E diele, 28.04.2024, 12:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Nak Berisha

E diele, 25.04.2010, 02:59 PM


NAK BERISHA

 

Nga Halit Bogaj

 

Gjithashtu ndër këngët më të rëndësishme të epikës sonë heroike është edhe’’Nak Berisha’’e cila i kushtohet trimit të patrembur i cili luftoi me një ushtri të tërë gjatë një beteje të përgjakshme.Ashtu si edhe shumë patriotë  tjerë që kërkoheshin nga armiqtë tanë, një fat të tillë e përjetoi edhe Nak Berisha, por i  cili diti si t’u përgjigjej provokimve serbe , duke luftuar me një strategji të paparë dhe me një mençuri të madhe,  duke ia zënë pritën armikut/Spases dhe Dimitrisë/, të cilët i vret në fushën e mejdanit bashkë me 18 çetnikë të tjerë të egërsuar të cilët bënin kërdi ndaj popullatës sonë të paarmatosur.Nak Berisha bënte pjesë në Elitën tonë më të fuqishme patriotike i cili iu gjet historisë sonë në çastet e saj më të nevojshme.

 

Edhe emri i tij hyri thellë në zemrat tona dhe zuri vend nderi në kujtesën tonë kombëtare, duke mbetur i paharruar nëpër breza si një luftëtar trim dhe i vendosur që ia ndaloi turrin një naçellniku të shfrenuar serb që vriste dhe priste shqiptarë me metodat më barbare.Ishin ato ditët trimërore që e shquanin popullin tonë të lodhur dhe të sulmuar pabesisht nga armiku ynë shekullor . Nak Berisha, si edhe disa pushkë të tjera të shkrepura  në ato vite në Kosovë, ka zënë vend nderi tek ne dhe ka mbetur një pushkë me jehonë të gjatë kohore e cila na ka bërë nder deri në ditët e sotme dhe do të na nderojë sa të jetë jeta e jetëve.

 

Hyrja e këngës shoqërohet me krisma armësh dhe me vargjet: /Krisi pushka n’ zabel te kisha/Po luftojke Nak Berisha/Lufton Naku me Sadrinë/ E vranë Spasen/ Dimitrinë/.

 

Pas një lufte të gjatë, të mundimshme dhe heroike me një numër të madh çetnikësh, Naku me shokë i vrasin 18 prej tyre./Ata mbesin pa duhan/Dhe shkojnë te Zorka në nji han/./N’Rakosh Naki shkojke n’han/Po i thot Zorës dobar dan/Po i thot Zorës dobar dan/Çitna letra e duhan/, e që ka analogji të madhe edhe me këngën’’Imer Popoci’’, i  cili ‘’shkon në han për duhan’’, duke i thënë hanxhisë’’Sytë prej gjakut m’u kanë nxanë’’.Qitum letra qitum duhan/.

 

Në vijim të Këngës’’Nak Berisha’ ndodhë ajo që nuk ishte pritur fare, tek Zora në shitore arrin naçallniku i cili e rëndon me fjalë Nak Berishën dhe kërkon prej tij që të tregojë drejt se kush ia ka vrarë shokët /Spasen e Dimitrinë./, me ç’rast trimi ynëi tregon atij me fjalët/Pushka jem e ka marr vetë/bashkë me ta edhe tetëmdhetë/M’jet marak mos me i ba njizet/.

 

/Naçallniku koka idhnue/ ai fort Nakun e ka çortue/ Shoqishoqin e kanë ranue/Eh pse flet kshtu biri i qyfarit/tash e sheh ti zogun e shqiptarit/Mos u mshif po i thotë mbas pisarit/O plum ia dha o n’lule t’ ballit/./Të dy n’ tokë i ka palue/Britke Zora kuku për mue/ Taksirat sot m’ka qillue/O del pusajka me lajmrue/Shtatë stanica janë trazue/E shumë xhanarë bre ishin bashkue/Po shkojnë Nakun me rrethue/./O Nak Berisha prin i pari/Djalë Drenice e zog shqiptari/./Djalë shqiptar e shumë azgan/./Shumë xhanarë t’dekun ka lanë/./O shumë xhanarë ja ka damtue/ Shnosh e mirë Naku u pshtue./



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora