E marte, 30.04.2024, 06:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Miradie Zymberi-Avdullahi

E hene, 26.04.2010, 09:56 PM


Miradie Zymberi-Avdullahi, Itali

 

 

Medvegjë krenare

 

Medvegjë, për ty kam shumë dashuri,

dorën time mbi gjoks e qes,

në zemër, që ka aq kënaqësi,

të mbaj ty, në kujtesë.

 

Si të mundem të të rrëfej,

për ty kam shume mall,

nuk humba ashtu pa shenjë,

s' vdes, dhe njëherë, tek ti pa ardhë.

 

Medvegjë, me ty ne zemër jetoj,

si dikur, dhe tash ne kujtim

nga mjerimi, të lirë të mendoj,

do te vi tek ti me nxitim.

 

Çdo dite e lodhur nga puna vi,

kam mall të jem në kullën e vjetër,

ofshaj dhimbshëm, mendoj ate bukuri,

lodhjen e zëvendëson një ndjenjë tjetër.

 

Qëndro Medvegjë, e fortë, krenare,

djem e bija përshëndetje të dërgojnë,

do të kthehen tek ti, me këngë e valle,

aty në shesh, Lirinë tënde të festojnë.

 

 

S'ka risi

 

Pyetet njerëzimi,

në shekullin e ri :

Do të ketë ndryshime?

Do të ketë risi?

 

Se deri tani,

punëtor të rraskapitur,

të varfër e skamnor,

të sëmur e të uritur?

 

Të harrojmë të tjerët,

të fuqishmit e të pasurit,

intelektual e dijetar me mjekërr,

për popullin, më të “dashurit”!

 

Pëshpërit njerëzimi

- Risi s'paska aspak !

I përgjigjen vetes ;

- Do te marrim hak !

 

 

Ku jeni

 

Ku shkuat ? Ku u tretët ?

Ku jetoni në ato largësi ?

Prindërit në shtëpi te vetëm

i mbuloj malli i zi !

 

Ne pragun e shtepise presin

të vini ju e të buzëqesin.

Pa ndal luten ne të madhin Zot,

ne mendime e gdhijnë mëngjesin!

 

Vetem në mendime ku jeni ju

keni ngrenë , a jeni merzit !

në shtigje malli si keni kalu

sa shumë vendlindja u ka prit...!

 

 

Kapitit

 

Nje dhembje m'shtrengon,

ketu larg ne kurbet,

Pikellimi shume rendon,

se jemi humbur, jemi tret.

 

Refugjatë, e shume ne azil,

jemi ne vend te huaj,

t'huajit i behemi servil,

e mallin s'ka kush te na e shuaj.

 

Ketu, larg, pak jam gjallë,

s'mund t'a shpreh sa jam merzit,

malli shume me ka marre,

per ato kodra ne Kapit.

 

Aty ku shqiptarinë,

s'e la ta ze gjumi,

edhe pse ne gjuhe te huaj,

mesues, Rahim Kosumi.

 

Aty ku s'la t'i ze terri,

te tijet bashkefshatarë,

Arsimtar, Sahit Zymberi,

per Medvegje u be fanar.

 

Ku na lindi dhe poeti,

me pene duke shkruar,

Ramiz Kadriu, frymezim gjeti,

trojeve duke u kenduar.

 

Me ndegjoni o rini:

Vendin e huaj mos e lakmoni !

Shpejt dita do t'ju vij,

balten e vendlindjes, ta doni.



(Vota: 28 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora