Kulturë
Luan Çipi: Shkodra edhe Vlora
E hene, 26.04.2010, 09:04 PM
SHKODRA EDHE VLORA
Nga Luan Çipi
Në komente sporti, një ditë, u sha Vlora
Ai që përgojonte ishte një Shkodran.
Shpejt e nxorra lapsin, e vura te dora
Dhe nis e të shkruaj, ca zvargur e bran.
Ai shan e shfryn, mburret e qorton
-“ Ju jugorët, të flisni për art e sport, të drejtë nuk keni,
Kur, para do vjetësh, te ju s’qarkullon
Kollos si Gjergj Fishta, poet si Migjeni.
Shkodra Loce nxorri kapitenin Loro,
Vllazninë e bujshme dhjetra herë kampion
Djepin e futbollit, të mbushur me “dhoro”.
Kalaj “Rozafa” që nga lart shikjon?”
-E nderojmë kujtimin, ai kalëron.
Po dhe “Flamurtari” ishte fitimtar
Sa në Beograd dhe në Barcelon
Brenda Shqipërisë, në Evropën mbarë.
Fishta dhe Migjeni përparimin mbarti,
Janë të tan Shqipnisë, burra, trima mali
Si Ali Asllani, si Fatos Arapi
Shqipe mbi shqiponjat- Ismail Qemali.
Po të shkojmë më tutje, gjer te Skënderbeu,
Sërish shohim Vlorën, një nip është përmes
Ndaj, një britmë oshtim, del rishtaz prej dheu:
Ta duam sho-shoqin, si vëllezër me besë.
Na thërret dymbëdhjeta, njëzet, njëzetekatër
Kur Vlora e Kosova u ngritën më këmbë
Per Atdheun e dashur, nga një, në çdo vatër,
Shqa e italjanë – luftë dhëmb per dhëmb.
Tani, të bashkuar, vëllezër në traditë,
Me sjellje fisnike, qytetarë të mirë,
Nuk ka pse partitë të nxisin dasitë,
Një është Shqiperia tej për tej e lirë.
Vlore, 23.04.2010