E marte, 30.04.2024, 06:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Shumësi dhe shquarsia e emrave në shqipen standarde - Hyrje

E hene, 26.04.2010, 09:58 PM


SHUMËSI DHE  SHQUARSIA

E  EMRAVE

NË SHQIPEN STANDARDE

(konstatime, diskutime, propozime)

 

Nga DR. NUHI VESELAJ

nuhiveselaj@hotmail.com

 

 

Prishtinë 2009

 

Përshëndetje!

Lexues i nderuar,

Meqë ky punim-sprovë nuk sfidon sa përplotëson dijen e deritashme rreth kësaj teme, sidomos në aspektin sinkronik dhe është në pritje sponzorimi, lusim dhe kërkojmë nga JU, lexues i nderuar dhe sidomos nga redaktorët e ortologët specialistë të gjuhës shqipe që vërejte-vlerësimet lidhur me këtë t’i dërgoni sa më parë në adresën: nuhiveselaj@hotmail.com, në mënyrë që ato më të arrirat si pjesë recensioni të kihen parasysh me rastin e botimit të këtij dorëshkrimi. Presim ndihmesën Tuaj.

Jufalemnderit për mirëkuptim.

Autori

 

Prishtinë, nëntor 2009.

 

P.S.

 

Nga përmbajtja e këtij punimi vetëm pjesa e sinënkreut me titull “Rreth prejpjesorëve pandajshtesorë të gjinisë femërore” është botuar në Zemra Shqiptare, ndërkaq tërë pjesa tjetër e veprës i ofrohet lexuesit për të parën herë.

Prishtinë, shkurt 2010

Autori

 

 

Recensues (të dekluar):

 

1.      Prof. Dr.  Abdullah Zymberi

2.     Prof. Dr. Imri Badallaj

 

 

Pasqyra e  lëndës

 

Shumësi dhe shquarsia e emrave

në shqipen standarde

(konstatime, diskutime, propozime)

 

Përshëndetje!

Dy fjalë lexuesit

Hyrje

Skema e mbaresave dhe e nyjë-mbaresave të shquarsisë të tri gjinive

 

Pjesa e parë

SHUMËSI DHE  SHQUARSIA E EMRAVE TË GJINISË FEMËRORE NË SHQIPEN E SOTME

Konstatime paraprake

 

I. SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË ME MBARESË ZERO

A. Shumësi i femërorëve mbi temë në zanore (pa -Ë fundore)

1. Emrat  femërorë  me fundoret e patheksuara:  -e, j/e, -je dhe -o

1) Femërorët me fundoren -e

2) Femërorët me fundoren j/e

3) Femërorët me prapashtesën -je

4) Femërorët me fundore-zanoren o

2. Emrat femërorë me fundoret e theksuara: -i., -e, -a, -u, -o

a) Shembuj me fundoren -i

b) Shembuj me fundoren -e

c) Shembuj me fundoren -a

ç) Shembuj me fundoren -u

d) Shembuj me fundore-zanoren -o

Konstatime përmbyllëse rreth nënkreut nën A

B. Shumësi i emrave femërorë me temë me zanore-fundoren -Ë

1. Femërorë me -Ë të theksuar

2. Femërorë me -Ë të patheksuar

Konstatime përmbyllëse rreth nënkreut nën B.

 

II. SHUMËSI I EMRAVE FEMËRORË ME MBARESAT PËRKATËSE

A. Shumësi i emrave të gjinisë femërore me

mbaresën e mirëfilltë -A

(I) Emrat me -Ë fundore të paqëndrueshme

1. Shembuj frymorësh

2. Shembuj jofrymorësh (konkretë e abstraktë)

(II) Rreth emrave femërorë të paranyjëzuar

1. Femërorë të paranyjëzuar me -Ë të paqëndrueshme në temë

2. Femërorë të paranyjëzuar pa Ë fundore në temë

(III) Emrat femërore me togjetingush në temë

1) Shembuj me -ull, -ur, -ëz  e -ët me zanore të qëndrueshme

2) Shembuj me  togje me-Ë të paqëndrueshme

a) Shembuj me formantet fundore -ër dhe ël

b) Shembuj me formante të tjera, -ërr, -ën, -ëll, -ëm, me -ë të paqëndrueshme

(IV) Dy tema të imponuara rreth femërorëve me mbaresën -A dhe

përcaktimi i topikës semantike të tyre

(1) Rreth femërorëve të paranyjëzuar abstraktë në shqipen e sotme

1) Rreth dallimit të identitetit semantik të femërorëve abststraktë nga sinonimikët e tjerë

2) Emrat femërorë abstraktë të paranyjëzuar me nënfushë të qartë të përcaktuar semantike

(2)  Rreth  prejpjesorëve pandajshtesorë

Përfundim

B. Shumësi i emrave femërorë me mbaresën -RA/-NA

1) Emra femërorë me formantin -RA

2) Emra femërorë me formantin -NA

C. Shumësi femërorë me mbaresën -E dhe rastet aberrante

a) Fmërorë me mbaresën -E

b) Raste aberrante femërorësh

Sipërfundim

Konstatimet përmbyllëse të pjesës së parë.

 

 

Pjesa e dytë

SHUMËSI DHE DHE NYJËMBYRESAT E SHQUARSISË TË EMRAVE TË GJINISË MASHKULLORE NË SHQIPEN E SOTME

Konstatime paraprake

 

I. SHUMËSI I EMRAVE  MASHKULLORË ME MBARESË ZERO

1) Shumësi i emrave me prapashtesën -s

2) Shumësi i emrave me prapashtesën -as

3) Shumësi i disa emrave me konsonant fundor

4) Shumësi i disa emrave në bashkëtingëllore me shquarsinë -i/-t karakteristike

5) Emrat  e tipit me  formantin -ët në trajtën  e shumësit të shquar

6) Emrat mashkullorë më -ë fundore në temë

7) Emrat me fundore -ua/j dhe e/j  në temë

8) Emrat me -ri/-ni në njëjësin e shquar dhe me -të në shumësin e shquar

9) Emrat me  fundoren -ër në temë

10) Emrat me zanore-fundoren -o në temë

11) Emrat me  -e të theksuar në temë

12) Emrat me  -i të theksuar në temë

13) Emrat prejmbiemërorë  të paranyjëzuar me konsonant në temë

1. Me konsonantin -T në temë

2. Me konsonant tjetër në temë

14) Emrat prejpjesorë të parnyjëzuar me fundoren  -uet në temë

15) Prejpjesorë të paranyjëzuar pa fundoren -Ë në temë

16) Emrat me -A në njëjësin e shquar e shumësin me -T

17) Emrat me -A në njëjësin e shquar e shumësin me -TË

18) Emrat mashkullorë me -je në temë.

Përmbyllje

 

II. SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË ME MBARESAT E

MIRËFILLTA

(I) Specifikimi i mbaresave të thjeshta në

kundërvënie ndaj metodës fundore mbaresë

1) Dy fjalë rreth  historikut të metodës  fundore-mbaresë

2) Rreth prejardhjes së tri mbaresave të mirëfillta: -Ë, -E, -A

3) Formulimi i specifikimit të mbaresave të mirëfillta të thjeshta sipas fushave semantike si kundërvënie ndaj metodës fundore-mbaresë

4) Metoda fundore-mbaresë sot penguese e stimulimit rreth specifikimit të mbaresave

5) Shembuj konkretë që arsyetojnë ide-propozimin rreth specifikimit të mbaresave të thjeshta

(2) Mbaresat e mirëfillta alternative në përqasje

FGJSH 1954 / FGJSH 2006 dhe zgjidhja e ofruar

a) emrat konkretë (jofrymorë)

1) Alternativa  ë/a

2) Alternativa  e/a

3) Alternativa  ë/e

4) Alternativa  a/e

5) Alternativa  e/ë

6) Alternativa  treformantëshe

Përfundim

b) Emra frymorësh

1)  Alternativa  ë/a

2) Alternativa  a/ë

(3) Shumësi i mashkullorëve  me  mbaresat e

mirëfillta -Ë, -E, -A  mbi tema konsonantike

A) Shumësi i mashkullorëve me mbaresën -Ë

a) Shumësi i emrave të frymorëve me mbaresën -Ë

b)  Shumësi i  emrave jofrymorë me mbaresën

B) Shumësi i mashkullorëve me mbaresën -E

1) Shembuj të emrave abstraktë me mbaresën -E

2.)  Emra vendesh me mbaresën –E (ku kryhet ndonjë veprim)

3) Shembuj të emrave konkretë me mbaresën -E

4) Venerime përmbyllëse rreth emrave  mashkullorë me mbaresën -E

C. Shumësi i emrave mashkullorë me mbaresën -A

1. Emra jofrymorësh  dhe frymorësh

1) Emra jofrymorësh me nyje-mbaresën -a që emërtojnë gjë-sende konkrete

a) Emra të mirëfilltë  me kuptimësi mjeti pune a gjë-sendi konkret

b)  Disa emra të prejardhur me prapashtesën ose fundoren -(ë)s

c) Disa raste emrash mashkullorë pa model

2)  Emra frymorësh  me mbaresën -A

(4) Numri i fundorëve dhe i shembujve ilustrues sipas

doracakëve normativë të shqipes së sotme letrare

1. Nga Drejtshkrimi gjuhës shqipe (1973)

2. Nga Gjuha letrare shqipe për të gjithë (1976)

3. Nga Gramatika e gjuhës shqipe (2002)

4. Nga Shqipja standarde(R.Memushaj) (2005)

(5) Shumësi i EMRAVE mashkullorë me togje fundore

në temë

1. emrat me -ër e -ël

a. Shembuj të emrave me -ër në temë

b. Shembuj të emrave me -ël në temë

c. Emrat mashkullor me tog-fundoret: -ën, -ëm, -ëll

1) Shembuj me  -ën në temë

2) Shembuj me -ëm në temë

3) Shembuj me -ëll në temë

Përmbyllje

 

III. NDËRRIME TINGUJSH SI RRJEDHOJË E ZHDUKJES SË

MBARESËS -I  DHE FENOMENI I NDËRRIMGJINISË

Sqarime paraprake

1)      Shndërrimi k - q/qe

a)     Shndërrimet k-q

b)     Shndërrimet k-qe

2)     Shndërrimi g - gj/gje

a)     Shndërrimet g -gj

b)     Shndërrimet g- gje

3)     Shndërrimi ll - j/je

a)     Shndërrimet ll -j

b)     Shndërrimet ll-je

4)     Shndërrime të tjera

 

IV. RRETH PALATALIZIMIT TË  FUNDORES -N NË -J/NJ TË SHUMËSIT TË EMRAVE MASHKULLORË

Disa mendime të gjuhëtarëve rreth raportit të fundores -N dhe mbaresës j/nj

1) Shndërrimi i N-së  ose i -R-së në -j

2) Implikimi i J-së [ -J/NJ(!)

Shënim

3) Implikimi i R-së  së letrarishtes së sotme (nga *n) me  n+j  apo nj?

4) Implikimi  i  -N-së  me -OJ a ONJ tek emrat me *ON

5) Formanti -INJ pa mbështetje të qartë trashëgimie

6) Implikimi i  mbaresës -ENJ

7) Trajtë-mbaresa -NJ, analogjizëm i pambështetur

8) Shpifje analogjike e formantit -NJ

9) Shembuj të tjerë me prapashtesë-mbaresën -NJ  të shpifur

10) Formanti -NJ i shpifur edhe në huazimet nga turqishtja

Shënim

Përfundim

 

V. SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË ME FORMANTE TË

PATHJESHTA

a) Shumësat me -RA/-NA, -ËR/-ËN, -RË/-NA

1) Shembuj me formantin -RA/-NA

2) Shembuj me formantin -ËR/-ËN

3) Shembuj me formantin -RË/*NË, -NA

b) Rreth  formanteve -LLARË dhe -LERË

Konstatime përmbyllëse të pjesës së dytë

 

Pjesa e tretë

RAPORTI NDËRGJINISOR DIHOTIMIK DHE TRAJTA

PËRFAQËSUESE E EMRAVE (TË PËRGJITHSHËM E TË PËRVEÇËM) NË SHQIPEN E SOTME

Konstatime paraprake

 

I. NGA SKEMAT PËRMBLEDHËSE TË FORMANTEVE

MBARESORE TË SHUMËSIT TË EMRAVE ME KONSTATIME

RASTI

(I) Shumësi i emrave mashkullorë e femërorë me mbaresë zero

a) Shembuj m/f  mbi temë në zanore të patheksuar

Skema nr. 1

b) Shembuj m/f  mbi temë në zanore të theksuar

Skema nr. 2

c)  Shembuj m/f mbi temë në bashkëtingëllore ose gruptingujsh

Skema nr. 3

(II) Shumësi i emrave me mbaresat  e mirëfillta

1. Emra të gjinisë mashkullore me mbaresën -Ë

Skema nr. 4

2. Emra mashkullorë me mbaresën -E  (njëjësi m., shumësi f.)

Skema nr. 5

3. Shumësi m/f  me mbaresën -A

Skema nr. 6

4. Disa shembuj m./f me grup tingujsh

Skema nr. 7

(III) Shumësi me ndërrim tingujsh (njëjës/shumës)

1. Ndërrime me tinguj të thjeshtë

a) Ndërrime metafonike

b) Ndërrime  me palatalizim (gjinia mashkullore)

Skema nr. 8

2. Ndërrime me grup tingujsh

Skema nr. 9

(IV) Implikime rreth mbaresës -NJ

Skema nr 10

(V) Shumësi me mbaresat jo të thjeshta

a) Me mbaresat -RA/-NA,-ËR/ËN-RË * NË/-NA

Skema nr. 11

b) Shumësi me mbaresat -LLARË, -LERË

Skema nr. 12

Përmbyllje

 

II. ÇËSHTJE RRETH FORMËS PËRFAQËSUESE TË EMRIT TË

përgjithshëm e të përveçëm NË GJUHËN SHQIPE

A.     Rreth trajtës mbizotëruese përfaqësuese të

emrit  në gjuhën shqipe

Përmbyllje

B. Rreth shquarsisë së emrave të përveçëm në

gjuhën shqipe SIPAS DGJSH (1973)

A) Shembuj të shënuar në të dyja trajtat e shquarsisë

1) Gjinia femërore

2) Gjinia mashkullore

B) Shembuj vetëm në trajtën e pashquar

1) Gjinia femërore

2) Gjinia mashkullore

C) Shembuj vetëm në trajtën e shquar

1) Gjinia femërore

2) Gjinia mashkullore

Ç) Shembuj  pa shquarsi

a) Nga DGJSH 1973

b) Nga Fjalori drejtshkrimor 1976

1) Gjinia femërore

2) Gjinia mashkullore

 

III Rreth emrave të përveçëm të njerëzve në shqipen

e sotme

A) Shembuj antroponimesh nga DGJSH (1973)

1. Nga paragrafët përkatës

1) Gjinia femërore

2) Gjinia mashkullore

2. Nga Regjistri i nënshkruesve të Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972)

1) Emrat e gjinisë femërore

2)   Emrat e gjinisë mashkullore

a) Me -A fundore

b) Me O fundore

c) Me Ë fundore

ç) Me -I fundore

d) Me konsonant fundor

dh) Me fundoren -JA

e) Me fundoren -U

ë) Me fundoret -AJ, -EJ ose Zanoren –E.

B) Disa të dhëna dhe konstatime nga  burimi Emra shqiptarësh

1. Tabela e numri të emrave shqiptarësh (të përveçëm) sipas alfrabetitit me  disa konstatime rasti.

2. Rrerth disa fjalë-temave  më prodhimtare të emrave në shqyrtim

3. Fundoret përkatëse dhe problemi i shquarsisë të emrave në shqyrtim sipas gjinisë natyrore

a) Rreth  fundorevettë shembujve të gjinisë femërore

b) Rreth fundoreve të  shembujve të gjinisë mashkullore

4. Disa vërejte rreth tekstit në shqyrtim

C) Të dhëna antroponimesh nga Fjalori enciklopedik shqiptar (1985)

Përmbyllje

 

IV. Konstatime rreth pranisë në shqipe të emrave

të përveçëm tË njerëzve me prejardhje

arabo-turko-persiane

1. Konstatime të përgjithshme

2. Shqipja në përqasje me gjuhët (ndër)ndikuese rreth emrave në shqyrtim.

a) Shqipja në raport me boshnjakishten

b) Raporti me persishten

c) Raporti me turqishten

ç) Raporti me arabishten

3. Burimet e konsultuara

 

V. Nga grupimi dhe analiza  e shembujve konkretë

me prejardhje arabo-turko-persiane

1) Emrat  mashkullorë me fundoren -IM dhe femërorëzimi i tyre

2) Emrat mashkullorë me  fundoren -I dhe femërorëzimi i tyre

Sipërfundim

3) Emrat mashkullorë e femërorë me fundoren -ET

Sipërfundim

4) Emrat mashkullorë me konsonant fundor dhe femërorja paralele me -E fundore

5)  Emrat  mashkullorë me -IN e -DIN fundore

6)  Emrat mashkullorë me konsonant pa femërorë paralelë

7) Emrat femërorë pa mashkullorë paralelë,

8) Emrat  femërorë e mashkullorë me fundoren -A në temë.

a) Gjinia femërore

b) Gjinia mashkullore

Përmbyllje

 

VI. Studimi i emrave të përveçëm të njerëzve me

vlerë historike  kombëtare dhe çështja

e kodimit të tyre

Konstatime paraprake

A. Rreth vlerës shkencore kombëtare nga studimi i emrave të përveçëm të njerëzve të gjuhës sonë

a) Nga konstatimi i Muhamet  Tërnavës.

b)  Nga konstatimi i Ahmet. Këlmendit.

c)  Nga konstatimi i   Miftar Ajdinit.

B. Kodimi i emrave të përveçëm të njerëzve çështje e hapur  shoqërore-gjuhësore apo jo?

1) Rreth mendimit të Palok Dakës

2.) Rreth mendimit të Ibrahim Goçit

3) Rreth mendimit të Xzhevahir Shaqirit

Sipërfundim

 

VII. KONSTATIME PËRMBYLLËSE RRETH DISA ÇËSHTJEVE TË

HAPURA TË EMRAVE TË PËRVEÇËM NË SHQIPEN E SOTME

Konstatime paraprake

1. Rreth disa trajtave më të pëlqyera nga emrat e trashëguar islamë

a) Gjinia mashkullore

b) Gjinia femërore

2. Rreth çështjes sëpërcaktimit të shquarsisë te disa emra femërorë

3. Rreth çështjes së shquarsisë të disa emra mashkullorë[

4. Rreth saktësisë grafiko-shkrimore të emrave personalë

5) Rreth traditës së përdorimit të të emrave mashkullorë me -Ë ndaj atyre me -O fundore

6) Rreh prirjes së femërorëzimit  të emrave  amshkulloorë e femërorë me -E fundore

7) Rreth mosfavorizimit të emrave femërorëme eptim mashkullor

8) Rreth përgjegjësisë dhe tolerimit  me rastin e përzgjedhjes së emrit

personal

9) Rreth dukurisë së trashëguar për mosrespektimin e nyjë-mbaresave të

shquarsisë të përcaktuara gramatikisht sipas  gjinisë natyrore

a)     Gjinia  femërore gramatikore – bacë baca / dadë dada

b)     Gjinia mashkullore gramatikore – babi/ mami

Konstatime përmbyllëse të pjesës së tretë

Përfundim  (konstatime,  diskutime, propozime )

SUMMARY

Literatura kryesore

 

 

Dy fjalë lexuesit

 

Si dashamirës dhe adhurues deri në fanatizëm i gjuhës shqipe, e cila, veç tjerash, më pati dhënë kënaqësi që qysh i ri t’i gëzohesha ndonjë vjershe e më vonë edhe ndonjë vepre shkrimore, qoftë nga fusha e letërsisë, qoftë nga ajo gjuhësore shkencore, njoftojmë lexuesit e nderuar të botës sonë se viteve të fundit mbetëm, pothuaj, të vetëpushtuar nga magjia e saj. Në të vërtetë, ne, me qëllim që ta njihnim dhe ta zotëronim sa më mirë këtë dhuratë hyjnore të vetme të veçantë të mbarë hapësirës së botës sonë shqiptare, arritëm të kapnim vetëm ndonjërin nga disa misteret e saj tërheqëse dhe pikërisht ato, me të cilat sa të joshë e të jep kënaqësi, aq më tepër edhe të obligon që ta duash, ta mësosh, dhe ta perfeksionosh gjithnjë e më tepër, madje edhe t’i falesh shenjtërisht me shëlbim, përgjërim e devotshmëri. Së këtejmi në shenjë adhurimi e nderimi, pra, jo pa qëllim, po si një pelegrin meditativ disa herë morëm shtegtimin drejt Malit të Shenjtë të saj, sigurisht jo aq të panjohur drejtimisht për ne, i bindur se atje do të gjenim të përkryer kopshtin imagjinar për qetësim e celebrim, pikërisht atje ku merr nektar përjetësie shkenca jonë gjuhësore. Kështu, ne, duke e pasur si prospekt-busull a guidë orientuese gramatikën normëzuese të gjuhës sonë letrare, natyrisht edhe fjalorët normativë shpjegues, si përcjellës e shoqërues rrugëtimi, herë pas here, madje ndonjë herë edhe ngjita-ngjitas, bëmë udhëtimin e synuar imagjinar të qëllimshëm shestues e relaksues. Po në atë udhëtim imagjinar shestues u detyruam të bënim edhe verifikimin e të dhënave ditunore që na u gjeten nëpër duar e nëpër mend. Me thënë të drejtën, derisa mendjesisht rrugëtonim shtigjeve të pyjeve të atij mali, pra, gjithsesi shumëfish me më të panjohura sesa me të njohura, s’mund ta përshkruajmë lehtësinë e kënaqësinë që ndjenim e përjetonim, kur gjatë shtegtimit në pushimoret piketuese të shpateve përkatëse, gjenim gjurmët e sipelegrinëve tanë të mëparshëm, të cilët, sipas veprave të lëna, deri-diku i njihnim. Pa dyshim për vepra të tilla aq sa i njihnim edhe i admironim dhe i admirojmë dhe tashti  dhe si përherë i falënderojmë jashtëzakonisht shumë e shumë, sepse, vërtet, studiuesit e tillë me mendjemprehtësinë e tyre kishin trasuar rrugë të mirë për shtegtues-hulumtuesit e rinj pasardhës e vazhdues  të punës së tyre, ngase me ato punime me vulë shkencore e formale-gramatikore i kanë lënë përherë ndezur dritat pluroshente që ndriçojnë dhe që do të ndriçojnë deri në amshim orbitën e  atyre shtigjeve. Por është e vërtetë se duke soditur këto vise, siç e thamë, ne, ndeshëm mjaft ekzotizma brenda ndonjë sixhungle, ku mund të vëreheshin thesare, që syri dhe mendjesia i vëzhguesve të mëparshëm s’kishin mundur me i pa plotësisht. Kështu, me sa hetuam ne, kishte gjëra me vlerë, të cilat po të njiheshin më përpara kishin pasë me çue më tej, më mbarë e më mirë, konsolidimin e gjuhës dhe të gjuhësisë sonë. Kështu themi sepse mjaft gjëra që kemi ndërmend t’i flasim, nuk i ndeshëm të evidentuara kënaqshëm në guidën a konspekt-udhëzimin që patëm në dorë si busull orientuese gjatë shtegtimeve  tona.

E përmendëm fjalën sixhungël me konotacion pak më të zbutur se që i jepet kuptimi i fjalës xhungël  FGjSSh (2006). Aty  kjo fjalë me kuptim të fytyruar shpjegohet si një: “punë e ngatërruar dhe e vështirë”. Atëherë na mbetet të rrëfehemi, lexues i nderuar, se për cilat punë të ngatërruara e të vështira e kemi fjalën, të cilat nuk paskan qenë të përkapura plotësisht nga hartuesit e burimeve tona të deritashme normative?!

Me thënë të drejtën, pyetja e tillë prek një spektër shumë të gjerë çështjesh e ne vetëm një pjesë të përgjigjes do të përpiqemi ta japim në këtë libër.Themi një pjesë, ngase është e pamundur që gjithë atë që pamë në rrugëtimet tona sipelegrine t’i shprehnim në përmasat e një punimi si ky, sepse veç tjerash, vetë natyra e lëndës shtron nevojën për ndihmë e angazhim ekspertësh, jo vetëm rreth përzgjedhjes së materialit si punë e parë hulumtuese e përpunuese, por edhe për interpretime përkatëse e punë më të thella e më serioze programuese. Dihet se përherë nevojitet literaturë e bollshme, bibliotekë speciale, që ne, mjerisht, nuk e patëm atë mundësi ta kishim, madje nuk e ndiejmë veten edhe aq të kualifikuar dhe të perkryer në përgatitjen tonë profesionale, sepse dëshira dhe përkushtimi i individit në raste të tilla nuk mjaftojnë, andaj  konstatimet, diskutimet dhe propozimet tona duhet të vlerësohen me dashamirësi, por nuk prish punë, nëse nga ata që janë më të përgatitur, të shikohen punët tona edhe me sy kritik. E syri kritik i shoqëruar me vërejtje objektive mund të nxisë përpjekje të reja që do të sjellin risime edhe më me vlera të padiskutueshme në krahaim me atë që bëmë ne.

Sidoqoftë, nga ato që pamë, ndonëse në kalim e sipër, aq sa patëm mundësi, diçka prej tyre edhe i shënuam, duke i dalluar paksa dy sistemet gjuhësore kryesore, sistemin foljor ashtu edhe atë emëror. Pasi disa nga problemet që hetuam në këtë rrugëtim nga sistemi foljor i kemi shprehur në punime të veçanta më përpara, këtu do të ndalemi në tri sixhungla të tilla ekzotike që i përkasin kryesisht sistemit emëror të gjuhës shqipe,  e ato janë:

e para, shumësi dhe shquarsia e emrave të shqipes i të dyja gjinive aktive.

e dyta, raporti ndërgjinisor dihotimik dhe trajta përfaqësuese e emrit dhe

e treta, emrat e përveçëm të njeriut, si njësi e veçantë e sistemit emëror, me theks në emrat e tillë me prejardhje të sferës orientale (arabo-turko-persiane).

Në të vërtetë, të gjitha këto në formë globale nuk janë tema  krejtësisht të parrahura nga gjuhëtarët tanë, por me sa pamë ne, jo vetëm paraqitjet e tilla nuk janë të plota, por edhe ndonjë interpretim i mëparshëm sipas burimeve përkatëse që konsultuam nuk del i qartë, për mos me thënë del me lajthitje në finesa të caktuara, andaj patjetër lypsen rishikuar çështjet e tilla.

Që të tria këto sixhungla i kemi trajtuar sadokudo në hollësi në këtë punim tonin me titull: SHQUARSIA DHE TRAJTA PËRFAQËSUESE E EMRAVE NË SHQIPEN STANDARDE (konstatimer, diskutime, propozime).

Sixhunglës së parë, shumësit dhe shquarsisë së emrave, ia kemi kushtuar dy pjesët e para të punimit, ndërsa dy të tjerave ia kushtuam pjesën e tretë të punimit, ku përveç raportit ndërgjinisor dihotimik e trajtuam edhe formën përfaqësuese të emrit, duke e vënë theksin edhe tek emrat e përveçëm të njerëzve në gjuhën tonë, sidomos tek ata me prejardhje nga tradita islame.

Lexues i nderuar, kur të lëçitet kjo vepër, atëherë mund të vlerësohet e vërteta se sa kemi arritur me sjellë diçka të re në tryezën e diskutimeve nga sixhunglat e sipërcekura apo jo?  Te jemi më të qartë, synimi ynë ishte dhe është, mbështetur në kompetencat e tona modeste, që ato risime a çështje të diskutueshme që i pamë, t’i shprehnim, t’i paraqitnim a t’i parashtronim në tryezën e shqyrtimeve, për të cilat ekipet e ekspertëve duhet ta thonë fjalën e vet kompetente, ngase për zgjidhjen e çështjeve të kësaj natyre duhet me pasë kompetencë dhe mbështetje performance edhe institucionale Me këtë duam të themi se konstatimet, diskutimet dhe propozimet tona nuk i quajmë shteruese.

Sidoqoftë, vlerësimi objektiv, shpresoj, se do të nxjerrë në shesh anë pozitive të përpjekjes sonë.

 

 

H y r j e

 

Siç është konstatuar në burime përkatëse, përkatësisht në punime të  veçanta, kategoria e shumësit të gjinisë asnjanëse, jo vetëm te tipi i mirëfilltë i paparanyjëzuar, por edhe tek dy tipat e tjerë: (prejmbiemërorë dhe prejpjesorët e paranyjëzuar) në shqipen e sotme, pothuajse është shkrirë e tëra në dy gjinitë e tjera, qoftë në gjininë mashkullore, qoftë në atë femërore, ndërkaq, edhe sa i  përket kategorisë së lakimit gjinia asnjanëse gjithashtu del e reduktuar. Konstatohet me vend se lakimi i emrave të tillë (asnjanës) del i qartë vetëm në dy rasa: në rasën emërore dhe atë kallëzore të njëjësit të shquar. Megjithatë, pa marrë parasysh reduktimin, siç u tha, për kategorinë e asnjanësit, të tri gjinitë kanë tregues të veçantë për njëjësin e shquar, ndërsa për shumësin e shquar, treguesit përkatës dalin të identifikueshëm praktikisht vetëm për dy gjinitë aktive, gjininë mashkullore dhe atë femërore.

Sa për të rikujtuar këtë zgjidhje dhe më tepër për të pasur orientim më të qartë në analizën që do të pasojë rreth mbaresave të shumësit dhe të nyjë-mbaresave të shquarsisë të emrave të të dy gjinive aktive (femërore e mashkullore) dhe përgjithësisht, në gjuhën shqipe, po e paraqitim tash fill skemën e treguesve të mbaresave të shumësit si dhe të nyjë-mbaresave të shquarsisë të tri gjinive:

 

Skema e mbaresave dhe të nyjë-mbaresave

të tri gjinive:

 

 

Gjinia

Nyje-mbaresat

e njëjësit

të shquar

Mbaresat

e shumësit

të pashquar

Nyjë-mbaresat

e shumësit

të shquar

1

2

3

as.

f.

m.

-t, -të, -ët , -it

-a, -ja

-i, -u

-

zero; -a, -–ra/-na

zero; -ë, -e, -a;

-ra/na,-ër/ ën, -rë/na; j/nj, -inj/ij,

-enj/ej

-

-t, -të, -ët?

-t, -të, -ët, -it

 

m.

 

-llarë, -lerë

-t

 

 

Siç mund të shihet nga skema e mësipërme në këtë punim nyjë-mbaresa quhen formantet e shquarsisë njëjës e shumës, rubrika e tretë. U quajtën kështu, ngase historikisht, siç kemi mësuar, kemi të bëjmë me prejardhjen e nyjave të prapme që funksionalisht në gjendjen e sotme dalin si mbaresa të specializuara shquarsie. Pra, ne, duke i respektuar të dyja qasjet, atë historike dhe këtë aktuale, nga të dy fjalë-termat që përdoren për të dyja rrafshet studimore të mirënjohura parapëlqyem trajtën pranëvënëse: nyjë-mbaresë (nyjë + mbaresë ose nyjë(e)mbaresë), që shikuar symbyllazi, për lehtësi shqiptimi, mbase më e parapëlqyer, do të dilte trajta nyje-mbaresë, por hoqëm dorë në shenjë respekti ndaj drejtshkrimit të koduar të shqipes së sotme që është në fuqi.

Sqarim: Për këtë term mbaresë-nyjë, që ne e kthyem në anasjellë: nyjë-mbaresë, shih edhe te Rami Memushaj, Shqipja standarde, Tiranë 2005, f.  57)

Kështu, pra, nyjë-mbaresat e njëjësit të asnjanësit të shquar janë të njëllojta formalisht, por jo funksionalisht me nyjë-mbaresat e shumësit të mashkullores së shquar. Nga skema gjithashtu vërejmë se shumësi i mashkullores ka më shumë mbaresa (rubrika e katërt) se shumësi i gjinisë femërore.

Sipas gramatikës (normëzuese) shqipe kur fundori i emrit të caktuar të gjinisë femërore ose mashkullore përkon me mbaresën e shumësit, atëherë shumësi i emrave përkatës konstatohet se është ndërtuar me mbaresë zero, d.m.th. është një ndërtim pa mbaresë. Mbaresa zero është term universal i gjuhësisë moderne, ndërsa ata emra që kanë fundore tjetër në temë dhe në shumësin e pashquar marrin formantet përkatëse, ato formante, parapëlqejmë edhe ne t’i quajmë mbaresa të shumësit. Në të vërtetë, edhe mbaresat e shumësit janë dy llojesh, sipas përbërjes ato ndahen:

a) në të ashtuquajtura mbaresa të thjeshta ose mbaresa të  mirëfillta, siç janë:  ë,-e,--a, mbase edhe -j/nj e palatalizuar  dhe

b)  mbaresa jo të thjeshta, kur formanti i tillë del i përbërë nga një grup tingujsh, si  p.sh. –ra/-na,  -ër/-ën, -rë/-na, -inj, -enj ose -llarë, -lerë.

Konstatojmë, siç shihet edhe në skemën e mësipërme, se të dyja gjinitë aktive mashkullorja dhe femërorja kanë edhe mbaresa të thjeshta edhe jo të thjeshta.

Sidoqoftë, me zgjidhjet e ofruara për të gjitha llojet e nënllojet, tipat e nëntipat e emrave, sipas gjinisë e numrit, ashtu siç i ndeshim në Fjalorin e shqipes së sotme 2002, d.m.th. në letrarishten e sotme, u përpoqëm me dhënë një pasqyrë sa më të qartë rreth temës në shqyrtim, duke paraqitur shembuj me të gjitha formantet e mundshme ekzistuese në funksion të mbaresave të shumësit, ashtu si edhe nyjë-mbaresat e shquarsisë, si të njëjësit ashtu edhe të shumësit. Na është i njohur fakti se ka emra që përdoren vetëm në numrin njëjës (singulariatantum-ët) ose vetëm në shumës (pluraliatantum-ët), andaj edhe këtë dukuri e kemi pasur parasysh gjatë analizës. Natyrisht, përveç nyjë-mbaresave të shquarsisë sipas numrit dhe gjinisë gjatë eptimit, domosdo, kur kemi të bëjmë me kategorinë e lakimit të emrave, u manipulua kryesisht vetëm me emëroren si rasë e parë përfaqësuese, pa kaluar përgjithësisht në analizë rreth mbaresave të rasave të tjera, pasi ato nuk ishin objekt i trajtimit tonë.

Ne, duke i vënë vetes për detyrë që të paraqitim sa më të plotë pasqyrën e vërtetë të të gjitha mbaresave të shumësit, përkatësisht të nyjë-mbaresave të shquarsisë të njëjësit e të shumësit të standardit të sotëm, aty ku shfaqen, përveç materialit që thuajse kryekëput volëm nga FSHS 2002 konsultuam edhe Fjalorin e gjuhës shqipe 2006 si dhe për raste të veçanta rreth emrave të përveçëm, konsultuam nga interneti Fjalorin e emrave të njerëzve (1982), Emra shqiptarësh si dhe Fjalorin enciklopedik shqiptar (1985) e ndonjë burim tjetër. Në të vërtetë, siç mund të shihet, meqë edhe shumësi i emrave të të dy gjinive aktive, femërore e mashkullore, ka mjaft përkime, por edhe ndryshime, sidomos rreth formanteve konkurruese si në raportin brendagjinisor, ashtu edhe në atë ndërgjinisor, ne temën e trajtuam duke e ndarë  në tri  pjesë.

1. Pjesa e parë: Shumësi dhe nyjë-mbaresat e shquarsisë të emrave të gjinisë femërore, që përbëhet prej dy krerësh.

2. Pjesa e dytë: Shumësi dhe nyjë-mbaresat e shquarsisë të emrave të gjinisë mashkullore, që përbëhet prej  pesë krerësh  dhe

3 Pjesa e tretë, Raporti ndërgjinisor dihotimik dhe trajta përfaqësuese e emrave (të përgjithshëm e të përveçëm) në shqipen e sotme, që përbëhet prej shtatë krerësh, ku mjaft në hollësi është trajtuar edhe shquarsia dhe trajtat përfaqësuese mbizotëruese të emrave të përveçëm të njerëzve në shqipen e sotme me theks të atyre nga tradita islame..

 

  fillim të secilës pjesë kemi dhënë  konstatime  paraprake dhe në fund të çdo pjese konstatimet përmbyllëse, ndërsa në fund të punimit jepet përfundimi për të tria pjesët e punimit.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora