ashtu ngjashëm si edhe emrat sinonimikë prapashtesorë, me të cilët, si me thënë, i ndanë nënfushat semantike fqinjësisht, trizash, siç jemi shprehur mjaft qartë në krerët e mëparshëm të këtij punimi.

         Sidoqoftë,  anashkalimi a injorimi pa qëllim të keq, që u është bërë në të kaluarën, jo të largët, duke mos i përkrahur gramatikisht e leksikisht në mënyrë teor4ike edhe  në ndonjë burim normativ ose praktikisht në krijimtari letrare-artistike, po edhe në stile të tjera, nuk dimë sa mund të cilësohet si lëshim i falshëm, pasi supozojmë se funksioni i tyre nuk njihej sa duhet,  por me sa u shtrua deri këtu, mund të themi me plot bindje se një veprim i tillë injorues ka lënë pasoja të pamira, jo edhe aq të vogla përgjithësisht në opinionin tonë të gjerë te ne e gjithandej dhe aq më keq edhe te ndonjë intelektual me profesion gjuhëtari ose krijuesi letrar. Fundi i fundit, ndodhi si ndodhi në periudhën që konsiderohet e sapokaluar, ne ngulmojmë që sot e tutje, çështja e asnjanësve duhet me u rishikue patjetër, ngase mund të bëhet mëkat edhe më i madh dhe i pafalshëm, nëse tashembastashti në burimet tona normative nuk i jepet kësaj kategorie vlerësimi a vendi i merituar, në kuadër të mozaikut të sistemit tërësor emëror të shqipes. Për mendimin tonë ia vlen të ritheksohet fakti se asnjanësit e paranyjëzuar tipi prejmbiemëror dhe sidomos ai prejpjesor për konceptin e abstraksionit të lartë që shprehin nuk bën të cilësohen assesi të zëvendësueshëm me emrat e caktuar abstraktë të prejardhur, përkatësisht me emrat me -si e variantet e tjera, tipi të mirët, mirësi  ose  e mira,  i gjallë - gjallëri, etj.  ose  me emrat  prapashtesorë tipi prejpjesor me -IM ose -JE, tipi i asnjanësit prejpjesor: të shkruarët a të shkruarit - shkrim, shkruarje, të ecurët e të ecurit - ecje, e kështu me radhë. Madje duhet pasur kujdes që edhe nëse ndodh ndonjë rast konvertimi i përcaktuesve të emrit përkatës me gjininë mashkullore jashtë suazave të lejuara, ajo anomali duhet të korrigjohet ose të konstatohet si rast e jo si prirje a si dukuri  përgjithësuese që duhet përkrahur e sanksionuar normativisht.

1.      Përkufizimi përmbyllës rreth profilimit të nënfushave         semantike që mbulojnë të tre tipat e asnjanësve

 

Në fund të fundit do të përpiqemi që me një tekst të shkurtër përmbyllës të përfshijmë të gjitha profilet e nënfushave semantike që mbulojnë të tre tipat e asnjanësve:

 

         a) Asnjanësit si emra të mirëfilltë

 

Është konstatim i drejtë që asnjanësit e mirëfilltë primitivë, tipi: drithë-të (drithi), djathë-të (djathi) etj. për arsye se si fusha e asnjanësisë së shembujve si dhe vetë nënfusha semantike që mbulojnë del heterogjene dhe e konkurruese me trajtat e dy gjinive të tjera aktive, evolucionisht kanë pësuar si me thënë shkrirje, sidomos në gjininë mashkullore, proces ky që arsyetohet me veprimin e thjeshtëzimit që mbretëron atavikisht në çdo gjuhë. Mirëpo lidhur me asnjanësit në fjalë, shkrirja e tilla nuk është kryer në disa emra të tillë, si ujë-t, krye-t e ndonjë tjetër që ende qëndrojnë aktivë në përdorim të përditshëm. Po sikurse këta ka edhe emra të tjerë me kuptimësi të veçantë që dalin herë-herë në përdorim, në stile të caktuara, aq më tepër në frazeologjizma ose në togfjalësha a shprehje të ngurosura të qëndrueshme, të cilët si drejtshkrimisht, ashtu edhe semantikisht janë të tolerueshëm, ngase konsiderohen, siç janë në të vërtetë, një pasuri e trashëguar, pasuri kjo që mund të hyjë në punë që  mund të ripërtërihet me shembuj të rinj prodhues e veprues,  në raste të rralla  edhe analogjikisht.

Sidoqoftë, edhe tipin e tillë e ndeshim në këto profile në kuadër të nënfushave përkatëse semantike:

 

            1. në disa frazeologjizma a shprehje të veçanta si: Më ngjethet mishtë; të hëngërsha grurët; me leshtë përpjetë; rrushtë e qenit, gruntë e ashures; vajtë e nuses nën duvak; mos ia nxirr ujë-t  (kësaj pune  - mos e tepro), leshtë e Currit,  e ndonjë tjetër;

            2. në situata, kur emrat e parmë ruajnë një kuptim të veçantë, të specifikuar, madje edhe si terma, si b.f.: dhjamët (në mjekësi),  ujët e hollë, ujët e trashë,  tëlyntë për laknorë, tëlyntë për pushkë etj., ashtu si edhe në shprehjen: Mjerë pitja e shpisë që pret  tëlyntë (gjalpët) e kojshisë, e ndonjë tjetër.

            3. në raste përdorimi të emrave në trajtë të veçantë, si:

            a) ballë-t: Me ballët lart!, Mos e rrudh fort ballët se t’plasin damarët: Puhia ballët ta lëmon, zavallet t’i largon, e ndonjë tjetër;

b) krye-t (me kuptimin kokë): Më dhemb kryet, e sidomos në  fjalë të urta e frazeologjizma: Kallini i lehtë - kryet përpjetë. Shëndosh kryet se kësula (kapuça) ka boll. Me çue fort nalt kryet, para nuk të shohin sytë.  Më mirë me të mbytë se me pallavra me ta mbushë kryet. I vërteti, kryet me veti etj.

            Marrë në tërësi aktivizimi i emrave të rij të këtij tipi nuk del i  favorizuar në stilin neutral të shqipes standarde, prandaj karakteri mbeturinor i përgjigjet këtij tipi të asnjanësve.

           

 

            b) Asnjanësit  mbi bazë të  mbiemrave të paranyjëzuar

           

            Asnjanësit prejmbiemërorë të paranyjëzuar për konceptin që shprehin janë aktivë dhe nuk i shtrohen tkurrjes as zëvendësimit me sinonimet përkatëse me emrat e prejardhur cilësorë me prapashtesat fjalëformuese, -si, -ri e ndonjë tjetër (me të cilët qëndrojnë në sinonimi), ngase kuptimisht dalin të specifikuar për mbulimin e nënfushës së veçantë semantike sinonimike po në fushën e  abstraktsuionit

            Shembuj të këtij tipi i ndeshim në këto nënfusha semantike të profiluara:

            1) për të treguar koncepte cilësie,  me shembujt  e nëntipit:  të mirë-t, të gjallët, të keq-të, të kuq-të,  si b.f.: As të mirët as të keqtë nuk harrohet lehtë. Të bardhët e shpirtit shprehet me buzëqeshje, ndërsa të zitë shprehet në rrudha të ballit. Të verdhët nuk i pëlqejnë, ndërsa të kuqtë e të murrtë, po. Hiq të mbrapshtët, merr të mbarët! etj.  Me fjalë të tjera, mundësia e përdorimit a e shfrytëzimit të asnjanësve prejmbiemërorë cilësorë nuk del e kufizuar;

            2) për të treguar një gjendje a të qenë (kohë, ndjenjë), si p.sh.: Të ftohtët, të fikëtit,  të ligëtit mos i provofsh, po nëse të bien hise duhet t’i durosh. Shkoi të shumtët mbeti të paktët. As të shmajtët  as të djathtët, por  të drejtët e të naltët. Të përmaltët si të përhantët  ashtu si të përfushtët dhe të ngushtët  - janë sjellje që nuk durohen dot.                                       Me fjalë të tjera edhe mundësia për të aktivizuar asnjanësit që tregojnë gjendje  etj., varësisht nga konteksti, del me mundësi të hapur, të pakufizuar shumimi;

            3)  në disa ndërtime me parafjalën për, si: E mori për të butë e ai ia qiti trutë; E bleu për të lir; Ia bleu për të kuq; Ia mori  për të keq etj.;

            4)  në disa shprehje a lokucione ndajfoljore të formuara nga parafjala me  + mbiemri  i substantivuar i  i gjinisë asnjanëse, si:  E mori me të keq,  I foli me të mirë, I foli me të butë. Iu përgjigj me të qeshur, U soll me të urtë (me të egër). Mos e merr punën me të nxehtë, po me të ftohtë.  Mos folni me të mujshëm etj.;

            5)  në shprehjet: ndajfolje + emër asnjanës në rrjedhore,  si: kot së koti , pak së paku,  tok së toku (B. Hajrullaj);

            6)  tek emërtimet e gjë-sendeve konkrete ose në shprehje figurative, p.sh.: të trashtë e surlës,  të zitë e ullinit, të bardhët e syrit, të kuqtë e mollës,  të verdhët e synit etj.;

            7) në shprehje të veçanta, si: (zgjidh) jo të keqtë e të përdreqtë, po ti mirët e të ndreqtë. Vetëm me të kuqtë e të bardhtë, puna s’merr të mbartë!, etj.

            8) në shprehje togfjalëshash, si: Peni këputet prej së holli, zullumi këputet prej së trashi. Plasi prej së keqti, Është punë që s’hahet prej së ëmblit. (A, Zymberi, H.. Hajrullaj);

            9) në lokucione ndajfoljore të formuara prej mbiemrash të substantivuar të gjinisë asnjanëse në rasën rrjedhore të pashquar të paraprirë nga  parafjala për, si:  për së afërmi, për së gjati, për së gjeri,  për së largu, për së larti, për së mbari, për së shpejti etj. (B. Hajrullaj).

            Materiali i përmendur në të nëntë nënfushat, përkatësisht, në të gjitha pikat e mësipërme tregon shtrirjen e përdorimit të këtij tipi dhe njëkohësisht  aktivitetin dhe prodhimtarinë e  hapur ose të pakufizuar të këtij tipi, në kontekste të caktuara.

            c) Asnjanësit  prejpjesorë të paranyjëzuar

Asnjanësit e paranyjëzuar mbi bazë pjesoreje të cilët janë aktivë e produktivë, andaj si të tillë nuk i  shtrohen tkurrjes as zëvendësimit me emra prejpjesorë prapashtesorë me -im ose -je dhe të tjerë, ngase edhe këta, si asnjanësit prejmbiemërorë, madje edhe më tepër se ata, dalin të specifikuar kryesisht për mbulimin e nënfushës së veçantë semantike në kuadër të fushës së gjerë të abstraksionit, fushë që ka të bëjë ekskluzivisht me konceptin e procesit të veprimit abstrakt ose të idesë së konceptuar të dukurisë a të veprimit të caktuar në zhvillim e sipër, numri i të cilëve varësisht nga  konteksti del i  shtrirë në disa profile nënfushash semantike, si p.sh.

            1)  tipi: të shkruarët  a të shkruarit, të ecurit, të hyrët, të ngrënët, të menduarit a të menduarët etj., me kuptim përgjithësues në kuadër të togfjalëshave si më poshtë, shih të dy versionet:

            a) të punuarit (të kënduarit, të ecurit, vjershëruarit, të shprehurit...)  si art, si veprim, si mënyrë, si dukuri etj. ose                                                 b)  arti ( veprimi, mënyra, dukuria...) i (e) të punuarit (të kënduarit, të ecurit, të vjershëruarit, të shprehurit...) etj.  - numër i pakufizuar;

            2) në disa fjalë-terma të mirëfilltë, kur emri i nyjshëm asnjanës del i terminologjizuar, si të folurit (në gjuhësi), të menduarit (në logjikë, filozofi), të rrezatuarit (në fizikë, në fizioterapi), të ushtruarit (në fizkulturë) etj. Edhe në këto nënfusha si raste, asnjanësi ka mundësi të pakufizuar shumimi;

            3)  në shprehjet: në të hyrë të vjeshtës, në të dalë të dimrit, në të ngrysur të ditës, në  të përfunduar e sipër të veprimit, të syrit të pranverës etj.

            4) në disa frazeologjizma a togfjalësha të veçantë, me togun:  një + pjesore e nyjëzuar, si: me një të goditur, me një të shtënë, me një të rënë; me një të ramë dy të vramë ose me një të ranë dy të vranë etj.;

            5) në disa togfjalësha të tipit: trajtë e foljes me pasë + pjesore e nyjëzuar, si: s’ka të sosur, s’ka të mbaruar, ka të sjellë të mbarë,  ka të prurë të begatë, ka një të goditur të fortë, keni të shkuar të shkëlqyer,  kishte një  të ecur të bukur etj.;

            6) në togfjalësha që prof. M. Çeliku, i quan formime me rrjedhoren e gerundit, tipi: u ngopa së foluri, mbarova së ngrëni, s’pushon së hedhuri romuze, s’lodhet dot së kënduari, s’ngopej dot së shikuari rrethinën; do të fillojnë së shpërnguluri, pushoi së gjëmuari,  mbaroi së lëvduari, vazhdo së kënduari etj.;

            7) në shprehjet sqaruese dëftuese, si p.sh.: të bërët sehir,  të qenët i drejtë, të dhënët e fjalës, të qeshurit e fytyrës,  të marrët me të mirë, të sjellët me të keq,  të kthyerit mbarë, të marrët me mend etj.                                    Edhe në këso rastesh përdorimi i asnjanësit pothuajse është i pakufizuar;

            8) në shprehje të veçanta, si: jo të lyentë e të ngjyentë, por të vyemtë, ku ka të ngrënë e të pirë, puna vete mirë;

            9)  në shprehje të togfjalësha të lashtë, si: sa të blemit, sa të zbutunit, sa të prashitunit etj. ose nëpër të kurrun, nëpër të mihun, nëpër të lavrueme, sipas A. Zymberit);

10) në shprehjet kur para asnjanësit përdoret parafjala , si p.sh: çështja nuk qëndron vetëm në të shqiptuarit (të shikuarit, të analizuarit) e drejtë etj., por... - numër i pakufizuar;

11) në shprehjet ku para asnjanësit përdoret parafjala për, si p.sh.:   kur është. fjala për të gjykuar (për të shqiptuar, për të imituar ...etj) - numër i pakufizuar;

12) në shprehjet: çfarë të punuari, çfarë të shkruari, çfarë të arsyetuar?! etj. (sipas A. Zymberit);

            13) në formimin e  formave të pashtjelluara a të togjeve të foljeve si p.sh.:                                                                                                                                   a. me+pjesore të nyjëzuar (paskajorja e dytë): për të dalë, për të folur,  për të lëvduar, për të punuar, për të qarë etj.  b. me + pjesore të nyjëzuar: me të punuar, me të qeshur, me të ngjeshur,  me të shtirë e me të pështirë dhe as me të lyer e me të ngjyer (nuk çohet dot jeta),  u tërhoq me të bartur të trupit,  s’mbahet shpija me të lypur etj. si dhe                                                                                                                c. një+pjesore të nyjëzuar: një të punuar, një të lehur të qenit,  një të ecur t, një të shkelur (të syrit) etj.

            14) në sqarimin e kuptimit të emrave, si p.sh. të qenët i mbarë - mbarësi,  të bërët  sefa - sefallëk,  të pasurit dhimbje - dhimbsuri etj.

            Siç mund të shihet nga 14 nënfushat semantike të profiluara ose sipas materialit të paraqitur në 14 pikat e nënpikat përkatëse shihet se  asnjanësi i këtij tipi ka shtrirje të gjerë dhe të pakufizuar në shumë segmente të gjuhës, kryesisht në nënfushën përkatëse të fushës së abstraksionit, ku bashkëjeton në sinonimi me emra të tjerë sinonimikë, po nuk rrezikohet asnjëherë nga ata, ngase, pothuajse i kanë të ndara nënfushat semantike që i mbulojnë.

                   Përfundim rreth profilimit të nënfushave semantike                                                          të asnjanësve

            Nga  lënda e paraqitur më sipër, ndër të tjera, mund të nxirren këto përfundime:

            E para,  vetëm kur është fjala te frazeologjizmat e trashëguar me asnjanësit përkatës primitivë, por jo  për fjalë të veçanta, jo vetëm mund të përdoren shembujt e tillë pa ndonjë rezervë, por ofrohet mundësi e hapur për me u krijue shembuj të tjerë të rij të ngjashëm, qoftë, në ligjërimin e lirë të përditshëm, qoftë  në vepra të krijimtarisë letrare-artistike.

E dyta, siç u konstatua disa herë gjatë analizës, asnjanësit e paranyjëzuar, qoftë prejmbiemërorë, qoftë prejpjesorë, varësisht nga konteksti mund të përftohen në mënyrë të pakufizuar, sepse këtë e mundëson motivimi i temës prodhuese fjalëformuese dhe specifikimi i nënfushës së qartë semantike që mbulojnë.

E treta, në këtë kontekst, rreth numrit të pakufizuar, imponohen një varg  çështjesh, që kërkojnë sqarim, jo vetëm rreth raportit me emra të gjinive të tjera lidhur me nënfushat semantike që mbulojnë, por edhe  në raportin e tyre të brendshëm të tipit të asnjanësve aktivë, siç janë: trajta përfaqësuese/ trajta e rëndomtë, kategoria njëjës/shumës,  trajta  e shquar/ e pashquar,  si dhe vendi i tyre në kuadër të njësive përkatëse sinonimike e të tjera, pastaj si qëndron ndërlidhja me të gjitha njësitë përkatëse brenda strukturës së sistemit emëror e të atij foljor të shqipes, madje edhe raporti  barasvlerës me gjuhë të huaja etj.

 Për të gjitha këto çështje në krerët e mëparshëm u përpoqëm me dhënë përgjigje ose së paku me bë paraqitje të tillë sa më të plotë dhe transparente para opinionit të gjerë,  çështje  kjo që nuk do të thotë se nuk do të nxisë edhe hulumtime të mëtejshme.

Pra, nga tërë kjo, sa u tha, del  se shqipja e sotme ka në përdorim, një tip, me disa shembuj pjesërisht aktivë asnjanësish të paparanyjëzuar dhe dy tipa aktivë asnjanësish të paranyjëzuar Këta dy tipat e fundit, edhe pse ndryshojnë prej sa i përket prejardhjes a temës fjalëformuese motivuese (mbiemër /pjesore), pothuajse mbulojnë të njëjtën fushë semantike që lidhet me konceptin e procesit të veprimit përkatës ose të cilësisë, gjendjes a të qenit të cekur në temën prodhuese. Përdorimi e kultivimi i të cilëve patjetër duhet të sforcohet teorikisht e praktikisht, pikërisht në shtratin e destinuar të specifikuar të tyre, d.m.th. në majat e  fushës së abstraksionit përkatës.

3. Edhe disa konstatime përgjithësuese rreth asnjanësve

Në fund, për të tërhequr vëmendjen rreth asaj që trajtua në këtë punim, po ritheksojmë edhe këto nëntë veçori karakteristike që i quajtëm  përgjithësuese të asnjanësve, duke lënë vend edhe për ndonjë element polemizues:

1) Po ritheksojmë faktin se numri i regjistrua i asnjanësve në FShS 2002, 6 primitivë dhe 77 të paranyjëzuar, gjithsej 83, assesi nuk mund të konsiderohet si numër shterues i asnjanësve në përdorim të përditshëm, madje as si numër përfaqësues nuk del i mjaftueshëm  për të prezantuar tipin a nëntipin përkatës të asnjanësit. Sigurisht lënda në Fjalor duhet kuptuar, jo vetëm si lëndë detyruese lidhur me respektimin drejtshkrimo-gramatikor, por më tepër si strumbullar orientues  rreth të cilit duhet të sillemi, por jo në mënyrë të verbër. Me këto fjalë duam të themi se, sidoqoftë, lypset verifikuar që shembujt në atë burim janë apo nuk janë të mjaftueshëm si përfaqësues të  tipave a nëntipave përkatës apo vetëm janë hedhur ashtu pa ndonjë kriter?.

2) Lypset  verifikuar faktet sipas kontekstit përkatës dhe assesi nuk duhet pranuar konstatimet e dhëna pa mbulesë se gjoja  sinonimet e  emrave të prejardhur me -si ose me -im a -je  janë të mjaftueshëm si barasvlerës për zëvendësimin e asnjanësit përkatës për të gjitha konceptet, qoftë në fushën e abstraksionit, qoftë në raste në atë të konkretizimit. Sigurisht për shkak të mosverifikimit të fakteve e saktësisë së tyre ka ndodhur, madje edhe ndonjë keqkuptim a veprim arbitrar rreth raportit aktivizim / pasivizim të asnjanësit, siç janë edhe rastet e mospërfshirjes ose të mospërdorimit të tyre gjithandej e këndej në mbarë truallin shqipfolës edhe për ato koncepte që nuk kanë mbulesë të mjaftueshme sinonimike.

3) Konstatimi tjetër që lypset ritheksuar ka të bëjë me zbërthimin e  kuptimit të asnjanësve sipas tipave përkatës:

a) Me plot të drejtë konstatohet se asnjanësit e mirëfilltë  primitivë u krijuan në kundërvënie ndaj emrave femërorë/mashkullorë ose për të përmbushur ndonjë zbraztësi strukturore në sistemin nominal të shqipes, por duhet pranuar, siç është vërtetuar ndërkohë se emrat e kësaj gjinie nuk kishin ndonjë nënfushë semantike të specifikuar të dalluar nga emrat e dy gjinive të tjera gramatikore.  Sidoqoftë, këta edhe dalloheshin prej tyre me formantet përkatëse mbaresore formale në njëjësin e shquar dhe me treguesit asnjanës, mirëpo, ndërkohë duke i humbur treguesit përkatës filluan shkallë-shkallë edhe ndërtimisht e kuptimisht të pësojnë ndryshime, duke u inkorporuar në gjininë tjetër aktive gramatikore, qoftë në gjininë femërore e aq më tepër në atë mashkullore, duke e pranuar edhe nyje-mbaresën përkatëse të tyre. Prandaj, edhe zbërthimi i tyre sot bëhet me emrin e gjinisë përfaqësuese të grupit leksiko-semantik të emrit të lëndës. P.sh. trajta mishtë tregon se është emër i gjinisë asnjanësve të emrit aktiv të gjinisë mashkullore mish mishi, mishrat (mishnat), e kështu me radhë, por megjithatë janë disa raste që ende emrat e tillë po me formën e asnjanësit  dalin të inkorporuar në kuadër të shqipes letrare.

b) Të gjithë prejmbiemërorët asnjanës cilësorë zbërthehen me  mbiemrin përkatës  cilësor të njëjësit të pashquar të gjinisë mashkullore, si trajtë e gjinisë përfaqësuese, p.sh. të mirët, d.m.th. të qenët i mirë ose me qenë i mirë (a të jesh i mirë, e kështu me radhë. Ndërsa prejmbiemërorët asnjanës të nëntipit me të cilët shprehet një gjendje a të qenë zbërthehen mjaft natyrshëm me  trajtën e paskajoren së foljes me pasë + sinonimi përkatës i emrit prapashtesor, si p.sh. të gjallët, d.m.th. me pasë gjallëri, të lagëtit (vendi) me pasë lagështi(rë),  të ligët - me pasë ligësi (gjendje ligësie),  e kështu me radhë.                                                                                          Në të vërtetë, asnjanësit që tregojnë një gjendje a të qenë, kanë barasvlerësi sinonimike heterogjene, barasvlerësi kjo që mund të jetë e shprehur a e zbërthyer edhe me ndonjë emër jo mbi temë të njëjtë fjalëformuese dhe gjithsesi me prapashtesa a  ndërtimesh të ndryshme, p.sh.   të nxehtët  - zjarrmi etj.

c) Të gjitha rastet e asnjanësve të paranyjëzuar mbi bazë pjesoreje zbërthehen po ashtu mjaft natyrshëm me ndihmësen e foljes përkatës të paskajores të mirëfilltë, p.sh.: të qarët, d.m.th. me qa,  të qeshurit  - me qeshë,  të qëlluarit - me qëllue, të shkruarit- me shkrue etj.  Krahaso se edhe trajta e paskajores zbërthehet me sinonimin në trajtën e asnjanësit, p.sh. folja me shkrue tregon veprimin e të shkruarit, por kur është fjala te rezultati i veprimit, atëherë zbërthimi del edhe më qartë me emrat e prejardhur. Bie fjala: cili është rezultati i  + ...(kupto asnjanësin përkatës), p.sh cili është rezultati i të qarit (të qeshurit, të qëlluarit,  të shkruarit ...), përgjigja del: qarja, (qeshja, e qëlluara, shkrimi...), e kështu me radhë.

4) Siç u pa konkretisht nga analiza për asnjanësit prejpjesorë nuk del normalisht ose del fort rrallë ndonjë emër sinonim i prejardhur me prapashtesat -si, -i, -ri  etj. sepse prapashtesat e tillë (versionet me -i fundore) kryesisht dalin të rezervuara pothuajse kryekëput për prejmbiemërorët cilësorë, ndërsa për prejpjesorët e mirëfilltë dalin pothuajse, tërësisht sinonimet me prapashtesën -im ose -je, po edhe ndonjë tjetër.

5) Për prejpjesorët në raste të veçanta, dalin edhe emrat si  emërzime të pjesores, sipas mënyrës pandajshtesore, d.m.th. me mbaresë zero, si p.sh.: rëndë-a (të rëndët), zi-a (të zitë), ujë-a (të uriturit), tekë-a (të tekurit), rrojë-a (të rruarit), pritë-a (të priturit) etj. Konstatohet se prejpjesorët e tillë pandajshtesorë, pothuajse të gjithë ndërkohë kanë kaluar në fushën e semantike të konkretizimit.   

6) Po përmendim si të saktë konstatimin se numri i asnjanësve  prejmbiemërorë për nga sasia del shumëfish më i madh në krahasim me numrin e regjistruar të tyre në burimin në fjalë (FShS 2006), por megjithatë mund të thuhet se numri i prejmbiemërorëve në krahasim me numrin e prejpjesorëve del në numër të kufizuar, sepse edhe vetë numri i mbiemrave të nyjshëm del relativisht i kufizuar. Ndërsa sa i përket numrit të asnjanësve prejpjesorë numri i tyr del shumë më i madh, mund të thuhet se del pa kufizim, ngase nga çdo folje ka mundësi të formohet, përkatësisht një mbiemër prejpjesor ose një asnjanës prejpjesor.

7) Ka raste që edhe asnjanësi i paranyjëzuar të përftohet nga të dy trajtat e pjesores, të pjesores së zgjeruar dhe të pjesores së shkurtër, madje një mundësi e tillë në rast nevoje paraqitet si rezervë e deponuar, e cila edhe në rast nevoje mund të aktivizohet, siç janë rastet të foljet konsonantike si p.sh.: të qeshët dhe të qeshurit, të folët dhe të folurit, të dëlirët të dëlirurit etj., por gjithsesi, le të dihet, se trajtat e letrarishtes së sotme duhen parapëlqyer, ngase, sot për sot, dalin me konkurrencë të fituar, kur është fjala për të njëjtin koncept. Këtu po shtojmë edhe një fakt tjetër. Ndodh që asnjanësi të përftohet edhe mbi të njëjtën rrënjë-temë të fjalës, edhe mbi bazë të mbiemrit (mbiemrit të mirëfilltë) edhe mbi bazë të pjesores (mbiemrit foljor) dhe që të dy janë normativë, vetëm nëse shprehin koncepte të ndryshme të nuancuara.

            8) Ç’është e vërteta, sa i përket mënyrës së ndërtimit që të tre tipat e asnjanësit (primitivi, prejmbiemërori dhe prejpjesori) e kanë të përbashkët nyjë-mbaresën në trajtën e shquar -t  të emërores (sipas versioneve: -t, ët, it, -të), mirëpo këtë nyje-mbaresë shquese në njëjësin e emërores e ka vetëm asnjanësi, ndërsa dy gjinitë e tjera e kanë vetëm në emëroren e shumësit të shquar.

            9)  Siç dihet, dy tipat e asnjanësit (prejmbiemërorët dhe prejpjesorët) quhen të paranyjëzuar sepse janë të pajisur me nyjën e përparme në ballë të tyre (të mirët të ecurit), e cila nuk del ashtu tek dy gjinitë e tjera, sepse në këto raste emri i gjinisë mashkullore si nyje të përparme merr i (i miri, i ecuri), ndërsa ai i gjinisë femërore e (e mira, e ecura). Ky fakt u theksua prej nesh se pikërisht është nyja e përparme dhe nyja e prapme po -t(ë)  në njëjësin e shquar që gramatikisht e identifikojnë asnjanësin e paranyjëzuar, duke e dalluar kështu nga emrat e tjerë të paranyjëzuar.

                                             *      *       *

            Si rezultat i krejt kësaj që u tha në këtë punim del përfundimi se  lënda mbi asnjanësit patjetër duhet të rimerret në shqyrtim nga gramatikanët e studiuesit tanë, nga të cilët pritet një riinterpretim edhe më i saktë dhe më i plotë rreth këtij problemi, që ne e vumë në tryezë për rivlerësim dhe për këtë, na duket se kemi paraqitur material të mjaftueshëm.

Sidoqoftë, edhe nga analiza  që bëmë ne del mjaft bindshëm e vërteta se është  fort pa vend sugjerimi se emrat asnjanës të paranyjëzuar mund të zëvendësohen për të gjitha konceptet nga emrat sinonimikë të prejardhur me prapashtesim e të tjerë, sepse asnjanësit e paranyjëzuar ruajnë identitetin e vet formalisht e përmbajtësish, qoftë me temë të qartë fjalëformuese, qoftë me nënfushën e veçantë semantike që e mbulojnë, andaj si të tillë, jo vetëm duhet njohur, por edhe duhen kultivuar dhe gjithsesi duhen sendërtuar si duhet në shqipen standarde, natyrisht pasi të përcaktohet edhe më mirë dhe të  njihet edhe më në hollësi vetëvetësia a identiteti i tyre.

           

                     Konstatime përmbyllëse

 

Emrat e gjinisë asnjanëse në gjuhën shqipe edhe nga pikëpamja  sinkronike nuk janë të patrajtuar nga gramatikanët tanë, mirëpo disa nga  konstatimet rreth tipave, përdorimit dhe shtrirjes së tyre, jo vetëm nuk janë të plota, por janë të shoqëruara me paqartësi e ndonjë zbrazëti jo të vogël. Nuk përjashtohet edhe ndonjë mangësi a keqinterpretim. Në këtë punim, me sa dimë, u identifikuan më qartë se në çdo burim tjetër tre tipat e asnjanësit në shqipen e sotme që janë:

 

1) tipi i asnjanësve të mirëfilltë primitivë të paparanyjëzuar, 

2) tipi i asnjanësve të paranyjëzuar prejmbiemërorë dhe

3) tipi i asnjanësve prejpjesorë të paranyjëzuar.

 

Duke pasur parasysh këtë ndarje të asnjanësve në gjuhën shqipe, tema u shtjellua në shtatë krerë, të cilët në pika fare të shkurtra, veç tjerash,  kanë këtë përmbajtje:

 

1. Në kreun I  për  të konstatuar praninë e asnjanësve në shqipen e sotme letrare u vol materiali nga Fjalori e shqipes së sotme (2002) dhe sipas tipave asnjanësit u ndanë në tri grupe. Në fjalorin në fjalë u gjetën 83 shembuj, aq sa ishin të regjistruar, prej tyre:

a) nga tipi i parë, 6 emra të mirëfilltë të paparanyjëzuar,

b) nga tipi i dytë, 34 prejmbiemërorë të paranyjëzuar dhe

c)  nga tipi i tretë. 43 asnjanës prejpjesorë të paranyjëzuar.

Edhe grupet e caktuara në bazë të nyjë-mbaresës së emërores që marrin në njëjësin e shquar u grupuan në nëngrupe të caktuara.

Kështu:

a) asnjanësit e mirëfilltë të paparanyjëzuar u ndanë në 2 nëngrupe, 4 shembuj me nyjë-mbaresën  -t dhe 2 me nyjë-mbaresën -të;

b) prejmbiemërorët po sipas nyje-mbaresave të emërores së njëjësit të shquar u ndanë tri nëngrupe, me –t 21 shembuj, me –të  6 dhe me –it 7 shembuj dhe

c) prejpjesorët sipas tipit të pjesoreve dhe nyjë-mbaresave të njëjësit të shquara, u ndanë 4 nëngrupe: me  –t 21 shembuj, me  - it  21 shembuj (2 sinëngrupe 14+7) dhe më –ët 1 shembull që gjithsej bëjnë 22 ( ose 14+7+1) shembuj.

 

Pasqyra e numrit të tërësishëm (totali)  del kështu:

a) me nyje-mbaresën -t :  46 ( (ose 4+21+21) shembuj,

b) me nyje-mbaresën  -të:  8 (2+6) shembuj,

c) me nyje-mbaresën –it: 28 (7+14+7)  dhe

ç) me nyje-mbaresën  -ët 1 shembull.

Pra, totali: 46+8+28+1 =  83 shembuj.

 

Në të vërtetë, u konstatua se në atë Fjalor, përveç shembujve të regjistruar manipulohej edhe me 13 asnjanës prejpjesorë të tjerë, përkatësisht edhe me mbi 300 shprehje  të paraprira nga  asnjanësi të qenët + ..(fjala a togu sqarues). Kështu në atë burim manipulohet me afro 100 shembuj asnjanësish, përkatësisht me afro 400 raste që përdoret ose del i shënuar asnjanësi.  

 

2. Në kreun II asnjanësit u trajtuan nga këndvështrimi i nënfushës semantike që mbulojnë. Të 83 shembujt e asnjanësve të regjistruar në FShS 2002 sipas tipave u ndanë në grupe e nëngrupe përkatëse dhe për secilin grup a nëngrup dolën veçori dalluese semantike.

a) U konstatua se me asnjanësit si emra të mirëfilltë (të paparanyjëzuar) fillimisht shprehej një fushë mjaft e gjerë konceptesh, por më tepër emërtoheshin gjë-sende konkrete ose një sasi lënde e panumërueshme, por konkrete, fushë kjo semantike që tanimë, pothuajse tërësisht po mbulohet me trajta të emrave të gjinisë mashkullore, prandaj ky tip asnjanësish, ndonëse ka përdorim në frazeologjizma etj. mund të quhet me prirje konservimi për fjalë të caktuara, përkatësisht karakterizohet përgjithësisht me një pasivizim potencial, ngase ka pushuar tashmë nevoja për krijimin e shembujve të rinj mbi këtë bazë.

b) Me asnjanësit e paranyjëzuar prejmbiemërorë gjendja qëndron ndryshe. Ndonëse edhe këta të goditur, më mirë të konkurruar nga femërorët e nyjshëm si dhe formimet me emra prapashtesore ti tipit më –si, e variante të tjera, megjithatë dalin të pazëvendësueshëm në fushën e abstraksionit për të shprehur koncepte cilësie gjendjeje a të qeni. Së këtejmi prejmbiemërorët u ndanë në dy nëngrupe: nëngrupi i parë, prej 18 shembujsh të prejardhur prej mbiemrave cilësorë, të cilët edhe mbulojnë koncepte cilësie dhe nëngrupi i dytë mbi bazë të mbiemrave jo cilësorë, i përbërë prej 16 shembujsh, me të cilët shprehen koncepte të gjendjes ose të qenit. Pra, gjithsej në atë Fjalor janë regjistruar 34 prejmbiemërorë.

c) Edhe prejpjesorët  u ndanë në katër nëngrupe sipas tipit të foljeve, mbi temë me –ë fundore 21 shembuj, mbi bazë të një bashkëtingëlloreje në temë 14 raste dhe mbi bazë të fundores –ur të pjesores së foljeve më –oj e -uaj 7 shembuj,  plus një shembull me fundoren -ier,  që gjithsej bëjnë 43 shembuj prejpjesorësh, të cilët mbulojnë koncepte veprimi dhe janë në konkurrencë sinonimike zakonisht me  emrat  prejpjesorë të prejardhur me prapashtesat -im ose -je.

Pra, sipas burimit në fjalë dalin 6 emra asnjanësish primitivë të mirëfilltë, 34 asnjanës prejmbiemërorë dhe 43 asnjanës prejpjesorë, që gjithsej bëjnë 83 shembuj.

 

3. Në kreun  III u konstatua  me fakte se shtrirja e përdorimit të asnjanësve të paranyjëzuar sidomos të prejpjesorëve në gjuhën shqipe në realitet, ishte dhe është shumë e gjerë. Kështu numri i asnjanësve të regjistruar, b.f., në Fjalorin e S. Dobroshit i afrohet 2000-shit, ndërsa në Fjalorin e M. Elezit dalin të regjistruan afro njëmijë shembuj, pothuaj, po aq sa dalin të përdorur në Fjalorin e gjuhës shqipe (1954). Edhe në burime të tjera ndeshim me qindra shembuj asnjanësish të paranyjëzuar, prandaj e quajmë me vend kërkesën që prania e tyre, sidomos e prejpjesorëve po edhe e prejmbiemërorëve në burimet përkatëse normative, të jetë e përfaqësuar në mënyrë më të plotë dhe korrekte Vlen të theksohet fakti se në Fjalorin e gjuhës shqipe 2006 përveç numrit 83 janë shtuar edhe mbi 80 shembuj të tjerë, pothuajse të gjithë të tipit prejpjesor.

Gjithsesi, jo vetëm sipas tipave, por edhe sipas nëntipave, më drejt sipas grupeve a nëngrupeve përkatëse përfaqësimi i tyre në burimet përkatëse normative duhet të jetë më i denjë. Njëherazi u konstatua se në burimet përkatëse që u konsultuan sa i përket shquarsisë mbizotëron trajta e njëjësit të shquar,  si trajtë përfaqësuese e asnjanësit përgjithësisht.

 

4. Lënda e trajtuar në kreun IV zgjon interes të jashtëzakonshëm, ngase aty bëhet fjalë për vendin e asnjanësit prejpjesor në kuadër të prejpjesorëve të tjerë sinonimikë. Nga skema e paraqitur del se vendi i asnjanësve të paranyjëzuar prejpjesorë, ashtu si edhe ai i prejmbiemërorëve, në krahasim me prejpjesorët a prejmbiemërorë të tjerë, ka vetëvetësi a identitet të plotë që dallon nga ata, jo vetëm nga pikëpamja formale, por, aq më tepër nga pikëpamja e specifikimit të nënfushës semantike të majave më të larta në kuadër të fushës së gjerë të abstraksionit. Kjo nënfushë kryesisht del e specifikuar për konceptin e veprimit përkatës, por pa kaluar në konceptin e vetë procesit të veprimit ose të rezultatit të veprimit, ngase për koncepte të tilla tani dalin të specializuar prejpjesorë të tjerë, siç janë edhe emrat e prejardhur me prapashtesat e specializuara –IM dhe –JE si dhe prejpjesorë femërorë të paranyjëzuar, prejpjesorë pandajshtesorë, përkatësisht emrat prejmbiemërorë me paranyjëzim, siç është tipi me -SI e të tjerë.

 

5. Në kreun V jepen edhe disa konstatime të tjera plotësuese që identitetin e asnjanësve të paranyjëzuar në kuadër të sistemit emëror të shqipes e bëjnë  edhe më të qartë, siç është edhe ndërlidhja  kuptimore e asnjanësit prejpjesor me paskajoren e mirëfilltë (me+pjesore), me singularia tantumët, me pluralia tantumët, me valencën, formalisht me emrat e përgjithshëm të emërzuar nga mbiemrat e pjesoret e paranyjëzuara që përdoren zakonisht si emra të përgjithshëm në emërtimin e njerëzvei dhe së fundi u trajtua edhe raporti mbiemri prejpjesor ndaj asnjanësit prejpjesor si dhe  në raportin mbiemër prejpjesor ndaj asnjanësit prejpjesor.

 

6. Në kreun VI u konstatua se anashkalimi i asnjanësve të paranyjëzuar në burime të ndryshme, sidomos në vitet 70-80 të shekullit të kaluar është shkaktuar më tepër subjektivisht, si pasojë e konstatimeve të nxituara, pa mbështetje të fortë të brendshme evolucionore të gjuhës, por siç supozohet për këtë më fort  kanë ndikuar këta tre faktorë shtytës të jashtëm, si p.sh.:

E para, nga ndikimi i gjuhëve të huaja (neolatine e sllave), të cilat nuk e kanë asnjanësin analitik, siç e ka shqipja (nyje+mbiemër ose nyje+ pjesore), po e kanë atë në formën sintetike, zakonisht me prapashtesa speciale, siç janë edhe prejfoljorët e shqipes të gjinisë mashkullore me prapashtesën -im dhe ata të gjinisë femërore me  prapashtesën -je.

E dyta, si shkak del njohja e pamjaftueshme e identitetit të asnjanësve të paranyjëzuar, sidomos fakti që ka të bëjë me nënfushën semantike që mbulojnë, nënfushë kjo që ende nuk njihet sa duhet nga disa qarqe të studiuesve të caktuar,

E treta, si shkak del edhe sugjerimi përgjithësues, duke u mbështetur në fakte pjesërisht të drejta, se gjoja të gjithë treguesit e asnjanësve edhe atyre të paranyjëzuar si dhe asnjanësit vetë janë konvertuar ose janë në konvertim i sipër në gjinitë aktive, sidomos në gjininë mashkullore.

Sidoqoftë, këto tri arsye sipas analizës që u bë dalin pjesërisht të drejta, por jo të mjaftueshme që asnjanësit e paranyjëzuar të konsiderohen të  pasivizuar, andaj, së këndejmi del si rrjedhojë edhe paraqitja jo e denjë e asnjanësve në burimet tona normative në letrarishten e sotme në fazën e sapokaluar të diskutueshme prej nesh, prej viteve ’70 të shekullit të kaluar deri në vitin 2002.

 

7. Në kreun (VII), të parafundit, pasi përmenden disa raste të hapura lidhur me asnjanësit dhe jepen sugjerime rreth zgjidhjes së tyre, në vijim jepet shkurtimisht mendimi përgjithësues lidhur me temën e shtruar.

 

8. Në kreun VIII, të fundit, pas konstatimeve përgjithësuese, në  disa pika,  veç e veç sipas tipave të asnjanësve, ilustrohet përdorimi i tyre sipas nënfushave përkatëse semantike  me shembuj konkretë. Kështu

a) për asnjanësit primitivë, si emra të mirëfilltë ceken 3 nënfusha semantike të profiluara,

b) për asnjanësit prejmbiemërore 9 dhe

c) për asnjanësit prejpjesorë 14 nënfusha të profiluara semantike.

 

Në fund u shtrua kërkesa që vlen për të tre tipat në fjalë, por sidomos për dy tipat e asnjanësit të paranyjëzuar që në burimet tona normative të shqipes standarde të jenë të përfaqësuar më denjësisht, sipas profilimit të nënfushave semantike që mbulojnë.

 

 Gjithsesi nga krejt ajo që është trajtuar në këtë punim mund të thuhet  me bindje të plotë se koncepti rreth asnjanësit në gjuhën shqipe do të dalë më i plotë dhe më i qartë, sidomos vështruar nga  rrafshi sinkronik, veprim ky që do të kontribuojë në të mirë të konsolidimit të mëtejshëm të normës së sistemit emëror të shqipes së sotme në përgjithësi dhe të nesërme standarde në veçanti.

 

               Ascertained Conclusions

 

In Albanian language names of the neutral gender from its synchronic point of view it is not that have not been reckoned in by our grammarians  but some of the conclusions regarding type, usage and their spread were not only incomplete  but were accompanied by inarticulate and not so small vagueness. Therefore we can not exclude any defection or its misinterpretation.

In this composition as it is known were identified clearer than in any other source the three types of the neutral gender in standard Albanian, as are the following:

1) the type of  authentic primitive neuter of non  pre-posed articles*;

2) the type of  neuter of  articled adjectival*;

3) the type of neuter of pre-posed article participial*.

Taking into a consideration such a division of neuter in Albanian language, the subject was elaborated into eight chapters containing in short the following:

1.     Chapter I – to conclude the presence of the neuter in today’s standard Albanian the material was taken from the Dictionary of the Standard Albanian (2002), thus according to the types the neuter was divided into three groups. In the mentioned Dictionary were found 83 examples from those in all registered, such as:

a)     from the first type, were found 6 authentic nouns of non pre-posed  articles*,

b)    from the second type, were found 34  pre-posed articled adjectival*,

c)     from the third type, were found 43 neuter of pre-posed article participial*.

Even certain groups of words on the basis of their nominative article-ending (that they take) in the definite singular were categorized into certain subgroups. Such as:

a)     the type of  authentic neuter of non pre-posed  article* was divided into two subgroups, 4 examples that have the article-ending -t, and 2 examples that have the article-ending -të;

b)    the type of  adjectival neuter on the basis of its nominative article-ending in the definite singular, was divided into three subgroups, 21 examples that have the article-ending -t, 6 examples that have the article-ending -të, and 7 examples with article ending -it;

c)     the type of participial neuter according to its participle types and on the basis of its nominative article-ending that they take in the definite singular were divided into four subgroups: 21 examples with -t, 21 examples with -it (in here two subgroups 14+7), and 1 example with -ët that in total make 22 examples (14+7+1).

The overall view of the total number should read:

a)     with article-ending -t: 46 examples (or 4+21+21),

b)     with article-ending - të: 8 examples (or 2+6),

c)      with article-ending -it: 28 examples (or 7+14+7), and

d)     with article-ending -ët: 1 example.

Therefore the total is: 83 examples (or 46+8+28+1=83).

In reality it was ascertained that in the afore mentioned Dictionary, aside from the registered examples, there were cases of manipulation with 13 other participial neuter respectively 300 more examples which were preceded by the neuter: te qenet + …(the word or the clarifying cluster). Thus, in that source it is manipulated with near 100 neuter examples, respectively with near 400 cases where neuter is used or that appears registered.

2.      In Chapter II – the neuter was approached according to its semantic subfield viewpoint that it covers. The 83 neuter examples registered in the  Dictionary of the Standard Albanian (2002), as per types, were divided into groups and subgroups respectively, and for each group and subgroup we saw separately semantic features appearing.

a)     It was ascertained that with neuter of authentic names ( of non pre-posed article), initially was expressed quite a wide field of concepts , and for more it was used to denominate concrete things or a certain amount of uncountable things but that were concrete, a field which is covered by semantics, but nowadays this is entirely becoming covered by forms of names of the masculine gender. Therefore this type of neuter though has its usage in phraseologies etc, it can be called as a type inclined for conservation of certain words, respectively it is characterized in general with potential passivity because there ceased the need for creation of the new examples on this base.

b)      With the type of  neuter of  pre-posed articled adjectival* the overall situation stands differently. Even though these affected too, or better said competed by the articled names of the female gender and other formations of suffixed names of type with -si, and other variations, nevertheless, they appear irreplaceable in the field of abstraction expressing concepts of quality state and being. Subsequently, the adjectival neuter was divided into two subgroups: the first subgroup consisting of 18 examples deriving from adjectives of attribution (quality), covering the concepts of quality, and the second subgroup deriving from adjectives of non attribution (non quality), consisting of 16 examples expressing the concepts of state and being. Thus, in that Dictionary in total were registered 34 examples of adjectival neuter. 

c)      The participial neuter was divided into four subgroups according to the type of the verbs, with final -ë on stem 21 examples, on basis of one consonant in stem 14 cases, and on basis of the final -ur of the verb participles with -oj and -uaj 7 examples, plus one example with the final syllable -ier, that in total make 43 examples of participial, that cover concepts of actions and are in synonymic competition with participial names deriving from -im and -je suffixes.

Therefore according to the afore mentioned source into a viewpoint emerge 6 authentic primitive neuter names, 34 adjectival neuter names and 43 participial neuter names, that in total make 83 examples.

3.     In Chapter III with facts it is ascertained that in Albanian Language in reality the dimension of usage of the pre-posed articled neuter especially that of the participial was and is still quite spreading. Thus the number of the registered neuter names, referring to the Dictionary of S. Dobroshi nears 200, whereas in the Dictionary of M. Elezi appear registered nearly 1000 examples, practically as many as were used in the Dictionary of the Albanian Language (1954). Even in other sources we encounter hundreds of pre-posed articled neuter examples, therefore we consider correct the request that their presence especially of the participials and adjectivals in respective normative resources to be represented more fully and more correctly. It is worth mentioning also the fact that in the Dictionary of the Albanian Language (2006), aside from the 83 cases, were added some other 80 more examples almost all of the participial type.

By all means not only according to the types and subtypes or more accurately said according to the respective groups and subgroups, the right representation of neuter should have been more meritorious. At the same time it is noted that in respective normative resources that were consulted regarding the neuter’s definite/indefinite form, dominates the form of the definite singular, as the representative form of the neuter in general.

4.     Subject elaborated in Chapter IV awakes an extraordinary interest since that part is about the position of the participial neuter within the framework of the other synonymic participials. From the introduced scheme it becomes apparent that the position of the neuter of pre-posed article participial and  adjectival neuter compared to the other participials and adjectivals is upstanding or it has full identity that differs them from the rest, not only because of its formal point of view but more for its semantic subfield specification viewpoint of the highest peaks within the wide field framework of abstraction. This subfield mainly emerges as specified for its respective action concept but without advancing to the process of action concept itself or to the result of the action, since for such concepts alike now appear other specialized participials as are the names already derived with their specialized suffixes -IM and -JE, and other female pre-posed article participials, non-affixed participials, respectively adjectival names of pre-posed article as is the type with -SI etc.

5.     In Chapter V there are given some other additional conclusions that make even more clearer the identity of the pre-posed article neuter within the framework of the nominative case in Albanian system, as is the comprehensive interlink of the participial neuter with the authentic infinitive (me+pjesore ),  with singularia tantum, pluralia tantum, valence, formally with all common names nominalized  from the pre-posed- article adjectives and  participles  that usually are used as general names in denominating people, and at the end it was studied the interrelation between participial adjective versus participial neuter.

6.     In Chapter VI it was ascertained that the deviation of pre-posed article neuter in different resources, especially during the period from 1970 to 1980 (of the last century),  was caused more due to subjectivity,  as a result of hasty conclusions  rather than  of  any stronger inner evolutionary support of the language itself  but as it is presumed the strongest influence came from mainly three outside pressuring factors, such as: 

-          First the influence that came from other languages as are neo-Latin and Slavic which have no analytical neuter the way the Albanian has  (article+adjective or article+particple), but they form it in a synthetically form usually with special suffixes, as are Albanian deverbals of the masculine gender with the suffix  -im and those of feminine gender with the suffix -je.  

-          Second the reason of not knowing well the identity of the pre-posed article neuter especially the fact that has to do with semantic subfield that they cover, a subfield which is still not known well from some circles of certain researchers.

-          Third as a reason appears the generalized suggestion of relying partially in the right facts, allegedly all the neuter indicators of the pre- posed article neuter and neuter itself, were being converted or are in the process of conversion to the active genders especially to the masculine gender.

Nevertheless according to the analysis made here these three arguments are considered partially right, but not sufficient that the pre-posed article neuter to be regarded as inactive (passive), therefore, subsequently this is the reason for their non fair representation in our normative sources in today’s standard Albanian, in the recent gone years and up to 2002. 

7.     In Chapter VII  (the pre-final chapter), after presenting several open cases relating to neuter there are given suggestions and solutions to it, thus, pursuant to it in short is given the generalized opinion regarding the introduced topic.

8.     In Chapter VIII (the last chapter), after the generalized given conclusions, in several points separately according to the type of the neuter, there are given concrete examples illustrating their usage according to their respective semantic subfields. Thus:

a)     For primitive neuter, as authentic names are noted 3 semantic profiled subfields.

b)     For adjectival neuter, 9 semantic profiled subfields.

c)      For participial neuter, 14 semantic profiled subfields.

And finally, it is requested the same for the three types of afore mentioned neuter, specifically for the first two types of pre-posed article neuter that in our normative sources of the standard Albanian to be given a fairer representation according to their semantic profiled subfields that they cover.

By all means from all this that was elaborated in this composition I am fully convinced that the concept regarding the neuter in Albanian Language in the future will appear clearer and more complete especially seen from its synchronic viewpoint. Thus this action will further consolidate the betterment of the norm of the nominative system in today’s standard Albanian in general and that of a future standard Albanian in particular.

 

                                                            (Translated by Besa Veselaj)

 

 

 

 

 

           

    Literatura kryesore

 

Ali Berisha,  Fjalor i fjalëve të reja,  Klinë, 2006.

Abdullah Zymberi, Prania e emërzimit të  në disa të folme popullore

               Gjurimime albanologjike, seria e shkencave filologjike, Priashtinë,

               36/2006; Asnjanësit te Bardhi, F. Bardhi - 100 vjetori i lindjes,

               IAP, Prishtinë 2007. Rreth historisë së asnjanësve të shqipes,

               sipas akademik Ajetit “ Gjuha shqipe, 2/2007.

 Aleksandër Xhuvani,  Vepra 1, Tiranë 1980.

Bahri Beci, .Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë, Tiranë  1958.

Eqerem Çabej, Studime gjuhësore  VII, Prishtinë 1986.

Fjalori i gjuhës shqipe, Tiranë 1954.

Fjalori i gjuhës shqipe, Tiranë 2006

Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1980

Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë 1954, 2002.

Fjalori i “Bashkimit” 1908, Prishjtinë, rib. 1978.

Fjalor rusisht-shqip, Moskë, 1954.

Fjalor serbokroatisht - shqip (grup autorësh, IAP; Prishtinë 1974, rib. 1986.

Fjalor serbokroatisht - shqip (grup autorësh).Tiranë 1948.

Fjalor shqip-serbokroatisht (grup autorësh), IAP, Prishitinë 1981.

Fjalor terminologjik serbokroatisht-shqip (grup autorësh), Prishtinë 1961.

Frang Bardhi - 400-vjetori i lindjes (përmbledhje kumtesash), IAP,

            Prishtinë, 2007.

Gramatike gjuhës shqipe 1,  (grup autorësh ), ASHSH, Tiranë, 2002

Gramatika praktike e gjuhës shqipe, (grup autorësh), Tiranë 1998.

Gjuha letrare shqipe për të gjithë (grup autorësh), Tiranë 1976.

Henrik Bariç, Fjalor i gjuhës  serbishte ose kroatishte dje i shqipes, Zagreb

           1950..

Idriz Ajeti, Studime gjuhësore në fushë të shqipes III, Prishtinë 1985.

Kongresi i drejtshkrimit, Prishtinë 1973.

Konstantin Krisoforidhi, Fjalor shqip- greqisht 1904, rib. Prishtinë 1977.

Mehmet Elezi, Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë 2006.

Mikel Ndreca, Fjalor shqip-serbokroatisht, Prishtinë  1976.

Nikollë Gazulli, Fjalorth i ri 1941, rib. Prishtinë 1968.

Nuhi Veselaj, Foljet më -O në gjuhën shqipe, Prishtinë 2002.

Rami Memushaj, Shqipja standarde, Tiranë 2005.

Rexhep Ismaujli, “Në gjuhë” dhe “për gjuhën”, Dukagjini, Pejë 1998. 

Revista Seminari...  Prishtine, 25/1 2006, 26/1 2007..

Selman Riza, Vepra 1, ashak, Prishtinë,1996.

Sokol Dobroshi, Fjaluer serbokroatisht - shqip, Prishtinë 1053.

Studime mbi leksikun...I, II, Tiranë 1972, III, Tiranë 1989.

Shaban Demiraj, Gramatika historike e gjuhës shqipe, Prishtinë 1988.

Tahir Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe, Tiranë  2004

Valter Memisha, Dukuri semantike gjatë formimit të mbiemrave prejpjesorë

                           në gjuhën shqipe, Gjirokastër 1999.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx